VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 04:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Premte, 08.26.2011, 07:17am (GMT+1)

 

Nënë Tereza, figura më e shkëlqyer e shekullit XX dhe XXI, është shqiptare. Ajo nuk i takon asnjë partie politike, ajo nuk i takon asnjë grupacioni politik apo ideologjik, ajo i takon Zotit dhe njerëzimit.

Nëse ndokush kërkon që të gjejë një pikë afrimi dhe reference për të kuptuar afërsinë e Zotit dhe praninë e tij, mjafton që të njihet me figurën e Nënë Terezës, e cila ndërkohë simbolizon ngrohtësinë që duhet të ketë shteti për qytetarin e tij.

Nënë Tereza ia përfaqëson vlerat Perëndimit, por rrezatimi i humanizmit të saj nuk i njeh kufizimet dhe nuk ia ndryjnë dot kufijtë. India kërkon ta ketë të vetën, Maqedonia po ashtu, por ajo, duke qenë shqiptare i takon gjithë botës. Nënë Tereza është ikonë për qytetërimin Perëndimor, jo më kot asaj iu akurdua Çmimi Nobel për Paqen më 1979, ndërkohë është ikonë për çdo shpirt njeriu, të cilit Zoti i ka falur jetën si dhuratë, pa marrë parasysh se cilës racë, etni apo feje i takon.

Vetëm regjimi diktatorial komunist në Shqipëri, nga më kriminalët në botë, e ndaloi Nënë Terezën të vinte këmbë në atdheun e saj për t'u takuar kësaj jete me nënën dhe motrën e saj, por ky regjim nuk do të arrinte kurrë të ndalte Nënë Terezën të krenohej se ishte shqiptare dhe t'i jepte bekimin shqiptarëve.

Çdo komb i qytetëruar Perëndimor do ta deshte ta kishte Nënën Terezën përfaqësuese të identitetit të vet kombëtar; çdo qytetar në Perëndim do të deshte që në gjakun e vet të kishte ADN-në e Nënë Terezës, si figurë e humanizmit kristian dhe humanizmit botëror, njëkohësisht, nën sermonin se të gjithë banorët e këtij rruzulli, pa dallim feje, ideje, ngjyre dhe race janë të barabartë midis tyre. Ky është sermon i Zotit dhe lirisë, vlerës më të madhe të Perëndimit.

Nënë Tereza nuk kishte fëmijë, ndërkohë ajo ishte Nëna e të gjithë fëmijëve të botës, për të cilët ajo i lutej Zotit, si t'i kishte fëmijët e vet. Nënë Tereza ishte mishërimi i Shën Marisë dhe Fatimes njëkohësisht, por ajo ishte diçka më shumë se aq, pasi ishte bija e Zotit. Ajo lindi virgjëreshë, jetoi virgjëreshë dhe vdiq virgjëreshë, ajo nuk mëkoi me gjirin e saj fëmijët e vet, ndërkohë ajo ishte nëna nëna ime, nëna e nënës time, nëna e gjyshes dhe stërgjyshes time, dhe do të jetë nëna e stërnipave dhe stërmbesave të mi, edhe kur ishim paganë, edhe kur u kristianizuam dhe tash që jemi myslimanë. Feja është shprehje e besimit, ndërsa Zoti shpreh gjithë Universin, dhe Nënë Tereza ishte bijë e Zotit dhe gjithë Universit.

Kam pasur fatin të takohem disa herë me Nënë Terezën. Së pari kur isha korrespondente e Zërit të Amerikës, në vizitën e saj të parë tek Presidenti i Shqipërisë, z.Sali Berisha, pas zgjedhjeve të 22 Marsit 1992. Ajo do të shoqëronte edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Vojtilën, në pranverën e 1993, kur në Aeroportin e Tiranës do t'i tregoja se një pjesë të këngëve dhe lutjeve të saj i kisha përkthyer në shqip dhe i kisha botuar tek Zëri i Rinisë. Ajo do të kënaqej pa masë, do të më lëmonte flokët e do të më bekonte dhe lus Zotin që bekimi i saj të më ndjekë gjithë jetën, mua familjen time dhe pasardhësit e mi, brez pas brezi.

Por bekimet e saj ajo ua blatonte më së shumti atyre që ishin në nevojë dhe në mjerim. Sot bota është e armatosur gjer në dhëmbë me armatime nga më të sofistikuarat, të cilat kanë destinacion shuarjen e jetës, ndërsa Nënë Tereza ishte e armatosur me armën më të fuqishme të kësaj bote, që është dashuria, pasi tek dashuria dhe dhembshuria ajo shihte ilaçin më mrekulli dhe çudibërës.

Si qëndrim atavik nga diktatura dhe regjimet pushtuese, është një qark antishqiptar, tepër i kufizuar, që përpiqet t'i japë Nënë Terezës konotacion fetar, ndërkohë që jeta dhe vepra e Nënë Terezës i ka tejkaluar të gjitha barrierat që e kufizojnë lirinë e njeriut dhe ka qenë në shërbim të humanizmit.

Nënë Tereza tregoi se çdo njeri përbën në vetvete një potencial të madh, të cilin Zoti ia ka dhënë për të ndihmuar dhe bërë mirë, si rruga e vetme dhe e sigurtë për të luftuar të keqen dhe qoftëlargun. Nënë Tereza po ashtu i rrëfeu njerëzimit se Vokacioni i saj ishte dashuria. Unëm dishepulle e Nënë terezës, dhe të jesh dishepull i Nënë Terezës, do të thotë të jesh dishepull i dashurisë prej së cilës ka lindur njeriu, njerëzimi dhe çdo mrekulli e kësaj bote. ©

 

(Ky Opinion u botua tek Bota Sot)

KËNGË NË FORMË LUTJE

NGA NËNË TEREZA

(26 Gusht 1910 - 5 Shtator 1997)

(Këngë e Nënë Terezës në formë Lutje që e shqiptoi vetëm disa ditë përpara se të vdiste)

Si shumë po vepron qoftëlargu në anët tona !

12 misione me figura shenjtësh

do të doja të kisha në Shqipëri,

patjetër në Kosovë dhe 12 të tjera,

të luteshin murgeshat e mia

për të larguar të keqen

nga atdheu im.

Dua të kthehem në Shqipëri

t'u shërbej

më të varfërve të të varfërve të gjakut tim

Dhe në nderim

të kujtimit të prindërve dua të kthehem,

pranë tyre të mbyll sytë.

Ta dimë,

seicili nga ne është krijuar për të bërë vepra të mëdha.

(27 Gusht 1997)

Shqipëroi Elida Buçpapaj

©

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA QË LINDI NËNË TEREZËNNga VISAR ZHITI (08.26.2011)
TRAGJEDIA E 11 SHTATORIT 2001 NE FAQET E NJË ROMANI TRONDITËS(Me rastin e 10-vjetorit të saj)Recension nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI, Boston, SHBA (08.25.2011)
BERLINI SHËNOI 50 VJETORIN E "MURIT"Nga FRANK SHKRELI (08.24.2011)
E "SHKRETA" KOSOVË!Nga REDAN BUSHATI (08.24.2011)
IKJA E VEHBI SKËNDERITNga AGIM SHEHU, shkrimtar, Gjenevë (08.20.2011)
NJËZET VJET MË VONË, PASOJAT E KOMUNIZMIT MBETENNga MASHA LIPMAN, Washington Post (08.19.2011)
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËSRibotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBANga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.18.2011)
NGA ATATURKU TEK ERDOGANI, RIMODELIMI I TURQISËNga SONER CAGAPTAY, Washington Post (08.18.2011)
KINA DHE SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI (08.17.2011)
NJË TEORI PËR GJITHÇKA (GJITHFARE)Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]