E Premte, 04.26.2024, 02:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Në Sundance Festivali fitojnë 'Restrepo' e 'Winter's Bone'
E Djelë, 01.31.2010, 04:41pm

Dokumentari mbi Afganistanin dhe udhëtimi i një adoleshenteje në kërkim të babait

 

Voal-online -Nga Park City (Utah, SHBA) merret vesh se "Restrepo", një dokumentar shokues mbi Afganistanin, dhe "Winter's Bone", udhëtim kokëmëvete i një adoleshenteje në kërkim të babait, kanë fituar mbrëmë Çmimin e Madh të jurisë të festivalit të 26-të kinemasë 'Sundance'.

 

"Restrepo", realizuar nga dy gazetarë të luftës, Tim Hetherington e Sebastian Junger (autor i “The Perfect Storm”), është një zhytje e përmasave të rralla në ferrin e luftës, jetuar përditshmërisht bashkë me një njësit prej 15 ushtarësh amerikanë në njërin prej rajoneve më të rrezikshme të Afganistanit.

 

"Ky vend është në një moment vërtetë të dhimbshëm, ne jemi në mes të dy luftërave,” tha në skenë, duke marrë trofenë e çmimit, Junger. "Nëse ky film mund ta ndihmojë këtë vend ta kuptojë si të shkojë përpara, ne do të ishim tejet të nderuar për këtë.”

 

"Winter's Bone", i amerikanes Debra Granik, përbën një portret të një vajze e cila nëpërmjet rajonit të egër të Ozarkut, në zemër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta gjetur babain e saj, një trafikant droge.

 

Sundance, mbështetur nga  Instituti Sundance për Filma i Robert Redford-it, zhvillohet çdo vit dhe përbëhet nga filma që janë prodhuar jashtë studiove të Hollywood'-it. Filmet hite të këtij festivali janë nga më të shikuarit, kryesisht me buxhet të vogël dhe filma të huaj.

 

"Precious” ishte fitues vitin e kaluar dhe pati vlerësimin e kritikës e sukses fitimprurës në kinematë.

 

Sundance ka ndihmuar regjisorë si Steven Soderbergh dhe Quentin Tarantino të afirmohen në kinematografi.

Nicolas Sarkozy ose evropiani i madh Supersarko
E Mërkurë, 01.27.2010, 04:01pm

 

 

 

Nicolas Paul Stéphane Sarkozy de Nagy-Bocsa lindi në Paris më 28 janar 1955. Nga 16 maji 2007 është presidenti i njëzetetretë i Republikës Franceze, i gjashti i Republikës së Pestë. Është presidenti i parë francez i lindur pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe i pari që ka lindur nga dy prindër të huaj: babai Pál Sárközy (ripagëzuar pastaj Paul Sarkozy) është një aristokrat hungarez i naturalizuar francez, nëna Andrée Mallah është bijë e një mjeku hebrejt sefardit nga Selaniku, bërë katolik.

Diplomuar në drejtësi me një specializim në të drejtën private dhe në shkenca politike pranë universitetit të Nanterre të Parisit, Nikolas Sarkozi i vazhdon pastaj studimet në  "Institut d'Etudes Politiques të Parisit", por pa e marrë diplomën e prefeksionimit për shkak të rezultateve të dobëta në studimin e gjuhës angleze.

Karriera e tij politike fillon në vitin 1974, kur merr pjesë në fushatën elektorale të Jacques Chaban-Delmas, kandidat golist në presidencën e Republikës. Në vitin 1976 hyn në partinë neo-goliste të rithemeluar nga Jacques Chirac e përfshirë më 2002 në Bashkimin për Lëvizjen Popullore.

Nga viti 1981 është avokat; më 1987 është bashkëthemelues i studios ligjore "Leibovici-Claude-Sarkozy", pastaj partner në studion "Arnaud Claude - Nicolas Sarkozy" prej vitit 2002.

Sarkozy do të zgjidhej deputet për herë të parë në vitin 1988 (rizgjedhur pastaj në vitet 1993, 1997, 2002). Do të jetë qytetari i parë (kryebashkiak) i Neuilly-sur-Seine nga viti 1983 deri në vitin 2002 e president i këshillit të përgjithshëm të Hauts-de-Seine nën vitin 2002 e prej vitit 2004.

Mick Jagger: Nuk jam si Elvisi, por më pëlqen ta ngazëllej publikun
E Djelë, 01.24.2010, 10:09am

 

"Sigurisht, luaj kriket, por tani mbaj kokore për mbrojtje. Nuk kam qenë kurrë në zgrip të vdekjes. Madje nuk kam marrë ndonjëherë as në thua, por nuk i dihet kurrë...". Mick Jagger (Mik Xhegër), 66 vjeç, njeriu për të cilin thirrori “ikonë” nuk tingëllon i tepërt, duket zevzek.

 

Qesh, sepse pak para se të mbaronim intervistën e gjatë e të rrallë, realizuar me rastin e ripublikimit të njërit prej albumeve më të mëdhenj të grupit Rolling Stones, Exile On Main St., i vetmi dyvëllimësh realizuar në studio nga grupi në vitin 1972, kishim prekur incidentin e kolegut të tij të grupit, Keith Richards, rënë nga një palmë kokosi. Jagger është i shkurtër, tejet thatim e me mënyra formalisht të sjellëshme; ndërsa ia bën një pyetje, ke përshtypjen se mund të shpërthejë tek ai reaksioni më i tmerrëshëm pse nuk i ke matur mirë fjalët e pyetjes. Jemi në hotelin e ndritshëm Dorchester. Në bar, kushedi pse, ndodhet edhe Sarah Ferguson.

Atje, midis manaxherëve që flasin për bilancet, kemi dëgjuar disa nga pjesët e panjohura të cilat kanë për t’u përfshirë në albumin Exile On Main St., që del në maj. Sapo janë ripublikuar edhe Love You Live e një version super deluxe i Get Yer Ya-Ya's Out!, konsideruar një nga live më të mirë të të gjitha kohëve.

 


Fillojmë nga Exile On Main St., që do të ripublikohet.
"Kam përfshirë 11 pjesë të panjohura.
Disa janë gjithsesi interesantë (qesh).

 

Për shembull Following The River...
"Po, është një baladë në piano.”

Që flet për një burrë i cili lë një grua.
"Saktësisht (qesh).

Sarkozy gazetarit: "Po të mos isha president, ta copëtoja surratin"
E Shtunë, 01.23.2010, 11:21am

Për një pyetje të pacipë për Karla Brunin

Voal-online –Një Nicolas Sarkozy (Nikolas Sarkozi) i mllefosur ka përballur, në fillim të dhjetorit, gjatë dorëzimit të Legjionit të Nderit një aktori, një gazetar që, në uebsajtin e tij ia kishte postuar një pyetje të pacipë së shoqes, Carla Bruni.

Gazetari, Marc Olivier Fogiel, kishte pyetur Brunin se a do ta kishte marrë për burrë Nicolas Sarkozy-në, edhe nëse ky nuk do të kishte qenë kryetar i Shtetit.


Pronat e Kosovës në Serbi e Mal të Zi

Nga Nadie Ahmeti


E Shtunë, 01.23.2010, 08:39am

Kosova ka disa prona të ndërmarrjeve shoqërore jashtë territorit të saj, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi, por ende nuk është bërë evidentimi i tyre dhe as privatizimi i ndonjërës. Autoritetet përgjegjëse thonë se ka filluar procesi i identifikimit, përderisa njohës të çështjeve ekonomike konsiderojnë se institucionet kosovare po qëndrojnë heshtur karshi këtij problemi.



Pronat e Kosovës në Serbi e Mal të Zi

Nga Nadie Ahmeti


E Shtunë, 01.23.2010, 08:39am

Kosova ka disa prona të ndërmarrjeve shoqërore jashtë territorit të saj, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi, por ende nuk është bërë evidentimi i tyre dhe as privatizimi i ndonjërës. Autoritetet përgjegjëse thonë se ka filluar procesi i identifikimit, përderisa njohës të çështjeve ekonomike konsiderojnë se institucionet kosovare po qëndrojnë heshtur karshi këtij problemi.


Agjencia Kosovare e Privatizimit ka filluar identifikimin e të gjitha pronave të ndërmarrjeve shoqërore, që gjenden jashtë territorit të Kosovës - thotë Arta Gosalci, zëdhënëse në këtë agjenci. Sipas saj, problem në këtë kuadër paraqesin pronat që gjenden në Serbi dhe Mal të Zi.

“Mendojmë se duhet të ndërmerren hapa më konkretë për të rritur vetëdijesimin e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës dhe për të kërkuar nga këto shtete komunikim ndërshtetëror në sferën diplomatike, duke i ngritur dhe duke i trajtuar këto çështje, me qëllim të një zgjidhjeje më të përshtatshme”, thotë Gosalci.

Por, ekspertë për çështje ekonomike vlerësojnë se procesi i identifikimit të pronave jashtë vendit, është i vonuar. Ata thonë se autoritetet kosovare tashmë është dashur të dinë saktësisht se ku gjenden asetet e Kosovës.
Marsi do të jetë i banueshëm pas 1000 vjetësh
E Premte, 01.22.2010, 11:54am

 

Gjithsesi banorët do të duhet të përdorin autorespiratorë ( dhënës oksigjeni)

 

 

Voal-online –Shkencëtarët që punojnë për agjencinë ndërhapësinore amerikane NASA, janë plotësisht të bindur se Marsi mund të bëhet një ditë i banueshëm. Kështu shkruan në numrin e saj të shkurtit revista National Geographic Deutschland.

 

Për këtë qëllim do të duhej të provokohej një efkete serra, mbi bazën e tipit që është duke e ngrohur atmosferën tokësore, dhe në rreth një mijë vjet, Marsi do të mund të mbulohej nga bimësia.

 

Ngrohtësia në fakt do të shkrinte anhidridin karbonik që ndodhet në dy polet dhe në dheun e planetit. Për ta nxitur  fenomenin do të ishte e nevojshme të provokohej rënia e meteoriteve, po ashtu do të ishte e nevojshme të vendoseshin pasqyra të mëdha në orbitën rrotull Marsit apo të hapeshin një varg fabrikash për prodhimin e gazit ngrohës. Sapo të arrihej një nivel i mjaftueshëm i Co2 për ta ngritur temperaturën sipër gradës zero, do të fillonte të binte shi dhe uji do të rridhte mbi sipërfaqen e planetit Mars.

 

 

Nga Toka do të jetë e mundur të dërgohen bateri dhe alga për shkretëtirat gurishte, e në një moment pasues bimësi dhe pemë. Energjia për qytetet në ndërtim do të duhej të furnizohej nga centralet atomike, impiantet eolikë (me erë) apo reaktorët. Në këtë mënyrë një pjesë e madhe e popullsisë tokësore do të mund të transferohej në Plaentin e Kuq ku – shkruan National Geographic Deutschland – edhe pas një mijëra vjetësh të efektit serra, banorët do të duhej të përdornin gjithsesi autorespiratorë: përbërja e oksigjenit në ajër në fakt do të mund të rritej shumë ngadalë.

Kosova shënon katërvjetorin vdekjes së Ibrahim Rugovës
E Enjte, 01.21.2010, 05:39pm

Edhe përvjetori i katërt i vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ka mbledhur në vendin ku ai prehet udhëheqësit më të lartë shtetërorë e politikë të Republikës së Kosovës

 

Ndërsa ka qëndruar edhe në familjen Rugova, Presidenti Fatmir Sejdiu ka vlerësuar se Ibrahim Rugova mbetet në kujtesën nacionale të popullit dhe figurë që ndërtoi historinë në kohët më të vështira për vendin.

Sejdiu: Rugova në kujtesë të përhershme

Me këtë rast, presidenti Sejdiu, duke vlerësuar punën e madhe që presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova ka bërë për Kosovën, theksoi se ai është në kujtesë të përhershme dhe se i mungon shumë vendit.

“Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, të cilin e kemi në kujtesë të përhershme për punën e madhe që ka bërë për Kosovën, ishte një njeri që i mungon shumë vendit, një njeri që ka bërë historinë në kohët më të vështira që kemi pasur si popull, dhe mund të themi një njeri që e solli koha dhe që e bëri kohën, e bëri epokën e vet”, theksoi presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, Sejdiu tha se është shumë me rëndësi se e gjithë vepra e presidentit Rugova ka qenë e përkushtuar për të vënë themelet e një shteti demokratik, një luftë e gjatë për pavarësinë e vendit, por në parimet më të mira universale të të drejtave dhe lirive njerëzore dhe të humanizmit, pra të njeriut i cili me kalibrin apo personalitetin e tij ka ditur që në mënyrë të shkëlqyeshme të artikulojë zërin dhe ndjenjën e shqiptarëve të Kosovës për liri, në kuptim të organizimit të rezistencës së brendshme, por edhe në kuptim e shpalosjes së identitetit tonë para botës.

Nuk është e rastësishme, vijoi presidenti Sejdiu, se një nga frontet më të rëndësishme të fituara është e vërteta për Kosovën jashtë dhe mbështetja e fuqishme për Kosovën nga jashtë. “Puna e presidentit Rugova është kolosale dhe ai ishte vërtet një kolos i Kosovës, një burrë i madh i vendit”, tha presidenti Sejdiu.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e kompletimit të kompleksit memorial për presidentin Rugova, presidenti Sejdiu shprehu besimin e tij se në proces do të ketë qasje të drejtpërdrejta për t’i dhënë fizionominë finale idesë për të pasur një kompleks memorial, ashtu siç e kanë burrat e mëdhenj të vendit.

Presidenti Sejdiu me bashkëpunëtorë vizituan edhe familjen e presidentit Rugova, pjesëtarët e së cilës e falënderuan presidentin Sejdiu për kujdesin e vazhdueshëm që presidenti ka për familjen Rugova

Thaçi: Presidenti Rugova gëzon respekt të shtetit dhe qyterarëve të Kosovës
Viti i parë
E Mërkurë, 01.20.2010, 04:39pm

Një vit që prej se është betuar si president i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, përballet me vlerësime të ndryshme të ekspertëve dhe mediave ndërkombëtare mbi sukseset që ai ka arritur gjatë vitit të tij të parë në këtë funksion. Pothuajse i përgjithshëm është vlerësimi se kjo periudhë nuk ka qenë fare e lehtë.



Me të marrë detyrën, presidenti amerikan është përballur me jo pak sfida gjatë 2009-ës.

Në mesin e tyre ishte edhe mbyllja e qendrës së paraburgimit në Guantanamo, rimëkëmbja ekonomike, vendimi për të tërhequr trupat nga Iraku deri në gusht të 2010-ës, vendimi për të shtuar trupat në Afganistan, reformat në sistemin e kujdesit shëndetësor, ndryshimet klimatike, Irani, Lindja e Mesme në përgjithësi dhe shumë sfida të tjera.

Për angazhimin e tij, ai është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe.

"Shpresa për ndryshime" vazhdon të jetë motoja kryesore e presidentit amerikan, me të cilën ai edhe fitoi mbështetjen e votuesve në 2008-ën.

Barak Obama është inauguruar si president i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2009.

 

New York Times, me pagesë botimi online
E Martë, 01.19.2010, 11:30am

 

Lajmi do të jepet javët e ardhshme, hyrja ishte falas nga viti 2007.

Voal-online -The New York Times ndërron mendje. Pasi e kishte lënë të lirë më 2007

hyrjen në faqen e saj në Internet, duke besuar vetëm tek të ardhurat publicitare,

e përditshmja amerikane tani duket se është gati të kërkojë që lexuesit e saj online

të paguajnë.


 








SI MUND TA NDIHMOJMË NE HAITIN, TANI DHE MË PAS

Nga BILL CLINTON,

Ish-PRESIDENT I SHBA DHE I DËRGUAR SPECIAL I OKB-SË NË HAITI

E Enjte, 01.14.2010, 12:50pm



Vdes gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut
E Martë, 01.12.2010, 09:52am


 







Keqleximi i Afganistanit

Nga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI dhe BOB CHURCHER,

The Huffington Post


E Martë, 01.05.2010, 11:03am


Muzika e yjeve qiellore dretjpërdrejt nga radioteleskopët
E Hënë, 01.18.2010, 08:52am

 

 

 

 

 

 

Para koncertit Të Zitë e Yjeve, treguar nga Margherita Hack

 

Voal-online -Më parë “zëri” i yllit më të afërt, Diellit, me frushullimën e erës diellore dhe kërkëllimat e zonave më aktive, e pastaj tingulli i rregullt si një rrahje zemre prodhuar nga dy yje shumë më të largët arritur në fundin e jetës së tyre: muzika e yjeve qiellore është transmetuar drejtpërdrejt nga një radioteleskop në Auditorium Parco della Musica (Parku Auditor i Muzikës) i Romës në versionin e parë italian të koncerit "Il nero delle stelle" (Të Zitë e Yjeve), treguar nga astrofizikania Margherita Hack e interpretuar nga gjashtë instrumentistë perkusionistë.

 

"Nuk është hera e parë që marr pjesë në spektakle shkendore dhe e bëj me plot dëshirë, sepse mendoj se është gjithmonë mirë të bësh të kuptohet se çfarë është shkenca,” ka thënë Margherita Hack në kuadrin e koncertit, një prej ngjarjeve më kulmore të Festivalit të Shekcën të Romës me Shoqërinë Fiananciare të Zhvillimit të Rajonit tëLacios (Filas) dhe Telecom Italia. Koncerti është dhënë dy net rresht.

 

Të gjashtë perkusionistët e Parkut të Ansamblit të Muzikës Bashkëkohore (Parco della Musica Contemporanea Ensemble - Pmce), dislokuar në anët e teatrit, me plot kuptimin e fjalës, kanë magjepsur publikin me muzikën e shkruar nga Gerard Grisey, duke ndëthurur ritmet, tonalitetin e notave me tinguj të prodhuar nga yjet Vela e 0329+54, transmetuar drejtpërdrejt në teatrin e radioteleskopit të Mjekësisë (Bologna) të Institutit Nacional të Asstrofizikës (Istituto Nazionale di Astrofisica - Inaf). Të dy yjet janë pulsarë, pra janë ajo çka mbetet kur një yll e ka plotësuar qarkun e jetës së tij dhe ka shpërthyer në një supernova (supernova – yll që, duke shpërthyer me dhunë ekstreme, përhap pjesë të materies nga e cila përbëhet në hapësirat ndëryjore rrotull tij; një fenomen i tillë shoeërohet nga variacione ndriçueshmërie të ngjyshme me atë të një ylli të ri – shënim përkthimi).

  » Ku gjenden bazat e nacionalizmit në Serbi?
  » Dell: Askush nuk është mbi ligjin
  » SI MUND TA NDIHMOJMË NE HAITIN, TANI DHE MË PASNga BILL CLINTON, Ish-PRESIDENT I SHBA DHE I DËRGUAR SPECIAL I OKB-SË NË HAITI
  » Vdes gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut
  » E vërteta e filmave nazistë mbi Geton e VarshavësNga Aleksandra Farkas
  » Keqleximi i AfganistanitNga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI dhe BOB CHURCHER, The Huffington Post
  » VITI I RI KINEZNga PAUL KRUGMAN, New York Times
  » Papa: T'i dorëzojmë të gjitha armët
  » Kosova në 2009-ënNga Arbana Vidishiqi
  » 2009: SHBA-të përballë Afganistanit, Iranit, BosnjësNga Ron Synovitz



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]