Zgjedhja e Isa Mustafës nga Kongresi i Shtatë si lideri
i ri i LDK-së u pa si një domosdoshmëri dhe shpëtim për t'i rikthyer identitetin
partisë më të madhe në Kosovë, deri kur timonin e saj e mori Fatmir Sejdiu, i
cili me destruktivizmin klanor ia siguroi tatëpjetën partisë së themeluar nga
Ibrahim Rugova, lideri indipendentist i Kosovës.
LDK-ja e kohës së
Sejdiut, nga një parti e cila deri atëherë i përkiste gjithë Kosovës, u
transformua në parti me përkatësi krahinore-klanore, që e përçau partinë, mbolli
frymën e dasive, duke humbur popullaritetin dhe elektoratin.
Zgjedhja e Isa Mustafës
në krye të LDK-së, krijoi shpresa tek opinoni dhe analistët, pasi Isa Mustafa gjatë
kohës që ishte kryetar bashkie i kishte bërë oponencë të qartë pragmatizmit
brutal të qeverisjes klanore të Fatmir Sejdiut. Sidomos Isa Mustafa fitoi një
simpati të madhe në Kosovë, në fushatën e zgjedhjeve lokale të 2009-tës, për
mënyrën si e bëri fushatën, duke e konsideruar kundërshtar përfasësuesin e
PDK-së, larg konformizmit puthadorës që e karakterizoi fushatën e orientuar nga
lidërshipi i LDK-së e cila kishte hyrë në aleancë qeverisëse dhe kolltukësh me
PDK-në.
Ky është portreti i Isa Mustafës
që u kurorëzua si kryetar dhe fitoi në mënyrë të thellë në Kuvendin e Shtatë të
LDK-së, tre ditë më parë. Ky është Isa Mustafa që njeh opinioni publik, njeri i
përcaktuar dhe luftarak, cilësi të vlerësuara edhe nga elektorati në Prishtinë,
ku e fitoi vendin e kryetarit të Prishtinës me 80 % të votave, gati në mënyrë
plebishitare. Këto cilësi i dhanë Isa Mustafës edhe vendin e kreut të LDK-së
nga një shumicë e thellë, që reflekton pjesën më të rëndësishme të bazës të
LDK-së, e cila është e lodhur me metodat përçarëse, klanore.krahinore të Fatmir
Sejdiut dhe kërkon ringjalljen e LDK-së..
Besimi i delegatëve në
Kuvendin e Shtatë të LDK-së tek Isa Mustafa lidhet direk me vullnetin e
shumicës kundër kursit të pararendësit, i cili e pati udhëhequr pa kurrëfarë
suksesi, përkundrazi me plot dështime deri më tani LDK-në. Kur Isa Mustafa mori
besimin e shumicës së LDK-së në Kuvendin e Shtatë, ky votbesim e bën atë de
jure lider të LDK-së, duke i dhënë legjitimitet të drejtojë partinë drejt
sfidave. Isa Mustafa do të duhet t'ja fillojë nga gabimet e pararendësit të
tij.
Së pari, duke qenë në
prag të zgjedhjeve, Isa Mustafës i duhet të justifikojë dhe rikthejë besimin
tek elektorati që e ka braktisur LDK-në. Një pjesë e këtij elektorati ka
abstenuar, pjesa tjetër e ka dhënë votën tek të paktën dy parti të reja, siç
janë ajo e Nexhat Dacit, dhe Behxhet Pacollit. Nëse nuk mund të ketë ribashkim
të partive, të paktën aleanca mund të ketë.
Partitë më të vogla me
orientin të djathtë, e kanë pritur me padurim kthimin e kursit të LDK-së,
hapjen e saj dhe rigjallërimin e frymës demokratike për të ringjallur aleancat
parazgjedhore. Në këtë kontekst Isa Mustafa duhet të jetë konkret, me derë të
hapur, që hapja e LDK-së pas Kongresit të Shtatë të mos mbetet vetëm
deklarative.
Së dyti, Isa Mustafa,
duhet të synojë, që në listën e deputetëve të mos riciklojë fytyra të
konsumuara nga tre vitet që lamë pas, të cilat janë të lidhura me periudhën më
të pasuksesëshme të LDK-së, ndaj të cilëve Isa Mustafa ka qenë kritik.
Së treti, një pikë delikate
dhe shumë e ndjeshme për opinionin publik në Kosovë me të cilën Isa Mustafa duhet
të tregohet i kujdeshëm është Ukë Rugova. I biri i liderit historik të LDK-së,
pas mbarimit të studimeve në SHBA ka synuar t'i bashkangjitet LDK-së, por
mjerisht ish-lidërshipi i LDK-së që pretendonte se është vijues i rrugës së
jatit, është treguar cinik dhe ia ka përplasur derën pas fytyre, sikur LDK-ja
të jetë pronë e tyre private.
Sipas lajmeve më të
fundit, Kryetari
i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se" në listën e deputetëve është përfshirë
Ukë Rugova, duke shtuar se janë edhe tetë vende bosh që do të plotësohen me emra që mund ta freskojnë listën. " Do të
jetë po ashtu shumë normale që grupi i cili i bëri oponencë Sejdiut , të cilit
i priu Ukë Rugova të ketë qasje në
listë. Ndërkohë një gjë është e sigurt se mirëardhja e Ukë Rugovës shënon
fillimin e reformimit të LDK-së.
Isa Mustafa duhet të
ndjekë kursin që i solli fitoren në Prishtinë, sepse të kesh me vete Prishtinën
ke me vete Kosovën. Fitorja e Prishtinës dhe qëndrimi kritik ndaj lidërshpit të
Sejdiut e bëri Isa Mustafën edhe kryetar të LDK-së.
LDK-ja e Isa Mustafës
duhet të demonstrojë se kursi i ri, në mos të themi 180 grade, është krejt ndryshe nga kursi i deritashëm, sepse kursi
që ndoqi Fatmir Sejdiu ishte armiku më i madh i LDK-së, që i solli vetëm
humbje.
(Ky
opinion është botuar 10 Nëntor tek Bota Sot)
Sot nga Elida BUÇPAPAJ do të lexoni tek Bota Sot: "ISA MUSTAFA, ZHGËNJIM
PËR ATA QË E BESUAN DHE E VOTUAN"
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ