Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se humbja e
akademik Besim Bokshit, nuk është humbje vetëm për familjen Bokshi, por
është humbje e madhe për kulturën, gjuhën shqipe, është humbje e madhe
për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, dhe për Kosovën në
përgjithësi.
Në telegramin e ngushëllimit të presidentes Jahjaga, thuhet se
akademik Bokshi, do të mbahet në mend për punën e tij dhe kontributin e
vazhdueshëm për krijimtarinë dhe veprat gjuhësore, për kontributin e
çmuar në fushën e albanologjisë si dhe për angazhimin dhe punën e tij
për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve.
"Vepra dhe krijimtaria e akademik Besim Bokshit, do të jetojë ndër
mote duke shërbyer si motivim për studiuesit e rinj dhe për
intelektualët e Kosovës", thuhet në telegramin e ngushëllimit të
Presidentes Jahjaga, drejtuar familjes Bokshi.kd