
Mediat tona, kryesisht ato në Kosovë, u treguan të pazonjat të përcaktonin me një fjalë të vetme kush me kë u rrah para disa ditësh në Kuvendin e Kosovës. Lajmi që dhanë ato ishte: "Deputetët e Kosovës u rrahën mes vedi". Me mjetet që jep norma letrare e gjuhës së sotme shqipe, mund të thuhej: "Deputetët e Kosovës u rrahën me njëri-tjetrin" ose "Deputetët e Kosovës u rrahën mes tyre." Por mediat u përpoqën ta shprehnin sa më përmbledhtas përcaktorin, kështu që përdorën trajtën dialektore "mes vedi".
Folja këtu është në trajtën vetvetore të ndërsjellët (reciproke): me u rrahë (paskajore), rrihem (veta e parë e kohës së tashme, dëftore). Fjalori në fuqi i Shqipes së Sotme, nga 12 përdorimet e foljes rrah, nuk e jep fare kuptimin e rrahjes së dikujt nga dikush (vepror), nuk e jep as kuptimin e rrahjes si ndërveprim, pra si vetvetore e ndërsjellët. Këtë e jep fjalë më vete: "rrihem": 1. E qëlloj dikë (me dorë, me grushte etj.) dhe ai më qëllon mua; rrahim njëri-tjetrin. Në vetvetoret e ndërsjellëta të këtij tipi, ndërkaq, bëjnë pjesë edhe shahemi, grindemi, zihemi, ndeshemi, përleshemi e tjerë, ku veprimin e kryejnë dhe njëkohësisht e pësojnë të dyja a më shumë palët pjesëmarrëse.
Në filozofinë morale shqiptare përcaktohet se në rrahje askush nuk del i fituar: Ai që rrah është i rrahur. Ashtu si në sharje: Ai që shan, është i sharë. Etj. Sepse mundësia e reagimit, sado e vogël, sado e papërfillshme, nga pala e sulmuar është pjesë e pandashme e rregullit. Pra, morali shqiptar i përjashton këto sjellje, sidomos i përjashton ndër të rriturit. Fëmijët rrihen, fëmijët grinden, fëmijët zihen, fëmijët ngatërrohen. Të rriturit ndërrojnë (shkëmbejnë) fjalë jo të mira, të rriturit e prishin ndejën, e prishin kuvendin.
Togfjalëshi "mes vedi" është marrë nga të folmet veriperëndimore të shqipes, kryesisht nga shkodranishtja. Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh i gjejmë format "vedi" ose "vedvedi". Dikur ato janë lëvruar nga autorë shkodranë. Kujtojmë: Migjeni shkruante "bijtë e shqipes folenë ia ngrehin vedvedit". Gjithsesi "mes vedi" duket se nuk e përmbush qëllimin e lëvruese të shqipes në të folur apo në të shkruar, për të shprehur përcaktorin në përdorimet e vetvetoreve të ndërsjellëta.
Fjala e leksikut të letrarishtes "vete" ka spektrin e saj të përdorimit me apo parafjalë, në lidhje të ndryshme të ngushta apo të gjera sintaksore, por nuk ndihmon në zgjidhjen e saktë kuptimore.
Janë të folmet verilindore të shqipes, ku përfshihet Kosova, ato që e përmbajnë këtë mundësi shprehëse: Fëmijët u rrahën ndërveti, u zunë ndërveti, u grindën, u përleshën, u grisën, u gërrithën, etj. etj. ndërveti. Në kontekstin e lajmit të mësipërm do të thuhej "Deputetët e Kosovës u rrahën ndërveti", "u shanë ndërveti", "u përlanë ndërveti", "u grushtuan ndërveti", "u shqelmuan ndërveti".
Dukuria e rrahjeve, sharjeve, grindjeve, zënieve, përlamjeve, përleshjeve, grushtimeve, shqelmimeve, bërrylimeve... në mjediset zyrtare dhe mjediset e tjera publike mes zyrtarëve, mes politikanëve, pra mes njerëzve tanë publikë ka gjasa të vijë vetëm në rritje, ka gjasa të pasurohet në përmbajtje dhe të stërhollohet në formë, ka gjasa të jetë përherë e më argëtuese, më zbavitëse, më afër showve televizive popullore.
Në të folurit e përditshëm për një rrahje të stërzgjatur, ku askush nuk ndërhyn për t'i ndarë palët, thuhet: U rrahën deri sa i ndau shiu. Në forma dëshirore thuhet: U rrahshin derisa i ndaftë shiu. Edhe për deputetët tanë, zyrtarët tanë, qeveritarët tanë, partiakët tanë, biznesmenët, afaristët, pra të Tiranës, të Prishtinës e tjerë, mund të themi, mund të urojmë: U rrahshin, u shafshin, u shtyfshin, u pëshyfshin, u grindshin, u zënshin, u gërrithshin, u gërvishtshin, u grushtofshin, u shqelmofshin, u gazepofshin, u sakatofshin, u gjytyrymofshin... derisa dalshin fare, pra derisa mos i ndaftë as shiu!
Këto na bëjnë vetëm për të qeshur. Me rëndësi është që gjuha shqipe të mos mbetet duke u vërtitur nëpër dhëmbë në kërkim të fjalëve apo formave shprehëse më të përshtatshme. Ka pasuri të pafundme gjuhësore në dialektet e përjashtuara nga qytetaria e shqipes prej burokracisë politike gjuhësore. Pa emancipimin e politikës gjuhësore, gjuha shqipe do të mbetet do të shkojë duke u tkurrur dhe do të vijë dita që t'i mbetet në fyt vetvetes.
Ky është shqetësimi im, ky le të jetë shqetësimi real i të gjithë lëvruesve dhe përdoruesve të shqipes, folës apo shkrues të saj. Realiteti shqiptar pasurohet, marrëdhëniet e tij të brendshm dhe partneritetet e tij të jashtme pafundësohen, prandaj sfidat shumëfishohen. Ato fitohen më shumë duke iu kthyer thesarit gjuhësor të dialekteve, nëndialekteve, të folmeve, thesarit gjuhësor të pashfrytëzuar në shkrimet e derisotme shqipe, sesa duke huazuar apo duke improvizuar kalke nga burimet e huaja.
©
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©