Hashim Thaçi ka lidhje të ngushta me Zvicrën, pasi këtu ka kaluar 8 vjet të rëndësishme të jetës së tij, ashtu edhe Ramush Haradinaj si dhe një pjesë e mirë e klasës politike në Kosovë, të cilët pak a shumë janë një "produkt" "made in Switzerland". Kështu nëse dikush, aq më keq, nëse ky dikush është zviceran akuzon apo fyen Thaçin apo Haradinajn, këto akuza apo fyerje bien mbi vetë Zvicrën. Sipas asaj proverbës aq ekspresive shqiptare se nëse ngre kokën e pështyn tavanin, pështyma të bie në fytyrën tënde.
Siç dihet, prej 14 dhjetorit zvicerani Dick Marty, si parlamentar i Këshillit të Europës, del me një raport shumë flagrant dhe provokativ, pa fakte dhe pa dëshmi, të cilin e boton pikërisht kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, në të cilin e akuzon kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi si mafioz dhe trafikant organesh.
Në fund të dhjetorit kryeministri i Kosovës dha një intervistë në gazetën e njohur zvicerane Tages-Anzeiger, ku e krahason raportin e Dick Marty-it me atë të Gebelsit. Hashim Thaçi nuk thotë se Dick Marty është sozi, kopje apo inkarnim i Gebelsit, por bën vetëm një krahasim, që është shumë më pak nga akuzat që Dick Marty i ka adresuar ndaj premierit të Kosovës. Deklarata e Thaçit pati një efekt të menjëhershëm, mediat zvicerane i bënë publicitet, ndërkohë që shkaktoi edhe një reaksion, i reflektuar tek gazeta e pjesës frankofone Le Matin, e cila botonte një reagim me titull "Thaçi zemëron zviceranët", ku intervistohen disa parlamentarë zviceranë, jepet qëndrimi i Departamentit Zviceran të Punëve të jashtëme si dhe i një avokati zviceran.
Sipas "Le Matin" disa politikanë të Zvicrës e konsiderojnë të papranueshëm krahasimin që bën Thaçi me Gebelsin, ndërkohë që "Le Matin" citon avokatin zviceran nga Valisi që bashkëpunon me sitin shqiptar Albinfo.ch, i cili pyet me të drejtë nëse Dick Marty me akuzat e tij e tejkalon mandatin që i ka ngarkuar Këshilli i Europës, ndërkohë që shton se "Kritikat e kësaj natyre meritojnë një hetim penal." Që do të thotë se përpara duhet një vendim gjykate pas një hetimi dhe jo e kundërta.
Reagimet e disa politikanëve që ka sjellë "Le Matin" janë më së shumti emocionale. «Nuk i ndaj të gjitha qëndrimet e tij mbi Kosovën, por Dick Marty është një koleg të cilin e vlerësoj shumë thotë", thotë shefi i të gjelbërve Ueli Leuenberger. Edhe Yvan Perrin (UDC/NE) irritohet nga krahasimi, ashtu si e sheh krahasimin të papranueshëm dhe plagosës edhe Christian Lüscher. Ndërsa Maria Roth-Bernasconi (PS/GE) shton se megjithë vuajtjet e popullit kosovar nga pushtuesi serb, krahasimi i Hashim Thaçit errëson «marrëdhëniet e mira » midis dy vendeve.
Politikanët zviceranë mund të ndihen të irrituar nga krahasimi që bën Hashim Thaçi, por si do të ndiheshin ata nëse do të ishin të akuzuar spekulativisht si trafikantë organesh, kjo është puna. Dhe problemi është se krahasimin që ka bërë kryeministri i Kosovës, nuk është një qëndrim i tij personal, por këtë qendrim e ndajnë të gjithë shqiptarët që jetojnë në gjashtë shtete në Ballkan, përfshi edhe gjysmë milioni që jetojnë në Zvicër.
Hashim Thaçi nuk krahason Zvicrën, Hashim Thaçi nuk bën krahasime me Zvicrën, të cilën e vlerëson jashtëzakonisht si për rolin që ka luajtur në sendërtimin e pavarësisë së Kosovës, ashtu edhe duke u kthyer si Atdhe i dytë për të paktën 200 mijë shqiptarë të Kosovës, çka u dëshmua edhe me çmimin "Diaspora" që do t'i jepej zonjës së nderuar Michlin Calmy-Rei, të cilën shqiptarët e duan shumë. Dhe nëse flasim për fyreje dhe zemërim, ishte Hashim Thaçi që u zemërua dhe u fye nga Dick Marty, me një raport të papërgjegjshëm dhe aspak serioz, ku mungojnë plotësisht provat dhe faktet.
Krahasimi i Hashim Thaçit bërë tek Tages Anzeiger është një reagim emocional ndaj akuzës pa themel nga Dick Marty ose është një reagim i përpjestuar ndaj fyrjeve që ndaj tij adresoi Dick Marty, i cili nuk është as hetues, as gjykatës dhe as prokuror, pra nuk ka asfare kompetenca.
Reagimi i Hashim Thaçit ndaj Dick Marty-it është i njëjtë me reagimet që kanë ardhur nga politika shqiptare. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e krahason Dick Marty-in me një "avokat të papërmbajtshëm të krimeve serbe kundër shqiptarëve". Edi Rama, shefi i opozitës në Shqipëri e ka cilësuar raportin e Dick Marty-it si "një shpifje dhe fyerje ndaj shqiptarëve për luftën e Kosovës", duke shtuar se "përfaqësuesit e PS-së do të janë bashkë me ata të PD-së për të rrëzuar raportin e Marty-it në Këshillin e Europës ", në janar. Presidenti i Kosovës Jakup Krasniqi e ka konsideruar racist raportin e Dick Marty-it. Ali Ahmeti thotë se "Dick Marty është manipuluar pasi barazon viktimat me përdhunuesit." Dhe kështu mendojnë edhe miliona shqiptarë.
A mos ka ndërmend "Le Matin" tani të marrë reagimet e politikanëve zviceranë ndaj deklaratave të Sali Berishës, Edi Ramës, Jakup Krasniqit e me rradhë. Më duket absurditet, sepse Sali Berisha, Ed Rama, Jakup Krasniqi e të tjerë e respektojnë Zvicrën dhe duan të kenë marrëdhënie të shkëlqyeshme, paçka se ata ndajnë qëndrim të njëjtë me Hashim Thaçin, ndaj Dick Marty-it, i cili po ashtu e respekton dhe vlerëson shtetin helvetik.
E gjithë kjo "stuhi në gotë" mendoj se në fund të fundit nuk është aspak produktive, duke u nisur nga energjitë që ka shpenzuar Zvicra në të mirë të Kosovës, por edhe nga energjitë që i duhen Kosovës dhe politikanëve të saj për të bërë shtetin e ri, i cili ka nevojë për mbështetjen e Zvicrës dhe të gjithë Perëndimit.
( Ky opinion u botua tek Bota sot më 3Janar)
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJPDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ