Vala
e fundit e incidenteve të dhunës në Maqedoni duke e përfshirë atë në
Gushincë dhe të sotmen në Kumanovë, ku janë shkaktuar dëme të mëdha dhe
pasoja katastrofale, ka shkaktuar reagime të shumta nga analistë
maqedonas dhe ndërkombëtarë.
Ekspertë
të mirënjohur maqedonas dhe ndërkombëtare dyshojnë se incidentet e
dhunës në Maqedoni mund të jenë përpjekje e qeverisë maqedonase për të
devijuar vëmendjen nga kriza e brendshme politike duke synuar që ta
shndërrojnë atë në krizë ndëretnike e cila implikon tërë rajonin.
Gazetarja
e mirënjohur maqedonase, Tanja Milevska, e cila aktualisht punon si
korrespondente e "Huffington Post" në Bruksel, është shprehur se "në
thelb, qëllimi është për të shpallur një lloj gjendjeje emergjente me
synim ndalimin e protestave të planifikuara. Së këndejmi, terrorizmi del
të jetë një justifikim ideal".
Hulumtuesi dhe analisti i shquar
britanik pranë universitetit prestigjioz "London School of Economics",
James Ker-Lindsay, thotë se "pas zbardhjes së skandaleve të qeverisë nga
ana e opozitës, opinioni reagoi ashpër dhe tani vendi përnjëherë
përballet me tensione të reja etnike".
Maqedonasi Goran Peoski
nënvizoi faktin që disa njerëz në Maqedoni druajnë se qeveria ka
inskenuar akte "terroriste" dhe tani po i përgatitë anëtarët dhe
përkrahësit e saj që t'i djegin pronat e shqiptarëve që situata të
eskalojë.
- See more at:
http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/analistet-maqedonas-dhe-nderkombetare-dyshojne-ne-inskenime-ne-maqedoni-42049/#sthash.j1xCyMjb.dpuf