Aktori i njohur, Harrison Ford, është në gjendje kritike pasi
u rrëzua me një aeroplan të vogël me të cilin ishte duke shëtitur në
Venice, Kaliforni.
72-vjeçari aksidentin e pësoi në një fushë të Golfit rreth orës 2:30 sipas kohës lokale.
Autoritetet kanë njoftuar për mediat lokale se aktori është transportuar në spital në gjendje kritike pas një traume të pësuar.
Nuk dihen arsyet e rrëzimit të "Indiana Jonesit", por kjo nuk është hera e parë që aktori ka pësuar aksidente të tilla.
Gjatë një fluturimi trajnues në tetor të 1999-ës, helikopteri që
pilotohej nga Fordi ishte rrëzuar në Santa Clarita, por aktori së bashku
me instruktorin e tij kishin shpëtuar, edhe pse helikopteri ishte
shkatërruar tërësisht.kd