Dy vjet më parë shkrova për përzgjedhjen time për tiu nënshtruar mastektomisë së dyfishtë.
Një test i thjeshtë gjaku zbuloi se unë isha bartëse e një mutacioni
në genin BRCA1, i cili më bënte të isha 87% e rrezikuar nga kanceri i
gjirit dhe 50 % nga kanceri i vezoreve. Kam humbur nënën time, gjyshen
dhe tezen time nga kanceri.
Kam ndjekur dhe gra të tjera të rriskuara për të mësuar më shumë
rreth mundësive. Premtova se do ti kushtoja vëmendje cdo informacioni
përfshi dhe operacionin tjetër për heqjen e vezoreve dhe të tubave
fallopian.
E kisha planifikuar prej kohësh. Është një operacion shumë më me pak
komplekse sesa ai i mastektomisë, por efektet janë shumë më të rënda. E
vendos gruan në gjëndje menopauze të detyruar. Prandaj po përgatisja
veten time emocionalisht dhe fizikisht duke diskutuar të gjitha opsionet
edhe me doktorët, në kërkim të mjekimeve alternative dhe zëvendësimit
të estrogjenit dhe progresteronit. Mendova se kisha kohë për të vendosur
datën.
Por dy javë më parë mora një telefonatë nga doktori im i cili kishte
marrë rezultatin e analizave të mia të gjakut. "CA -125 është normale" u
shpreh ai. Mora frymë lirisht. Ky test mat sasinë e proteiës CA-125 në
gjak dhe përdoret për të monitoruar kancerin në vezore. E bëja çdo vit
për shkak të historisë time familjare.
Por nuk ishte e gjitha dhe doktori vijoi: "Ka një numër shenjash
inflamatore të zhvilluara, dhe të marra së bashku ata mund të jenë
shenjë e një kanceri të hershëm". Mora frymë. "CA-125 ka 50-75 % shanse
të një kanceri në fazën e hershme, dhe më kërkoi që të kontaktoja me
njëherë kirurgun për të kontrolluar vezoret e mia.
Përjetova atë që mijëra gra e kanë përjetuar. I thashë vetes të isha e
qetë , e fortë dhe se nuk kisha asnjë arsye për të menduar se nuk do të
mund të jetoja për të parë fëmijët e mi të rriten por dhe fëmijët e
fëmijëve të mi. I telefonova bashkëshortit në Francë i cili i hipi
avionit brenda një ore.
Gjëja më e bukur në këto momente të jetës është se ka kaq shumë qartësi. E di se përse po jeton.
Po atë ditë takova kirurgen, e cili ka mjekuar dhe mamanë time. Për
herë të fundit e kisha parë ditën kur mamaja ime u largua nga kjo jetë
dhe ajo lotoi kur më pa: "Dukesh taman si ajo" U preka. Por më pas i
buzëqeshëm njëra tjetrës dhe ramë dakord që ishim atje për tu përballur
me çdo problem prandaj "le të vazhdojmë"
Asnjë prej ekzaminimeve nuk ishte shqetësues. Mësova se nëse do të
ishte kancer, kishte shumë mundësi të ishte në faza shumë të hershme.
Nëse do të ishte diku tjetër në trupin tim do ta mësoja brenda 5 ditësh.
Ato 5 ditë i kalova mes tymnajës, duke pritur ndeshjen e futbollit të
fëmijëve të mi, duke punuar dhe duke u përpjekur të isha e qetë dhe e
fokusuar.
Dita e rezultatit të testit erdhi. Skaneri PET/CT shikonte qartë dhe
testi i kancerit ishte negative. Isha plot lumturi edhe pse për shkak të
gjurmëve radioactive nuk mund të përqafoja fëmijët e mi.
Kishte ende një shans për një kancer në fazë të hershme por ishte
shumë më i vogël. Për shpëtimin tim kisha ende një shans për të hequr
vezoret dhe tubat fallopian dhe unë zgjodha ta bëj. Nuk e bëra vetëm
sespe unë jam transportuese e genit BRCA1, dhe që gratë e tjera ta
dëgjojnë këtë.
Një test pozivit i BRCA nuk do të thotë që duhet të drejtohesh
patjetër tek kirurgu. Jam konsultuar me shumë doktorë, kirurgë dhe
naturopatologë.
Ka dhe mundësi të tjera. Disa gra marrin pilula kundër lindjes, apo
mjekime të tjera alternative të shoqëruara dhe me kontrolle të shpeshta.
Ka më shumë se një mënyrë për të trajtuar cdo problem
mjekësor. Më e rëndësishmja është të mësosh kush janë mundësitë dhe të
zgjedhësh më të mirën për veten tënde.
Në rastin tim, doktorët lindorë dhe perëndimorë që takova ranë dakord
se ndërhyrja kirurgjikale ishte opsioni më i mirë sepse 3 anëtare të
familjes time kanë vdekur nga kanceri.
Doktorët e mi më sugjeruan të bëja një operacion parandalues 10 vjet
më herët se faza e fillimit të hershme të kancerit tek të afërmit e mi.
Nëna ime u diagnostifikua me kancer në vezore kur ishte 49 vjeçe. Unë
jam 39 vjeç.
Javën e kaluar bëra operacioni: Një laparoscopic bilateral
salpingo-oophorectomy. Ishte një fillim shumë hershëm i tumorit në një
prej vezoreve të mia, por asnjë shenjë të kancerit.
Një progesteron IUD është vendosur në mitrën time. Do të më ndihmojë
për balancimin e hormoneve, por më e rëndësishmja do të më ndihmojë të
parandalojë kancerin e mitrës.
Zgjodha të mbaj mitrën, sepse kanceri në këtë pjesë të trupit nuk
është pjesë e historisë time familjare. Nuk është e mundur të
përjashtosh të gjithë rreziqet, dhe fakti është se unë vazhdoj të jem e
prirur të kem kancer. Do të përpiqem me mënyra natyrale të forcoj
sistemin tim imunitar.
Ndihem ende femër dhe me këmbë në tokë për zgjedhjen që kam
bërë dhe e di që fëmijët e mi kurrë nuk do të thonë: Mamaja ime vdiq nga
kanceri i mitrës.
Pavarësisht zëvendësimit të hormoneve që po marr, tani jam në
menopauzë. Nuk do të jem më në gjëndje të kem fëmijë të tjerë dhe pres
dhe disa ndryshime të tjera fizike. Por ndihem e qetë për të gjitha ato
që do të më vijnë, jo sepse jam e fortë por sepse kjo është pjesë e
jetës. Nuk ka asgjë për t'u frikësuar.
Më vjen keq për gratë të cilat përballen me momente të tilla
shumë shpejt, përpara se ata të kenë fëmijët e tyre. Situata e tyre
është shumë më e rëndë se e imja. Ka mënyra për femrat për të
hequr tubat fallopian dhe të mbajën vezoret, në këtë mënyrë të kenë
mundësi të lindin fëmijë dhe të mos kalojnë në menopauzë. Shpresoj të
jenë të ndërgjegjshme për këtë Nuk është e lehtë të marrësh vendime të
tilla, por është e mundur të marrësh nën kontroll dhe të trajtosh në
kohë problemet shëndetësore. Mund të kërkosh ndihmë, këshilla të mësosh rreth mundësive dhe të bësh zgjedhjen tëndë. Dija është fuqi.