E Shtunë, 10.12.2024, 12:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

RUSIA E ZEMËRUAR ME PROPOZIMIN EVROPIAN PËR VIZA

Nga ELLEN BARRY, New York Times


E Premte, 11.26.2010, 12:28pm (GMT+1)

Rusia ka reaguar me zemërim ndaj propozimit për mosdhënien e vizave evropiane afro 60 zyrtarëve rusë, që ishin të implikuar në vdekjen e avokatit Sergej Magnitsky në paraburgim në Moskë, vitin e kaluar.

Konstantin Kosaçev, kryesues i Komitetit për raporte të jashtme në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Rusisë, e dënoi propozimin për ndalim si "taktikë bolshevike" dhe tha se Rusia ndoshta do të detyrohet të "hakmerret shumë ashpër", nëse propozimi shkon më tutje.

Ai tha se ky presion "mund të ketë pasoja ekstremisht negative për marrëdhëniet e tërësishme ndërmjet Rusisë e Bashkimit Evropian".

Ministria e Jashtme ruse këtë lëvizje e ka vlerësuar si "ndërhyrje direkte në punët e brendshme të shtetit sovran dhe presion i hapur në sistemin gjyqësor në Federatën Ruse".

Këto komente u bënë në përgjigje të votimit në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, për plotësimin e rekomandimit në raportin vjetor të tij për të drejtat e njeriut.

Propozimi mbetet larg që të bëhet ligj. Së pari, ai duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian në takimin e dhjetorit.

Pastaj, u mbetet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të vendosin nëse do t'i miratojnë sanksionet kundër 60 zyrtarëve, tha Heidi Hautala, anëtare e delegacionit të Finlandës, që ka sponsorizuar propozimin.

Avokati Sergei L. Magnitsky vdiq më 16 nëntor 2009, pasi ishte mbajtur më tepër se 11 muaj si i dyshuar për vjedhje taksash. "Ajo që përfaqëson ky propozim, është shqetësimi i madh në Bashkimin Evropian, se është koha për drejtësi në rastin Magnitsky, i cili me të vërtetë duket si viktimë e sistemit gjyqësor të Rusisë", tha Heidi Hautala.

Në mesin e 60 emrave përfshihen edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme ruse, të Komitetit prokurorial hetues, të administratës së burgut dhe 12 gjyqtarë.

Propozimi rekomandon që atyre të mos u jepen viza dhe që t'u bllokohet pasuria dhe xhirollogaritë bankare, që i kanë matanë oqeanit.

Votimi në Komitetin e Parlamentit Evropian u bë pas rekomandimeve nga senatori demokrat nga Merilendi i Shteteve të Bashkuara, Benjamin L. Cardin, në muajin prill, se Departamenti amerikan i shtetit nuk u jep viza zyrtarëve, që në Rusi njihen si "Lista e Cardinit".

Avokati Sergei L. Magnitsky vdiq më 16 nëntor 2009, pasi ishte mbajtur më tepër se 11 muaj i dyshuar për vjedhje taksash. Në kohën e arrestit të tij, zoti Magnitsky po punonte si këshilltar i jashtëm i fondit ndërkombëtar Hermitage Capital Investment, ndërsa themeluesi i saj, William F. Browder, ishte i involvuar në armiqësi të ashpër me autoritetet ruse.

Zoti Browder i kishte akuzuar zyrtarët rusë për shfrytëzim të kompanive të tij për të përvetësuar 230 milionë dollarë nga Thesari i Rusisë.

Javën e kaluar, në përvjetorin e vdekjes së zotit Magnitsky, zyrtarë të policisë shpallën se ata kanë dëshmi se avokati Magnitsky ishte përgjegjës për vjedhje.

Përderisa presidenti Dmitri Medvedev kishte urdhëruar hetim për vdekjen e zotit Magnitsky, qartazi ka pasur pak progres në këtë drejtim.

Sergei Mirnov, kryesues i Dhomës së Epërme të Parlamentit rus, tërhoqi vërejtjen se nëse shtetet evropiane veprojnë sipas propozimit, Rusia mund të hakmerret me masa të ngjashme.

"Si rregull, masat e këtilla janë të pasqyruara dhe Rusia do të duhej ta bënte të njëjtën gjë: nëse ju i ndalni zyrtarët tanë, ne do të vendosim instrumente të njëjta", tha ai, raportoi agjencia e lajmeve Interfaks.

"Megjithatë, këto masa nuk janë përkatëse dhe duhet të ekzistojë një rrugë tjetër për marrëdhëniet tona", tha Mirnov. (f.b.)

(http://www.evropaelire.org)

--

November 25, 2010

Russia Expresses Anger Over European Visa Proposal

By ELLEN BARRY

MOSCOW "” Russia responded angrily on Thursday to a proposal that would deny European visas to a list of 60 officials who have been implicated in the death of Sergei L. Magnitsky, a lawyer who died in pretrial detention in Moscow last year.

Konstantin I. Kosachev, chairman of the Foreign Affairs Committee in the lower house of Parliament, condemned the proposed ban as "Bolshevik tactics" and said Russia might be forced to "very harshly retaliate" if the proposal went forward.

He said such pressure "could have extremely negative consequences for the entire relationship between Russia and the European Union." Russia's Foreign Ministry called the move "direct interference in the domestic affairs of a sovereign state, and open pressure on the judicial system of the Russian Federation."

The comments were in response to the European Parliament's Foreign Affairs Committee, which voted to add the recommendation to its annual human rights report. The proposal remains far from becoming policy. First, it must be approved by the full European Parliament in December.

Then it would be up to the European Union's member states to decide whether to adopt sanctions against the 60 officials, said Heidi Hautala, a member of the Finnish delegation, who sponsored the proposal.

"What it represents is a strong concern in the European Union that it's time to give justice to Magnitsky, who certainly looks like a victim of the Russian judicial system," she said.

The 60 names include highly placed officials in the Russian Interior Ministry, prosecutorial Investigative Committee and prison administration, as well as 12 judges. The proposal recommends denying them visas and freezing assets and bank accounts held overseas.

The committee's vote follows a recommendation by Senator Benjamin L. Cardin, Democrat of Maryland, in April that the State Department deny visas to the officials, a group now known in Russia as "Cardin's List."

Mr. Magnitsky died on Nov. 16, 2009, after being held for more than 11 months on suspicion of tax fraud. At the time of his arrest, Mr. Magnitsky was working as outside counsel for Hermitage Capital Management, an international investment fund whose founder, William F. Browder, was involved in a bitter feud with the Russian authorities.

Mr. Browder had accused Russian officials of using his companies to embezzle $230 million from the Russian Treasury. Last week, on the anniversary of Mr. Magnitsky's death, police officials announced that they had evidence that Mr. Magnitsky was responsible for the theft.

Though President Dmitri A. Medvedev ordered an investigation into Mr. Magnitsky's death, there has apparently been little progress toward a prosecution.

Sergei Mironov, the speaker of the upper house of Parliament, warned that if European nations acted on the proposal, Russia might retaliate with similar measures.

"As a rule, such measures are mirrored, and Russia will have to do the same: If you bar our officials, we will apply the same instruments," he said, according to the Interfax news agency. "However, these measures are inappropriate, and there must be another way for our relations." (http://www.nytimes.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR NJË KARDINAL SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (11.24.2010)
UKA DHE ISAINga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.24.2010)
NJË NATO PËR SHEKULLIN XXINga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (11.23.2010)
PARTIA E KANOÇEVENga MIMOZA DAJÇI (11.23.2010)
DOSIADANga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.22.2010)
TIPOLOGJIA E LISTAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.22.2010)
SOT NUK MJAFTON TË THUASH SE FAJIN E KA OPOZITAKUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKENGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.22.2010)
ZGJEDHJET PO BËHEN SHPEJT, ZGJIDHJET ASSESI!Nga FATON BISLIMI (11.21.2010)
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTANNga Elida BUÇPAPAJ (11.20.2010)
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]