VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BAROMETRI DIPLOMATIKJO KISHA DHE XHAMIA POLITIKE NË KOSOVË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Enjte, 11.07.2024, 06:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

JO KISHA DHE XHAMIA POLITIKE NË KOSOVË!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Shtunë, 09.03.2011, 07:54pm (GMT+1)


-Se mjaft e kemi një kishë POLITIKE ORTODOKSE SERBE në zemër të Univeristetit të Prishtinës, pas ndërtesës së Rektoratit, e ndërtuar nga regjimi gjenocidal dhe kolonial i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999), për qëllime politike, antikombëtare dhe antishtetërore shqiptare, për të mohuar dhe shpërfytyruar identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe të Kosovës shqiptare.

Prandaj, si Bashkësia Islame e Kosovës, ashtu edhe Ipeshkëvia Katolike e Kosovës, duhet ta ngrejnë zërin dhe të protestojnë bashkërisht dhe botërisht në rrugë dhe në sheshe të Prishtinës, duke kërkuar nga institucionet shtetërore vendore,, si dhe nga ato ndërkombëtare, që KISHA POLITIKE SERBE E SLOBODAN MILOSHEVIQT, të zhvendoset nga oborri i Univeristetit të Kosovës, sepse aty, kurrë nuk ka pasur kurfraë kishe ortodokse serbe.

Titullarët e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të Ipeshkvisë Katolike të Kosovës, duhet të ushtrojnë kërkesën e përbashkët si për Komunën e Prishtinës së Isa Musdtafës, ashtu edhe për Qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi, për Kuvendin e Jakup Krasniqit dhe për Presidentën e Republikës së Kosovës, në mënyrë që sa më parë të marrin vendim ligjor dhe kushtetues për zhvendosjen e KISHËS POLITIKE SERBE nga trualli i kompleksit së Universitetit të Prishtinës.

Ndryshe, (edhe pse jo të ligjshme dhe, jo në përputhje me Kushtetëtn në fuqi, ashtu sikurse bie ndesh me to, edhe ndërtimi i kishës së theksuar serbe), do të pasojnë kërkesat e komuniteteve fetare shqiptare në Kosovë, që kundruall KISHËS POLITIKE SERBE, në oborrin universitar të Prishtinës, të ndërtojnë kishat apo xhamitë e tyre. Realisht, derisa në oborrin e Univeristet të Prishtinës, të ekzstojë KISHA POLITIKE SERBE e Slobodan Milosheviqit, si qeveria komunale e Prishtinës, ashtu edhe ajo e Kosovës, do të përballen me tyrsninë politike të komuniteteve fetare shqiptare në Kosovë, kur lshtë fjala për ndëlrtimin e xhamive apo të kishave, sepse si Bashkësia islame e Kosovës, ashtu edhe Ipeshkvia Katolike e Kosovës, duan të jenë të barabartë pëlrpara ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Derisa serbët kanë të drejtë të kenë KISHËN POLITIKE të Sloboidan Milosheviqit, në zemër të Universitetit të Prishtinës, atëherë, një e drejtë e tillë , duhet të vlejë edhe për kishën katolike, edhe për xhaminë islame, pavarësisht se çfarë thotë Kushtetuta në fuqi dhe, pavarësisht se një "axhendë" e tillë fetare, është në kundërshtim me vlerat kulturore dhe kombëtare shqiptare. Ajo Kushtetutë dhe ato ligje, duhet të zbatohen njësoj, pa asnjë përjashtim për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Të mos i përsërisim gabimet, por ta zbatojmë Kushtetutën!

****** Fuad Ramiqi: " O plotësoni kushtet për ndërtimin e xhamisë, para Instituit Albanologjik, për lejimin e edukatës fetare dhe të shamisë në shkolla, o pasojat do t'i bartni vetë"( http://www.zeri.info/artikulli/1/1/33255/fuadi-me-shoke-kercenojne-serish/02/09/2011).

Ky kërcënim politik i Fuad Ramiqit, është jo vetëm absurd, por edhe i pajustifikueshm, sepse nuk ka asnjë bazë të vlefshme ligjore, as kushtetuese. Prandaaj, as Qeveria e as Kuvendi i Kosovës, nuk mund ta plotësojnë një kërkesë të tillë të BIK-ut ngaqë nuk është e parashikuar as me ligj e as me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku sipas saj, Kosova nuk është shtet islamik, por "laik dhe demokratik".

Nuk ka asnjë dyshim se, kërkesat e theksuara nga protesta e Fuad Ramiqit me mbështetësit e tij të përkatlsisë islame, bërë në Prishtinë, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, më 2 shtator 2011, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Neni 8-Shteti Laik).

Prandaj, në këtë vështrim, nuk ka se çfarë të debatohet, as të votohet nga grupet parlamentare, as nga deputetët e partive të ndryshme politike në Kuvendin e Kosovës (ashtu siç ka vën në dukje në analizën e tij përmbajtësore dhe objektive, edhe analisti dhe patrioti ynë i shquar, Afrim Morina.Shih në: www.albaniapress.com,3/09/2011), sepse mësimi i lëndës "Edukata Fetare" e ka vendin vetëm në Medrese dhe në Fakultetin e Shkencave Islame e jo në asnjë nivel të sistemit edukativo-arsimor shtetëror të Kosovës, sepse Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nuk e parashikon një gjë të tillë, pavarësisht nga qëllimi dhe synimet politike të "arkitektëve" të një "reforme" të tillë, jashtë institucionit legal fetar.

Sugjerimi i referendumit fetar-naivitet politik dhe kombëtar

Në këto njëzet vitet e fundit të pluralizmit demokratik, askund në Ballkan, nuk është mbajtur ndonjë REFERENDUM gjithëpopullor për futjen e "Edukatës Fetare" në sistemin shkollor. Prandaj, as ne në Kosovë, nuk duhet të trgeohemi më të mençur sesa të tjerët, naivisht dhe verbërisht, t'i shtojmë vetes edhe një problem më shumë fetar krahas problemit të pazgjidhur politik-çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

Shqiptarët në Kosovë, nuk kanë kurrfarë nevoje, që të organizojnë mbajtjen e ndonjë "referendumi" për ndërtimin e xhamisë në oborrin e Instituit Albanologjik, si dhe për futjen e "Edukatës Fetare" dhe të "shamisë" në shkollat shqipe, sepse asnjëra prej këtyre kërkesave, nuk janë çështje për debat, as për votim publik ngase janë në kudnrlshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kushtetuta nuk debatohet, por zbatohet, këtë duhet ta dijnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Natyrisht se, duhet ruajtur, kultivuar dhe ndërtuar kisha dhe xhamia, por jo aty ku nuk e kanë vendin: në oborre të shkollave, të fakulteteve, të Universitetit, të kopshteve edukativo-arsimore, si dhe në hapësirat dhe në objektet historike, kukturore dhe kombëtare shqiptare etj. Një kërkesë e tillë ka më tepër karakter primitiv, propagandistik, politizues dhe politik sesa karakter fetar, kombëtar dhe patriotik shqiptar.

Për këtë çështje, nuk mund të vendosë as kisha e as xhamia, por vetëm institucionet përlatëse të infrastrukturës së nivelit komunal a republikan të shtetit të Kosovës, duke i konsultuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Kundër politizimit të fesë

Vërtet, Kosovës i nevojitet që të mbajë një REFERENDUM për ribashkimin e saj me Shqipërinë Etnike, jo për POLITIZIMIN e feve (islame, katolike dhe ortodokse). Ky është interesi prioritar jo vetëm i shqiptarëve në Kosovë, por në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike.

"Edukata fetare" le të mësohet në kuadrin e mësojtoreve të kishës dhe të xhamisë, ashtu sikurse deri tani, nuk ka fare nevojë që të politizohet, duke kërkuar që të futet në sistemin edukativo-arsimor shtetëror të Kosovës.

Duke qenë se kisha dhe xhamia janë institucione fetare, jo politike dhe shtetërore, janë të ndara prej njëra-tjetrës, andaj nuk duhet kërkuar, as nuk duhet protestuar, që "Edukata Fetare" dhe "Shamia", të futën në programin edukativo-arsimor të sistemit politiko-shoqëror dhe kushtetues të shtetit laik të Republikës së Kosovës.

Duhet të jemi racionalë, objektivë, të drejtë dhe largpamës, të mos jetojmë në iluzione, duke shpresuar se me politizimin e kishës dhe të xhamisë në Kosovë, do të ketë dobi populli, feja (kisha apo xhamia) humanizmi, barazia, drejtësia, demokracia, paqja etj. Përkundrazi, do të përfitojnë vetëm ekstremistët, fraksiionet dhe grupet e ndryshme ekstremiste, të "përpunuara" dhe të "disiplinuara" jashtë Kosovës, të cilat (fshehurazi dhe haptazi) janë vënë në shërbim të përfilljes së interesave fetare dhe politike të huaja, që kanë për qëllim futjen e "mishit të dhisë" midis vëllezërëve myslimanë dhe katolikë shqiptarë, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Një fenomen i tillë është shumë i rrezikshëm dhe me pasoja shumë të rënda dhe të paparashikuara si për komunitetin katolik, ashtu edhe për atë mysliman, sepse ka për qëllim përçarjen, konfrontimin, krijimin dhe thellimin e mosbesimit dhe të urrjetjes midis tyre, deri në armiqësi.

Vendimi i miratuar i Kuvendit legal dhe kushtetues

Si Fuad Ramiqi, ashtu edhe bashkëmendimtarët dhe bashkëprotestuiesit e tij, duhet ta kenë të qartë se, në oborrin e Instutit Albanologjik, nuk mund të nëdrtohet kurrfarë xhamie, sepse nuk e ka vendin aty, por atje, te Posta, ku e ka caktuar komuna e Prishtinës. Me këtë vendim ligjor të komunës së Prishtinës, duhet të pajtohet BIK-u dhe të gjithë të tjerët, që janë të interesuar të ndërtohet ajo xhami.

Fatbardhësisht, Kuvendi i Republikës së Kosovës në Seancën e tij të datës 29 gusht 2011, e hudhi poshtë kërkesën që "edukata fetare", të mos futet si lëndë mësimore në sistemin edukativo-arsimor të Republikës së Kosovës. Ky është një akt i lartë i vetëdijes dhe i pjekurisë politike dhe kombëtare shqiptare. Ky është një akt në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas së cilës Kosova nuk është shtet islamik, por " është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare." (Neni 8/Shteti Laik/, shih në http://www.kushtetutakosoves.info). 

Natyrisht, sipas Nenit 9/Trashëgimia Kulturore dhe Fetare/ të Kushtetutës në fuqi: "Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturoe dhe fetare". Mirëpo, përmbajtja e tij assesi nuk nënkupton institucionalizimin dhe legalizimin e asnjërës fe (islame, katolike a ortodokse) brenda sistemit edukativo-arsimor shtetëror të Republikës së Kosovës, sepse siç thuhet në Nenin 8 të kësaj Kushtetute, Kosova është "shtet laik".

Feja nuk është në rrezik, por KOMBI SHQIPTAR dhe SHQIPËRIA ETNIKE!

Brenda njëzetëvjeçarit të shkuar, dhjetra herë kam shkruar në mënyrë argumentuese se, FEJA NUK ËSHTË NË KURRFARË KRIZE, POR KOMBI DHE SHQIPËRIA ETNIKE, që edhe sot në fillim të dekadës së dytë të shekullit XXI, ende kanë ngelur të copëtuar dhe të kolonizuar nën sundimin imperialist shekullor sllavo-bizantin nën Serbi (Presheva, Bujanoci, Medvegja), nën Mal të Zi (Malësia e Madhe), nën Greqi (Çamëria) dhe nën të vetëquajturën Maqedoni (Ilirida). Ky është problemi për ne, e jo asnjëra pej tri feve që i kemi (islame, katolike dhe ortodokse), deri tani nuk janë të rrezikuara, të mohuara e as të tjetërsuara nga askush. Bile, që të trija këto fe, kurrë më mirë nuk i kanë pasur punërat. Para boll "me thes" nga donacionet e ndryshme humanitare, pasuri, standard, "salltanat" etj. Më mirë i kanë punërat këto insitucione fetare sesa vetë shteti (Kosova dhe Shqipëria). Askushi, "tymin e duhanit nuk guxon t'ua prishë" si thotë populli, sepse kanë bërë kapitale të konsierushme nga donatorët e jashtëm si nga Evropa, ashtu edhe nga vendet islamike të botës. Kështu që, asnjëra prej tri feve tona (islame, katolike dhe ortodokse), nuk kanë të drejtë të ankohen se janë të kërcënuara nga nodnjë rrezik, përveç tendecave të penetrimit të fundamentalizmave islamike të vendeve të ndryshme të botës.

Ndërkaq, ndryshe nga këto tri fe të "akomoduara" dhe të rehatuara në kuptimin e mirëqenies së tyre, qëndron çështja me popullin e shkretë shqiptar, sepse mnbi 50 për qind vuan nga gjendja shumë e rëndë sociale, nga varfëria, nga papunësia, nga moststrehimi, nga sëmundjet e ndryshme, i përbuzur, i harruar, i nëpërkëmbur, i shfrytëzuar, i përçarë dhe i copëtuar nën kthetrat e përgjakshme tiranike të shteteve të huaja kolonialiste dhe neokolonialiste fqinje siç janë Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe e vetëquajtuara Maqedonia. Ky është problemi numër një dhe, deri tani, i pazgjidhshëm as nga politika shtetërore, as nga kisha, as nga xhamia e as nga teqeja. Ky është turp edhe për shtetin edhe për institucionet e theksuara fetare, të cilat në vend se, së pari të zgjidhin këtë problem jetik të KOMBIT SHQIPTAR, ato qe disa vite rresht, janë hedhur në garë se cila do t'ia kalojë tjetrës, duke ndërtuar kisha dhe xhamia, si dhe duke shpikur "reforma të reja" fetare për t'i futur në programin mësmor të shkollave shqipe!? Eu, po shumë po na duron Ky Zot, e ky popull, që hëpërhë liria, pavarësia, vetëvendosja dhe fati i tij, ka ngelur në "mëshirën" e politikës ditore dhe të DISA DEMAGOGËVE të xhamisë dhe të kishës shqiptare, të cilët qe 20 vjet më shumë i vardisen shtetit sesa që kujdesën për të mirën, për zhvillimin, përparimin, për mirëqenien, për fatin, për lirinë, për shkolonizimin dhe për bashkimin e KOMBIT dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

Shikuar nga aspekti i ngushtë egoist, klanor, partiak dhe mahallor, asnjëra palë "nuk kanë faj", sepse " ua ka pirë sorra mendt" si thotë populli (duan vetëm lekë, euro e dollarë dhe jetë baroneske dhe sulltanate) , duke u thirrur rrejshëm në emër të fesë, të humanizmit, të kombit, të patriotizmit, të demokracisë dhe të atdhetarizmit, po e "mjelin" , po e mashtrojnë dhe po e shfrytëzojnë pamëshirë popullin, vetëm për të jetuar vetë, akraballëku feudal dhe kastat e tyre në pushtet dhe jashtë pushteti.

Sa "do t'i shkojë kungulli mbi ujë" kësaj simbioze të panatyrshme, hipokrite dhe gjynahqare, këtë vetëm Zoti i madhërueshëm mund ta dijë, askush tjetër.

Derisa mbi 50% e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike ende nodhet nën çizmen e robërisë koloniale sllave, nuk kemi kohë të mirremi me gjëra, që nuk janë as në plan të dytë të interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Mos ia prishni mendjen popullit me gjëra terciare, që nuk i ha as "pazari i gjelbër", lëre më akademia, shteti, shkenca dhe inteligjencia gjithëshqiptare. Çka po iu duhet "edukata fetare" dhe "shamiat" e huaja në shkollat shqipe, kur i keni medrezen dhe fakultetin?!

Kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas Nenit 8/Shteti Laik/, nuk mund të ketë lëndë fetare e "shamia" në kuadrin e sistemit edukativo-arsimor (të asnjë niveli) në Kosovë.

Ndiqni shembujt e vendeve të civilizuara dhe demeokratike të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës, jo të Azisë, as të Afrikës, sepse Kosova nuk është shtet islamik, por LAIK. Ndaj, shteti nuk është i obligueshëm ligjërisht as moralisht e as me Kushtetutë, që në sistemin edukativo-arsimor, të fut ndonjë lëndë fetare qoftë të fesë islame, katolike ose ortodokse. Në këtë rast, qeveria as kuvendi i Kosovës, nuk kanë bërë kurrfarë shkeljeje të së drejtave fetare të askujt. Ato krtika denoncuese, janë përralla të atyre demagogëve, që po veprojnë sipas porosive të huaja nga jashtë.

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STABILITETI NË KOSOVË - A MUND TË ZGJASË?Nga MERITA B. MCCORMACK, "Dielli" (09.03.2011)
ÇFARË MUND TË BËJË STEVE JOBS PËR KLASËN PUNËTORE TË SHBANga HARLOD MEYERSON, Washington Post (09.02.2011)
BALLAFAQIMI ME MOHUESIT E (KRIMEVE TË) HISTORISËRreth deklaratës së ministrit turk se librat e historë së Kosovës "fyejnë popullin turk"*Nga FRANK SHKRELI (09.02.2011)
Barometri diplomatikNE PRANOJMË VETËM REKOMANDIMET E AMERIKËS, SEPSE AJO NA KA SHPËTUAR NGA SERBIA, JO TURQIA, E AS SHQIPËRIA (1912-1999)Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.01.2011)
NJË VOTË PËR INTERVENCIONIZMINNga ROGER COHEN, New York Times (08.30.2011)
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2011)
MONUMENTI I NJË ËNDËRRENga FRANK SHKRELI (08.27.2011)
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.26.2011)
DITA QË LINDI NËNË TEREZËNNga VISAR ZHITI (08.26.2011)
TRAGJEDIA E 11 SHTATORIT 2001 NE FAQET E NJË ROMANI TRONDITËS(Me rastin e 10-vjetorit të saj)Recension nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI, Boston, SHBA (08.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]