Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar. Për këtë shkrim nuk më shtyn kështu një përvjetor i rrumbullakët, një përvjetor i kësaj date, por thjesht një prekje e kësaj teme prej njërit nga ish kolegët e mi në atë institucion.
Ishte pikërisht ora 18:00 e datës 9 nëntor 1993 kur programet e RTSH-së do të shikoheshin e dëgjoheshin nëpërmjet satelitit nga Uralet deri në Atlantik, pra në gjithë kontinentin e Evropës, përfshirë edhe Afrikën e Veriut. Mbyllja e RTP-së në kuadrin e pushtimit të Kosovës nga makineria e Millosheviçit, i kishte krijuar rrethanat që atje, sikurse një shekull të tërë, të ndodhte gjithçka ndërsa bota të mos merrte vesh asgjë. Do të ishte ky hapi i parë strategjik i Millosheviçit për të mbaruar punë me Kosovën pastaj, në një hap të dytë, sapo t'i liroheshin pak duart nga Kroacia dhe Bosnja. Pikërisht kësaj, përsëritjes së historisë në versionin e vet më të keq, tashmë në mbarim të Shekullit XX, i druheshin përfaqësuesit e Kosovës, duke filluar nga Presidenti Ibrahim Rugova, Kryeministri Bujar Bukoshi, veprimtari Adem Demaçi e të tjerë.
Krijimin e programit satelitor të përbashkët midis Radiotelevizionit të Kosovës dhe Radiotelevizionit Shqiptar e kishin kërkuar autoritetet e Kosovës qysh gjatë vitit 1991 dhe qeveria e atëhershme ia kishte dhënë teorikisht dritën jeshile. Them teorikisht, sepse kur vinte puna për ta bërë realitet, përfaqësuesve të Kosovës iu thuhej se vetëm kur RTSH të arrinte nivelin profesional dhe teknik të radiotelevizioneve perëndimore, do t'i kishte hije për një program satelitor. Dhe kjo, sipas tyre, do të fillonte me një program njëorësh, duke shkuar pas njëfarë kohe tek një program dyorësh e kështu me radhë. Mirëpo Kosovën nuk e priste puna. Liderët e Kosovës, nga i pari tek i fundit, ishin të vetëdijshëm dhe të bindur se Millosheviçi, në rastin e parë të volitshëm, do ta fillonte luftën në Kosovë. Prandaj Kosova duhej të kishte patjetër dritaren e saj informative, në radhë të parë për publikun shqiptar kudo në hapësirën kombëtare dhe në Evropë. Ishte koha kur Kroacia ia zvogëlonte minutazhin në valët e saj të radios emisionit të lajmeve të Kosovës, kur luante edhe me orarin, e detyruar edhe nga vetë zhvillimet e atjeshme. Prandaj, qysh në fillim të vitit 1992, RTSH ua dha kolegëve të Prishtinës një hapësirë fikse gjysmë orëshe në valët e radios për një emision lajmesh që dëgjohej në hapësirën shqiptare dhe në botë.
Programi satelitor do të shikohej nga udhëheqja e re e RTSH-së, me të njëjtin vizion si ai i liderëve të Kosovës, si një mjet strategjik kundër strategjisë shfarosëse që kishte Millosheviçi ndaj Kosovës. Dukej si një utopi gati e çmendur që një institucion aq i lodhur nga pikëpamja teknike siç ishte RTSH në atë kohë, të arrinte të dilte në valët satelitore. Gjithçka do të paraprihej me marrëveshjet, tejet korrekte, tejet e sakta, midis RTSH dhe RTK, me porositë blerëse në Perëndim nëpërmjet RTSH si për antenën transmetuese satelitore, ashtu edhe për studiot e reja televizive, në radhë të parë studion e lajmeve. Udhëheqja e re e RTSH e kishte të qartë se nuk mund të lejoheshin ngecje, ndërprerje, ngadalësime, neglizhime, sepse secila prej tyre, në kushtet e atëhershme, mund të çonte në dështimin e këtij projekti, që shënonte një revolucion të vërtetë e të paparë të medias si nga pikëpamja teknologjike ashtu edhe nga pikëpamja integruese informative e shqiptarëve në vetvete dhe në hapësirën evropiane. Prandaj në fazën e tij finalizuese është punuar ditë e natë pa ndërprerje nga personeli inxhiniero-teknik i RTSH, nga specialistët perëndimorë, kuptohet, nga vetë udhëheqja e institucionit. Ishin ditë e netë pa gjumë në sy, dhe me emocione të jashtëzakonshme.
Nga opinionet tradicionale zyrtare dhe jozyrtare shqiptare, brenda dhe jashtë Republikës e në diasporë, asokohe mbizotëronte sa një mosbesim ndaj realizimit të këtij projekti, aq edhe një frymë mosmiratuese e sidomos skeptike. Krahas mbështetjes retorike, ekzistonte kundërvënia praktike. Kjo do të ndjehej si në takimet e mia me diasporën në vjeshtën e vitit 1992, ashtu edhe në komunikimet burokratike e në forma të tjera. Si mund të reaizohej një projekt i tillë nga Shqipëria e sapo hyrë në demokraci dhe si mund të realizohej nga RTSH. Kush e kishte pritur mrekullinë nga Shqipëria e Enver Hoxhës, nuk mund të mësohej lehtë me faktin se mrekullinë do ta sillte Shqipëria e pas Enver Hoxhës. Sabotimet dhe pengesat priteshin kudo. Dhe udhëheqjes së RTSH i është dashur të japë llogari për këtë projekt disa herë në Këshillin Drejtues dhe në Komisionin e Mediave të parlamentit shqiptar.
Dhe nëse RTSH ato vite do të demonizohej më shumë se çdo institucion tjetër kombëtar demokratik e perëndimor shqiptar, programi satelitor - për kë ishte sjellë e mbajtë në jetë prej frymës së Enverit - do të mbetej demoni i demonëve.
Koha tregoi se programi satelitor shqiptar ishte mjeti strategjik tejet i domosdoshëm për Kosovën. Në pamjet e dhëna nga Kosova nëpërmjet eterit, gjithkush mund të shikonte pas 9 nëntorit 1993 parabolat (saçat) satelitore nëpër shtëpitë e Kosovës, të gjitha të drejtuara nga Shqipëria. Ishte një peizazh për ta mbajtur në zemër pashlyeshëm. Ky peziazh do ta pushonte eterin botëror gjatë viteve të luftës së Kosovës, sidomos gjatë pranverës 1999, kur jepeshin pamjet e shtëpive të Kosovës të djegura, të rrafshuara nga artileria e Millosheviçit, ku antenat me vështrim drejt Shqipërisë ishin të panumërta.
Dritarja e vogël e programit satelitor shqiptar do të bëhej syri i parë i vetëm dhe i pamungueshëm i dëshmitarit të realitetit të Kosovës nga 9 nëntori i vitit 1993 deri në ditën e fundit të bombardimeve ajrore 78 ditore të pranverës së vitit 1999. Kësaj dritareje do t'i shtoheshin sy të tjerë, dëshmitarë të tjerë sivëllezër me në krye gjigantë të tillë si CNN International, BBC World e tjerë.
Presidenti Ibrahim Rugova e kishte shumë shqetësim fatin e fëmijëve shqiptarë në Kosovë dhe diasporë, sepse në mungesë të emisioneve në shqip, asimilimi i tye do të bëhej shumë më i lehtë. Adem Demaçi, në një nga vizitat e tij tek unë, do të ankohej shumë për emisionet e fëmijëve në programin satelitor dhe do të më kërkonte ta hiqnim atë nga struktura programore. Në vizitën e bërë pak më vonë tek unë, ia shpreha Presidentit Ibrahim Rugova këtë ide të Demaçit. E dija se kësaj tastiere i binte edhe ndonjë këshilltar shumë i afërt i Presidentit të Kosovës. Rugova e kundërshtoi kategorikisht këtë ide duke i konsideruar emisionet për fëmijë të televizionit shqiptar të mrekullueshme. Madje filloi të bënte edhe vlerësime me terma të mirëfillta estetike, çka ishte në vetë fushën profesionale të Rugovës.
Domosdo, projekti gjeti përkrahje të pamunguar nga institucionet qendrore të Tiranës të asaj kohe. Në kuadrin e marrëveshjes me Radiotelevizionin e Maqedonisë ky program u përfshi edhe në kanalin televiziv ku transmetoheshin programet shqipe të këtij kanali. Programi satelitor u muar edhe nga televizionet private shqiptare nga Kumanova deri në Strugë. Valët e disa prej këtyre televizioneve fushëvepronin edhe në pjesë të tëra të hapësirës së Kosovës. Emisionet e këtij programi u shumëfishuan në miliona video që qarkullonin kudo që ndodheshin shqiptarët në botë.
Programi satelitor i RTSH, pikërisht ngaqë ishte mjet strategjik drejtpërdrejt në kundërpërgjigje të agresionit të Millosheviçit në Kosovë, do të paragjykohej në mënyra të ndryshme edhe në sfera të ndryshme të Tiranës. Ai program nuk pati kurrë prerje zyrtare shiriti, por u përshëndet e u përqafua nga shqiptarët kudo në hapësirën kombëtare dhe në botë.
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ