ZHURNAL - MË SE 50 GRA, FËMIJË DHE PLEQ SHQIPTARË NGA KUMANOVA PO MERREN NË PYETJE NË POLICI
E Djelë, 05.10.2015, 08:27am (GMT+1)
Më shumë se 50 shqiptarë që kanë banuar në lagjen e Trimave në Kumanovë gjenden në stacionet policore në bisedë informative bëjnë të ditur informacione jozyrtare nga terreni. Në mesin e tyre gra, pleq dhe fëmijë.
Informacionet jozyrtare flasin se këta persona janë marrë nga policia në bisedë informative për kinse a kanë dijeni me grupin e armatosur që dje u përleshë me policinë maqedonase ku 5 pjestarë të njësiteve speciale humbën jetën, ndërsa më shumë se 20 policë u plagosën.
Familjarët e këtyre mbi 50 personave kërkojnë ndihmë nga institucionet përgjegjëse dhe OSBE-ja që të dinë më shumë për fatin e tyre, pasi në mesin e tyre ka fëmijë , grad dhe pleq./zhurnal.mk/
www.voal-online.ch
|