*** Po të ndodhte diç e tillë absurde, pjesa veriore e Kosovës, automatikisht do të konsiderohej si një SPECIFIKUM serb me pasoja të rënda dhe të paparashikuara për territorin e Republikës së Kosovës.
*** E ditur, biznesi nuk njeh kufi, por në rastin konkret, do të ishte i dobishëm vetëm atëherë, nëse ai do të përligjte interesat vitale të kombit dhe të shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë etnike, jo të serbëve dhe të Serbisë në kurriz të territorit të Kosovës shqiptare.
*** Derisa në pjesën veriore të Kosovës qe 13 vjet nuk ka liri, nuk ka sundim as zbatim të ligjeve dhe të Kushtetutës së Kosovës (por atje sundojn ligji i xhunglës së bandave ndryshme terroriste dhe mafioze serbe, që mirren me kontrabandimin e mallrave dhe, dhe në forma të ndryshme bllokojnë lëvizjen e lirë të njerëzëve dhe të qarkullimit të mallrave, duke mos u kursyer as nga sulmet dhe plgasoja e ushtarëve të KFOR-it, të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës) , si është e mundur që në të, të krijohej ndonjë zonë e lirë ekonomike dhe pa kufij, ashtu sikurse ajo e " Xhebal Alisë së Dubait" të Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu siç ka propozuar Behxhet Pacolli?!
*** Krijimi i zones së lirë ekonomike sipas modelit "Xhebal Ali" të Dubait, të propozuar dhe të sqaruar nga Behxhet Pacolli nënkupton "shlyerjen e kufirit, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, lëvizjen e lirë të njerëzëve dhe të qarkullimit të mallrave dhe të kapitalit me Serbinë".((www.tanjug.rs/05/07/2012).
Një gjë të tillë po e kërkojnë, edhe serbët, edhe Beogradi, edhe Kisha Ortodokse Serbe, që Kosova të mos ketë kurrfarë kufiri shtetëror në veriun e saj, por vetëm kufi administrativ pa simbole shtetërore. Vërtet (edhe pa sjelljen e Duabait arab në Leposaviq, në Mitrovicë, në Zveçan dhe në Zubin Potok) de fakto dhe de jure, një gjendje e tillë e një zone të lirë, kaotike, kontrabandiste antiligjore dhe antikushtetuese e ashtuqujaturit e biznesit serbo-shqiptar, tanimë qe 13 vjet ekziston në veriun e Kosovës (1999-2012), sepse atje nuk funksionin as ligji e as kushtetuta e Kosovës, por bandat kriminale terroriste, si dhe ligjet dhe Kushtetuta e Serbisë sipas së cilës "Kosova është pjesë territoriale e Serbisë"!?
Mirëpo, për të ardhur në shprehje praktikisht reciprociteti ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë, nuk ka nevojë të krijohet kurrëfarë Dubai arab në veriun e Kosovës, por urgjentisht, do të duhej të vihej kufiri shtetëror ndaj Serbisë, si dhe të mbyllen të gjitha pikat vendkaluese të tij, derisa Serbia dhe minoriteti serb të mos e njohin Republikën e Kosovës. Ky do të duhej të ishte prioriteti i politikës zyrtare të Kosovës, gjithnjë duke marrë për bazë interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe duke u mbështetur strikt mbi bazën e reciprocitetit të bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet dy shteteve të barabarta (Kosovës dhe Serbisë).
Heqja e barrierave kufitare të Kosovës (sipas standardeve integruese të BE-së), do të kishte kuptim vetëm atëherë, sikur Serbia të kishte marrëdhënie të ngushta miqësore me shtetin e pavarur të Kosovës si dy vende të barbarta dhe sovrane. Veteëm në këtë rast, do të mund të vinte në shprehje krijimi i ndonjë zone të lirë ekonomike në Kosovën Veriore. Ndryshe, siç ka propozuar Behxhet Pacolli "dubaizimin" e saj, është gabim politik dhe ekonomik, sepse, para së gjithash, mungon standardi dhe parimi i reciprocitetit mbase se Serbia dhe serbët e Veriut të Kosovës, në asnjë formë nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran brenda tërësisë së saj territoriale, që historikisht dhe ligjërisht i përket titullarit të saj-SHQIPËRISË ETNIKE dhe SHQIPTARËVE, JO Serbisë e as serbëve të Veriut e as të Jugut.
I suksesshëm në biznes, por jo, edhe në politikë!
Nuk ka dilemë se Behxhet Pacolli me biznesin e tij, është dëshmuar i suksesshëm , kjo nuk është e diskutueshme, por jo, edhe në politikë: Së pari, nuk do të kishte pranuar që prej presidentit të Kosovës, të demisionohej në zëvendëskryeministër të qeverisë së Kosovës; së dyti, nuk nuk do të kishte mohuar vetëvetën se në veriun e Kosovës, nuk janë bërë investime të mjaftueshme nga ana e qeverisë së Kosovës, kur ai e di shumë mirë se atje bandat rebele serbe së bashku me Beogradin dhe me Kishën Ortodokse Serbe, kanë krijuar një problem shumë të madh politik ngase qe 13 vjet e kanë auzurpuar atë; së treti, nuk do të kishte kërkuar vazhdimin e dialogut me Beogardin, pa njohjen paraprake të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë; së katërti, nuk do të kishte sugjeruar që në vend të zgjidhjes politike të statusit të veirut të Kosovës, atje, të krijohej " një zonë e lirë ekonomike sikurse ajo e Xhebal Alisë së Dubait" të Emirateve të Bashkuara Arabe. Së pesti, nuk do ta kishte denoncuar "dhunën ndaj serbëve me rastin e festimit të Vidovdanit" në Gazimestan, në Graçanicë e gjetkë !? (www.tanjug.rs/05/07/2012).
Pavarësisht se serbët janë borxhlinj shekullorë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike ngase, edhe sot, në fillim të dekadës së dytë të shekullit XXI, mbajnë nën sundimin e tyre kolonial, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën të Anamoravës shqiptare. Si rrjedhojë, deri më sot, nuk ekzistojnë fakte historike e as politike konkrete se serbët për një BIZNES ekonomik a tregtar kanë shitur ndonjë pjesë të territorit të Serbisë, ashtu siç kanë vepruar biznesmenët politikë shqiptarë me shitjen e Shën Naumit Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në vitet e 20-ta shekullit XX.
Prandaj, në këtë rast konkret, teza e zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli që Kosova Veriore të shndërrohet në një zonë të lirë ekonomike sipas modelit të Dubait, është absurd dhe e paqëndrueshme, sepse serbët e atjeshëm, Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk kanë problem me investime, por thjesht kanë PROBLEM POLITIK dhe GJEOPOLITIK, sepse me çdo kusht duan ta kenë në zotërimin e tyre Trepçen e begatë me ari, me argjend, me plub, me zink dhe me bakër, që fle në territorin legjitim të Shqipërisë etnike, jo kurrfarë Dubai Arab, të sugjeruar nga Behxhet Pacolli.
Në Veriun e Kosovës nuk është problem mungesa e investimeve të brendshme, as atyre të huaja ekonomike etj., por problemi është politik ngaqë serbët e atjeshëm, të mbështetur direkt dhe indirekt nga Beogradi dhe nga Moska, si dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, nuk duan ta pranojnë shtetin e pavarur të Kosovës. Ky është problemi kyç me minoritetin serb në pjesën veriore të Kosovës.
Pra, në pjesën veriore të Kosovës nuk janë problem "investimet" e Behxhet Pacollit, as të Qeverisë së Kosovës, as të Evropës e as të Amerikës, por problemi kryesor janë vetë serbët, të cilët që nga përfundimi i luftës në Kosovë (10 qershor 1999), nuk njohin kurrfarë autoriteti të pushtetit shtetëror shqiptar, as kurrfarë ligjesh e as kurrfarë kushtetute të Republikës së Kosovës. Ky është PROBLEMI, i cili, tash për tash është "arrë në fyt" për politikën, për diplomacinë dhe për drejtësinë e republikës së Kosovës.
Këtë problem politik nuk e shohin dhe, nuk duan ta pranojnë para opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar vetëm ata politikanë dhe drejtues të shtetit të Kosovës, të cilët tërthorazi me pasivitetin e tyre politik, ligjor dhe kushtetues, edhe kanë ndikuar që ai të formësohej si i tillë ngase nuk kanë qenë gjendje të ndërmarrin asnjë masë preventive politike, juridike dhe ligjore për eliminim e tij në kohën e duhur, me të përfunduar lufta në Kosovë (10.06.1999).
Këtë gabim politik, hëpërhë, të pariparueshëm të krerëve drejtues të shtetit të Kosovës, politika dhe diplomacia zyrtare e Beogradit e kapitalizoi në favorin e saj dhe të rebelëve serbë në veriun e Kosovës, duke ia imponuar "˜DIALOGUN TEKNIK" si dhe FUSNOTËN 1244 qeverisë së sotme të Hashim Thaçit, të Behxhet Pacollit dhe të Edita Tahirit, si dhe Bashkimit Evropian (BE).
Pavarësisht nga pohimet deklarative të mbështetësve dhe të zbatuesve të "dialogut teknik" dhe të "Fusnotës 1244" (sipas së cilës statusi i Kosovës së pavarur është i diskutueshëm në planin ndërkombëtar) të qeverisë, të kuvendit dhe të presidencës së Kosovës, Beogradi ia arriti, që ta rindërkombëtarizojë problemin politik të Veriut të Kosovës, duke kërkuar, që të vazhdohet "dialogu teknik", përkatësisht politik me Prishtinën zyrtare, i filluar në mars të vitit 2011, në mënyrë që të arrihet ndonjë zgjidhje politike, e kapshme për statusin e pavarur të minoritetit serb, jashtë jursidiksionit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, që do të thotë autonomi politike dhe territoriale më vete, ose copëtimin-serbizimin e pjesës veriore të Kosovës.
Mirëpo, këtë problem të madh politik, ndryshe e shohin dhe e trajtojnë (ashtu si u konevnon interesave jetëshkurtra të politikës së tyre ditore) hashim thaçët, edita tahirët dhe behxhet pacollët e qeverisë, së kuvendit dhe prisdentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke pohuar se "dialogët" dhe bisedat e tyre me Beogradin, kinëse kanë vetëm "karakter teknik", ekonomik, tregtar, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të qarkullimit të mallrave...etj., e jo politik , dhe se ato nuk kanë të bëjnë me statusin politik të Veriut të Kosovës.
Me gjithë këtë "jusitifikim teknik" të politikës, të propagandës dhe të diplomacisë së titullarëve zyrtarë të institucioneve shtetërore të Kosovës, në veriun e Kosovës, problem politik, ligjor dhe kushtetues, janë serbët, të cilët, në asnjë formë nuk e njohin Republikën e Kosovës (17.02.2008).
Ky është problemi politik (tash për tash i pakapërcyeshëm) për politikën e qeverisë së koalicionit Thaçi-Pacolli, e pranuan, nuk e pranuan biznismenët e qeverisë dhe të parlamentit të Kosovës, sepse veriu i Kosovës, nuk është problem ekonomik, as teknik, por mbi të gjitha dhe, para së gjithash, është problem politik, që kërkon zgjidhje politike imediate nga qeveria e Kosovës.