VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PARTITË E KRYEMINISTRAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 02:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Martë, 11.30.2010, 10:45am (GMT+1)

Në mënyrë tejet solemne, në një atmosferë dhe stil alla perëndimor e alla amerikan Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin e saj Zgjedhor e kandidoi zyrtarisht për kryeministër të Kosovës kryetarin e saj Hashim Thaçi.

E vetmja parti tjetër e Kosovës është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e theksoj këtë qysh në fillim, që të ketë shpallur edhe ajo, në mënyrën e saj gjithsesi, zyrtarisht kandidatin e saj për kryeministër të Kosovës kryetarin e saj Ramush Haradinaj.

Nga viti 1999 e deri sot vetëm Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i kanë dhënë vendit kryeministra. De fakto, pra, ia kanë dhënë vendit qeveritë e këtyre njëmbëdhjetë viteve, përkatësisht ia kanë dhënë atij identitetin qeverisës.

Lindur më 24 prill 1968 në fshatin Brojë të Skënderajt, Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovë, kryetar i PDK-së dhe ish lider politik i UÇK-së, e ka filluar jetën politike në kuadrin e lëvizjes së sistemit paralel dhe nga viti 1993 është formuar politikisht në kuadrin emigracionit shqiptar në Zvicër. Thaçi ka drejtuar Qeverinë e Përkohshme të Kosovës për disa muaj në vitin 1999. Më 11 dhjetor 2007 u emërua nga Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu në postin e kryeministrit të Kosovës dhe më 9 janar 2008 mori votëbesimin e palamentit me 85 vota në favor dhe 22 vota kundër. Ngjarjen më të shënuar të qeverisjes së tij dhe kulmin më të lartë të arritjeve të karrierës së Hashim Thaçit e përbën gjithsesi shpallja zyrtare e pavarësisë së Kosovës më 17 janar 2008.

PDK-ja ia ka dhënë Kosovës edhe kryeministrin Bajram Rexhepi. Lindur më 3 qershor 1954, kirurgu i talentuar Rexhepi e filloi jetën politike si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Konsiderohet kryeministri i parë i Kosovës i dalë nga vota e popullit pas luftës. Rexhepi do të kryesonte qeverinë gjithëpartiake të Kosovës në vitet 2002-2004. Ai ka qenë dy herë kryetar i komunës së Mitrovicës dhe prej disa muajsh është ministër i Brendshëm i Kosovës. Flegmatik, pa ndonjë dëshirë që të jetë në qendër të vëmendjes, natyrë dhe temperament shumë i ndryshëm nga Thaçi, Rexhepi është ndër njerëzit më të besuar të Thaçit. E meta më e madhe e qeverisjes së tij trevjeçare ishte mungesa e plotë e opozitës. Mbahen mend nga kjo periudhë ngjarjet e 17-18 marsit 2004 dhe qetësia e Rexhepit në administrimin e tyre.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia ka dhënë vendit tre kryeministria. Të tre në harkun kohor trevjeçar 2005-2007. Kjo qeverisje përkon edhe me një nga periudhat më dramatike e më vendimtare të Kosovës dhe të fatit të saj. Pas zgjedhjeve të tetorit 2004, ku AAK dilte partia e tretë, mori jetë koalicioni qeverisës me partinë e parë të dalë nga zgjedhjet, LDK, dhe Presidenti Ibrahim Rugova e emëroi Ramush Haradinajn kryeministër të Kosovës.

Lindur më 3 korrik 1968 në Gllogjan të Deçanit, i formuar politikisht gjithashtu në emigracionin politik të Zvicrës tetë vjet rresht, Ramush Haradinaj do të ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vepruar në Zonën Operative të Dukagjinit. Pas demilitarizimit të UÇK-së, Haradinaj do të ishte nënkomandant i Trupës Mbrojtëse të Kosovës, ku ishte komandant Agim Çeku, ish Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së. Më 29 prill 2000 themeloi AAK-në dhe u bë kryetar i saj. Kështu Kosova do të kishte prej atëherë dy parti të dala drejtpërdrejt nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Periudha e tij në krye të qeverisë së vendit do të hynin në histori si 100 ditët e Ramushit kryeministër. Në një ndërkohë kaq të shkurtër Ramush Haradinaj arriti të shpalosë talentin dhe aftësinë qeverisëse të kalibrit më të kultivuar perëndimor, çka nuk ishte e pritshme deri atëherë për një politikan të Kosovës. Kjo u arrit edhe falë një bashkëpunimi të përkryer midis kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Presidentit Ibrahim Rugova, si dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo periudhë mbetet model shembullor për të gjitha qeveritë dhe koalicionet e Kosovës, nëse ato do të kenë dëshirën, vullnetin dhe vemdosmërinë e njëjtë për të pasur sukses.

Në fillim të marsit 2005 shpallej padia e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi kundër kryeministrit Ramush Haradinaj. Dhe Haradinaj do t'i përgjigjej menjëherë kërkesës së Hagës, duke dorëzuar detyrën e tij dhe duke u nisur për në Hagë brenda ditës. Më 3 prill 2008 drejtësia ndërkombëtare ia jepte Ramush Haradinajt pafajësinë. Ky do të përjetohej si lajmi më i gëzueshëm për shqiptarët pas 17 shkurtit 2008 dhe në kontekstin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO.

Haradinajn në detyrën e krye të qeverisë e pasuan nënkryetari i AAK-së Bajram Kosumi e më vonë komandanti i TMK-së Gjeneral Agim Çeku. Qeverisja LDK-AAK do të përballej me opozitën e fortë të PDK-së së Thaçit. Risi e kësaj periudhe është edhe afrimi i Hashim Tahçit me Ibrahim Rugovën në kuadrin e Ekipit të Unitetit në bisedimet për të ardhmen e Kosovës. Momenti tjetër tejet dramatik dhe tronditës për qeverisjen trevjeçare LDK-AAK, sa dhe për Kosovën e mbarë kombin shqiptar, do të ishte ndarja nga jeta e Presidentit Ibrahim Rugova më 11 janar 2006. Presidentin Ibrahim Rugova do ta pasonte në detyrë Fatmir Sejdiu. Qeveria LDK-AAK do të realizonte bisedimet e kryesuara nga Presidenti Marti Ahtisari dhe brenda mandatit të saj, më 10 qershor 2007, në Tiranë, Presidenti Xhorxh W. Bush do të shpallte qëndrimin amerikan në përkrahje të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Ndërkohë që mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, kryetari i AAK-së ndodhet përsëri në Hagë. Në të njëjtën ditë kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të jepte verdiktin për ligjshmërinë e plotë të shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, në Hagë do të shkonte përsëri Haradinaj, mbi bazën e një kërkese të lëshuar dy ditë më parë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, çka do të pritej nga shqiptarët si një shenjë jo e mirë ndjellasjellëse për fatin e mëtejshëm të Kosovës.

Listën e deputetëve të AAK-së në këto zgjedhje e prin pikërisht emri i Ramush Haradinajt. Dhe e pason emri i Ukë Rugovës, birit të Presidentit Ibrahim Rugova, duke rikthyer duetin Rugova-Haradinaj, aq të adhuruar në Kosovë.

(Botuar në Bota Sot më 28 nëntor 2010)

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.29.2010)
AT E BIR NË BURG, ATJE KU TRASHËGOHET DËNIMINga VISAR ZHITI (11.28.2010)
"GJENERALI ME QELESHE TË BARDHË""Mirë jam unë kur asht mirë Shqypnia!" -Isa BoletiniNga MIMOZA DAJÇI (11.27.2010)
NJË MOMENT I RËNDËSISHËM NË JETËN E DOM PJETËR POPAJ DHE TË KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKANNga FRANK SHKRELI (11.26.2010)
RUSIA E ZEMËRUAR ME PROPOZIMIN EVROPIAN PËR VIZANga ELLEN BARRY, New York Times (11.26.2010)
PËR NJË KARDINAL SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (11.24.2010)
UKA DHE ISAINga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.24.2010)
NJË NATO PËR SHEKULLIN XXINga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (11.23.2010)
PARTIA E KANOÇEVENga MIMOZA DAJÇI (11.23.2010)
DOSIADANga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]