VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "VEPRO TANI!"Nga RESHAT KRIPA

                                                                                      

E Mërkurë, 10.09.2024, 11:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

"VEPRO TANI!"

Nga RESHAT KRIPA


E Enjte, 06.28.2012, 07:45am (GMT+1)

Më 12 qershor 2012 në Washington u zhvillua një ceremoni përkujtimore me rastin e 5-vjetorit të ngritjes së memorialit në përkujtim të viktimave të komunizmit në të katër anët e botës. Ceremonia, që u zhvillua me nismën e Fondacionit për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit, u hap nga Kryetari i këtij Fondacioni, Lee Edwards. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues nga organizata civile si Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shtëpia Shqiptaro-Amerikane e Lirisë, udhëheqës amerikanë, republikanë e demokratë, diplomatë dhe përfaqësues të tjerë nga më shumë se një duzinë vendesh ish-komuniste. Të ftuar nderi ishin një republikan dhe një demokrat, ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, zoti Donald Rumsfeld dhe zonja Annette Lantosh, bashkëshortja e ish-kongresistit demokrat Tom Lantosh. Merrte pjesë gjithashtu edhe Kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresisti me origjinë arbreshe, Xho Dioguardi. Në ceremoni merrnin pjesë, për herë të parë, përfaqësues nga ambasada shqiptare në Washington.

Lexoj për këtë ceremoni dhe në mendjen time vërtitet si fugë një pyetje :

- Memoriali i ngritur ne Washington u kushtohet edhe viktimave të komunizmit në Shqipëri, po Shqipëria vetë kur do të kujtohet për ngritjen e një memoriali të tillë në vend?

Fatkeqësisht kjo është një pyetje pa përgjigje. Asnjë qeveritar, asnjë deputet, asnjë opozitar nuk i kthen përgjigje kësaj pyetje. Një heshtje e frikshme ka mbuluar vendin. Duket sikur drejtuesit shqiptarë të shtetit duan ta lenë në heshtje zhdukjen e pasojave të komunizmit, a thua se nuk ka ndodhur asgjë për gati një gjysmë shekulli terror. Në veshët e mi buçasin fjalët e shprehura në ceremoninë e Washingtonit. Dëgjoj zonjën Lantosh që thotë:

"Çdo njeri ka të drejtë të jetë i lirë dhe çdo njeri e ka për detyrë të mbrojë lirinë e të tjerëve."

Dhe vazhdon të tregojë mbi traumat që kanë kaluar miliona njerëz nën sundimin komunist. Ajo foli edhe për trashëgimë familjare të bashkëshortit të saj dhe vështirësitë që kishte ndeshur familja e saj në Hungarinë komuniste. Ajo u kujtoi pjesmarrësve se edhe sot regjimet totalitare janë një rrezik për të gjithë.

Por daullja nuk duhet të bjerë në vesh të shurdhër. Sirenat e alarmit kanë vite që kanë rënë. Ka mbi dy vjet që Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar Shqipërisë të dënojë krimet e komunizmit. Po të njëjtën gjë i kanë kërkuar Këshillit të Europës gjashtë ministra të jashtëm të ish-vendeve socialiste, kërkesë në të cilën vendi ynë nuk ka denjuar të bashkohet. Mos harroni, vendi ynë ka kaluar fazat më të errëta, në krahasim me vendet e tjera, në kohën e komunizmit. Atëhere përse kjo heshtje?

Në veshët më tingëllojnë fjalët e ish-kongresistit Xho Dioguardi:

" I bëj thirrje qeverisë shqiptare që të sjellë demokraci të vërtetë në Shqipëri duke u kërkuar zyrtarisht falje viktimave të komunizmit dhe familjeve të tyre, duke ngritur një komision të së vërtetës dhe të pajtimit, duke hapur arkivat komuniste, në mënyrë që të fillojë një proces i cili do të shërojë plagët dhe do të rivendosë besimin tek qeveria dhe udhëheqësit e saj."

Le të shpresojmë se zëri i kësaj daullje do të dëgjohet nga autoritetet shqiptare. Sa për nga opozita ne nuk e presim një gjë të tillë. Ne e dimë kush është ajo dhe nuk shpresojmë tek

asnjë ndryshim të kursit të saj. Mjafton të përmendim vetëm një shembull. Kjo opozitë, që e quan veten të reformuar, vazhdon të ruajë po atë emër të gazetës së saj që kishte qysh me

themelimin e mëmës së vetë, Partisë Komuniste.

Nga tribuna e ceremonialit të Washingtonit vjen zëri i ish-sekretarit amerikan të mbrojtjes, Donald Rumsfeld:

"Ne nuk duhet të harrojmë se gjithnjë miliona njerëz anë e mbanë botës jetojnë nën thundrën e tiranisë dhe presin prej nesh e shikojnë tek ne për t'i ndihmuar. Shpresoj që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë gjithmonë si një pishtar drite për botën dhe lutem që të kemi udhëheqës që e kuptojnë këtë gjë."

Unë kam besim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta lenë kurrë Shqipërinë të mbytet në batakun që na la trashëgim komunizmi. Unë kam besim se mentaliteti komunist që vazhdon të sundoje politikën dhe jetën shqiptare më së fundi do të zhduket nga arena jonë. Një gjë të tillë do ta bëjnë burrat e shquar të këtij vendi që nuk i kanë munguar kurrë. Përkrahja amerikane do të jetë kurdoherë pranë nesh. Ambasadori Aleksandër Arvizu e tha fare qartë:

"Duke dalluar progresin, le të futemi në realitetin e zymtë me të cilin përballemi me qindra shqiptarët në ditët e javës dhe ditët e vitit. Dhe ndaj kemi tani këtë nismë: "Veproni tani!" Është për çdo qytetar të republikës. Për çfarë bëhet fjalë? Bëhet fjalë për ndryshimin që duan të gjithë. Për ku? Për çdo cep të kësaj toke të bekuar."

Mendoj se synimi kryesor i kësaj thirrje si dhe i gjithë atyre që gjëmojnë në të katër anët e botës është zhdukja sa më parë e pasojave të regjimit komunist. Me mentalitet dhe metoda komuniste nuk mund të ndërtohet një rend demokratik. Si mund të realizohet kjo?

Në vitin 2006 në Kuvendin e Shqipërisë është miratuar një rezolutë, ndonse pa votat e opozitës socialiste, që parashikonte pikat me të cilat mund të zhduken pasojat e regjimit komunist. Unë mendoj se këto mund të jenë një pikënisje e mirë për t'ia arritur këtij qëllimi. Kanë kaluar gjashtë vjet nga miratimi i kësaj rezolute dhe ende nuk është vënë uji në zjarr për zbatimin e saj. Çfarë pritet?

Për zbatimin e tyre kam shkruar disa ditë më parë në shkrimin "A po zbatohet Katovica?" botuar në gazetën "Metropol" numër 2691 datë 14 qershor 2012. Sot do të përqëndrohem vetëm në një pikë të saj, në atë me numër 16 dhe kjo për shkak të ndjesisë që më ngjalli përkujtimi i memorialit të viktimave të komunizmit në Washington.

Përse nuk ngrihet memoriali i këtyre viktimave në Shqipëri? Kërkesa nga ana e shoqatave të të përndjekurve politikë ka kohë që është bërë. Është kërkuar ngritja e tij në vendin ku dikur ishte përmendorja e diktatorit si dhe i memorialeve të tjera në të gjitha qendrat ku është ushtruar terrori më i madh, rikthimi në muze i burgut të Burrelit dhe kampeve të Tepelenës dhe Spaçit, simbole të dhunës dhe kundërvënies ndaj sistemit shtypës komunist si dhe dënimi zyrtar i figurës së diktatorit Enver Hoxha.

Kush duhet t'i bëj këto? Natyrisht Qeveria Shqiptare apo Kuvendi i Shqipërisë. Ndaj i drejtohem përfaqësuesve të shtresës sonë në këto organe, i drejtohem Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli, zonjave dhe zotërinjve deputetë dhe ministra, Enkelejd Alibeaj, Astrit Bushati, Aldo Bumçi, Sokol Olldashi, Aurel Bylykbashi, Pavlina Hoti, Ridvan Bode, Fatbardh Kadilli, Besnik Dusha dhe të tjerëve, të cilëve u kërkoj të falur pasi nuk u kam përmendur emrat, mos harroni të rënët tuaj! Mos harroni paraardhësit tuaj që u tretën burgjeve dhe kampeve komuniste! Për vetë detyrat që keni, i keni të gjitha mundësitë për realizimin e këtyre kërkesave. Duhet vetëm vullneti juaj. Zoti Mark Marku e gjeti kurajon. Ju këshilloj të ndiqni rrugën e tij. Ne nuk jemi për politikën e rrugës. Nuk jemi për revolta të dhunshme, as për vrasje, për djegie dhe shkatërrime. Ato janë metoda të sistemit komunist. Ne jemi për një

politikë të drejtë dhe me të vërtetë demokratike.

Kushtrimi është dhënë. Është radha e juaj dhe e të gjithë shqiptarve të ndershëm të tregojnë veten e tyre. Por duhet një bosht udhëheqës. Jo një bosht i përbërë nga servilë e hipokritë, nga mashtrues dhe ish-shërbëtorë të komunizmit. Duhet një bosht demokratësh të vërtetë. Për këtë sakrifikuam veten tonë. Për këtë jemi të gatshëm edhe tani.

Zgjedhjet e reja janë në prag. Para tyre është shtruar një kusht, a do të ketë ndryshime? A do të luftohet mentaliteti komunist? A do të dënohet më në fund komunizmi? Nga zgjidhja e këtyre pyetjeve varet fati i demokracisë.

Ndaj "Veproni tani!" Koha ka ardhur!

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste

të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË MOS NEPËRKËMBET LIRIA E SHTYPIT''Liria jonë varet nga liria e shtypit dhe ajo nuk mund të kufizohet pa u humbur plotësisht'', Tomas XhefersonNga FRANK SHKRELI (06.27.2012)
TRAJNIMI I NJË BREZI TË QYTETARËVE GAZETARËNga NAOMI VOLF, Reuters (06.26.2012)
FILOZOFIA E MJERIMIT AKADEMIK!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.25.2012)
EDHE NJË HERË MBI DOSJET E KOMUNIZMITNga RESHAT KRIPA (06.23.2012)
KUJTESË ARGATËVE TË KOLLARISUR TË SERBISË NË KOSOVËNga ESHREF YMERI (06.23.2012)
MARK GJONAJ MËSYN ASAMBLENË E SHTETIT TË NJU JORKUTNga FRANK SHKRELI  (06.23.2012)
SHQIPTARËVE NUK MUND T'UA BËJË ASKUSH SHQIPËRINË ETNIKENga ILIR HYSA (06.21.2012)
SHMANGIA E NJË KATASTROFE GLOBALENga LAWRENCE SUMMERS, Washington Post (06.21.2012)
AMERIKA PËRKUJTON VIKTIMAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (06.20.2012)
KUNDËRREVOLUCIONI EGJIPTIANNga SHABAN MURATI (06.19.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]