E Enjte, 10.10.2024, 11:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
UDHËHEQËSIT FETARË NË KOSOVË - BASHKË KUNDËR DHUNËS

E Djelë, 08.17.2014, 06:57am (GMT+1)


Udhëheqësit e komuniteteve fetare thanë se besimi nuk duhet të përdoret kurrë si arsyetim për urrejtje e dhunë.

Udhëheqësit fetar në Kosovë dhe komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s kanë bërë thirrje kundër çdo forme të ekstremizmit dhe dhunës.

Këto komente u bënë pas një takimi të përbashkët të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava, Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji, peshkopit të kishës ortodokse, Teodosije me komandantin e KFOR-ir, gjeneralin Salvatore Farina.

Në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i thuhet se udhëheqësit e komuniteteve fetare njohin të drejtën e të gjithë qytetarëve për ruajtjen e trashëgimisë së tyre kulturore e fetare dhe mbështesin bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimeve të ndryshme.

"E dënojmë fuqishëm përdorimin e emrit të Zotit për të kryer vepra kriminale kundër njerëzimit. Besimi nuk duhet të përdoret kurrë si arsyetim për urrejtje e dhunë. Zoti është paqe.  Pas debateve të ditëve të fundit mbi ekstremizmin fetar dhe radikalizmin, duam të nënvizojmë se prania e shumë komuniteteve fetare në rajon është pasuri për shoqërinë tonë".

Në komunikatë thuhet se bashkësitë fetare janë miq të arsimimit shpirtëror që mësojnë të jetohet në paqe dhe duke respektuar dallimet.

"U bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve tanë që të distancohen nga çdo formë e ekstremizmit ose dhunës për të mbështetur paqen për një të ardhme më të mirë për familjet tona dhe fëmijët tanë", thuhet në komunikatë.

Takimi i udhëheqësve fetar me komandantin e KFOR-it, pasoi operacionin e kësaj jave gjatë të cilit u arrestuan 42 persona nën dyshimet për përfshirje në luftërat në Siri dhe Irak.

Operacioni i filluar të hënën ishte me i madhi deri tash pas shqetësimeve në rritje për shtimin e numrit të qytetarëve të Kosovës që po u bashkohen militantëve në Siri e Irak. Askush nuk e di numrin e saktë të tyre, por shërbimet e zbulimit pohojnë se janë disa qindra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria që mund të jenë duke luftuar në radhët e militantëve në lindjen e Mesme. Deri tash besohet se të paktën 16 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën në ato luftëra.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS - PETICIONI PËR SHKARKIMIN E GUVERNATORIT FULLANIIntervistë me zotin ZIRKON DISHA, veprimtar i shoqërisë civile (08.16.2014)
KOSOVA SËRISH NË BUXHETIN E SERBISË (08.16.2014)
SKANDAL, SEKRETARI I KOKËDHIMËS OFRON PUNË, SI KËMBIM KËRKON SEKS ME 14 VJEÇARE - NEWS24 VIDEO EKSKLUZIVE SONTE NË ORËN 19 (08.16.2014)
SULEJMAN REXHEPI - SHQIPTARËT MYSLIMANË NË MAQEDONI JANË KEQPËRDORUR (08.16.2014)
BREGDETI JUGOR DO TË RREGULLOHET ME KONKURS NDËRKOMBËTAR (08.16.2014)
CIA - SERBIA KA PROBLEME ME KOSOVËN DHE BOSNJËN (08.16.2014)
MAQEDONI - U ARRESTUA NJË I AKUZUAR PËR KRIM TË ORGANIZUAR (08.16.2014)
INCIDENT NË VERIUN E MITROVICËS (08.16.2014)
HASHIM THAÇI PO BËN PRESION NDAJ GJYKATËS KUSHTETUESE (08.15.2014)
HALIL MATOSHI - BARRIKADAT NË MITROICË MË TË RREZIKSHME SE EKSTREMIZMI FETAR (08.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]