"Është një nga sfidat për sigurinë që nuk mund të
anashkalohet. Mirëpo nuk është sfida numër një dhe nuk është e përmasave
të ekzagjeruara siç po e paraqesin Policia e Kosovës, përkatësisht
organet e zbatimit të ligjit, por, edhe politika pasi që edhe vet
kryeministri ishte deklaruar se ka qenë ai që i kishte autorizuar
bastisjet dhe arrestimet e këtyre 40 e sa vetave të dyshuar për lidhje
me organizatat terroriste", ka vlerësuar Matoshi.
Veprimet e organeve të rendit dhe ndjekjes penale, përfshirë edhe
deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetëror për luftën ndaj ekstremizmit
fetar islam, sipas Halil Matoshit mund të prodhojnë efekte negative,
duke i vënë më pas besimtarët islam në pozitën e të diskriminuarve.
Ndërkaq, vlerësuar nga aspekti i sigurisë në vend, Matosh ka thënë
për Radion Evropa e Lirë se gjendja në Mitrovicë me barrikadat të cilat
po marrin formën e parqeve dhe integrimi i strukturave që deri vonë
ishin konsideruar si paralele e paramilitare, mund të jetë një sfidë
edhe më e rrezikshme sesa vetë lufta kundër radikalizmit dhe
ekstremizmit fetar islam.
"Problemi i sigurisë së Kosovës është shumë më i madh në aspektin e
raporteve me Serbinë, përkatësisht në raport me integrimin e serbëve
kosovarë në veri të Kosovës".
"Për arsye se ne shumë me lehtësi të padurueshme po i paragjykojmë këta
të rinj si muxhahedin e terroristë, ndërkaq po detyrohemi t'i integrojmë
në sistem, kryesisht në policinë e Kosovës rreth 200 pjesëtarë të
'rojave të urës' të cilët praktikisht janë paramilitarë serbë", ka thënë
Matoshi.