E Premte, 12.06.2024, 06:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
VETËM HEROI I KOSOVËS ADEM DEMAÇI MERITON POSTIN E PRESIDENTIT, ASKUSH TJETËR!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Mërkurë, 07.11.2012, 03:21pm (GMT+1)



*** Posti i presidentit të Republikës së Kosovës, është i ëmbël, por atë duhet merituar, ashtu sikurse e meriton heroi  i Kosovës, Adem Demaçi,  jo të grabitet në forma të ndryshme bizare antidemokratike dhe antikombëtare  si shkak dhe pasojë e luftës së ethshme dhe të egër për pushtet, jo për popullin e as për Kosovën shqiptare.


*** E vetmja arsye e pranueshme, që Adem Demaçin, do ta kontestonte për të ushtruar funksionin e presidentit të Kosovës, do të ishte  REFUZIMI i tij. Të gjitha interpretimet e tjera "sqaruese", jashtë këtij konteksti, kanë karakter intrigash, provokimesh, spekulimesh politiko-propagandistike të  luftës për pushtet të pretenduesve  të partive dhe të grupeve të ndryshme të interesit, të cilat me vite të tëra (1999-2012), janë "abonuar" në karriget e parlamentit dhe në postet e pamerituara në qeveritë e derisotme  hibride koalicioniste, si dhe në KARRIGEN e presidentit të Kosovës.

 

Evropa  ia njeh meritat Adem Demaçit, kurse injoranca politike e Kosovës ia konteston postin e Presidentit(!)


Evropa demokratike ia njohu meritat Adem Demaçit si demokrat dhe si luftëtar i pakompromis i mbrojtjes së lirive dhe të drjtave të njeriut në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, atëherë, pse, cilët janë ata politikanë dhe "konstitucionalistë" të marrë dhe miopë, që heorit Adem Demaçi-Mandelës së Evropës ( pa asnjë të drejtë  morale, politike, ligjore, kushtetuese  dhe demokratike, duke manipuluar me  gishta të një qeverie të koaliconit dhe, të një kuvendi të instrumentalizuar dhe të "privatizuar" të saj, sipas  ulpiseve dhe ngjyrave partiake), që njëzet vjet nuk ia njohin të drejtën dhe meritën historike, kombëtare dhe patriotike, që ai të jetë PRESIDENT i Kosovës së lirë dhe sovrane?


Mandela i Shqipërisë Etnike dhe i Evropës, Adem Demaçi për hir të sakrificës së pakursuer dhe të veprës së tij  emblematike jetësore (si i burgosur dhe disident politik shqiptar, që  tridhjetë vjet vuajti burgjet dhe kazamatet famëkëqia serbo-jugosllave) për mbrojtjen e pakompromis të vlerave demokratike, si  dhe të drejtave dhe  lirive të njeriut si vlera fundamentale dhe universale të botës demokratike, duke përfshirë në radhë të parë njohjen e së drejtës historike legjitime dhe të drejtës së vetëvendosjes, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por të gjithave trevave etnike shqiptare nën sundimin kolonial të Jugosllavisë (Serbinë e Madhe), më 1991, u nderua me "Çmimin Saharov" nga ana e Parlamentit Evropian.


Presidentin, duhet ta zgjedhë POPULLI i Kosovës, jo  aleancat partiake!


Nëse populli i Kosovës dëshrion që të shpëtojë nga kanxhat e mjerimit, nga  shumë padrejtësi, nga shfrytëzimi, nga varëfëria, nga papunësia, nga varësia, nga pabarazia, nga diskriminimi, nga dekadenca, nga pazarllëqet,  nga sepekulimet dhe nga mashtrimet  e deritashme njëzetvjeçare të oligarkëve, të burokratëve dhe të nepotistëve të subjekteve të ndryshme politike (pozitë opozitë), duhet të kërkojë urgjentisht dhe në mënyrë demokratike, që në ballë të tij  dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike, si president,  të vihet heroi dhe tribuni gjithëkombëtar shqiptar,  biri i  madh patriot, demokrat dhe  besënik i përjetshëm Adem Demaçi, askë tjetër, qoftë ai, edhe  biznesmeni më i pasur  dhe më i njohur në botë, apo  qoftë ai  më i përkdheluri  i ndonjë kruzhoku politik, i ndonjë mahalle, province apo rajoni.


Ashtu siç kam shkruar disa herë rresht, po përsëris se në Kosovë, asnjëri nga pretenduesit e djeshëm dhe të sotshëm për president, nuk është figurë më e ndërgjegjshme, më parimore, më e drejtë, më humane, më UNIFIKUESE, më e kompletuar, më e merituar, më vizionare, më e urtë, më e guximshme dhe me ide progressive e demokratike evropiane (gjë që këtë e provoi edhe dhënia e Çmmimit Saharov  si luftëtar dhe mbështetës i të drejtave dhe lirive të njeriut) për president sesa Baca Adem Demaçi. Këtë të vërtetë të pamohueshme e dinë jo vetëm shqiptarët në Kosovë (të cilët për habi të gjithë botës së lirë demokratike, qe 20 vjet, asnjëherë nuk e ngritën zërin botërisht, që në ballë të Kosovës, president të vihej Adem Demaçi, i cili tërë jetën dhe veprën tij heroike dhe patriotike ia kushtoi çlirimit  të Kosovës, që të jetë e lirë, e pavarur, sovrane  dhe e bashkuar me Shqipërinë Nënë), por edhe  i gjithë kombi liridashës shqiptar në Ballkan, Evropa dhe Amerika, por jo edhe  kundërshtarët e  tij politikë të vrazhdtë oligarkistë, sektaristë, iracionalë, primitivë dhe kolltukofagë hipokritë të pangopshëm, të cilët, në forma të ndryshme jonjerëzore, joligjore, jodemokratike, jovëllazërore dhe joparimore, e eleminuan nga skena politike.

Pra, nuk ka asnjë dyshim se koniunkturat politike të pozitës dhe të opozitës për hir të  ruajtjes së interesave të tyre politike, pushtetore karrieriste, koalicioniste, bajraktaiste  dhe provincialiste, duke manipuluar me kushtetutën qytetare (15.06.2008), bën të pamundur që heroi-Mandela i Kosovës, Adem Demaçi, të propozohej dhe të zgjedhej president historik i merituar i Kosovës.
Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MESAZHET E SHTETEVE TË BASHUARA PËR BALLKANIN PERËNDIMORNga FRANK SHKRELI (07.11.2012)
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.11.2012)
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI DHE ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTAREVetëm me frontin  e përbashkët të subjekteve politike shqiptare mund të arrihet rezultati i dëshiruar për shqiptarëtNga XHELADIN ZENELI (07.09.2012)
Barometri diplomatikABSURDI, DUBAI ARAB NË VERI TË KOSOVËS!?Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.08.2012)
KUJTO, PËR TË MOS HARRUAR KURRËNga FRANK SHKRELI (07.07.2012)
LIRI E MARRЁ PENGMeditim Nga Përtej Oqeanit Në Natën e LirisëNga ILIR HYSA, Nju Jork (07.05.2012)
Replikë me Paskal MilonKLITHMA E HIENAVENga RESHAT KRIPA (07.04.2012)
DOMETHËNIA E VËRTETË E KATËR KORRIKUT- PAVARËSISË SË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (07.03.2012)
Replikë me z Guri ShytiA DO TË SHKRUHET HISTORIA E VËRTETË?Nga RESHAT KRIPA (07.03.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKJO DIALOG, POR MBYLLJE TË KUFIJVE ME SERBINË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.02.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]