Askush nuk e kishte
imagjinuar se Isa Mustafa duke e marrë drejtimin e LDK-së do të kthehej në një
imitues të keq të Fatmir Sejdiut, i cili për mënyrën e papërgjegjëshme të
drejtimit e çoi LDK-në buzë humnerës, ndërsa Isa Musfata tani duket sikur po ia
jep shkelmin e fundit.
As fantazisti më i
çmendur, që e përdor fantazinë në mënyrën më iracionale dhe ekstravagante, nuk
do të kishte imagjinuar një skenar të tillë, si ky aktuali që po përjeton
LDK-ja e sfilitur nga frustrimi i liderëve të saj, ardhur në krye të partisë
pas vdekjes së Rugovës.
Isa Mustafa e kishte të
shtruar rrugën e suksesit nisur nga leksionet që do të duhej të nxirrte prej
humbjeve të stilit të Sejdiut, të cilin e kritikoi deri në momentin kur i mori
postin, duke mashtruar elektoratin e LDK-së se stili i tij i drejtimit nuk do
të ishte një kopje e pararendësit. Nisur edhe prej faktit se asnjë kopje nuk
mund të jetë më e mirë se origjinali.
Skenari që po përsërit
Isa Mustafa në këto zgjedhje për t'ia dhuruar sërish në tabaka fitoren PDK-së, është
i njëjtë me atë të Sejdiut, i cili për këtë u shpërblye nga PDK-ja me postin e
presidentit dhe disa karrike për klanin e tij, kështu Isa Mustafa nuk bëri gjë
tjetër veç e ricikloi Sejdiun në mënyrën më klasike, tamam ashtu si e sheh Ukë
Rugova si një "peng i strukturave të vjetra të LDK-së".
LDK-ja e Isa Mustafës
kishte mundësi të ishte fituese shumë lehtë, pa lodhje, një fitore e ngjashme
si ajo e Isa Mustafës në Kuvendin e Shtatë, kur elektorati nuk e dinte ende se Isa
Mustafa do të vepronte si të ishte vëllai siamez i Sejdiut.
Ndërsa Fatmir Sejdiu e pranoi Orën, pa qenë parti
parlamentare në gjirin e LDK-së dhe Teuta Sahataçinë Isa Mustafa e futi në krye
të listës së deputetëve, këtë metodë do të duhej të aplikonte edhe më tutje me
partitë parlamentare, të dala nga copëtimi i
LDK-së ose në aleancë me LDK-në, duke i bashkuar në një emërues të
përbashkët.
Por Isa Mustafa vazhdoi stilin e përjashtimit e mbylljes
së dyerve.
Isa Mustafa i mbylli derën dhe nuk e pranoi një aleance
parazgjedhore me AAK-në, kur Blerim Shala i shkoi dhe i trokiti në derën e
partisë, për të ringjallur një alencë të kohës së Rugovës.
Isa Mustafa i mbylli derën e vazhdoi metodën përjashtuese
me Ukë Rugovën dhe Listën Ibrahim Rugova, në mënyrë të njëjtë si klani
i pararendësit të tij. Ukë Rugova tha publikisht se kishte mbetur i zhgënjyer
nga Isa Mustafa, pasi ai nuk i ofroi asgjë, ndërsa Isa Mustafa nga ana e tij
paçka se e kundërshtoi këtë gjë, nuk tha kurrë se çfarë i ofroi Ukë Rugovës,
çka do të thotë se nuk i ofroi asgjë.
Isa Mustafa ua mbylli derën dy partive që lindën pas
shpartallimit të LDK-së nga lidërshipi të cilin ai e zëvendësoi. Fjala është
për AKR-në me lider Behxhet Pacollin dhe LDD-në e Nexhat Dacit, me të cilat Isa
Mustafa mund të kishte nënshkruar aleanca parazgjedhore, edhe si parti më vete,
gjë që nuk e bëri.
Isa Mustafa mund të kishte ndërtuar, mund të kishte qenë
konstruktiv, mund të kishte qenë përfshirës, gjithëpërfshirës, çka kishte për
të qenë gjë shumë e lehtë për të, ndryshe nga ky skenar i padenjë, që e vë atë
në pozitën më të vështirë të karierës së tij politike.
Këto veprime absurde të lidërshipit aktual të LDK-së po e
bëjnë të qartë tatëpjetën e më tutjeshme të kësaj partie, e cila po del nga
fokusi i besimit të elektoratit.
Ndërkohë nëse Isa Mustafës ia ka qejfi të jetë vazhduesi
i Fatmir Sejdiut, sigurisht stili i përsëritjes do të riciklojë humbjet, çka mund
të jetë fatalitet për LDK-në, por jo për skenën politike të Kosovës.
Deklaratat e Isa Mustafës se nuk do të bashkohet me
PDK-së në riciklime aleancash nuk shkaktojnë asnjë përshtypje, veçse elektorati
është i dizgustuar nga stili i humbësit që po përdor Isa Mustafa, stil që e bën
të ngjajë si dy pika uji me Sejdiun, si të jenë dy vëllezër siamezë në kushtet
kibernetike, kur njëri fluturon në New York e tjetri mbetet në Prishtinë.
(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 26 Nëntor)
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ