
"Sot për sot i vetmi instrument që kemi në Kosovë për njohjen e njerëzve është puna e tyre, veprimet e tyre. Edhe për shumë kohë me vonë ne nuk do të kemi ndonjë instrument për t'i matur njerëzit përveç punës së tyre, veprimeve të tyre."
Kështu më thoshte rreth njëzet vjet më parë, në përgjigje të një shqetësimit tim, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova. Edhe njëzet vjet më vonë, ndonëse Kosova e ka shtetin e saj, ndonëse ka tashmë edhe një mori institucionesh, si çdo shtet tjetër me më pak apo më shumë traditë, ajo nuk i ka instrumentet për t'i njohur njerëzit dhe për t'i matur njerëzit në duart e të cilëve ajo, pak a shumë, do ta ketë fatin e saj, në duart e të cilëve do të jenë detyra, poste, përgjegjësi të rëndësishme.
I vetmi instrument i njohjes së njerëzve, i matjes së tyre mbetet edhe sot e kësaj dite e, ndoshta, edhe për një kohë pasi Kosova të ketë kaluar periudhën e mbikqyrjes ndërkombëtare. Edhe kur t'i ketë në duar instrumentet të cilat i ka sot çdo shtet me pavarësi e sovranitet të konsoliduar, me tradita shtetërore të konsoliduara, do të jetë tejet e vështirë që ato instrumente të përdoren gjithnjë me saktësi, do të jetë tejet e pamundur që ato instrumente të jenë të mjaftueshme, do të jetë tejet e pamundur që ato instrumente të jenë gjithçka për të pasur një njohje, një matje të pagabueshme të njerëzve, në mënyrë të veçantë të politikanëve, sidomos të shtetarëve.
Shembull e kemi Shqipërinë, ku koniunkturat e mëhershme apo të mëvonshme nuk kanë lejuar që në filtrat e njohjes dhe të matjes të mbeten ato kandidatura të cilat janë të përlyera në shërbime të këqija, të liga, të dëmshme, të cilat kanë cene morale, kanë fshehtësi të natyrave të ndryshme, të cilat të jenë në duart e dikujt çka do t'i shndërronte në marioneta të segmenteve të huaja armiqësore apo të segmenteve të brendshme të mbrapshta.
Rrethanat e tilla e detyrojnë deri diku Shqipërinë, e detyrojnë edhe për një kohë të pacaktuar Kosovën që të përdorë një instrument të vetëm, mosparagjykimin, në vlerësimin e njerëzve. Dhe do të jetë e detyruar të gjykojë vetëm atë çfarë ka ajsbergu në sipërfaqe, duke mos ia lejuar vetes as hamendjen më të vogël. Sepse çdo hamendje çon në rrugë të pa rrugë.
Ibrahim Rugova pati një optikë tejet të veçantë, të mprehtë, shqyrtuese, analizuese e intuitive, duke e bërë shembull të njeriut që punon në ekip, shembull të njeriut që punon në krye të ekipit. Rugova nuk kërkoi kurrë besnikë, nuk kërkoi kurrë besnikëri personale, nuk kërkoi kurrë njerëz që e shikojnë në sy dhe në gojë, çfarë po flet dhe çfarë po lë pa folur. Rugova kërkoi njerëz që përmbushin atë që marrin përsipër, njerëz që tregojnë dinjitet dhe integritet në përmbushjen e asaj që marrin përsipër, njerëz që e vënë detyrën e tyre shumë më lart se veten, njerëz që e vënë veten e tyre shumë më lart se tundimet, ngado që të vijnë ato e sido që të jenë të kamufluara ato.
Duke mos pasur në dorë mjete hetuese apo hulmtuese për të parë në labirintet e jetës apo të jetëshkrimeve të bashkëpunëtorëve, duke mos pasur as mjete shtrënguese apo imponuese ndaj bashkëpunëtorëve, duke mos pasur për një kohë të gjatë as stimuj shpërblyes, duke mos pasur as instrumente të njohjes apo të matjes së njerëzve, Ibrahim Rugova arriti të ndërtojë ekipet e tij të fitores, qoftë në krye të Kosovës, qoftë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Duke mos qenë asnjëherë përjashtues, Ibrahim Rugova atyre që i kanë kaluar provat përballë sfidave iu ka dhënë gjithnjë shanse të reja, duke i lartësuar figurat që iu dolën zot fateve të Kosovës në një periudhë aq të vështirë dhe delikate. Gjithnjë nga ky këndvështrime, ata që nuk i kanë kaluar dot provat më të rënda, janë vetëshmangur për të kaluar në detyra provash më pak të rënda. Kështu ka ardhur duke u përkryer në atë masë të parrënueshme gjithçka që ka pasur vulën e Ibrahim Rugovës, qoftë në institucionet shtetërore të vendit, qoftë në partinë politike që drejtoi, qoftë në precedentët dhe në traditat që ai krijoi në politikën e Kosovës nga fundi i viteve 1990 e deri sa vdiq.
Ibrahim Rugova ishte ndër figurat e rralla, të cilat iu dalin përballë bashkëpunëtorëve, miqve, partnerëve, kundërshtarëve, armiqve, pa pasur drojën se ata kanë në duart e tyre një fshehtësi të tijën. Kjo e bëri Ibrahim Rugovën figurën më pa komplekse në politikën shqiptare, figurën më të pacënueshme në politikën shqiptare, figurën më shembullore në politikën shqiptare.
Dhe unë nuk ua marr aspak për të keq atyre që, dikur kundërshtarë apo më shumë se kundërshtarë të Rugovës, përçmues apo më shumë se përçmues të Rugovës, sot e çmojnë, e vlerësojnë dhe e kanë model jete dhe pune Ibrahim Rugovën. Jeta, vepra, filizofia, vizioni, mençuria, përvoja e Ibrahim Rugovës janë thesar për të gjithë spektrin politik të Kosovës, janë thesar për të gjitha institucionet demokratike të Kosovës, janë thesar për të gjithë brezat e shqiptarëve,
Vetëm duke e parë njëri tjetrin me optikën e pagabushme gjykuese dhe vlerësuese, njohëse dhe matëse të Ibrahim Rugovës mund ta kapërcejmë këtë fazë dhe, si çdo kob tjetër sovran, edhe ne të kemi instrumentet e pagabueshme të njohjes dhe matjes së njerëzve të shtetit, nga më të vegjlit tek më të mëdhenjtë.
(Botuar më 1 mars 2011 në Bota Sot)
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ