I shkruaj këto radhë në këtë ditë, duke qenë absolutisht i bindur se forumet
përkatëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, herët a vonë, ndoshta shumë
shpejt, do ta shpallin 21 dhjetorin Ditën Ndërkombëtare të Dalldisë, me një
fjalë, Ditën e Egos Globale, pra të unit global.
Është kjo dita e parë kur ne ndihemi të kërcënuar globalisht, të rrezikuar
globalisht, të dalldisur globalisht, të prekur globalisht nga e njëjta mandatë.
Është dita e parë kur ndihemi globalisht të njëjtë, të barabartë përballë së
panjohurës. Dhe e pranojmë globalisht se ajo, e panjohura, do të ekzistojë
gjithmonë.
Egoja globale, sot më shumë se kurrë, ndihet e individualizuar në shkallë
kolektiviteti planetar. Falë internetit, materializmi konsumist i shndërruar në
fanatizëm dogmatik përjeton kulmin e tij të parë.
Pikënyja e delirit global është kalendari i fisit meksikan Maya, përfundimi i
të cilit është përkthyer si fundi i botës nga logjika arbitrare e trurit tonë
kolektiv.
Autorja amerikane Anya Schiffrin ka shkuar dje në provincën e Jukatanit,
Meksikë, dikur pjesë e perandorisë Mayane. "Ndonëse rusët dhe kinezët po
dridhen nga fundi i botës i nesërm, këtu në Jukatan nuk ia vërshëllen
njeri" interpretimit fatalist të kalendarit Maya." As në kryeqytetin
meksikan ku njerëzit mendojnë vetëm se çfarë do të bëjë qeveria e re e Partisë
Institucionale Revolucionare, e kthyer në pushtet pas 12 vjetësh, çfarë do të
bëjë presidenti i ri Nieto, i betuar në detyrë më 1 dhjetor 2012.
Presidenti i ri është i njohur në Meksikë për dy gjëra - se është martuar me
një aktore yll të filmave soap opera dhe se nuk mban mend tre tituj librash që
t'i ketë lexuar në jetën e tij. I pyetur për Biblën ai gjithashtu nuk mban mend
asnjë fjalë, asnjë fjali. Megjithatë, shkruan Schiffrin, ai ka sjellë nga bota
e zhvilluar grupe elitash meksikane, të ngarkuar për të kryer reforma
shndërruese në gjithë jetën e vendit. Pra, shkruan ajo, qeveria është në ditët
e saj më të ëmbëla të muajit të mjaltit, ndërsa përkrahësit e saj e kanë
mendjen tek kapitulli i ri në jetën politike dhe aspak tek keqinterpretimet e
kalendarit.
Në formë gazmoreje, vendasit tregojnë se investuesit italianë, duke pritur një
fund bote si në kohën e Nuhut, kanë ndërtuar vila në majat më të larta të
maleve më të larta. Vetë meksikanët i shikojnë veçoritë e vendit të tyre si
mundësi zhvillimi, si mundësi të lulëzimit të turizmit, si mundësi të rritjes
së investimeve të huaja.
Për të shmangur panikun, sipas gazetës, La Verdad (E vërteta), qeveria po
ndërmerr patrullime në pesë zonat Mayane. Duke përfituar nga fama e kësaj zone,
e kulmuar nga thashethemi për fundin e botës, kërkesat e turistëve të huaj këto
ditë janë marramendëse, saqë vetë qeveria po merret me organizimin e
spektakleve me kërcime karakteristike vendëse, me leksione, ceremoni të mbjelljes
së pemëve, panaire, ku janë në qenë astrofizikanët, improvizimet e ritualeve
Mayane etj..
Aktivistja kontraverse guatemalase, shkrimtare dhe laureate e çmimit Nobel
Rigoberta Menchu, shkruan Schiffrin, zbarkoi këtu këto dotë dhe i bëri thirrje
botës të kuptojë potencialet e kulturës Maya për të ndihmuar ndërtimin e
harmonisë globale.
Në fakt, atmosfera që krijoi keqinterpretimi i kalendarit Maya, së paku shënoi
shkallën e lartë të globalizimit të arritur në kohën tonë. Ku çdo thashethem
përshkon planetin brenda sekondës. Tregoi edhe për një egoizëm të globalizuar
dhe të shfrenuar në trajtën, siç përmenda, të materializmit konsumist të
skajshëm. Le të kujtojmë se pothuaj të gjithë të intervistuarit nga mediat këto
ditë nëpër rrugë, nëpër shtëpi, nëpër lokale, nëpër vendet e punës, thonë se do
ta kalojnë sa më çakërqejf ndërkohën ku përfshihet 21 dhjetori 2012.
Atmosfera që rrethoi 21 dhjetorin 2012 ishte ndërkaq një provë për besimtarët e
vërtetë. Librat e shenjtë e thonë qartë dhe shkoqur se Apokalipsi (Kijameti),
Fundi i Botës do të vijë pa pritur e pa kujtuar, nuk do të jetë gradual, do të
jetë i menjëhershëm, ndërsa kohën se kur ndodh nuk e di askush tjetër përveç
Zotit.
Në provë u vu edhe shkalla e dijës njerëzore. Ata që janë të përditësuar me arritjet
e shkencës, e dinë se, duke gjetur edhe në rrethana të tilla në shërbim të
njerëzimit, do të gjente mënyrën dhe nuk do t'ia fshihte njerëzimit shenjat e
zbuluara prej saj, çfarëdo të ishin ato.
U vërtetua, mendoj, se Njerëzimi ende është foshnjë. Një foshnjë që e llaston vetveten, në pritje për ta llastuar dikush tjetër. Një kërkim që e çon drejt kureshtjeve fatale
Për të qenë pjesë e globalitetit, edhe unë kam pranuar, në mënyrën time, që të
identifikohem me përjetimet e bashkëplanetësve të mi. Kam kërkuar dhe gjetur
strehë tek një koleg. Kam përkthyer kështu poezinë "Një këngë për fundin e
botës" të nobelistit polakoamerikan Ceslav Milosh.
-
NJË KËNGË PËR FUNDIN E BOTËS
Nga CZESLAW MILOSZ (1911-2004)
Në ditën kur bota mbaron
Një bletë i vjen rrotull një tërfili,
Një peshkatar hedh një rrjetë të ndritshme.
Delfinë të lumtur hidhen në det,
Me ajrin e shiut harabelët e rinj po luajnë
Dhe gjarpëri ka lëkurë të artë si gjithmonë.
Në ditën kur bota mbaron
Gratë ecin nëpër fushat nën çadrat e tyre,
Një pijanec e merr gjumi buzë një lëndine,
Shitësit e perimeve bërtasin në rrugë
Dhe një varkë të verdhë vjen afër ishullit,
Zëri i një violinë zgjatet në ajër
Dhe na çon në një natë xixëlluese.
Dhe ata që pritën rrufe dhe bubullima
Janë të zhgënjyer.
Dhe ata që pritën shenja dhe trumpeta kryeengjëjsh
Nuk besojnë se po ndodh tani.
Për sa kohë që dielli dhe hëna janë lart,
Për aq kohë sa bletët punëtore vizitojnë një trëndafil,
Për aq kohë sa foshnjat lindin të trëndafilta
Askush nuk beson se kjo po ndodh tani.
Vetëm një plak i moçëm flokëbardhë, i cili duket të jetë një profet
E prapë nuk është një profet, sepse ai është shumë shumë i zënë,
Tek po përsërit ndërsa lidh domatet e tij në kopsht:
Nuk do të ketë tjetër fund të botës,
Nuk do të ketë fund tjetër të botës.
©
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©