*** Posti i presidentit të Republikës së Kosovës, është i ëmbël, por atë duhet merituar, ashtu sikurse e meriton heroi i Kosovës, Adem Demaçi, jo të grabitet në forma të ndryshme bizare antidemokratike dhe antikombëtare si shkak dhe pasojë e luftës së ethshme dhe të egër për pushtet, jo për popullin e as për Kosovën shqiptare.
*** E vetmja arsye e pranueshme, që Adem Demaçin, do ta kontestonte për të ushtruar funksionin e presidentit të Kosovës, do të ishte REFUZIMI i tij. Të gjitha interpretimet e tjera "sqaruese", jashtë këtij konteksti, kanë karakter intrigash, provokimesh, spekulimesh politiko-propagandistike të luftës për pushtet të pretenduesve të partive dhe të grupeve të ndryshme të interesit, të cilat me vite të tëra (1999-2012), janë "abonuar" në karriget e parlamentit dhe në postet e pamerituara në qeveritë e derisotme hibride koalicioniste, si dhe në KARRIGEN e presidentit të Kosovës.
Evropa ia njeh meritat Adem Demaçit, kurse injoranca politike e Kosovës ia konteston postin e Presidentit(!)
Evropa demokratike ia njohu meritat Adem Demaçit si demokrat dhe si luftëtar i pakompromis i mbrojtjes së lirive dhe të drjtave të njeriut në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, atëherë, pse, cilët janë ata politikanë dhe "konstitucionalistë" të marrë dhe miopë, që heorit Adem Demaçi-Mandelës së Evropës ( pa asnjë të drejtë morale, politike, ligjore, kushtetuese dhe demokratike, duke manipuluar me gishta të një qeverie të koaliconit dhe, të një kuvendi të instrumentalizuar dhe të "privatizuar" të saj, sipas ulpiseve dhe ngjyrave partiake), që njëzet vjet nuk ia njohin të drejtën dhe meritën historike, kombëtare dhe patriotike, që ai të jetë PRESIDENT i Kosovës së lirë dhe sovrane?
Mandela i Shqipërisë Etnike dhe i Evropës, Adem Demaçi për hir të sakrificës së pakursuer dhe të veprës së tij emblematike jetësore (si i burgosur dhe disident politik shqiptar, që tridhjetë vjet vuajti burgjet dhe kazamatet famëkëqia serbo-jugosllave) për mbrojtjen e pakompromis të vlerave demokratike, si dhe të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera fundamentale dhe universale të botës demokratike, duke përfshirë në radhë të parë njohjen e së drejtës historike legjitime dhe të drejtës së vetëvendosjes, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por të gjithave trevave etnike shqiptare nën sundimin kolonial të Jugosllavisë (Serbinë e Madhe), më 1991, u nderua me "Çmimin Saharov" nga ana e Parlamentit Evropian.
Presidentin, duhet ta zgjedhë POPULLI i Kosovës, jo aleancat partiake!
Nëse populli i Kosovës dëshrion që të shpëtojë nga kanxhat e mjerimit, nga shumë padrejtësi, nga shfrytëzimi, nga varëfëria, nga papunësia, nga varësia, nga pabarazia, nga diskriminimi, nga dekadenca, nga pazarllëqet, nga sepekulimet dhe nga mashtrimet e deritashme njëzetvjeçare të oligarkëve, të burokratëve dhe të nepotistëve të subjekteve të ndryshme politike (pozitë opozitë), duhet të kërkojë urgjentisht dhe në mënyrë demokratike, që në ballë të tij dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike, si president, të vihet heroi dhe tribuni gjithëkombëtar shqiptar, biri i madh patriot, demokrat dhe besënik i përjetshëm Adem Demaçi, askë tjetër, qoftë ai, edhe biznesmeni më i pasur dhe më i njohur në botë, apo qoftë ai më i përkdheluri i ndonjë kruzhoku politik, i ndonjë mahalle, province apo rajoni.
Ashtu siç kam shkruar disa herë rresht, po përsëris se në Kosovë, asnjëri nga pretenduesit e djeshëm dhe të sotshëm për president, nuk është figurë më e ndërgjegjshme, më parimore, më e drejtë, më humane, më UNIFIKUESE, më e kompletuar, më e merituar, më vizionare, më e urtë, më e guximshme dhe me ide progressive e demokratike evropiane (gjë që këtë e provoi edhe dhënia e Çmmimit Saharov si luftëtar dhe mbështetës i të drejtave dhe lirive të njeriut) për president sesa Baca Adem Demaçi. Këtë të vërtetë të pamohueshme e dinë jo vetëm shqiptarët në Kosovë (të cilët për habi të gjithë botës së lirë demokratike, qe 20 vjet, asnjëherë nuk e ngritën zërin botërisht, që në ballë të Kosovës, president të vihej Adem Demaçi, i cili tërë jetën dhe veprën tij heroike dhe patriotike ia kushtoi çlirimit të Kosovës, që të jetë e lirë, e pavarur, sovrane dhe e bashkuar me Shqipërinë Nënë), por edhe i gjithë kombi liridashës shqiptar në Ballkan, Evropa dhe Amerika, por jo edhe kundërshtarët e tij politikë të vrazhdtë oligarkistë, sektaristë, iracionalë, primitivë dhe kolltukofagë hipokritë të pangopshëm, të cilët, në forma të ndryshme jonjerëzore, joligjore, jodemokratike, jovëllazërore dhe joparimore, e eleminuan nga skena politike.
Pra, nuk ka asnjë dyshim se koniunkturat politike të pozitës dhe të opozitës për hir të ruajtjes së interesave të tyre politike, pushtetore karrieriste, koalicioniste, bajraktaiste dhe provincialiste, duke manipuluar me kushtetutën qytetare (15.06.2008), bën të pamundur që heroi-Mandela i Kosovës, Adem Demaçi, të propozohej dhe të zgjedhej president historik i merituar i Kosovës.