E Djelë, 12.08.2024, 09:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRISHTINA KËRKON PROTOKOLL TË RI ME BEOGRADIN

E Mërkurë, 04.09.2014, 02:57pm (GMT+1)


Një ditë para se të fillojë formalisht dita e parë e punës në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, prokuroria serbe për krime të luftës ka nisur edhe formalisht hetimet për këtë çështje, lajmëron kryeprokurori serb Bruno Vekariq.

Mbetjet e gjetura në këtë varrezë në dhjetor të vitit të kaluar, kanë konfirmuar se në këtë vend, janë hedh trupat e viktimave shqiptare të luftës në Kosovë.

Pala kosovare ndërkaq ngrit qysh tani çështjen se qysh do t'i dorëzohen mbetjet e shqiptarëve, meqë e sheh si të tejkaluar një protokoll të nënshkruar para një dekade mes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë-UNMIK dhe Serbisë.

Prenk Gjetaj, që drejton komisionin qeveritar për të pagjeturit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kjo punë është diskutuar edhe në takimin e fundit me Beogradin, të cilin e ndërmjetëson Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që u zhvillua të martën në Prishtinë.

"Momentalisht ne nuk e dimë mënyrën se si do të na e bëjë dorëzimin pala serbe, sepse në atë marrëveshje është UNMIK-Serbi. Kështu që na po kërkojmë, që në kuadër të bisedimeve të ngritet kjo çështje, të arrihet kjo marrëveshje e cila do të precizon mënyrën e pranim dorëzimit të mbetjeve mortore, në fazën përfundimtare pas identifikimit të viktimave", vlerëson Gjetaj.

Homologu i tij serbe, Veljko Odalloviq ka konfirmuar të martën e kaluar se analizat e ADN-së, të kryera nga Komiteti Ndërkombëtar për Persona të pagjetur, konfirmojnë se ato mbetje mortore janë të shqiptarëve nga Kosova qendrore.

Sipas Odalloviq, kur të vjen koha për pranim-dorëzimin e viktimave, do të përdoren metodat e deritashme, ku UNMIK-u është pala pranuese, apo që kjo gjë të bëhet përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Ndërkaq, pak ka gjasa që Prishtina të jetë pranuesja direkte, edhe pse Odalloviq këmbëngul se punët do të ecin normalisht, pa dëmtuar familjet e viktimave dhe vet procesin e gërmimeve.

"Marrëveshjet dhe protokollet me të cilat kemi punuar, janë të periudhës, fillimit të punëve në vitet 2001-2002. Nga ato vite. Dhe këtë gjë do ta zgjidhim bashkë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, me kryesuesin e këtij trupi, kur t'i vije koha do ta zgjidhim. Por sidoqoftë, edhe mekanizmi ekzistues, absolutisht i mundëson këtij procesi që të rrjedh në mënyrë transparente, i tërë procesi madje", ka thënë Odalloviq.

Ekipet mjeko ligjore të Prishtinës dhe Beogradit, të enjten do të takohen në vendngjarje, në Rudnicë të Rashkës, për t'i vëzhguar nga afër punët në demolimin e një godine, e cila është ndërtuar mbi vendin ku dyshohet se janë hedh trupat e shqiptarëve në vitin 1999.

Sipas prokurorisë serbe të luftës, në Rudnicë dyshohet se janë hedh të paktën trupat e 250 shqiptarëve, dhe këtë gjë organi i ndjekjes pretendon se e kanë bërë njësitë speciale policore serbe, gjatë largimit nga Kosova në qershor të vitit 1999.

Në vendngjarje, që nga e hëna kanë nisur përgatitjet për fillimin e gërmimeve, kurse drejtuesi i departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu, thotë se të paktën deri në korrik, do të dihet saktë se cka gjendet në këtë varrezë masive.

"Nesër fillon dhe pritet për 7 deri në 10 ditë të rrënohet ajo ndërtesë, dhe të arrijmë në të ashtuquajturën pikën zero, do të thotë në pikën ku pastaj hapet rruga për punë antropologjike-mjeko ligjore. Sipas një projekti që na është referuar nga pala serbe, minimum 60 ditë pune do të ketë në terren, edhe pse nga përvoja unë pres që do të ketë edhe më shumë punë", thotë Gërxhaliu.

Punët në varrezën masive në Rashkë, janë ndërprerë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vazhdimi i gërmimeve ishte peng i implikimeve buxhetore për punët që duhet të kryhen.

Kjo pasi pala serbe kërkoi afro 300 mijë euro, ku përfshihet edhe rrënimi dhe kompensimi i ndërtesës, pronë e "Kosmet-Put" nën të cilën dyshohet se gjenden trupat e shqiptarëve.

Prenk Gjetaj, thotë se kjo çështje është tejkaluar, pasi donatorët e jashtëm, si Zvicra dhe Belgjika, janë zotuar se do të ndihmojnë procesin.

Edhe 1,712 persona llogariten si të zhdukur, që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Delegacioni serb i ka dorëzuar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të dhënat rreth konfirmimit të identitetit të mbetjeve mortore të gjetura në Rashkë, përmes ADN-së.

Këto rezultate pritet t'i dorëzohen palës kosovare deri të premten. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUÇI - KOSOVA KA KAPACITETE PËR RASTET E DREJTËSISË (04.09.2014)
BRUKSEL - MARRËVESHJE PËR FINANCIM TË LUMIT BUNA DHE LIQENIT TË SHKODRËS NGA BASHKIMIT EVROPIANTë pranishëm ministrat homologë Panariti-Ivanoviç (04.09.2014)
KOSOVA SHËNON DITËN E KUSHTETUTËS (04.09.2014)
Deutsche Welle, TAKIMI STEINMEIER-BUSHATI: GJERMANIA MË E HAPUR NDAJ STATUSIT PËR SHQIPËRINË? (04.09.2014)
SHBA - BIDEN BISEDOI ME GJUKANOVIÇIN PËR BALLKANIN DHE UKRAINËN (04.09.2014)
ZBOGAR - GJYKATA SPECIALE E KOSOVËS DO TË MERRET ME PRETENDIMET E DICK MARTYT (04.08.2014)
UASHINGTON - PROTESTË PARA SHTËPISË SË BARDHË PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI (Fotoreportazh) (04.08.2014)
 AMBASADORJA E SHBA TRACEY ANN JACOBSON - THEMELIMI I GJYKATËS, SHENJË PJEKURIE PËR KOSOVËN (04.08.2014)
PRONAT - GJYKATA E STRASBURGUT DËNON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË ME 8 MILIONË EURO (04.08.2014)
THAÇI SHKON PËR VIZITË, STUDENTËT BROHORASIN - 'O HAJDUT, O MASHTRUES' - ARRESTOHEN 5 NGA BROHORITËSIT (04.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]