Ndërsa pritet certifikimi
i zgjedhjeve të përgjithshme për Parlamentin e ri të Kosovës, i cili do të vijë
pas rezultateve të 9 janarit prej rivotimit në Drenas, Skënderaj dhe Deçan, nga
ku nuk priten ndryshime thelbësore, mund të themi me plot gojë se fenomeni i
këtyre zgjedhjeve ishte Vetëvendosja si parti dhe Ukë Rugova si individ. Duke
patur parasysh se Vetëvendosja ka vite që operon në Kosovë si Lëvizje Qytetare,
atëhere sipas një analize të thjeshtë del se fenomeni i këtyre zgjedhjeve është
Ukë Rugova.
Duke u nisur nga
rezultatet paraprake që i kemi tashmë në duar, del se nga 712 mijë votues me
votë të vlefshme, rreth 238 mijë ose 33.5 % votuan për PDK-në, rreth 168 mijë ose
23.6 % për LDK-në, rreth 86 mijë ose 12.2 % për Vetëvendosjen, rreth 77 mijë ose
10.8% për AAK-në, rreth 51 mijë ose 7.1 % për AKR-në, rreth 23 mijë ose 3.3 %
për LDD-në, rreth 15 mijë ose 2.2 % për FER.
Përballë këtyre
formacioneve partiake qëndron Ukë Rugova, i cili në zgjedhjet e 12
dhjetorit fitoi 40 mijë vota ose 5.6 %
të votave të përgjithëshme. Si individ Ukë Rugova fitoi sa 1/6 e të gjitha votave të PDK-së, sa 1/4 e të
gjitha votave të LDK-së, sa gati 1/2 e votave të Vetëvendosjes, sa më tepër se
1/2 e votave të AAK-së; Ukë Rugova fitoi 10 mijë vota më pak se i gjithë
koalicioni i AKR-së dhe rreth 2 mijë vota më tepër se FER-i dhe LDD-ja së
bashku. Faktet përmes statistikave janë tepër kokëforta, të cilat duhet të
analizohen shumë seriozisht.
Ukë Rugova ishte
fenomeni i këtyre zgjedhjeve i cili arriti rezultatin në një kohë rekord, duke
qenë pothuaj i vetëm, pa PR, pa shtab zgjedhor, pa financa, pa fanfara, pa emra
të fuqishëm që të bënin me të fushatë, siç pati përshembull Vetëvendosja
Ambasadorin Walker.
Futja e Ukë Rugovës në
fushatën zgjedhore përkrah AAK-së ishte e minutave të fundit te respektimit të
afateve që kishte vendosur KQZ për dorëzimin e listave të deputetëve, dhe për këtë nder duhet vlerësuar Ramush
Haradinaj, i cili e vendosi Ukën të dytin në listën e deputetëve, direkt pas
emrit të tij. Ukë Rugova nuk pati kohë që të krijojë formacion politik, pasi u
mashtrua dhe u pre në besë nga Isa Mustafa, i cili sapo kapi kreun e LDK-së me
votot e simpatizantëve të Ukë Rugovës, ia përplasi Ukës derën për fytyrë dhe
vazhdoi kursin e klikës të Fatmir Sejdiut, për ta rrënuar LDK-në.
Futja e Ukë Rugovës në
politikë në krah të LDK-së, për ringjalljen e frymës rugoviste në LDK dhe
rihapjen e saj, do të ishte si Leva e Arkimedit për një parti e cila pas
vdekjes së Rugovës drejtohet në mënyrë klanore dhe jugosllave. Por në vend që
ta mirëprisnin Ukën, klani titist filloi
kundër një 30 vjeçari një fushatë shtrigash duke ia përplasur derën në fytyrë e
duke synuar që ta linin jashtë konkurimit, pasi Lista Ibrahim Rugova deri në
minutën e fundit, kur i përjashtoi përfundimisht Isa Mustafa, synonin të ishin
pjesë e LDK-së.
Tani statistikat dhe rezultatet
flasin vetë. Ukë Rugova në zgjedhjet e
12 dhjetorit, ka fituar 1/3 e të gjitha votave të LDK-së në zgjedhjet e 2007,
dhe 1/4 e të gjitha votave të LDK-së që dolën nga zgjedhjet e 2010. Mos harroni
se LDK-ja hyri në këto zgjedhje me pushtet dhe financa, si partia që ka
qeverisur gati 10 vjet Kosovën, ndërsa Ukë Rugova hyri i vetëm, duke pasur me
vete simpatizantë dhe votues. Nga këto
zgjedhje Ukë Rugova doli me faqe të bardhë, ndërsa ata që e lanë jashtë dolën me
faqe të zezë.
Duke bërë disa llogaritje
të vogla, del se, nëse Ukë Rugova do të kishte garuar bashkë në LDK, kjo parti
do të kishte dalë forca kryesore në zgjedhjet e 12 Dhjetorit, duke pasur
parasysh rezultatet që priten të dalin pas rivotimit më 9 janar në Drenas,
Skënderaj dhe Deçan.
Ata që e lanë Ukën
jashtë dhe e çuan LDK-në në humbje duhet të japin llogari, ashtu siç ndodh në
çdo parti të tipit perëndimor, ku fituesit shpërblehen dhe humbësit dorëzojnë
çelësat. Nëse LDK-ja nuk reagon në mënyrë demokratike, nëse nuk shkundet dhe
reformohet si duhet, një gjë është e sigurt, se dalja në opozitë do ta nxjerrë
përfundimisht nga orbita.
Ndërsa afirmimi i Ukë
Rugovës në skenën politikë të Kosovës, është shprehje e vullnetit të
elektorarti për figura dhe emra të rinj, lodhur tashmë nga emra të konsumuar
deri në shterje.
Afirmimi i Ukë Rugovës
në këto zgjedhje ishte shprehja e besimit të elektoratit tek ai si vijues i
rugovizmit. Elektorati e besoi Ukë Rugovën
pa çarë kry për fushatën kundër tij që udhëhoqi LDK-ja. Duke iu referuar statistikave, të
cilat flasin vetë, del se Ukë Rugova ka qenë njëri ndër politikanët më të
votuar në Kosovë nga sovrani. Ukë Rugova ka mundësi që të tërheqë elektorat pa
fund, nëse do të justifikojë besimin e popullit dhe kjo tashmë është detyrë e
tij.
(Ky opinion u botua më 27 Dhjetor tek Bota Sot)
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ