VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SY ME SY ME JETËNNË MERGIM, DUKE BREDHUR ME NOLIN: "ANËS LUMIT, ANËS DETIT..."!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 04:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SY ME SY ME JETËN

NË MERGIM, DUKE BREDHUR ME NOLIN: "ANËS LUMIT, ANËS DETIT..."!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Premte, 01.06.2012, 06:25pm (GMT+1)

 

*** Faik Konica: "Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari"! Ndryshe, shqiptarët qe më se 100 vjet, do të ishin të bashkuar në Shqipërinë Etnike Natyrale të Abdyl Frashërit dhe të Ismal Qemalit. - Nuk do të ishin edhe sot, në shekullin e 21-të, të copëtuar dhe të kolonizuar në katër shtetet fqinje sllave në Ballkan, si dhe të degdisur në emigrim të pakthim mbi 4 milionë sish. Kjo është fitorja e armiqve mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike Natyrale. Sepse, ashti siç ka pohuar Faik Konica ynë i zemëruar me arsye, jemi armiq të vetvetes! Ndryshe, ribashkimin gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, nuk do ta cilësonim si "folklorizëm", si "utopi", si "realitet jashtëkohe", si "dogmë" dhe, si "rrezikun më të madh" për vetë popullin shqiptar dhe për rajonin ballkanik, ashtu siç kanë deklaruar botërisht, edhe kryeministri i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto... etj.

*** Sikurse Fan S. Noli, që jetoi, veproi dhe u shua ne dhe te huaj (por që asnjeherë nuk e harroi kombin dhe athdeun shqiptar), ashtu, i njejti fat, na ka pllakosur edhe neve, të braktisur dhe të harruar, duke pritur dhe duke soditur "ANES LUMENJVE" DHE OQEANEVE, derisa të ribëhet bashkimi i gjithë kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Natyrale. Vetem atëherë do të marre fund pergjithmone ankthi, mjerimi, vuajtja dhe shtegtimi i shqiptareve neper bote. Vetem ribashkimi kombetar dhe shteteror i Shqiperise Natyrale, eshte shpetimi i shqiptareve, jo copetimi, percarja dhe emigrimi i tyre. -Jo, filozofia e keqe doktrinare dhe praktike njëshekullore: "Njeri thumbit, tjetri patkoit"!!!

Ate qe e kane bere RILINDESIT tane se bashku me Fan S. Nolin e Madh((me pene, me pushke, me sakrifica, me djerse dhe me gjak etj.), eshte e paperseritshme dhe e paarritshme. Ndaj, Ata nuk vdesin kurre. PIKERISHT pse nuk jemi origjinale si RILINDESIT (por nje fotokopje bardhezi, ca e lexueshme e here e palexueshme), por disa egocentrike, oportuniste, sektariste, hipokrite, inatzinj, hileqare, prepotente, narcisoide, kojtaxhinj dhe interesxhinj egoiste e grupazhist, qe nuk ia njohim meriten njeri-tjetrit, por e urrejme njeri-tjetrin deri ne armiqesi sipas rekuizitave dhe ngjyrave partiake, tregtare, ekonomike, politike, ideologjike mahallore, nahijore dhe pushtetore, jemi te denuar qe me se 100 vjet nen kemben dhe shtypjen e hekurt kolonialiste te tiraneve sllave te Ballkanit.

Kjo eshte arsyeja pse Fan S. Noli nder te tjera, e ka shkruar edhe poezine "ËœANES LUMENJVE". Pse eshte ndiere i perbuzur, i vetmuar, i braktisur..., dhe i pashprese nga hedhurinat e kombit dhe te Shqiperise etnike. Fatkeqesisht, keshtu po ndodh me ne qe nga shuarja ne gjak e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (1878). Edhe sot, me se gjysma e shqiptareve dhe e Shqiperise etnike ka ngelur "peng" e fashizmit dhe e kolonializmit serbo-sllav te Ballkanit. Si rjedhoje e kesaj tragjedie, edhe sot, ne dekaden e dyte te shekullit XXI, mbi 4 milione shqiptare jane degdisur neper bote (refugjate-emigrante). Vertet, jane te brakisur, te perbuzur, te injoruar dhe te harruar nga sundimtaret e sotem "demokrate" dhe "patriote" te regjimeve ekzistuese shteterore shqiptare, qe krejt pak dallojne nga regjimet e meparshme esadiste dhe toptaniste ngase popullin dhe Shqiperine e kane shnderruar ne pronen-placken e tyre private dhe korrupcioniste sipas grupeve te interesit , partive politike, akraballekut, mahallave, fiseve, katundeve dhe provincave etj.

Ky eshte shkaku pse, edhe sot, eshte aktuale poezia "ANES LUMENJVE" e memedhetarit, e patriotit, e poliglotit, e shkrimtarit, e poetit, e dramaturgut dhe e eruditit të famshëm shqiptar, Fan S. Noli. Mjerisht, kjo defton se, po na perseritet historia ne kuptimin negativ, jo vetem per shkak te armiqve grabitcare kolonialiste dhe imperialiste sllave te Ballkanit, por edhe per shkak te armiqve te eger dhe te terbuar-kuislinge te brendshem. Nuk ka dyshim se, keta jane shkaku, fajtoret dhe pergjegjesit kryesore, pse, edhe sot, ne shekullin XXI, kemi ngelur me te njejtat brenga, dhimbje te pasherueshme, me halle, me vaje dhe me te njejtat probleme te pazgjidhura kombetare, steterore, territoriale, politike dhe ekonomike. Dihet, ashtu sikruse per gjysmen e Shqiperise se kolonizuar, ashtu edhe per diasporen qe 100 vjet te zeza, dhe tragjike, askush nuk e vret mendjen per ta, vetem ne rastet, kur duhet t'i zhveshin nga parate dhe nga pasuria e tyre, madje, duke iu grabitur dhe vjedhur edhe votat e tyre per pushtet . Kjo semundje epidemike antihumane, antikomebtare, antisociale dhe antidemokratike, do te zgjase, derisa te miren e perbuzim, duke i thene e zeze, kurse te zezen e perqafojme dhe e lartesojme ne piedestal, ne vend te se bardhes dhe te se mires. Domethene, kur te vetedijesohemi dhe te rindergjegjsohemi ne mendje, ne zemer , ne veprime dhe ne sjellje, duke e shikuar te verteten ne sy, duke dalluar DITEN ME DIELL nga NATA E TERRATISUR E PURGATORIT te Dantes, atehere, me nuk do bredhim te "pashprese" dhe te vajtueshem "ANES LUMENJVE", as anes se deteve, as anes se oqeaneve, as anes se shkretetirave te pakalueshme, por do te jemi te lumtur, te gezuar, te shpetuar, te ngrohur dhe te bashkuar si nje trup i vetem ne shtepine tone te perbashket-SHQIPERINE ETNIKE NATYRALE! Vetem atehere, do te marrim fryme lirisht, do te ndjehemi te padrojtur, si dhe do te marrin fund te gjitha dhimbjet problemet, hallet, mjerimi, emigirimi, percarja, vajtimi, ndasite, varferia, papunesia dhe sundimi i eger kolonial serbo-sllav mbi shqiptaret dhe Shqieprine Etnike Natyrale.

Ndryhshe, keshtu sic jemi te parcare, te helmatisur dhe te hasmuar ne njemije e njeqind parti e grupe te ndryshme, do te jemi te gjykuar, qe edhe ne kete shekull, te rrojme si nomade "ËœANES LUMENJVE", te pashprese, ne vraferi, me malle te pashuar, me skamje te pafund, me lote e vaje...,te paplang dhe pa atdhe-SHQIPERINE E RIBASHKUAR NATYRALE!

Dhe, mjerisht, do të sodisim dhe do të tretemi nëpër dhena të huaja, siç shprehenin me të drejtë RILINDËSIT tanë të papërsëritshëm, derisa të ribëhet Shqipëria e Ribashkuar Natyrale!

Por kur do të agojë ajo ditë e bardhë e ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Natyrale, kur, edhe pas vdekjes së Faik Konicës: "ARMIKU I SHQIPTARIT ËSHTË VETË SHQIPTARI", siç ka thënë me të drejtë nga "zemra e plasur" në mërgim , diplomati, shkrimtari dhe patrioti i shquar, Faik Konica.

Nuk KA injorancë, verbëri, tradhti, primitivizëm, vetëmohim dhe armiqësi më e madhe ndaj kombit shqiptar dhe Shqipërisë, se kur sot(shekulli XXI, dekada e dytë), disa shqipfolës "intelektualë" me dhe pa grada shkencore, në masmediat e shkruara, në radiot dhe në televizionet e ndryshme publike dhe private shqiptare, RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË NATYRALE, e quajnë: "Folklorizëm", "Dogmë", "Utopi", "Rrezik" dhe "Flakë" për Ballkanin!!!

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MONARKIZIMI I POLITIKËS NË SHTETIN NJËSHEKULLORNga Dr. GËZIM ALPION, Universiteti i Birmingamit, Angli (01.06.2012)
HISTORIA E GAZETËS QË BËRI HISTORINga MUJË BUÇPAPAJ (01.06.2012)
NGA SKENA POLITIKE AMERIKANE: LE TË FILLOJË BETEJANga FRANK SHKRELI  (01.05.2012)
OEDIPUS REX COMPLEXNga MAUREEN DOWD, New York Times (01.05.2012)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.02.2012)
NJË VIT HARRAKATNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.31.2011)
MIRË SE VJEN VITI I SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI (12.29.2011)
NË GJURMËT E NJË SKANDALI TË AMBASADORIT RUS NË BEOGRADÇ’NDODHI ME AMBASADORIN RUS NË SERBI?Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (12.28.2011)
EsseHAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARËNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.25.2011)
VACLAV HAVEL: HEROI I LIRISË"E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet’’ --Vaclav HavelNga FRANK SHKRELI  (12.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]