
Teksa Perandoria Otomane shuhej pas Luftës së Parë Botërore, Mustafa Qemal Ataturk krijoji një Turqi të re në formatin e Evropës. Duke kontrolluar të gjitha nivelet e pushtetit, përfshirë atë ushtarak, Ataturku zbatoi vizionin e tij, duke bërë një ndarje ndërmjet fesë, politikave publike dhe atyre qeveritare, si dhe duke iu thënë bashkatdhetarëve të tij, të konsideronin veten mirëfilli perëndimorë.
U desh një shekull dhe revolucioni demokratik i thirrur nga Partia Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), një koalicion i konservatorëve, islamikëve të reformuar dhe islamikëve, të cilët erdhën në pushtet në 2002-in, për Turqinë kjo quhej "Perëndimi Qemalist", ose dhënia fund e "nazeve" me Perëndimin. Me dorëheqjen masive të drejtuesve të lartë të ushtrisë turke muajin e kaluar, si institucioni qemalist i "fundit ne këmbë" ushtria, ka kulmuar dekada e cunamit politik të AKP.
Ky fat politik i qemalistëve tregon se udhëheqësi i AKP-së Rexhep Tajip Erdogan është Ataturku "i ri" i Turqisë. Ai nuk ka të njëjtin prestigj që gëzonte Ataturku, por ai gëzon të njëjtin pushtet që kishte dikur Ataturku.
Ta themi thjesht, qemalistët e patën ardhjen e tyre në pushtet. Kur Turqia u bë një sistem politik multi-partiak në vitin 1950, palët e ndryshme kërkuan dhe u përpoqën për dekada me radhë, të ruanin "trashëgiminë" e Ataturk-ut, ndërkohë që ushtria e ruajti sistemin.
Megjithatë, gjithsesi, duke se letargjia kaploi gjithçka. Larg nga së qeni progresive, lëvizja largpamëse e fillimit të shekullit të 20-të, pra qemalizmi "ngeci" dhe pastaj u zhvendos në një ideologji të re për mbrojtjen e së kaluarës. Për ata si edhe ne, të rritur në Turqi në këto dekadat e fundit, shenjat e këtij progresi u panë në prodhimin në masë të statujave të Ataturkut, në pothuajse çdo qytet, grushti i shtetit në 1980, jo vetëm i dha fund anarkisë në rrugë, por edhe i dha vendit të tij një Kushtetute ushtarake të shkruar, tepër kufizuese.
Duke e kthyer Ataturkun në kult, gjeneralët gjithashtu siguruan abdikimin e qemalizmit.
Edhe pasi Turqia u bë një demokraci në vitin 1982, ky proces nuk do të ndryshonte asgjë. Partitë në pushtet, kryesisht nga qendra e djathtë, dështuan në prezantimin e ideve për ndryshim. Palët islamike në embrion panë në horizont shansin e shumëpritur dhe filluan të lëshojnë rrënjë, duke planifikuar ndërtimin e rrjeteve dhe inkubatorëve, një vizion largpamës për Turqinë, i cili kultivon mure të depërtueshëm ndërmjet fesë, politikës publike dhe qeverisë, që "përqafon dhe identitetin islam të vendit në lidhje me politikat dhe marrëdhëniet me jashtë.
Kur partitë dominuese të qendrës së djathtë u rrëzuan, pas një efekti të madh negativ nga kriza ekonomike në vitin 2000 dhe 2001, islamikët përdoren një platformë maturie e modernizimi, për të tërhequr votuesit. Me ardhjen në pushtet, AKP-ja mori mbështetjen popullore, duke qenë të suksesshëm pjesërisht, për shkak të arritjes se një rritje ekonomike të qëndrueshme. AKP-ja u quajt elita e re e Turqisë, duke zëvendësuar gradualisht qendrat qemaliste në pushtet, media, biznese, akademi, shoqëri civile, dhe sindikata. Dhe pas ndryshime në kushtetutë, vitit e kaluar, u vendos edhe në gjykatën e lartë.
 
Ushtria ishte institucioni i fundit i qemalistëve. Që nga viti 2007, kur një rast gjyqësor i njohur si çështja e "Ergenekon", i cili pohoi se ushtria po përgatiste një komplot kundër Qeverisë, "paralizoi" totalisht fuqinë ushtarake. Ushtria është kritikuar e akuzuar për nxitjen e një krize politike, duke planifikuar një përpjekje"të supozuar", për marrjen vicioze të pushtetit dhe akuzën për planifikimin e një bombe kundrejt Xhamive historike të Stambollit. Edhe pse pohimet mbeten të pavërtetuara, efektet janë të qarta: Statusi ushtarak si institucioni më i besuar i vendit është"pa peshë" për momentin. Në vitin 1996, 94 për qind e anketuarve turq në sondazhe pohuan besimin e tyre tek ushtria, ndërsa në të njëjtën anketë por në 2011-tën, vetem 75perqind e popullsisë e pohuan këtë mendim.
 
Tani, AKP-ja, si elita dominante, mund të përsërisë ciklin e një forcë të fuqishme në riformim te vendit.
Ashtu si Ataturku rimodeloi imazhin e keq të Turqisë, në një imazh perëndimor (për shkak se ai mundi ta bënte), Erdogan do të "rixhirojë " e rikthejë Turqinë mbrapa, sipas imazhit të tij të shërbimeve sociale të ngurta, konservatorizmit dhe identitetit islam.
Brenda vendit, kjo do të thotë një përzierje e qeverisë e imponuar nga konservatorizmi social kundrejt vullnetit të popullit. Një shembull i tillë ka ndodhur pas fitores së AKP në qershor në zgjedhjet kombëtare për Kuvend; zyrtarët e qytetit të drejtuar nga AKP-Stamboll, ku qeveria bastisi hendekun ku lejohet alkooli, në qendër të qytetit (Dhe, kështu, çdo qendër ku publikisht shërbej alkool). Ky Ndryshim parandalon "mëkatet" e mundshme në sy të publikut.
Brenda natës, u zhduk "pjesa e alkoolit" që përfshinte qendrën e qytetit të Stambollit.
Në Turqinë e Erdoganistëve, linja midis moralit publik dhe vlerave fetare do "avullojë", dhe pushteti popullor i qeverisë do të bëjë të pamundurën të mundur.
Në politikën e jashtme, një Turqi e kënaqur me identitetin e vet islam, do të ndalet se konsideruari veten perëndimore, sidomos duke pasur parasysh rezonancë e nocionin e një "bote myslimane" të përcaktuara politikisht që nga sulmet e 11 shtatorit te vitit 2001. Kjo do të thotë një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar midis Turqisë dhe NATO-s, simbol i të gjitha institucionet perëndimore. Kjo gjithashtu do të thotë se Turqia do të jetë e hapur për të gjitha llojet e "qëllimeve" e marrëdhënieve jo-perëndimore. Një vendim i AKP-se për të blerë armë ruse, do të ftojë kinën për një stërvitje të përbashkët detare në Mesdhe dhe do të duartrokitet nga turqit, përfshirë këtu edhe ushtrinë.
Për gati një shekull, turqit adhuruan Ataturk-ut sepse pasardhësit e tij politik,kontrolluan të gjithë pushtetin. Tani, është radha e Erdoganit. Ai ka një vizion dhe kontrollon të gjitha "levat "e pushtetit. Koha do ta tregojë sesa do të zgjasë vizioni dhe pushteti i tij, për të "dizenjuar" një Turqi konservative.
-
Autori është studiues në Universitetin e Uashingtonit për politikën në Lindjen e Afërme
--
From Ataturk to Erdogan, reshaping Turkey
By Soner Cagaptay, Monday, August 15, 12:29 AM
As the Ottoman Empire vanished after World War I,