E Hënë, 05.27.2024, 07:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA E MBYLL MË TEJ TREGUN NDAJ MALLRAVE TË SHQIPËRISË

E Hënë, 08.18.2014, 06:26am (GMT+1)



Incidentet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës vazhdojnë të pasurohen me detaje të reja. Duke filluar nga java tjetër kamionët që transportojnë produkte "made in Albania" për në Kosovë do të përballen me vendosjen e një tarife doganore  prej 400€ të shpenzimeve të transportit, për secilën maune, ngarkesë. Në këtë mënyrë këto mallra që importohen nga Shqipëria në drejtim të Kosovës goditen me taksa të rritura çka e bën të pamundur të tregtohen dhe shiten më tutje në tregun e Kosovës. Për importuesit kosovarë të mallrave të Shqipërisë, kjo tarifë shtesë prej 200+200€ shpenzim fiks i transportit është totalisht i pashpjeguar dhe i vendosur në mënyrë arbitrare dhe s'ka të bëjë fare me logjikën ekonomike. "Këto tarifa doganore janë imagjinare dhe janë pjellë e kokës jo profesionale dhe logjikës ku shteti,  në kete  rast Dogana e Kosovës nuk  bazohet në fakte dhe dokumente, po ende punon me shabllone, lista dhe tarifa, të cilen logjika e ka filluar nga paslufta në Kosovë, po vazhdon edhe sot e kësaj dite", thonë ata nëpërmjet një deklarate për median.

Në fakt,  incidentet ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës janë bërë tashmë rutinë  vjetore ndoshta edhe më shpesh mujore. Duket sikur po vërtetohen zërat se Kosova dhe Shqipëria ende nuk mund të krijojnë mes tyre një klimë të favorshme për të zhvilluar një ekonomi me treg  dhe politikë të përbashkët. Jo më shumë se para dy javëve eksportuesit  farmaceutikë nga Kosova patën pengesa për të realizuar eksportet e  mallrave të tyre në drejtim të tregut të Shqipërisë, ku pas disa ditë bllokadë dhe debateve u desh ndërhyrja e politikës së Shqipërisë për të zhbllokuar këtë çështje.

Pa i harruar ende pengesat e tjera të viteve  2012 dhe 2013, ku mallrat shqiptare ishin penguar  për të shitur në tregun e Kosovës, ku Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, në mënyrë subjektive dhe  personale me në krye Ministren e atëhershme Mimoza Kusari, vuri taksë akcize  në import të mallrave shqiptare, ku për 60 ditë rrjesht ishin taksuar dhe pothuajse ishte ndaluar totalisht importi i mallrave shqiptare në drejtim të Kosovës, e të cilat ishin kryesisht mallra  të sektorit të ndërtimit. "Jo rrallë institucionet e Kosovës, në rastin konkret Dogana e Kosovës me menaxhmentin e saj, bëhen argat të interesave personale dhe klanore të njerëzve të caktuar të tubuar rreth disa biznesve. E krejt këtë argatllëk këto institucionte e bëjnë gjoja për të mbrojtur ekonominë e Kosovës, pra sikur i mbrojnë prodhuesit vendor apo ndoshta për të mbledhur taksa shtesë të premtuara pa asnjë bazë ekonomike. Prodhuesit vendorë ankohen, se institucionet nuk po bëjnë sa duhet për të mbrojtur tregun vendor nga mallrat e importit, e nuk duhet kursyer dhe duhet treguar realitetin se këta prodhues me produktet e tyre nuk janë fare luajalë dhe nuk janë të lira për tregun dhe konsumatorin vendor. Është evindente se shumë mallra dhe artikuj të prodhuar në Kosovë janë më të shtrenjtë se mallrat e importura nga BE, ta zemë nga rajoni. Prandaj Dogana e Kosovës nëse vazhdon të bëjë argatin e këtyre interesave të prodhuesve tanë, njëherazi i dëmton konsumatorët dhe po ashtu dëmton edhe konkurrencën e ndershme, që është parimi themelor, i mënyrës së jetës sonë, të bazuar në ekonominë e tregut", thonë importuesit kosovarë të produkteve shqiptare në deklaratën e tyre. Historia e zhvillimit të tregtisë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është shumë e afërt, ajo fillon që nga viti 2000, por kjo tregti në mes dy vendeve shqiptare filloi të intensifikohet pas ndërtimit të autostradës së Kombit, ku shifrat dhe statistikat ekonomike tregojnë për një rritje të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare dhe janë në trend të mirë për t'u zhvilluar dhe modernizuar në një treg të përbashkët ekonomik real dhe emocional. "Dogana e Kosovës ka hapësirë dhe mundësi për të mbledhur taksa në shumë mallra të luksit, të cilat krijojnë vërtet taksa dhe buxhet. Ne mendojme se me tarifa të shpenzimeve të transportit  prej 400€, dogana nuk i plotëson nevojat buxhetore  të Kosovës  dhe se këto janë shifra të papërfillshme për një buxhet vjetor të një vendi. Ne nuk mendojmë se këto veprime janë shumë punë të Doganës, por mendimi ynë është se këto më tepër i takojnë Administratës Tatimore të Kosovës", përfundon deklarata e importuesve kosovarë të produkteve nga Shqipëria.

SHPËTIM LUKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS - SHQIPËRI, POLEMIKA POLITIKE PËR SKANDALIN E FAVOREVE SEKSUALE (08.17.2014)
ARREST SHTËPIAK PËR QAZIMIN DHE KABASHIN (08.17.2014)
LUBONJA: SI MË KËRCËNUAN PËR FIRMAT NDAJ FULLANIT (08.17.2014)
PRESIDENTJA JAHJAGA - HUMBJA E AKADEMIK BESIM BOKSHIT, HUMBJE E MADHE PËR MBARË KULTURËN, GJUHËN SHQIPE, KOSOVËN NË PËRGJITHËSI (08.17.2014)
LIBRAZHD - IDAJET BALLIU SHKON SI STUDENT NË ARABINË SAUDITE, VRITET SI XHIHADIST NË SIRI, FAMILJA E TIJ NË KUSHTE TË MJERUESHME (08.17.2014)
DISKRIMINIMI POZITIV (08.17.2014)
SKANDALI I PEDOFILISË, AGRON CANE PARA ARRESTIT - KOT MË DENONCON, UNË NUK DËNOHEM (08.17.2014)
VJEDHJA E BANKËS - PROKURORIA DO TË MARRË NË PYETJE ZËVENDËSGUVERNATOREN ELISABETA GJONI (08.17.2014)
UDHËHEQËSIT FETARË NË KOSOVË - BASHKË KUNDËR DHUNËS (08.17.2014)
ZËRI I AMERIKËS - PETICIONI PËR SHKARKIMIN E GUVERNATORIT FULLANIIntervistë me zotin ZIRKON DISHA, veprimtar i shoqërisë civile (08.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]