Pyetjen e shtruar më
lart - a do të jetë PD një opozitë bllokuese - dikush mund ta quajë të
parakohshme, ndoshta dhe të pavend.
Ndoshta për mendësinë tonë të sotme ende të prapambetur kështu edhe mund të
duket.
Në fakt, ndaj një
partie apo faktori tjetër në pushtet, aq më tepër - tetë vjet në pushtet,
pyetja më e natyrshme do të ishte rreth sjelljes së saj pas kalimit në opozitë.
Kësisoj, ndërsa fushata zgjedhore është hapur tashmë nga partia në pushtet,
madje slloganet u shpalosën në festën e 22 vjetorit të themelimit të saj në
Pallatin e Kongreseve - Tiranë, pyetja më e pashmangshme është se çfarë opozite
do të bëjë PD, nëse - do Zot (për disa), apo - ruajna Zot (për disa të tjerë)
kjo parti do të jetë në opozitë.
Sllogani i PD rreth
gjashtë muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 është "Të shembim murin
e bllokimit!". Meqë kjo parti mëton se i ka shembur të gjitha muret e
tjera, i fton shqiptarët që ajo të shembë edhe murin e fundit, pra, i fton të
jenë pjesë e një zijafeti tjetër, një fitoreje tjetër, një triumfi tjetër që
kjo parti do ta arrijë - sipas saj- jo aq për vete sa për qytetarët.
PD lindi si parti
opozitare - këtë gjë i pëlqen edhe asaj ta nxjerrë në pah, si fakt historik, si
domethënie historike. Pas një qëndrimi në pushtet, nga 9 janari 1997 deri më 20
shtator 2005, gati nëntë vjet, do të mbetej në opozitë. Nëse më 23 qershor apo
- patjetër - në një datë të mëvonshme do të largohej përsëri nga pushteti, kjo
do të ishte opozita e tretë e saj.
Menjëherë pas
themelimit, PD bëri një opozitë me synim rrëzimin e PPSH dhe ardhjen e saj në
pushtet. Opozitën e bëri me demonstrata, me greva, me bashkëpunime të saj me
PPSH në Parlament (pas 31 marsit 1991) dhe në Qeveri (Qeveria e Stabilitetit).
Rrëzimin e saj më 1992, PSSH e kapitalizoi si precedent dhe, në kontekstin e
skemave piramidale, e rrëzoi PDnë.
PD kaloi dhunshëm në
opozitë. Dhe bëri një opozitarizëm me bllokime, me bojkotime, me demonstrata,
protesta, greva, si dhe heraherës me bashkëpunime nëpërmjet Parlamentit dhe
nëpërmjet tryezave partiake. Këtë opozitarizëm ia shpërbleu PS sapo u largua
nga pushteti, duke u përpjekur të përdorë të gjitha precedentet e krijuara nga
PD gjatë opozitës së saj të dytë.
Një parti serioze,
nëse PD e mendon veten të tillë, krahas projektit të fitores, do ta kishte të
domosdoshme edhe një projekt rezervë - të humbjes. Pas një qëndrimi tetë vjet
në pushtet, natyrshëm, më e pritshme do të ishte një humbje se një fitore. Pra,
kalimi në opozitë nuk do të ketë pse ta gjejë në befasi PDnë. Dhe doemos të
parashikojë se çfarë do të bëjë me veten e çfarë do të bëjë me kundërshtarët.
Këtu lind pyetja: A
do të jetë PD një opozitë bllokuese? Ose: A do të jetë PD pjesë e një opozite
bllokuese? Më tej: I kërkohet apo nuk i kërkohet, a do t'i votojë PD të gjitha
ligjet e kërkuara për integrim të Shqipërisë në BE? A do t'i votojë ato
menjëherë e pa asnjë ngurim, pa asnjë vonesë?
Kjo pyetje nuk mund
t'i shtrohet LSIsë. Sepse LSInë, realisht, në çdo konfigurim të ardhshëm (pas
23 qershorit 2013) të pushtetit në Shqipëri, unë e shikoj pjesë të koalicionit
qeveritar. Kështu edhe e përjeton veten kjo parti. Dhe, në këtë frymë, po i
kritikon hapur partnerët në Qeveri, si dhe partnerët në Parlament, për një
politikë konfliktuoze 22 vjeçare, fajtore për bllokimin e proceseve
demokratike dhe integruese të
Shqipërisë.
Në PD, ndoshta edhe
më shumë se në PS, është ngulitur mendësia se të kryesh bashkëfajësi nuk është
e dënueshme, madje është e shpërblyeshme. LSI duket se nuk e pranon këtë
mendësi, të paktën e stigmatizon nga pikëpamja retorike.
PD, duke i pasur në
horizont, zgjedhjet e 23 qershorit, më shumë do të ishte e interesuar të dalë
një opozitë e qenësishme se të jetë thjesht një pjesë e asaj opozite. Prandaj,
duke hequr dorë sadopak nga demagogjia e ngritur prej saj në sistem sidomos
këto tetë vite, do të ishte më mirë për të që të shpalosej para elektoratit
si opozitë e mundshme në mandatin e ardhshëm.
Në këtë mënyrë, PD do
t'ia lejonte vetes mundësinë të shpaloste se do të bëjë një opozitë në
përputhje dhe pajtim me stadet më të larta të demokracisë bashkëkohore, se nuk
do të përsërisë gabimet, fajet, gafat e bëra në dëm të votuesve të saj, në dëm
të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Do t'ia lejonte vetes mundësinë të shpaloste
se nuk do të përdorë si kapital asnjë nga precedentet e krijuara nga opozita
gjatë këtyre tetë viteve.
©
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©