VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GREVA E URISË, MEDIA DHE TË PËRNDJEKURIT POLITIKËNga RESHAT KRIPA

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 12:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GREVA E URISË, MEDIA DHE TË PËRNDJEKURIT POLITIKË
Nga RESHAT KRIPA

E Mërkurë, 10.31.2012, 09:53am (GMT+1)



Këto ditë nëpër faqet e shtypit të përditshëm po bëhen komente të ndryshme mbi grevën e urisë të një grupi të përndjekurish politikë. Natyrisht mendimet e paraqitura shprehin edhe pikpamjet e secilit prej komentuesve. Por ajo që bie më tepër në sy është synimi i mediave, kryesisht të majta, për ta paraqitur këtë grevë si një shprehje të vullnetit të të gjithë të përndjekurve të Shqipërisë. Madje arrijnë deri aty sa edhe drejtuesit apo zëdhenësit e saj t'i quajnë kryetarë shoqatash, pa qënë të tillë, dhe ku e di unë se çfarë tjetër.

Unë nuk dua të hy në hollësira të tjera të biografisë së tyre të së kaluarës apo së tashmes, pasi kjo është një zgjedhje e vetë grevistëve, por dua të përqëndrohem në një aspekt, aspak korrekt, të realitetit të sotëm. Që të quhesh një shoqatë duhet të kesh një statut dhe një program të caktuar që i paraqitet gjykatës së rrethit e cila e miraton. Duhet gjithashtu që për çdo ndryshim të ndodhur me vendim të një kuvendi apo ku e di unë se çfarë, të legjitimohet përsëri në gjykatën e rrethit. Një status të tillë e ka edhe shoqata ku unë bëj pjesë, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Ftoj përfaqësuesit e medias të vijnë në zyrat e shoqatës tonë dhe do të gjejnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm (Aktet e themelimit të shoqatës në vitin 1995, proces-verbalet e gjashtë kuvendeve kombëtare të zhvilluara, miratimet e tyre në gjykatën e Tiranës, listat e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë Kombëtare, regjistrat e anëtarve të hedhura në kompjuter, librezat e anëtarsisë dhe të tjera). Një gjë e tillë ka bërë që shoqata e jonë të pranohet në gjirin e Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit me qendër në Berlin dhe me kryetar kroatin Jure Knezovic dhe sekretar gjermanin Guenther Rudolph, shoqatë që për çdo vit zhvillon kuvendet e saj, njeri prej të cilëve në vendin tonë në vititn 2009. A e kanë një status të tillë organizatorët e grevës së zhvilluar? Unë deklaroj se jo. Atëherë përse etiketohen si kryetarë shoqate të përndjekurish? Kjo është një fyerje që u bëhet të përndjekurve politikë. Të drejtën e grevës e ka çdo individ, por të mos flitet si përfaqësues të një shtrese të caktuar, pasi ata nuk e përfaqësojnë atë. Për më tepër edhe mediat që i paraqesin si të tillë nuk tregojnë etikën gazetareske që duhet të ketë. Unë mendoj se mediat duhet të zgjedhin persona me integritet dhe të besueshëm për të paraqitur në programet e tyre objektivat që kanë. Dalja në ekran e atyre që nuk e kanë këtë integritet dhe paraqitja e tyre si të zgjedhur nga ndonjë forum, kur nuk janë të tillë, e bën këtë media të pabesueshme. Spekullimi me të vërtetën është një turp. Për fat të keq, një gjë e tillë ndodhi në grevën e porsa përfunduar. Tani le të kthehemi te greva. Fillimi i saj në një çast fare të papërshtatshëm për vendin, kur pritej vendimi i Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE Shqipërisë, me dashje ose jo, tregon se qëllimi i saj ishte pengimi me çdo mjet i arritjes së këtij qëllimi të madh. Këtij synimi të mbrapshtë i shtohet më tepër edhe vërshimi i paparë i liderve kryesorë të së majtës dhe i disa forcave të djathta të sapoformuara drejt ngritjes në qiell të karakterit të kësaj greve. Kjo gjë bëri që ky hymnizim të mbërrinte deri në SHBA ku disa personalitete, natyrisht të keqinformuar, të bashkoheshin me korin e majtë. Një gjë e tillë vërtetohet edhe me faktin se përse pas vendimit të Komisionit Europian këta liderë e braktisën grevën dhe zëdhënësve të grevës u duhesh të bënin disa herë thirrje për mbështetje nga shoqëri civile, madje edhe nga Partia Socialiste. Kush e mbështeti praktikisht këtë grevë? Ishin pikërisht leva të partive të majta si disa përfaqësues të sindikatave apo të shoqërive civile të tyre. Si në ambjentet e grevës ashtu edhe në ato "manifestimet" e trumbetuara nuk numëroheshin më shumë se 20-30 persona, ku midis tyre të përndjekurit politikë pothuajse nuk shquheshin fare. Përse nuk e mbështetën të përndjekurit grevën? Sepse në të nuk gjetën veten e tyre. Ky ishte realiteti i kësaj greve.


Të analizojmë tani kërkesën kryesore të grevistëve, zbatimin e ligjit Nr. 9831, datë 12.11.2007 "Për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist", të ndryshuar. Dua t'i pyes hartuesit e kësaj kërkese: Në cilën pikë është shkelur ky ligj? Në zbatimin e afatit kohor, do të përgjigjen ata. Por unë në asnjë nga nenet e këtij ligji nuk shoh një afat kohor të përcaktuar për zbatimin e tij. Unë di se në ligj është përcaktuar vetëm se ai do të paguhet me tetë këste, pa përcaktuar kohën e zbatimit të çdo kësti. Logjika e do të pranojmë se afati i fundit i shpërndarjes së dëmshpërblimit është viti 2017. Atëherë për deri sa ky afat nuk ka përfunduar përse duhej të zhvillohej kjo grevë, madje të arrihej edhe deri në masa ekstreme? Më vjen me të vërtetë keq për disa ish të burgosur politikë të vërtetë, të cilët i njoh mirë, të futur në atë grevë të gabuar dhe në një çast të gabuar. Në fund të fundit, në rast se nuk ishin dakord me këtë formulim të ligjit, përse nuk protestuan në vitin 2007 kur ai u miratua? Tani le të flasim edhe për menxhimin që i bëri qeveria kësaj greve. Mendoj se ai nuk ishte i drejtë. Ajo ra në grackën e përgatitur nga organizatorët e grevës dhe zëdhënësit e saj dhe u kthye në një shkëmbim batutash jokorrekte midis tyre. Ditët e fundit Kryeministri deklaroi se ligji do të zbatohej një për një, se dëmshpërblimi do të përfundonte pikërisht në vitin 2017, se në ligj do të bëheshin edhe përmirësime dhe shtesa të tjera. Kjo është një gjë e mirë të cilën shoqata e jonë e ka kërkuar prej kohësh. A nuk do të kishte qenë më mirë që këto deklarata t'u ishin bërë të ditura grevistëve qysh në ditët e para të saj? A nuk do të kishte qenë më mirë që një përfaqësues, për shembull, i Ministrisë së Financave, t'u kishte bërë të ditur atyre të dhënat mbi përfitimet në privatizime e të tjera, që më vonë u publikuan nëpërmjet organeve të medias?


Unë do t'i sugjeroja Qeverisë Demokratike se mundësia për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë që janë gjallë, nuk është e pamundur të zgjidhet. Më lejoni të riparaqes të dhënat e mëposhtme: Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të burgosur politikë të mbetur gjallë janë 2400 persona. Atëherë le të bëjmë llogaritë. Në rast se për një të dënuar marrim mesatarisht 10 vjet burg, duke zbritur 2 vite që janë paguar, atëherë mbeten:
Persona 2400 X 8 vjet X 365 ditë X 2000 lek/dita = 14.016.000.000 lek ose 140.160.000 $ ose 100.114.286 Euro
Ndarë në 2 këste; 7.008.000.000 lekë, ose 70.080.000 $, ose 50.057.143 Euro
Shumë baras me gati 6% të shumës së privatizimit të Albpetrolit prej 850.000.000 Eurosh.

Për sa më sipër mendoj se qeveria, për të përballuar shumën e madhe që duhet për dëmshpërblimin, të caktojë një përqindje prej 25-30% të shumës së përfituar nga privatizimet për këtë çështje. Të gjithë të përndjekurit e vërtetë politikë dhe, sidomos, ata që nuk rrjedhin nga shtresa komuniste, e kanë shumë të qartë se kush ka bërë më tepër për ta. Ndaj ata mbështesin bllokun e djathtë me në krye Partinë Demokratike, pasi kanë besim se vetëm ky bllok mund t'i integrojë plotësisht në shoqërinë kapitaliste që po ndërtojmë. Këtë e them pasi e provuam për tetë vjet edhe qeverisjen e majtë me në krye Partinë Socialiste dhe e dimë që ajo na dha vetëm vrasje, pushime nga puna, diskriminime dhe fyerje të dinjitetit tonë. Dimë gjithashtu edhe qëndrimin e saj në këto shtatë vite të sundimit të shumicës së djathtë ku për çdo ligj në favor tonë ka dalë kundra. Ndaj tani nuk i besojmë më demagogjisë së saj të ulët.


Personalisht mendoj se çështja e dëmshpërblimit duhet të jetë çështja e fundit që duhet realizuar dhe ky nuk është vetëm mendimi im. Ai është mendimi i të gjithë të përndjekurve politikë të vërtetë. Kur u ngritëm kundra komunizmit, nuk u ngritëm duke menduar se një ditë do të dëmshpërbleheshim për këtë sakrificë. Ne u ngritëm për parimet tona, për idealin tonë dhe ideali ynë nuk ishte dëmshpërblimi por liria dhe demokracia.

Në kundërshtim me ne, ish-komunistët që u burgosën nuk u ngritën kundër komunizmit, por kundër rivalëve të tyre për pushtet që, po të kishin fituar, do të ishte i njejtë me atë të diktatorit Enver Hoxha. Ndaj për ta çështja kryesore është dëmshpërblimi financiar dhe jo përmbysja e mentalitetit komunist..

Ne jemi kundra çdo shfaqje të mentalitetit komunist në jetën e përditshme, gjë që e hasim në çdo hap që bëjmë. Ne kemi kërkuar, kërkojmë dhe do të kërkojmë vazhdimisht zhdukjen e këtyre pasojave të rrezikshme për vendin, gjë që ka tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve të larta të vendeve më të zhvilluara të botës. Kërkojmë zbatimin sa më parë të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2006.


Kërkojmë dënimin ligjor të diktatorit Enver Hoxha. Kërkojmë ligjin e lustracionit për të gjithë bashkëpuntorët e sigurimit dhe organeve të tjera të diktaturës. Kërkojmë rishikimin e historisë së vendit tonë dhe përpilimin e teksteve të reja shkollore të mbushura deri më sot me propagandën komuniste. Kërkojmë ngritjen e muzeve nëpër qëndrat kryesore të përndjekjes si në Tepelenë, Burrel dhe Spaç. Kërkojmë ndërtimin sa më parë të memorialit të viktimave të komunizmit në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit. Së fundi kërkojmë ngritjen dhe financimin e një komisioni shtetëror për gjetjen dhe rivarrosjen e martirëve të rënë në luftën kundër komnuizmit. Ky është qëllimi ynë kryesor dhe për këtë do të luftojmë dhe shpresojmë se do të gjejë zgjidhje vetëm në një qeveri të djathtë demokratike.


RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SEKRETARJA E SHTETIT KLINTON NË TIRANË DHE NË PRISHTINËNga FRANK SHKRELI (10.31.2012)
MOSMIRËNJOHJANga SHABAN MURATI (10.30.2012)
4 BILL & HILL Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.29.2012)
SHQIPËRIA E 27 TETORIT 2012 APELONNga ARTUR VREKAJ (10.29.2012)
NDËRROI JETË RAMAZAN TURDIUNga FRANK SHKRELI (10.26.2012)
SKËNDERBEU – KAMPIONI SHQIPTAR I LIRISË DHE KRISHTËRIMITStudim nga ARTUR VREKAJ (10.25.2012)
OPINION ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (10.23.2012)
SERBIA MARTOHET ME RUBLËN RUSENga SHABAN MURATI (10.22.2012)
NJI ASPEKT POLITIK I GREVËS SË URISËNga SAMI REPISHTI (10.21.2012)
50 VJETORI I KRIZËS KUBANE TË RAKETAVENga FRANK SHKRELI (10.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]