PRISHTINË - FILLOJNË VEPRIMTARITË PËR DITËN E EVROPËS
E Premte, 05.08.2015, 10:06am (GMT+1)
Në Kosovë sot kanë filluar aktivitetet për datën e nesërme, 9 majin - Ditën e Evropës.
Zyra e Bashkimit Evropian ka organizuar sot një tryezë diskutimi për filmin si instrument i diplomacisë kulturore, ndërkohë që në qendër të Prishtinës ka organizuar edhe një panair.
Po ashtu, gjatë ditës organizohet një takim simultan në shah, me mjeshtrin ndërkombëtar, Bogdan Podlesnik.
Pasdite, Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, do të hap dyert për qytetarë për t'u informuar lidhur me Ditën e Evropës, derisa në mbrëmje do të ketë edhe një koncert në Teatrin Kombëtar.
Dita e Evropës shënohet si festë zyrtare në Kosovë, me shpresë se në të ardhmen do të bëhet pjesë e integrimeve evropiane.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian më 9 maj e rikujtojnë nismën e ish-zyrtarit të lartë francez, Robert Schuman [1886 1963], i cili shihet si njëri nga arkitektët e projektit të integrimit evropian.
Kjo ditë shënohet prej 9 majit të vitit 1950. rel
www.voal-online.ch
|