E Enjte, 11.07.2024, 05:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FATOS KLOSI - FULLANI ËSHTË FAJTOR PËR CËNIMIN E SIGURISË KOMBËTARE, TË JAPË DORËHEQJEN

E Djelë, 08.10.2014, 10:07am (GMT+1)



TIRANE - Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi në një intervistë për gazetën 'Panorama' thotë se me grabitjen e Bankës së Shqipërisë është cenuar siguria kombëtare, ndërsa bën fajtor për këtë Guvernatorin Fullani.

Sipas tij, Fullani është votuar nga përfaqësuesit e popullit në Parlament dhe është ai përgjegjës për mirëfunksionimin ose keqfunksionimin e institucionit që drejton.

Në Bankën e Shqipërisë kemi një tjetër skandal me paranë publike. Si qytetar i këtij vendi, sa e rëndë është kjo ngjarje?
Është një ngjarje e rëndë dhe çuditërisht për mënyrën se si janë sjellë punonjësit e Bankës, ngjan shumë me vjedhjen e Thesarit të Shtetit shumë vite më parë. Edhe atje kishte muaj dhe vite të tëra që nuk ishte hapur asnjëherë dera e thesarit dhe nuk dinte njeri se çfarë kishte brenda. E dinin në letra, por asnjë kontroll apo inventar nuk ishte bërë. E njëjta gjë dhe këtu, deklaron punonjësi që unë kam 4 vjet që vjedh dhe asnjë nga strukturat e Bankës nuk e dinte këtë gjë sepse nuk ishin bërë inventarët. Me sa di unë, të gjitha institucionet e shtetit, në fund të vitit bëjnë inventarin e të gjitha materialeve që zotëron një institucion. Kjo nuk ishte bërë në Bankën e Shqipërisë, ku mbahen paratë e reja, por dhe të konsumuara apo që dalin jashtë qarkullimit.

Ju keni qenë drejtues i institucionit që garanton sigurinë kombëtare në vend. Por keni dijeni, nëse ka protokolle strikte se si veprohet, se si ruhen apo kontrollohen paratë në Bankën e Shqipërisë?
Në një institucion ku ruhet paraja duhet të ketë procedura shumë të forta për ruajtjen e parasë, sepse një bllok kartëmonedhash mund të merret lehtë. Janë këto procedura strikte që parandalojnë vjedhjen. Po nuk pati kontroll te paraja stok, nuk merret vesh sa janë në gjendje. Jam i sigurt që bota prej kohësh ka përcaktuar procedura që rregullojnë funksionimin e këtyre institucioneve të rëndësisë së veçantë për të parandaluar çdo ngjarje të kësaj natyre. E keqja jonë e madhe është se të gjitha procedurat janë të shkruara, sepse nuk janë shpikur, por janë marrë nga përvojat më të mira botërore, por nuk zbatohen, nuk merren seriozisht. Njerëzit i marrin lehtë, "hajde se nuk ka se çfarë të ndodhë në Bankën e Shqipërisë", por ja që ndodhi. Opinioni im është se në çdo rast të rëndësishëm kur ndodhin ngjarje të tilla, çdo gjë ka ardhur pse nuk janë zbatuar procedurat. Për mua është papërgjegjshmëri totale dhe këtu unë shoh një problem të madh. Kur ka papërgjegjshmëri të tillë në një institucion si Banka e Shqipërisë, merreni me mend se çfarë ndodh në institucionet e tjera. Unë e marr me mend se në të gjitha institucionet kryesore ka një lloj papërgjegjshmërie dhe besohet më shumë te ndershmëria e njerëzve sesa te rregullat e punës apo të institucionit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FILLON ZBULIMI I PASURIVE TË 10 TË AKUZUARVE PËR VJEDHJE NË BANKËN E SHQIPËRISË (08.10.2014)
SHEZAI RROKAJ - POLITIKA MBRON NJERIUN E PARAVEKryetari i LSI për Tiranën reagon ndaj mbrojtjes që po i bëhet Fullanit (08.10.2014)
SHIKONI - BORDI I BANKËS I VENDOSIN VETES SUPER RROGA DHE KREDI ME 0'5%Më poshtë edhe lista e pagave më të larta në Shqipëri (08.10.2014)
DREJTUESIT E BANKËS SË SHQIPËRISË I DHANË VETES 2,6 MILIONË DOLLARË SHPËRBLIME BRENDA VITIT (08.10.2014)
ERMELINDA MEKSI - E THIRRA UNË KËSHILLIN MBIKQYRËS PËR TË SHKARKUAR FULLANIN (08.10.2014)
PROKURORIA - BANKA E SHQIPËRISË NUK KISHTE KASAFORTË PËR ÇELËSAT E ARKAVE TË THESARITVjedhësi kishte - dhe i mbante në kasafortën e tij (08.09.2014)
KOSOVË - SHPËTOHEN TRE ARINJ TË VEGJËL (08.09.2014)
KOSOVA NIS MUAJIN E TRETË PAS ZGJEDHJEVE - PA QEVERI TË RE (08.09.2014)
JOSIF LEVI - VENDIMI I IZRAELIT PËR TË MOS NJOHUR KOSOVËN LIDHET MË SHUMË ME KONFLIKTIN TONË PRIVAT (08.09.2014)
KASUMI - MUND TË JENË MBI 450 TRUPA NË RUDNICË (Intervistë) (08.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]