E Hënë, 04.29.2024, 10:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FËMIJËT E MICHAEL JACKSON BËHEN YJE TË INTERNETIT
E Premte, 05.14.2010, 07:18am
 

Voal-online -Dikur të mbajtur larg syve të botës, fëmijët e të ndjerit Michael Jackson janë bërë sensacione të Internetit, pasi videot amatoriale të dy prej tre fëmijëve të tij, duke luajtur para kamerave, përfunduan në YouTube.

Jackson, i cili vdiq 50 vjeç qershorin e shkuar nga një mbidozë barnash tejet të fuqishme, bëri gjithçka për t'i ruajtur nga mediat fëmijët e tij Prince Michael, 13 vjeç, Paris, 12, dhe Prince Michael II, 8, madje edhe duke ua mbuluar fytyrat atyre. Por në më pak se një vit pas vdekjes së tij, dy më vegjlit - herën e fundit të parë në publik në ceremoninë e çmimeve Grammy në janar - janë vënë në qendër të vëmendjes pasi videoklipet e Paris dhe Prince Michael II qarkulluan në Internet. Gjyshi i tyre Joe Jackson i tregoi uebsajtit të famozëve Popeater se familja është e tronditur nga rrjedhja e materialeve, duke pasur parasysh dëshirën e Michael Jackson për t'i pasur fëmijët e tij jashtë vëmendjes së publikut.

I BIRI I ESKOBARIT, BOSIT TË DROGËS TREGON: "ËSHTË FERR TË JESH BOS I DROGËS DHE I BIRI I BOSIT TË DROGËS"
E Martë, 05.11.2010, 04:17pm

Intervistë e të birit të Bosit kolumbian të kartelit të drogës Pablo Escobar rreth filmit të tij titulluar - "Mëkatet e tim eti" - Filmi "Pecados di mi Padre" - "Mëkatet e tim eti" - "The Sins of my father" - shkon në gjurmët e babait të tij Pablo Escobar dhe pajtimin e të birit me trashëgimtarët e viktimave të Pablo Escobar - kandidatit për president Luis Carlos Galan dhe ministrit të Drejtësisë Rodrigo Lara Bonilla. Sebastian Marroquin kujton të jatin, tregon fotografitë e familjes, nga ato të panjohurat dhe nga ato të shkëputura nga gazetat. Ai kujton edhe një njeri të paskrupullt që vrau njerëz. Dhe lutet për falje: "Pecados di mi Padre" është para së gjithash kërkesë për falje popullit kolumbian."

VDIQ LENA HORNE, AJO QË ME BUKURINË DHE TALENTIN E SAJ UA HAPI RRUGËN PËR NË HOLLIVUD YJEVE AFRIKANOAMERIKANË
E Martë, 05.11.2010, 07:52am
 

Ishte në moshën 92 vjeçare

Lena Horne, bukuria dhe talenti i së cilës - si dhe raca - ua hapi rrugën gjeneratave të reja të yjeve afrikanoamerikanë, vdiq mbrëmbë në spitalin presbiterian Weill Cornell të Manhattanit, Nju Jork, bën të ditur The New York Times. Ajo ishte 92 vjeçe dhe ka qenë me shëndet të dobësuar gjatë muajve të fundit, thonë burime të revistës People.

Siç e sjell ndërmend ajo në one-woman show të saj në Broadway më 1981, Lena Honre: The Lady dhe Her Music (Lena Hone: Zonja dhe muzika e saj) fituese e çmimit Tony, aktorja e parë me ngjyrë në role kryesore e studios MGM, edhe pse ajo shpesh pati skena dytësore, e lindur në Brooklym dhe, prej moshës 16 vjeçare aktivizuar në Cotton Club të Harlemti, u ngjit nga kori i klubit të natës në rangun e kryetitujve të lajmeve.

KREMTONI: SHPËTOJENI NJË NËNË

Nga NICHOLAS KRISTOF, New York Times


E Djelë, 05.09.2010, 09:56am

 

Gëzuar Dita e Nënës! Dhe le të jem i qartë: Unë jam në favor të luleve, tryezave plot e përplot, dhe çdo shenje tjetër të mirënjohjes për nënën dhe për perëndeshat e tjera. Më lejoni të shtoj se edhe mamaja jote - po, unë jam duke të folur ty - e meriton në mënyrë të veçantë. (Sikurse nëna ime, sikurse gruaja ime. Dhe sikurse vjehrra ime!) Dhe ngaqë shumë njerëz mendojnë në këtë mënyrë, rreth $ 14 000 000 000 do të shpenzohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Nënës këtë vit, sipas Federatës Kombëtare të Shitjes me pakicë. Kjo përfshin 2 900 000 000 $ për ushqime, 2.5 miliardë $ për bizhuteri dhe 1 900 000 000 $ për lule.

SILVIO BERLUSCONI - VERONICA LARIO: MARËVESHJA E DIVORCIT FARE AFËR
E Djelë, 05.09.2010, 08:25am

Sipas burimeve të brendshme çështjet kryesore mbi të cilat kryeministri Silvio Berluskoni dhe ish gruaja e tij Veronika Lario për të arritur marrëveshjen janë vila e Makerios dhe shpërblimi mujor që do të marrë Lario

Voal-online -Ka zgjatur pesë orë seanca e re për çështjen e divorcit midis Silvio Berlusconi-t dhe Veronica Larios. "Jemi pranë një marrëveshjeje" thonë burime ligjore pranë dossierëve të divorcit. "Jemi në rrugën e marrëveshjes", ka konfirmuar një tjetër burim. Kryeministri ka arritur në Pallatin e Drejtësisë në Milano aty nga ora 16:00 e ditës së djeshme, ashtu si zonja Veronica, dhe janë pritur në sallën e kryetares së gjyqit Livia Pomodore. Seanca është mbajtur para gjyqtares së sektorit të nëntë civil Gloria Servetti.

TRI PYETJE PËR EURON

Nga Patrick Moore, Radio Evropa e Lirë


E Shtunë, 05.08.2010, 07:40am

 

Pothuajse çdo edicion lajmesh apo ballinë gazete, në dy javët e fundit këtu në Gjermani, duket se ka nisur me rrëfimet për zhvillimet e fundit rreth ndikimeve të pritshme të krizës me euron. Pothuajse çdo dit, çmimi për vendet më të pasura në shpëtimin e Greqisë po ngrihet, kështu që deri më tash ka arritur diku rreth €130.000.000.000. 


Shumë i fuqishëm për të dobëtit?

KRIZA GREKE E PAGUAR VETËM NGA QYTETARËT - BIE NË BURSË EDHE SHTETI

Nga PIERO OSTELLINO, Corriere della Sera


E Premte, 05.07.2010, 10:44am

KREMTONI: SHPËTOJENI NJË NËNË

Nga NICHOLAS KRISTOF, New York Times


E Djelë, 05.09.2010, 09:56am
 

Gëzuar Dita e Nënës! Dhe le të jem i qartë: Unë jam në favor të luleve, tryezave plot e përplot, dhe çdo shenje tjetër të mirënjohjes për nënën dhe për perëndeshat e tjera. Më lejoni të shtoj se edhe mamaja jote - po, unë jam duke të folur ty - e meriton në mënyrë të veçantë. (Sikurse nëna ime, sikurse gruaja ime. Dhe sikurse vjehrra ime!) Dhe ngaqë shumë njerëz mendojnë në këtë mënyrë, rreth $ 14 000 000 000 do të shpenzohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Nënës këtë vit, sipas Federatës Kombëtare të Shitjes me pakicë. Kjo përfshin 2 900 000 000 $ për ushqime, 2.5 miliardë $ për bizhuteri dhe 1 900 000 000 $ për lule.

SILVIO BERLUSCONI - VERONICA LARIO: MARËVESHJA E DIVORCIT FARE AFËR
E Djelë, 05.09.2010, 08:25am
 

Sipas burimeve të brendshme çështjet kryesore mbi të cilat kryeministri Silvio Berluskoni dhe ish gruaja e tij Veronika Lario për të arritur marrëveshjen janë vila e Makerios dhe shpërblimi mujor që do të marrë Lario

Voal-online -Ka zgjatur pesë orë seanca e re për çështjen e divorcit midis Silvio Berlusconi-t dhe Veronica Larios. "Jemi pranë një marrëveshjeje" thonë burime ligjore pranë dossierëve të divorcit. "Jemi në rrugën e marrëveshjes", ka konfirmuar një tjetër burim. Kryeministri ka arritur në Pallatin e Drejtësisë në Milano aty nga ora 16:00 e ditës së djeshme, ashtu si zonja Veronica, dhe janë pritur në sallën e kryetares së gjyqit Livia Pomodore. Seanca është mbajtur para gjyqtares së sektorit të nëntë civil Gloria Servetti.

TRI PYETJE PËR EURON

Nga Patrick Moore, Radio Evropa e Lirë


E Shtunë, 05.08.2010, 07:40am

 

Pothuajse çdo edicion lajmesh apo ballinë gazete, në dy javët e fundit këtu në Gjermani, duket se ka nisur me rrëfimet për zhvillimet e fundit rreth ndikimeve të pritshme të krizës me euron. Pothuajse çdo dit, çmimi për vendet më të pasura në shpëtimin e Greqisë po ngrihet, kështu që deri më tash ka arritur diku rreth €130.000.000.000.


Qeveria gjermane dhe opozita kanë vepruar gjatë gjithë kësaj kohe në një teatër produksioni, për t’ua dëshmuar votuesve – dhe taksapaguesve – se autoritetet në Berlin janë duke u kujdesur për interesat e qytetarëve, por secili e di se vendimet e shtrenjta për t’i shpëtuar grekët, janë arritur javë më parë, pavarësisht nga çmimi.

Çështja e vetme tani është se si do të ndërtohen strukturat e pagesës dhe kredive, meqë transferimi direkt i fondeve është i paligjshëm nën rregullat mbi të cilat është e bazuar euroja.


KRIZA GREKE E PAGUAR VETËM NGA QYTETARËT - BIE NË BURSË EDHE SHTETI

Nga PIERO OSTELLINO, Corriere della Sera


E Premte, 05.07.2010, 10:44am
 

Askush nuk duket të ketë kuptuar se situata në Greqi është sindromi i krizës së shtetit modern. Bashkimi Evropian e ka shpëtuar Greqinë, e cila tani duhet ta shërojë veten. Por këtu duhet pasur mendjen se - përtej rastit greke - shfaqet, në fakt, nën profilin historik dhe teorik, kriza e shtetit modern. I cili, së pari, është përgjegjës për gjendjen katastrofike financiare në të cilën ndodhen edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian; dhe, nga ana tjetër, është në gjendje për të dalë nga kriza në qoftë se nuk e (ri) konfirmon natyrën e tij dhe kufijtë e tij. Nëse do të kishte qenë shteti, siç duhej të ishte, në shërbim të qytetarëve dhe jo anasjelltas, 'kura' e qeverisë greke duhej të qëndronte mbi të gjitha në anullimin e institucioneve të panevojshme, në reduktimin e shpërdorimeve, në kontrollin e burokracisë, në luftën kundër korrupsionit dhe në bashkëpunimin politiko-financiar. Me një fjalë: në reformimin e vetes.

MYSAFIRË TË PAPRITUR NË PARADËN RUSE: TRUPAT AMERIKANE

Nga ELLEN BARRY, New York Times


E Premte, 05.07.2010, 09:09am
 

MOSKË: Ka shumëçka në Sheshin e Kuq këto ditë që do ta bënte Hrushovin të përpëlitej.

Një pishinë italine treqindollarëshe nën dritaret e Depos së Departamentit të Shtetit, dikur simbol i prodhimit proletar, një Mercedez-Benz simbol  gjashtë metra i gjatë vezullon në horizont përtej lumit Moska.

Por ende ia vlen të hamendesh sido të reagonte kryeministri gjaknxehtë sovjetik nëse ishte në festë - siç do të jetë e gjithë Rusia të dielën - përballë këmbësorisë amerikane që marshojnë nëpërmjet portës drejt kalasë së madhe të Moskës, Kremlinit. Ai mund të bënte diçka me këpucën e tij; çështja është se çfarë.

COREY HAIM VDIQ NGA PNEUMONIA DHE PROBLEMET E ZEMRËS
E Mërkurë, 05.05.2010, 12:01pm
 

Voal-online -Aktori Corey Haim (Korei Heim) vdiq nga pneumonia dhe nga problemet e zemrës. Dhe analizat e një autopsie në trupin e tij nuk gjetën "faktor vendimtar kontribues" nga drogat, tha dje zyra e klinikës së zemrës në Los Anxhelos.

Haim, një aktor kanadez yll i adhuruar i adoleshentëve në vitet 1980, i cili kishte folur haptas për luftën e tij me veset e drogave dhe të alkoolit, mbeti pa ndjenja në apartamentin e tij në Los Anxhelos dhe vdiq në spital më 10 mars. Ishte 38 vjeç.

Zyrtarët fillimisht menduan se vdekja e tij ka të bëjë me mbidozën e drogave. Zyrtarët e zbatimit të ligjit të Kalifornisë thanë se ai kishte blerë me recetë mjekësore më shumë se 550 doza kundër dhimbjeve deh kundër anktheve në javët para vdekjes, çka dukej një blerje e madhe e paligjshme barnash.

DAVID BECKHAM, YLL PA ZBEHJE NË QIELLIN BOTËROR TË FUTBOLLIT
E Djelë, 05.02.2010, 08:37pm

David Robert Joseph Beckham (i lindur më 2 maj 1975) është futbollist mesfushor anglez per AC Milan dhe kombëtaren angleze.

Me pseudonimin Spice Boy ose Becks, arriti i dyti në Topin e Artë më 1999 dhe në renditjen e FIFA World Player 1999 dhe 2001, është një nga lojtarët më të famshëm e të suksesshëm dhe një ikonë e vërtetë e marketingut. Renditur nga Pele në FIFA 100, një renditje për lojtarët më të fortë të kohërave, më 2008 ishte i pesti në listën e 100 të famshmëve më me ndikim të përpiluar nga revista Forbes, ndërsa TIME e ka futur në TIME 100 Heroes & Icons të vitit 2004.

Bekham është gjithashtu një nga pak lojtarët anglezë të ketë luajtur më shumë se 100 lojra me bluzën e kombëtares së tyre, ku ai ishte kapiten 59 herë në 58 ndeshje nga 15 nëntor 2000-2 korrik 2006 dhe miqësoret kundër Trinidad dhe Tobago më 1 qershor 2008.

  » JULIA ROBERTS ËSHTË BUKURIA E VITIT 2010
  » YLLI ADOLESHENT JUSTIN BIEBER KËRKON T'I QETËSOJË TIFOZËT E TIJ
  » AL PACINO, MBRET MË VETE NË HOLLIVUD
  » "New York Times": Greqia, kush tjetër pas saj?
  » Rita Levi Montalçini: 101 vjet, në paqe të plotë
  » SHFAQJE E FILMIT "REQUIEM FOR KOSOVA" NË MANHATTANNga KËZE KOZETA ZYLO
  » GLORIA ESTEFAN KËRKON NDIHMËN E SHBA PËR DISIDENTËT E KUBËS
  » BRITANIA KA RISHKRUAR HISTORINË E BALLKANITNga ADAM LEBOR, The Guardian
  » KUJTESË...BABAI I MODERNITETIT NË LETËRSINË TONË PËR FËMIJËNga AGIM DEVA, Prishtinë
  » AKADEMIKU BEDRI DEDJA - MËSUES I MËSUESVE DHE PROFESOR I PROFESORËVENga Prof. dr. NURI ABDIU



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]