JUSTIN BIEBER MORI DY VITE DËNIM ME KUSHT PËR GJUAJTJE ME VEZË
E Premte, 07.11.2014, 08:46am (GMT+1)
Voal-online.ch - LOS ANGELES (Reuters) - Pop stari Justin Bieber nuk e kundërshtoi akuzën për sjellje vandale të mërkurën pasi ai kishte gjuajtur me vezë shtëpinë e fqinjit. Ai u dënua me dy vize me kusht, tha prokurori i rajonit të Los Anxhelosit.
Këngëtari 20 vjeçar Bieber, i cili nuk ishte i pranishëm në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, u urdhërua gjithashtu të paguajë $80900 dëmshpërblim, të shërbejë pesë ditë në të mirë të komunitetit dhe të kryejë një vepër bamirësie, të cilën prokurori e quajti një marëveshje pajtimi.
Bieber, hitet e të cilit përfshijnë këngën "Boyfriend" akuzohej se gjuajti me vetë shtëpinë e finit në Kalabasas, Kalifornia, gjatë një grindjeje në janar.
Hetuesit kërkuan në shtëpinë e Bieberit pas incidentit dhe arrestuan një mik, raperin amator Lil Za, për mbajtje droge në shtëpi.
Ishte incidenti i radhës dhe problemi i kushedisatë me ligjin për ish idhullin e adoleshentëve, i cili më vonë u arrestua dhe u vu nën akuzë se nga veturën nën influencë droge në Miami Beach, ai u akuzua edhe se sulmoi shoferin e një limuzine në Toronto.
Nuk dihet sa do të ndikojë vendimi i Los Anxhelosit në rastet e Miami Beach dhe Torontos.
www.voal-online.ch
|