VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EKONOMIA SHQIPTARE NË PRAG TË RREBESHEVEMoody’s: Po degradojnë parametrat fiskalë të QeverisëNga ILIR HYSA

                                                                                      

E Hënë, 10.14.2024, 03:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

EKONOMIA SHQIPTARE NË PRAG TË RREBESHEVE

Moody’s: Po degradojnë parametrat fiskalë të Qeverisë

Nga ILIR HYSA


E Premte, 06.29.2012, 07:24am (GMT+1)

 


Ekonomia shqiptare pret disa rrebeshe në ditët dhe muajt që vijnë. Shenjat kanë qenë të dukshme prej kohësh por si për ta zyrtarizuar këtë shqetësim vjen vlerësimi i kompanive të vlerësimit të kreditit Moody's dhe Standard and Poor's (S&P) të cilat merren me vlerësimin e situatës fiskale dhe monetare të qeverive dhe institucioneve të ndryshme financiare. Ditët e fundit, Moody's dhe S&P e kuotuan nivelin e kreditit të qeverisë shqiptare respektivisht në nivelin B1 dhe B+ dhe kjo nuk përbën ndonjë ndryshim nga hera e fundit. Megjithatë, në opinionin përmbledhës të vlerësimit të kreditit (Credit Opinion) të datës 22 Qershor, 2012 kompania Moody's lë të kuptohet se, të paktën tani për tani, kohët e mira për Shqipërinë janë lënë pas dhe se ajo po shkon drejt një situate të vështirë. Opinioni vë në dukje se gjatë krizës financiare globale Shqipëria arriti të shënojë rritje ekonomike por si pasojë e masave antikrizë, të cilat konsistuan në shkurtim masiv taksash dhe rritje shpenzimesh, u përshpejtua degradimi i parametrave fiskalë të qeverisë.

Është bërë zakon që shumëkush të mos besojë asgjë paraprakisht deri sa t'a shohë bombën ti plasë para syve. Mjafton këtu të përmendim situatën që parapriu dhe pasoi rënien e firmave piramidale në vitin 1997. Shumë prej nesh e degjuan mëse një herë thënien se ajo ishte rrugë pa krye. E megjithatë vazhduan lojën si kumarxhi të regjur deri sa ngelën me gisht në gojë. Po e përmend këtë fakt për të theksuar edhe një herë seriozitetin e kësaj situate të rëndë. Pse konsiderohet ajo e rëndë? Shqipëria ka marrë dhe vazhdon të marrë borxhe nga institucione financiare botërore për financimin e projekteve të ndryshme. Më pak taksa të grumbulluara në buxhetin e shtetit do të thotë që qeveria ka nevojë të marrë më shumë borxhe. Në një treg financiar botëror tashmë tejet të tensionuar, një shkallë krediti e dobët (si B1) do të thotë që Shqipëria duhet të përballojë norma më të larta interesi në marrjen e borxheve. Për qëllim udhëzimi për investuesit, krediti i qeverisë shqiptare konsiderohet si "shumë spekullativ - highly speculative" që do të thotë se mundësia që investimi të dështojë është shumë e madhe. Por le të kthehemi tek matematika jonë. Borxhi i marrë bashkë me interesat e principalit dhe të interesave të papaguara paraardhëse krijojnë një ortek borxhi të papërballueshëm në vitet që vijnë. Një spirale në të cilën borxhi zë një pjesë gjithmonë e më të madhe si përqindje e Prodhimit të Përgjthshëm Bruto (PPB) dhe e që e bën larjen e borxhit të pamundur, con në falementimin e shtetit. Një situatë të ngjashme të vështirë po kalon fqinji ynë jugor, Greqia dhe duke qenë se plagët e krijuara në Greqi na kanë prekur edhe ne, një ndërhyrje me seriozitetin më të madh që le menjanë interesat politike është e nevojshme për Shqipërinë. Kritikët mendojnë se vendimi për kalimin para pak kohësh të INSTAT-it nën varësinë e Këshillit të Ministrave është pjesë e lojës së numrave që mund të përdorë qeveria për të manipuluar votuesit para zgjedhjeve të vitit 2013.

Por ky nuk është i vetmi problem që ka ekonomia e Shqipërisë. Kthimi masiv i emigrantëve, papunësia, rënia e remitancave, hendeku (që financohet nga buxheti i shtetit) ndërmjet shpenzimeve dhe kontributeve në sektorin shëndetësor janë të gjitha mina me sahat.

Megjithatë, le të kthehemi tek zgjidhja/zgjdhjet e problemit që lidhet me stuhitë që presim. Ka dy shkolla kryesore të mendimit ekonomik në lidhje me rrugëdaljet kur ekonomia tregon shenja rënieje. Njëra prej tyre bazohet në idenë se rritja e prodhimit i zgjidh të gjitha problemet ndërsa e dyta bazohet në idenë se qeveria duhet të luajë një rol aktiv dhe ta stimulojë ekonominë në kohë të vështira për të rritur kërkesën. Kjo sepse, edhe nëse prodhohet dhe oferta është e mjaftueshme, mungesa e kërkesës mund ta dëmtojë ekonominë për vite e vite me radhë. Shkolla e parë kërkon nxitjen e prodhimit nëpërmjet shkurtimit të taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve qeveritare. Arka e shtetit nuk ka shumë të ardhura dhe nuk përballon edhe një shkurtim tjetër taksash. Politikisht, shpenzimet nuk mund të shkurtohen dot nëse afrohen zgjedhjet dhe kur kryeministri premton rritje rrogash dhe pensionesh. Kështu që nuk po merremi këtu me shkollën e parë të mendimit se si funksionon ekonomia.

Shkolla e dytë bazohet në rolin aktiv të qeverisë, rritjen e shpenzimeve për të stimuluar ekonominë. Ekonomisti anglez Xhon Mejnard Kejns (John Maynard Keynes) i cili studjoi Depresionin e Madh që pllakosi botën në vitet '30 të shekullit të kaluar, propozoi rritjen e kërkesës agregate nëpërmjet shpenzimeve të financuara nga qeveritë për të shmangur rëniet në ciklet e biznesit si pasojë e rënies se prodhimit. Për fat të keq, një pjesë e madhe e ekonomisë së Shqipërisë nuk bazohet në prodhim por shërbime dhe shumë nga të mirat materiale importohen. Përveç kësaj, kriza në Shqipëri, sikurse konfirmon Moody's, po krijohet artificialisht nga pakësimi i stokut të taksave të grumbulluara dhe rritja e shpenzimeve të qeverisë. Si konkluzion, ekonomia shqiptare nuk nxirret nga kriza duke shpenzuar sepse së pari, nuk kemi të bëjmë me cikël tipik biznesi dhe së dyti, nuk ka llogjikë ekonomike të harxhosh për stimulimin e kërkesës kur konsumi i artikujve që përbëjnë kërkesën është pothuajse stabël. Vetëm nxitja dhe rritja e prodhimit, çështje të cilën e diskutuam më lart, e shpëton ekonominë shqiptare. Kemi hyrë kështu në një rreth vicioz. Me taksën e sheshtë qeveria Berisha iu ka mundësuar kompanive të mëdha të ndërtuara nga privatizimet e pasurisë kombëtare dhe dallaveret e tjera të PD-së dhe LSI-së (por edhe PS-së) dhe që mbajnë gjallë pushtetin e tyre ( financojnë fushatat elektorale etj.) të paguajnë të njejtën taksë (ne %) si bizneset e tjera. (Askush nuk do të pranonte që korporatat e mëdha të paguanin aq sa dikush që shet banane në cep të rrugës). Kryeministri Berisha duket sikur e propozoi taksën e sheshtë në përgjigje të kritikave se PD nuk ishte e djathtë dhe për të kënaqur ata që e financojnë në fushata. Kjo e la arkën e buxhetit bosh dhe po përshpejton krizën për të cilën po flasim.

Në një artikull të botuar në gazetën "Shqip" në 2 Qershor 2012 ekonomisti dhe deputeti i Partisë Demokratike, z. Selami Xhepa paralajmëron stuhitë dhe rrebeshet duke bërë thirrje "për një politikë monetare përtej tradicionales" gjë që duket gati plotësisht bixhoz dhe jo e sigurtë të prodhojë rezultate. Fillimisht zoti Xhepa sugjeron se duke qenë se qeveria i ka duart e lidhura dhe nuk mund t'a stimulojë ekonominë nga pikëpamja fiskale për shkak të borxhit të madh publik dhe në rritje, atëherë politika monetare mbetet e vetmja lojë në qytet. Mes politikave monetare zoti Xhepa rekomandon mbajtjen në nivele të ulëta të normave të interesit, rritjen e stokut të letrave me vlerë me risk të ulët nga Banka Qëndrore (që do të thotë se ajo duhet të absorbojë ende nga borxhi i qeverisë), dhe lehtesimin e kreditimit nga bankat në përgjithësi. Autori sugjeron se edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur shqetësim ne lidhje me gjendjen dhe ka këshilluar që lehtësirat kreditore të shtrihen përtej sektorit të financave dhe të mbulojnë edhe korporatat jofinanciare. Ai pranon se propozimet e tij janë thjesht provë por më mirë se të ndenjurit duarkryq:

"Do të ishte naive të pretendohej se rruga nuk ka rreziqe. Ky riformatim i mënyrës së hartimit dhe zbatimit të politikës monetare është një risi, dhe ashtu si çdo eksperiencë e re mund të përmbajë disa rreziqe. Por edhe të mos stimulosh ekonominë, kur ekonomia ka nevojë për stimul, është, më e pakta të thuhet, po ashtu e rrezikshme."

Në përmbyllje, duhet thënë se ekonomia shqiptare është para sfidash të mëdha. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se shumë nga këto probleme janë krijuar nga politika. Ekonomia punon më mirë kur politika mbetet jashtë saj, gjë e pamundur kjo jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend që aspiron ndërtimin e një sistemi pluralist dhe demokratik. Por ndërsa ky atribut është pjesë e sistemit dhe duhet të mësohemi të jetojmë me të, një qeverisje e përgjegjshme, sanksionimi i pronës private (fizike dhe intelektuale), minimizimi i korrupsionit, ndërtimi i një administrate pa nepotizëm por të bazuar në parimin e meritokracisë janë të gjtha objektiva që mund të arrihen. Deri atëhere, shumë punë mbetet për tu bërë në ndërtimin e një sistemi vlerash njerëzore të qëndrueshme që duhet të shërbejnë si busull për të gjthë ne. Kjo është më e veshtirë se zëvendësimi i disa politikanëve dështakë me të tjerë. Nëse ndërtojmë ato vlera, edhe rrebeshet e kohërave do ti përballojmë më lehtë të gjithë së bashku.

Ilir Hysa

Ekonomist

Nju Jork, 29 Qershor 2012

ILIR HYSA


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"VEPRO TANI!"Nga RESHAT KRIPA (06.28.2012)
TË MOS NEPËRKËMBET LIRIA E SHTYPIT''Liria jonë varet nga liria e shtypit dhe ajo nuk mund të kufizohet pa u humbur plotësisht'', Tomas XhefersonNga FRANK SHKRELI (06.27.2012)
TRAJNIMI I NJË BREZI TË QYTETARËVE GAZETARËNga NAOMI VOLF, Reuters (06.26.2012)
FILOZOFIA E MJERIMIT AKADEMIK!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (06.25.2012)
EDHE NJË HERË MBI DOSJET E KOMUNIZMITNga RESHAT KRIPA (06.23.2012)
KUJTESË ARGATËVE TË KOLLARISUR TË SERBISË NË KOSOVËNga ESHREF YMERI (06.23.2012)
MARK GJONAJ MËSYN ASAMBLENË E SHTETIT TË NJU JORKUTNga FRANK SHKRELI  (06.23.2012)
SHQIPTARËVE NUK MUND T'UA BËJË ASKUSH SHQIPËRINË ETNIKENga ILIR HYSA (06.21.2012)
SHMANGIA E NJË KATASTROFE GLOBALENga LAWRENCE SUMMERS, Washington Post (06.21.2012)
AMERIKA PËRKUJTON VIKTIMAT E KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (06.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]