ISH TË BURGOSURIT POLTIKË KËRKOJNË DËMSHPËRBLIME
E Premte, 04.11.2014, 08:20pm (GMT+1)
Në Tiranë ish të dënuarit politikë paralajmëruan se mund të rifillojnë protestat e tyre, nëse qeveria nuk do të shpërndajë dëmshpërlbimet për burgimin e tyre të padrejtë gjatë diktaturës.
Një vit më parë ata zhvilluan një grevë vetsakrifikuese, ku humbi jetën një prej grevistëve. Por ata thanë se deri tani asnjë prej kërkesave të grevës nuk është plotësuar. Qeveria ka premtuar dëmshpërblime të shpejta për ata të burgosur politikë, që janë ende gjallë.
Ish të dënuarit politikë të regjimit komunist po kërkojnë përsëri dëmshpërblimin për burgim të padrejtë, me shpresën se qeveria e re do të përmbushë premtimet ndaj tyre. Ata zhvilluan dje një protestë para parlamentit dhe përfaqësues të ish të dënuarve pohojnë se deri tani nuk po zbatohet asnjë nga kërkesat e grevës vetsakrifikuese të urisë.
Ndërsa njëri prej përfaqësuesve të ish të dënuarve politikë të diktaturës komuniste, Skënder Tufa, thotë se shkelja e të drejtave njerëzore ndaj të përndjekurve politikë po vazhdon dhe se ndaj tyre nuk ka asnjë kujdes shtetëror për integrim dhe dëmshpërblim financiar.
Më tepër se një vit më parë një grup prej 25 ish të burgosurve politikë të diktaturës komuniste zhvilluan një grevë urie për 20 ditë. Përfaqësuesi i ish të dënuarve politikë, Skënder Tufa, thotë se qeveria e re premtoi dëmshpërblimet për ata të burgosur politkë që janë ende gjallë mbi 70 vjeç, por asgjë nuk po zbatohet ende dhe protestat e tyre mund të rifillojnë.
Ish të dënuarit politikë kërkojnë dëmshpërblimet për afro 2 mijë e 100 ish të burgosur që janë ende gjallë, ashtu si ka premtuar qeveria. Ish të burgosurit politikë kanë kërkuar dëmshpërblimet e burgimit të padrejtë nga diktatura komuniste, për të cilën kanë marrë pafajsinë. Greva e tyre një vit më parë kulmoi me vetsakrifikimin e vetëdjegien e Gjergj Ndrecës dhe më pas Lirak Bejkos, i cili humbi edhe jetën. za
www.voal-online.ch
|