''S'ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!''. "Correspondence de Lord Byron",Paris,1825
Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. (
1.Straboni.VII,5;Plin,N.H.IV,1:App.Illyr 1. ) Që në muzgun e kohërave, në
gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri.
Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të
cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se
veten,për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi"
(parahanësor), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër
elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në
kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor,si një
"Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë
L.G.Thunman, ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në
ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.
Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t'i evidentonte ilirët si popull
tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte
gati gjysmën e kohës meanë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të
përbotshme.
Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pështjellime të
mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor isllavëve
qe i tmerrshëm,porsa i përket forcës asimiluese. Procesi i romanizimit u
kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave
historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik.
Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të
sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin, vepronin e i shqyenin. Këto mbulesa
s'mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull "
kufomë". Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e
as humbën. Ata konservuan vetveten si popull, por nuk u ngurtësuan si një
relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme
të Rezistencës dhe mbijetesës.
Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Që
shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër
(1). Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasi që në kohët e
ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros
ata janë zgjuar shumë më përtej territoreve të përmendura. Disa nga gjeografët
e shkrimtarët e kohës së lashtë i quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në
bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në
Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apolonisë
(2.Etol.III,13,44;Strab.VII,325,327 dhe H.Ceka,Perputhje onomastike
iliro-epirote,në "Studime Historike"nr.2,1965,fq.85).
Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga
shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë (3.H.Ceka,art.i
cituar,fq.84). Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve
epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e
shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat
arkeologjike. Mendimet kanë qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj
nuk duhet të na çuditë fakti se të njëjtat të dhëna, të përdorura nga disa për
të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët
në një kuptim krejt të kundërt.
Tukiditi(4.Tukid.I,5,1.) me emrin "Epir" kuptonte tokat e Lokërve dhe
të Akarnanisë ,duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në
veri të gjirit të Korintit.Helaniku(5.Shih te Steph.Byz.De Vrbibus et
populis),"Apeiros " e quante edhe Azinë e Vogël,ndërsa Tukiditi
(6.Tukid.I,16.) dhe Isokrati (7.Isokrati Harpokration dhe Suida) quanin kështu
edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni (8.Strab.1,10) thotë se:"Homeri
me fjalën "Epir"nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë
Leukaden". Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin
"Epeiros" quanin tokat përkundrejt ishujve, që shtriheshin gjatë
bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote.
Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin
dorik do të thotë "stere", ose
"kontinent"(tokë)(9.H.P.Sh.fq.46,F.E.Sh.fq.241,F.Gj.S.Sh.fq.431). Ajo
ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine. Kështu pra emri
Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin
"Epir", autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të
gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve
përqark. Më pas, në shek.V-të p.e.sonë , ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset
e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në
këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.
Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët
antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në
dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha. Në gjuhën shqipe fjala
Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën
tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj
krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë
dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e
Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i
Vjetër (10.F.E.Sh.fq.242) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri (11.Po
aty,fq.241-242).
Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur
më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë
shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në
kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet
e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12.H.P.Sh.fq.46).
Herodoti thotë se: "në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i
banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia
kufitare". Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe
Euripidi thotë se: "vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që
këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe
Triadë"(13.Po aty,fq.43).
Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me
prejardhje ilire. Kështu që, për shembull,etj.
- emra personash : Dastidi, Anyla, Tarypi,etj.
- emra fisesh: Kaonët, Thesprotët, Pasaibët,etj.
- emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam,etj.(14.Po aty,fq.43)
Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar
të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore. Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës
greke,fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por
kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.
Teopompi,- thotë Straboni (15.Strab.VII,5) - , përmend 14 fise epirote, por nga
mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se:
"në Epir ka pasur rreth 60 fise (16.N.G.L.Hammond:fq.290 dhe E.Leppore;vep
e cit.Tukidit.), por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë,
sa të zënë një vend në histori". Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më
shumë për rëndësinë e tyre ishin: Thesprotët, Kaonët, Mollosët, Atamanët,
Anfilokët dhe Kasopët (17.Te Nilsson,po aty.).
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë,e mbështeti në radhë të parë, në
faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e
përgjithshëm "barbarë". Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës
"barbarë", dijetarët u ndanë në dysh. Tukiditi bënë një dallim të
qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t'u theksuar këtu
është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake
të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:"Me Knemin, prej helenëve
ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që
ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë.
Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Thesprotët, Mollosët,
Atintanët, Pervejt dhe Orestët" (18. Tukid.I, 14,3;18,
2;I,24IV,126,II,96,97). Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe
Orestët i konsid eron barbarë, do me thënë popuj johelenë. Në një vend tjetër
Tukiditi, quan barbarë persianët, taulantët, ilirët, rakët dhe maqedonët (19.Po
aty.). Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni (20.Strab.VII,321),
Skymni (21.Scymn.Europa 450), Polibi (22.Polyb,XVIII,58), Livi
(23.Liv.XXII,34), Plini (24.Plin.III,45), etj.
Tukiditi me fjalën "barbar" nuk ka pasur për qëllim të tregoj popuj
me nivel të ulët kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për
të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë na e
pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në
Anfiloki:"Banorët e këtij qyteti,greqishten që flasin sot,e mësuan nga
ambrakasit e ardhur, anfilokët e të tjerë janë "barbarë" (25.Tukid.po
aty.). Në qoftë se anfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen
të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasi që nuk do të
kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen
t'i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin
grek. Kundër argumenti se me fjalën "barbar"që ka përdorur, Tukiditi
ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kult uror të
popujve , nuk është bindës. Helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V-të
p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala
persianët dhe egjiptianët, të cilët ata i quanin "barbarë".
Mund të përmendi edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim, është nxjerrë nga
burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit (26 Steph.Byz.;De
urbibus et populis,shiko emrin Athamania.), i cili i quan atamanët ilirë. Për
këtë tezë që i njeh epirotët për ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve
politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga
komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë
kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi
delegatët e Greqisë në konferencën pan helenike të Athinës, vetëm Ambrakia si
koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit (27.N.Nilson,vep.e cituar
fq.137,D.Mustilli,art.i cituar fq.137). Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve
dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se: "populli i këtyre viseve
ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e Maqedonisë
dhe të Ilirisë" (28.Strab.VII,321).
Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek. Duhet
të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë
dhe Grebenë me të njëjtin emër, kurse grekët Delvinë e quajtën Dhelvinon dhe
Grebenën Grevenë. Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike. Një
kontribut të veçantë për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të
fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e
Jugut pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavijë, në
Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e
Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të
Jermës në rrethin e Gjirokastrës.
Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm
(29.F.Prendi.Mbi rezultatet e kërkimeve në fshatin Vodhinë të rrethit të
Gjirokastrës,në Bul.i shkencave shoqërore nr.I viti 1956,fq.181). Duke studiuar
mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në
përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga
materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë. Enët prej balte (me
dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjashme me ato
të Vajzës (30.F.Prendi.Tumat në fushën e fshatit Vajzë-Vlorë,në
Bul.Shk.Shoq.nr.2viti 1957,fq.106) dhe të Matit
(31.S.Islami,H.Ceka,F.Prendi,S.Anamali, Zbulime të kulturës ilire në luginën e
Matit,në; Bul. Shke.Shoq.nr.1viti 1955, fq.134, S.Islami dhe H.Ceka,Të reja mbi
lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë, në Konf.I.,të
stud.Alb.Tiranë,1962,fq.452). Te këto enë duket se ndërtues it e tumave të
Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të
krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në
bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me
origjinë ilire.
Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në
vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut,
origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e Italisë në
periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të
parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe emri i parë , nuk janë gjë tjetër veçse
kaonë (32.H.Ceka,Diskutim mbi Kumtesën e Dhimosten Budinës në Konf.II,të
stud.Alb.).
Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint, në Finoç, në
Çukën e Ajtojt, në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë (33.Nga
burimet e shkruara,përmendet qyteti i lashtë i Antigonesë.Deri tani ky emër i
ishte veshur herë kalasë së Tepelenës,herë kalasë së Leklit afër grykës së
Këlcyrës.Kjo është bërë në bazë të komentimit të burimeve të shkruara,që tërthorazi
bëjnë fjalë për këtë qytet.Mirëpo gërmimet arkeologjike të vitit 1965,të
ndërmarra në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës,nxorrën në
dritë një material mbishkrimor:13 copë libreza votimi prej bronxi,në njëren
faqe të cilave lexohet emri (Antogonea).Kjo përmbysi identifikimin e
Lekël-Antigone.Vetë zbulimi i këtij emri në këtë qytet dhe numri i shumtë i
librezave na shtyn të pranojmë si më të mundshme që ky emër të lidhet me
rrënojat e Jermës.). Këto gjetje dëshmojnë për një vepri mtari prodhuese mjaft
të gjerë. Vendin e par e zënë qeramika,veglat metalike të punës e materialet e
ndërtimit. Më të rralla janë stolitë, armët e objektet artistike. Të rëndomta
janë kudo tjegullat e shtëpive. Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje
arkitektonike, shtylla,etj.
Meriton të studiohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët.
Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit
dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje. Një
vështrim të veçantë tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës, në
rrethin e Gjirokastrës. Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe,
në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër, shtresat kulturore këtu janë
më të qarta se kudo tjetër (34.Dh.Budina.Rezultatet e gërmimeve në qytetin Ilir
të Jermës,në Materiale të Sesionit Arkeologjik,viti1966,fq.146). Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë, koha
kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje
helene, prapëseprapë edhe në qeramikë, në mënyrën e punimit të saj, në trajtën
e trungut të enëve, në vegje dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha
traditat më të lashta ilire. Po përmendi këtu formën aq shumë të përsëritur të
tasave ,të cilët mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar në
vendbanimet ilire të Gajtanit (35.B.Jubani,Keramika ilire e qytezës së
Gajtanit,në Stud.hist.nr.2,viti 1966,fq.63) dhe të Rosunjës
(36.N.Jubani,H.Ceka,Gërmime në qytezën ilire të Rosunjës rrethi i Tropojës.).
Ilirët e kësaj qendre përdornin vegje brinake në disa variante, ashtu si dhe në
qendrat e tjera ilire (37 S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe
Genthit,në Studhist.nr.3viti 1966,fq.27) . Këto vegje i gjejmë të ngritura në
mënyrë të theksuar në lartësi, ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në
formë t'hemthi. Në këto enë gjejmë motive me gërricje, me ngulitje, si zigzage,
rombojke, vija paralele, gropëza, rrathë të vegjël me shirita në relief,etj.
Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe. Në
Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur
heshtorë. Fibula të ngjashme me këto janë gjetur edhe në trevat e tjera ilire.
Kështu që formojnë një variant karakteristike origjinale ilire, të cilin e ndeshim
vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik (38.F.Prendi,artik.i
cituar fq.125:M.Korkuti,artik.i cituar fq.166).
Dua të shqyrtoj një stoli tjetër, gjilpërat dyshe. Të tilla gjilpëra janë
gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të Rripësit. Njëra prej tyre, ajo që
është gjetur në qytetin e Jermës, është e larë në ari.Gjilpëra të ngjashme me
këto janë zbuluar në kodërvarret e Matit, në qytezën e Gajtanit, në nekropolet
e Durrësit e të Apolonisë. Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën
e parë të hekurit (39. S.Islami, H.Ceka,F.Prendi, S.Anamali, artik.i cituar
fq.131).
Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së
hekurit dhe janë konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendës
(40.F.Prendi,artik.i cituar fq.26). Fakti që gjilpërën dyshe e gjejmë të
vulosur në një peshore të qytetit të Jermës, tregon se kjo stoli ka qenë shumë
e përdorur tek ilirët. Një fushë tjetër, që na ndihmon për një gjykim të drejtë
për problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë
çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka
(41.Etol.III,13,44;Strab.VII,327 dhe H.Ceka,Përputhje onomastike
iliro-epirote,në Stud.His.nr.2 viti 1965,fq.85). Përmes faktesh të shumta, ai
arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët (42.H.Ceka,artik.i
cituar fq.85).
Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë (43.M.Nilsson,vep.e cituar), Nilsoni thotë
se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire (44.Po aty). Kurse në mbishkrimet e
zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë
(45.K.Bozhori,Dh.Budina,Disa mbishkrime të pabotuara të theatrit të
Butrintit,në Stud.hist.nr.2 viti 1966,fq.176-189 ,në zbërthimin e emrave ka
patur mirësinë të ndihmon edhe V.Toçi.). Si Admet (4 herë) , Amynta (2 herë),
Annia , Apoita, Artemo, Artemoni (2 herë), Falakrion (4 herë), Nona, Genth dhe
Falakr (6 herë)(46.Po aty). Këtu po analizoj disa nga këta emra, që i ndeshim
si në Epir ashtu edhe në Iliri. Emri Admet, që e kemi ndeshur 4 herë në
mbishkrimet e Butrintit, më kujton emrin ilir Adamat, që e lexoj mbi monedhat e
Shkodrës (47.Po aty). Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-tëp.e.sonë (48
S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në Stu.hist.nr.3 viti
1966 fq.27), si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës (49.V.Toçi,Mbishkrime
e relieve nga nekropoli i Dyrrahit,në Bul.shk.shoq.nr.2 viti 1962, fq.128). Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit,
në Thesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente
sepulkrale të Apolonisë (50.H.Ceka,artik.i cituar fq.87). Emri Annia në trojet
shqiptare gjendet në disa variante, si Annai, Annaius (si emër burri në
Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati. Si H.Krahe, ashtu
edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë Ilir
(51.H.Krahe "Lexikon altillyrischer
Personnennamen" Heidelberg,1929,Vangjel Toçi,artik.i cituar fq.128 dhe
literatura e citueme prej tij,H.Ceka,artik.i cituar fq.87). Një emër tjetër
shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e
teatrit të Butrintit. Ky më kujton emrin e mbretit Ilir të Ardianëve, Genth, të
cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet (52.S,Islami,artik.i cituar
fq.20). Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahut
(53.H.Ceka,Elementi ilir në qytetet Dyrrahium dhe Apollonia,në bul.e
shken.shoq.nr.3/4,1959 fq.136,V.Toçi,artik.i cituar fq.128). Dy emra të tjerë
si Falakr dhe Falakrion, që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit,
H.Krahe, i përfshinte gjithashtu pa rezervë në emra Ilirë(54.H.Krahe,vep.e
cituar,V.Toçi,artik.i cituar,fq.129).
Një grumbull emrash Ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton
Tukiditi, lidhur me prijësin e kaonëve, të thesprotëve, atintanëve e parauejve,
katër janë Ilirë (55.Tukiditi,II,50,5,6.). Po të jetë se fiset epirote kishin
origjinë greke, atëherë pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra Ilirë.?!!!
Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote
Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia,
Prosaibia, Thesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan
Bizantinit), qenë thirrur edhe Aigestë (56 Steph.Byz.,De urbibus et
populis,(shiko fjalën Algestaio).).Të njëjtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve
Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marr sot emrin Çamëria
(57.E.Çabej,Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të
vendeve,në Bul.e shke.shoq.nr.2,1958,fq.61) dhe emrat e maleve Tomar, Asnau,
Aeropus,etj.
Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jo grekë të Ballkanit edhe Ilirët
kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre shkronja në gjuhën greke. Në
qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e
latine, kjo nuk donë të thotë se Ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan .
Në qoftë se epirotët do të ishin grekë, si do të kishte arsye që shkrimtari
helen, Straboni (58.Strab.VII,328), të trajtojë një pjesë të epirotëve si
bilingë, sipopuj që flisnin dy gjuhë. Pa dyshim, Straboni ka pasur para sysh që
një nga këto gjuhë, që përdornin epirotët, ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër
ka qenë greqishtja, të cilën e përdornin në mbishkrime.
Këta banorë,pra epirotët,nuk kanë pasur asnjë lidhje me grekët dhe prandaj prej
tyre janë quajtur barbarë e bilingë, pra jo grek. Të gjitha këto tregojnë se
popullsia që më parë është quajtur epirote,ka qenë ilire. Gjeografi danez Malte
Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të, që
përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e
Strabonit thotë:"Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmë
barbarë". Për sa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e
përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni meIlirinë dhe Maqedoninë.
Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku
pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me
atë maqedonase. Me sa duket,
gjuha shqipe rrjedh prej saj (59.Malte Brun,Precis de la geographie
universale,1810-1829,Paris). Ed he Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë
thekson se këto vende, në kohën e tij quheshin Shqipëri dhe banorët e saj
quheshin shqiptar (60.Pouqueville,Udhëtime në More,në Konstandinopojë,në
Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1798,1799-1800
dhe 1801,Paris 1805).
Ch.Brouchneri, ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan:"Shqipëria është
një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe
Dalmacinë, në jug me Livadhianë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë
(61.Ch.Brouchneri,Fjalor gjeografik,Venedik,1770). Historiani Teodor Momsen në
veprën e tij monumentale "Historia e Romës së Lashtë",i quan;"...
trimat epirotë shqiptarë të lashtësisë" (62. Teodor Momsen, Historia e
Romës së Lashtë). Filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i
kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha
në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu
si albanologu Erik Hemp, një dijetar të hershëm të vërtetë të gjuhësisë shqipe
(63.E.P.Hamp,OnLeibniz's Third Albanian Letter,Zeitschrift fur Balkanologie,Je
XVI/1,1981,fq.34-36), udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë , që
ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një
intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së
gjuhës shqipe.
Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar
bibliotekistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si
letrat shqiptare të Lajbnicit (64.M.Reiter,Leibnizen's
Albanelbriefe,Zeitschrift fur balkanologie Jg. XVI, 1980,fq.82-93). Në letrën e
parë të datës 24 janar të vitit 1705 , ai shprehte mendimin se;"...gjuha e
ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir"
(65.C.V.Lajbnic,Albanerbrife,Hanovër,24 janar 1705). Për epirotët dhe gjuhën e
tyre meorigjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder (66.J.G.Herdez,I
deen zur Geschichte derMenschheit,Leipzig,1868,vol.III,fq.99), J.E.Tunman
(67.J.E.Tunman,Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës
Lindore,Leipzig,1774), i cili thotë:"Edhe në Epir banonin vetëm popuj jo
grekë, të cilët flisnin, siç është e njëjtë , gjuhën ilire". Por mendim të
tillë kishin edhe F.Bop (68.Franc Bop,Uber das Albanesis ch in seinen
verwandtschaftlichen Beziehungen,1855), J.R.F. Ksilander (69.J.Riter Fon
Ksilander,Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve,Frankfurt am Main,1835), J.G.F.
Han (70.J.G.Fon Han,Albanesische Studien,Wien,1854), J.F. Falmerajer (71.J.F.Falmerajer,Elementi
shqiptar në Greqi,Munchen,1857), T.Mommsen (72.T.Mommsen, Historia e
Romes, Leipzig, 1932. "Historia e Romës së lashtë,Roma-Torino 1904,vëll.II,Libri i IV,kreu V,fq.142), P. Kreçmer (73.Paul Kreqmer,Einleitung
in die Geschichte der griechischen Sprache,(Hyrje në historinë e gjuhës
greke),Gottingen,1896) ; ku thotë: Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve që
nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e Herodotit
(74.P.Kretschmer,po aty.), është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç
quheshin në kohët më të lashta, Hilirët (75.P.Kretschmer,Fiset Ilire,po aty.).
Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3)
dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjashme me ta, që njohën
gjatë përparimit të tyre drejt veriut (76.P.Kretschmer,Sprachliche
Vorgeschichte des Balkans,(Parahistoria gjuhësore e Ballkanit),Revue
Internationale des e'tudes balkaniquee,vol.II viti 1935 fq.41-48).
Ndërsa Hansjërg Frëmmer (77.Hansjërg Frëmmer,Die Illyrer,Karlsruhe,1988) në
librin e tij "Ilirët", që ai e botoi në vitin 1988, thotë:
"Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi
mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian
Konstantinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë
më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së
Maqedonisë. Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës,
si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë
të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e
senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën
greke"(78.H.Frëmmer,po aty(Vitet e errëta)565-850).
Shovinistët grekë në historinë e tyre marrin për bazë tregimin mitologjik të
kohës së Deukalionit (79.Deukalioni,Fjalor i Mitologjisë,fq.57) dhe të Pirros
(80.Po aty.). Kjo legjendë fillimin e saj e ka së pari në Babiloninë e vjetër,
si dhe në gjithë vendet e Lindjes së afërm. Në Përmbytjen e Botës. Deukalioni
dhe Pirroja shpëtuan me anë të një barke; më vonë ata, kur dalin në tokë hedhin
gurë. Ata që i hidhte Deukalioni bëheshin burra, ndërsa gurët që hidhte Pirroja
shndërroheshin në gra. Sipas historianëve grekë prej këtyre gurëve rrjedhin
grekët e sotëm .Kjo ngjarje ka ndodhur në Epir, prandaj, sipas tyre Epiri u
përket grekëve. Jo vetëm kaq por edhe vendet e Epirit; Korça, Gjirokastra e
deri në lumin Shkumbin.
Pseudohistorianët grekë, thjeshtë për të përligjur pushtimet e Shqipërisë së
Jugut prej kohësh e kanë ngritur këtë problem në forma të ndryshme. Ja njëra
nga ato; Themeluesi i parë i qytetit të Argjirokastrës është i biri i Filkosit
nga mbretërit e Greqisë. Trashëgimtarja e fundit e kësaj dinastie është
princesha Argjiro Monoviza (Argjirua me një Gji), e cila gjatë vitit 1419 për
të mos iu dorëzua pushtuesve osmanë u hodh nga kështjella. Qysh atëherë kjo
qytezë kështjellë mori emrin e kësaj princeshe dhe u quajt Argjirokastra. Në
fakt kjo "histori" është vetëm një përrallë, (legjendë), sepse nuk ka
asnjë dokument që të ketë ekzistuar njëfarë princeshe me këtë emër. Por prej
vet faktit që princesha Argjiro u hodh nga kalaja tregon se kalaja ka
ekzistuar. Atëherë çfarë emër kishte kjo kështjellë?
Në studimet historike, në relacione e kronika ngjarjesh, historianë dhe
personalitete të ndryshme politikë e shoqëror të huaj kanë dhënë gjatë
shekujve, mendime, kanë cituar fakte e të dhëna që kanë të bëjnë me emërtimin e
hershëm të qytezë kështjellës së Gjirokastrës si dhe të jetës në këtë vend.
Një mbështetje të tillë e gjejmë tek Emile Isambert (81 Emile
Isambert,Inteneraire deskriptiv historique et archeologique,1861,fq.867-869),
ku vihet në dukje se; Gaultier de Cleubry (ish anëtar i shkollës së Athinës),
duke u mbështetur tek historiani i dëgjuar romak Tit Livi, në vitin 169
p.e.sonë, thekson: "Gjirokastrën e gjejmë me emrin Parrhicastra, që donë
të thotë: "Kështjella e Pirros". Grekët e quanin : "Pirru
haraks". Që në shqip donë të thotë : vija mbrojtëse e Pirros.
Ndërsa Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar
nga Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra
prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me
Ptolemeun (82.Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë,vëll.I,,Ilirët dhe
iliria te autorët antikë,fq.218-219;Plutarchi I-Vittae Parallelae 4,7.). Pirrua
ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia (Arta e
sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015
shtatore(monumente), Plini sh.I-rë, tregon se statujat e famshme të nëntë
muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit
(83.Av.M.Kokolari,Nuk mbulohet dielli me shoshë,"Bashkimi i
shqiptarëve"nr.6,fq.4,dt.15 shtator 1993,Tiranë). Ajo veç statujave të shumta
të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj
kohe, por të gjitha këto u grabit ën nga gjeneralët romakë gjatë vitit 186 para
erës sonë.
Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos (84.Po aty.) (ilirian), pra paraardhës i
shqiptarëve. Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i
cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të
Maqedonisë,njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorketës në vitin
287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë
cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij. Meqë e njohën si mbretin
e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky
qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë,
dalin si shenja të mbretit Ajakid një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës
dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i
uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e.sonë, në Siri, duke kujtuar prejardhjen
e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sil len edhe
shembuj të tjerë për karakterin mbretëror maqedon të kësaj helmete me brirë,
por këtu nuk është nevoja. Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu, sepse nga
njëra anë ,ai si "Aleksandër Bej" donte të lidhej me traditën e
maqedonasit të madh, që ende sot në Orient quhet
"Dhul-Quarnein"(Dybrirësh)(85.J.G.Fon Han,"Reise von Belgrad
nach Salonik",1858,-Peter Robert Franke,"Alt-Epirus und das Kënigtum
der Molosser",Erlangen,1954,(Epiri i lashtë dhe mbretëria e
molosëve),Mynchen-Bon,1949-"˜54), e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si
epirot dhe pasardhës i Pirros.
"Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë, ...paraardhësit
tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata, ut plurium, më
shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre...". Shkruante në vitin 1460
në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali. Po për këtë biografi i tij
Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, në titullin e veprës së tij që doli në
vitin 1508-1510 e quajti "Epirotarum princeps"(Princ i Epirotëve) dhe
e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndërkohë që
botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar
"Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë" (Herzog zu Epiro und Albanien),
duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen. Kështu
shprehet në punimet e tij studiuesi i mirënjohur gjerman P.R.Franke
(86.P.R.Franke,"Albanien im Altertum",Antike Welt,Sondernumner,1983).
Për periudhën e antikitetit të kësaj qyteze-kështjellë hedhin dritë të
mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e
Gjirokastrës, në verën e vitit 1983. Gërmimet në territorin e brendshëm të
kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon
shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të
kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe
ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe
faktin, që në këtë kështjellë nuk gjen ndërtime muresh prej gurësh ciklopike
ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka patur nevojë për gurë të tillë, përderisa në
periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të
rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden
në viset e tjera të Shqipërisë.
Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në
veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se
Gjirokastra është Argia e dikurshme(87.U.M.Leek,"Travels in Northern
Greece",1835). Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe
një Lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin
qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr.Milan Shufflaj(88.Dr.Milan
Shuflai,"Serbët dhe shqiptarët"fq.180) në veprën e tij "Serbët
dhe Shqiptarët". Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arvanitasve.
Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të
sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias(89.Emile
Isambert,vëll.i cituar fq.859-867). Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar.
Tevepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është
Pirrokastra e dikurshme, siç e sh kruanin më vonë grekët.
Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me
pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi ishek.XIV.
Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata
e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke
u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e
sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo
qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy
prijësit e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Mefjalë të tjera u quajt;
Qyteza-kështjellë e Gjinit(90.Av.M.Kokolari,vep e cituar,Dr.Ali
Hadri,HPSH.Prishtinë,1966,fq.42-43).
Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit
të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli ( n ) shndërrohet në (r ). Vë
në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra, të huajt që duan t'u japin
nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ; Chateau d'Argent (
Kështjellë e Agjentë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me
të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë
mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si agjent nga
hëna dhe ditën nga dielli . Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të
huajt (91.Dr.Ali Hadri,po aty.).
Sikurse që u pa më lart për të ashtuquajturën Princesha Argjiro-Monoviza, nuk
ekziston asnjë dokument . Është vetëm një legjendë. Ndërsa për Gjin Bue Shpatën
dhe Gjin Zenebishin ka dokumente të mjaftueshme. Dinastia e Argjirës është
vetëm manovër greke për të mbuluar pikësynimet e tyre grabitqare kundër kësaj
krahine të stërlashtë shqiptare. Edison L.Clark (92.Edison L.Clark,"Racat
e Turqisë Evropiane,historia e tyre,gjendja dhe prospektet",New
York,Brodway,1878,fq.751) në veprën e tij, flet qartë për origjinën, gjuhën,
shtrirjen e shqiptarëve. Ai thotë; "Shqiptarët, arnautët, siç i quajnë ata
turqit, ose shqiptarët (banorët e shkëmbinjve), siç e quajnë ata veten banojnë
në territorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë
Perëndimore, duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjirin e Artës (Ambrakisë)së
Jugut"(93.Edison L.Clark,po aty).
Ai vazhdon: "Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët
nga grekët e sotëm. Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje, por të një gjaku, që
flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë"(94.Po aty). Edison , e
qartëson dhe e bënë të ditur se Shqipëria shtrihej nga Tivari i sotëm e deri në
Prevezë (95.Sh.Delvina,"Rreth origjinës së
suljotëve",Bujku,nr.1424,fq.10 ,maj 1996 Prishtinë).Si shpjegohet që
përfaqësuesit grekë në Kongresin e Berlinit nuk kërkuan të gjithë Epirin por
këmbëngulën vetëm për Janinën dhe zonat përreth ?!!. Në një kohë që Greqia i kishte
40 vite që kishte themeluar shtetin e saj edhe medjemtë më të mirë të
Shqipërisë. Si ka mundësi që diplomacia greke, ti linte jashtë shtetit Grek
tokat që kishte lindur mitologjinë. Nga ku shpjegoheshin perënditë. Si mbetën
të kënaqur e të ngopur njëkohësisht me aq pak tokë, kur dihej pretendimi dhe
oreksi i shovi nizmit grek?!!! Këto e kanë shpjegimin e vet!. Mendja e errët e
shovinizmit grek kishte kohë që po projektonte skëterrën për fatin e epirotëve.
Nuk kishte se si ti kërkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashërit vetëm
truallin e Epirit, por për të kapërcyer këtë pengesë të pakapërcyeshme, ata
bëjnë një propozim anormal; Atë të bashkimit të gjithë Shqipërisë me mbretërinë
greke. Ky propozim ishte i paramenduar me qëllim të caktuar. Përpara qarqeve
politike shqiptare viheshin dy alternativa; ose të pranohet propozimi i palës
greke, ose në të kundërtën, të mos krijohej aleanca, që ishte aq e nevojshme
për shqiptarët në atë vorbull kontradiktash.
Jo rastësisht Harillas Trikupi,ministër i jashtëm i Greqisë dhe përfaqësues i
tërbuar i qarqeve shoviniste greke nën maskën e aleatit të popullit shqiptar
për luftë kundër Turqisë, në muajin korrik të vitit 1877 e dërgoi fshehurazi në
Janinë misionarin e tij Mavromatin për të hyrë në marrëveshje me përfaqësuesin
shqiptarë Abdyl Frashrin. Për bashkimin e Shqipërisë me mbretërinë greke dhe
për heqjen dorë të shqiptarëve nga Epiri.
Sipas dy raporteve sekrete, njëri i datës 15 dhe tjetri i datës 19 korrik 1877,
të shpallur në Athinë në revistën vjetore "Neos Kuvaras" të vitit
1962. Mavromat i raporton Harillas Trikupit: "Marrëveshjet tona me
përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë, meqenëse Abdyl Frashri ngul këmbë
për sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t'i jepet mbretërisë greke,
pasi është tokë autoktone shqiptare"(96.Neos Kuvaras,Athens 1962). Më
poshtë misionari Mavromatis në vazhdim të raportit të dytë shton: "Është e
nevojshme të zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetër; Të zbarkojmë një repart
ushtarak në Himarë në qoftë se negociatat tona do të dështojnë. Dalja e
ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë në Epir konfuzion dhe tronditje. Duke
bërë që batalionet e rregullta të ushtrisë turke të përbëra krejt prej
shqiptarëve që ndodhen në Epir, do të dezertojnë për të kaluar drejt veriu t(në
drejtim të Himarës)për të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë
shqiptarët në drejtim të veriut Epiri do të mbetet i lirë, pa shqiptarë të
armatosur dhe si pasojë ne atëherë do ti kemi duart e lira për të vepruar aty
dhe do tua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir"(97.Po aty).
Në këtë raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas Trikupit që të
krishterët e Epirit nuk pranuan kërkesën greke për të luftuar kundër atdheut të
tyre dhe të bëhen vegël e shovinizmit grek. Që të siguronin përkrahjen e diplomacisë
së Fuqive të Mëdha ndaj kërkesave të tyre, ata filluan një fushatë të shfrenuar
në shtypin Evropian. Dhunuesit
e Epirit në mjaft gazeta evropiane kishin botuar artikujt e tyre si; L'Epire et
la questiongrecque, Memoire sur l'Epire en general et particuelierement sur
l'eparchie de Janina par unë Epirote,...!! Në këto rrethana përfaqësuesi i
popullit shqiptar Abdyl Frashri, i drejton redaksisë së gazetës "Moniteur
Universale" të Parisit një artikull, i cili u botua në këtë gazetë në maj
të vitit 1879.
"Zoti redaktor.
Artikullit të botuar në gazetën "Republika Franceze" nuk i dhamë
asnjë përgjigjeje,sepse një sjellje të tillë fare pak e pritnim prej një gazete
që simpatizon luftën e kombësive. Franca qan gjithmonë humbjen
e krahinave të saj. Banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kur kujtojnë
privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i quan qesharak
shqiptarët,të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë.
Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, për historinë e atdheut tonë e kemi
studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.
Banorët e Epirit i quajnë Pellazgë. Herodoti, Tukiditi dhe Straboni dalin me
konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga
Veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe gjirit të Ambrakisë . Pasi gjeografia e
lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekëve të sotëm,po pyesim ata që kanë
mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon
argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria,
por edhe Maqedonia, Thrakia, Rumania, Azia e Vogël,etj. Sipas vendeve të
Greqisë së Madhe edhe Marseja e juaj i takon asaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë.
Sa janë vallë grekë që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në
Gjirokastër? Apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë
shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë për
të ngi lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre? ...Sje llja
e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë. Por kjo
(Rusia) i përkrah pretendimet e saj meanë të forcës, e cila për fat të mirë i
mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen, në fakt janë
vetëm miq të zhurmës, Evropa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë
në gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg por në radhë të parë do të na jepej
neve e drejta të kërkojmë nga grekët 200 mijë shqiptarë që banojnë në një lagje
të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri
është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe
historia.
Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët shuma të majme, të cilat mund të
përdoren në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet të zgjasë një ngatërresë, e
cila s'ka për të mashtruar asnjë evropian. Po të ngulë këmbë Greqia në
aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe
të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë vullnet të pa tundur që të mbrojnë
atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë toke
dhe të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë
bashkatdhetarëve tanë.
Evropa nuk do të marrë përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të
inaugurohen për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia".(98
Moniteur Universale",Paris maj 1879).
Mbas krizës lindore e deri në Luftën Ballkanike, qarqet shoviniste greke e
përqendruan gjithë vëmendjen e tyre në popullimin e shpejtë të trevave jugore
të Epirit dhe kryesisht në drejtim të qytetit. Të ndryshëm nga gjakatarët
serbo-malazez, që si edukatë speciale për të copëtuar trojet shqiptare kishin
zhdukjen fizike dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë autoktone. Ekspertët e
problemit Epirot u treguan më të "sjellshëm", në këtë fazë të parë.
Për ata gjithçka duhej të realizohej brenda gjendjes" normale", të
jetës dhe komunikimit të vazhdueshëm "reciprok". Pra gjithçka duhej
të zgjidhej " pa dhunë", me programe, spastrime masive, asgjësim
fizik, dëbim kolektiv nga toka, por me një popullim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë,
me një mënjanim të qetë ku befasia të lozte rolin primar, në reagimin e
menjëhershëm të popullsisë shqiptare. Zëvendësimi i popullsisë autoktone shqi
ptare duhej të shihej jo vetëm nga Evropa, por, në radhë të parë, nga popullsia
e "pakulturuar" e Epirit si një "fat i madh" për të hyrë në
rrjedhën e qytetërimit. Në kuadrin e "miqësisë" së lashtë, shqiptarët
nuk kishin pse t'ishikonin "vëllezërit e tyre të sinqertë" me frik e
dyshim. Nga ana tjetër finokët grekë nuk do t'u linin raste shqiptarëve të
dyshonin në "dashurinë"dhe "sinqeritetin"e tyre, se
zbatonin pikë për pikë strategjinë e tyre të hollë, duke populluar fillimisht
qytetet e pastaj zonat përreth. Në fillim ua kërkonte detyra të qëndronin si
punues të tokës dhe më vonë të pretendonin si zotërues të patjetërsueshëm të
saj. E rëndësishme ishte për ta që të kapnin pikat kyçe në administratën
shtetërore të nesërmen kuptohej edhe nga qarqet politike greke që sundimi osman
nuk do të zgjaste shumë edhe në Shqipëri.
Shtrirja dhe zgjerimi i mëtejshëm i institucioneve fetare fanariote do t'i
shërbente atyre për të bërë presion të gjithanshëm mbi popullsinë ortodokse të
Epirit, për ta inkuadruar brenda strukturës shpirtërore të ortodoksizmit grek
më lehtë. Ata do të shfrytëzonin me një mjeshtëri të rrallë lidhjet tregtare
midis dy trevave për ta bërë sa më të pranishme popullsinë greke në jetën e
përditshme shqiptare. Të favorizuar nga formimi i shtetit të tyre dhe i
vlerësuar nga Evropa e asaj kohe, ata do të përdornin të gjitha mjetet e
propagandës për t'u fryrë burive pa reshtur në dyert e qarqeve evropiane mbi
fatkeqësinë e Epirit që kishte ngelur brenda strukturës së kalbur otomane.
Të palodhur për të zbatuar deri në një programin e tyre shovinist, qarqet
vorio-epirote, tashmë, të lidhur edhe me ideatorët e "naçertanës"e të
përkrahur nga mëma e tyre e përgjumur Rusi, prisnin edhe njëherë rastin e
volitshëm për ta fshirë nga faqja e dheut Shqipërinë. Skemat ishin përgatiturme
kohë. Rusia kërkonte shembjen e perandorisë së sëmurë osmane. Nga kjo shpërbërje
Greqia dhe Serbia kishin pretendime të takoheshin në Shkumbin. Prandaj edhe në
ato kohë kaq të turbullta për Shqipërinë, ku ditëlindja dhe ditëvdekja e saj
ishte kaq pranë. Asnjëra palë nga fuqitë ballkanike nuk e pranonin Shqipërinë
si aleate të barabartë për të fituar gjënë më të shtrenjtë që kërkon një
popull, lirinë dhe pavarësinë e tij. Greqia si Greqi edhe në këtë radhë jo
vetëm që nuk do të pranonte aleancë me shqiptarët, por edhe do të bëhej më vonë
një ndër bllokuesit kontinental për Qeverinë e sapofor muar të Vlorës.
Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej
rreth 110.000 km2(99.Abdyl Frashëri,"Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të
Vjetër",fq.100). Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë,
Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u "˜'fali''këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të
tokës shqiptare(100.Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombëtare shqiptare deri
në Lidhjen e Prizrenit",Prishtinë
1979,fq.11-20,"Dielli",nr.21/27,1979).Në Luftën e vitit 1876 - 1877
me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë
të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare.(101. Mr.Kolë
Krasniçi,"Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare
te shqiptarët",Vjenë 1996,fq.56-58)
Në fund të shek.19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth
80.00 km2 me 2.5 milion banorë (102 Ahmet Hamiti,"Çështja shqiptare",
Koha,nr.14/1991,fq.26), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919
- 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një
sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë (103 Liman
Rushiti,"Stradanja albanskog Naroda na Kosovu "1912-1918,Zagreb
1991,fq.24). Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e
Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar
rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën
vetëm rreth 28.700 km2.(104. Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombëtare
shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit",Prishtinë 1979,fq.6.).
Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës më 1913 i plotësoi ëndrrat e
shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm
në më pakë se gjysmën e Shqipërisë(105. Vjetari Statistikor i
Shqipërisë,1991,fq.12). Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë,sipërfaqja në
km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2.(106. Konferenca e Ambasadorëve
(1912-1913),shih.FESh.fq.503).Në këtë kohë, kur Shqipëria kishte fituar
përfundimisht mëvetësinë e saj, shovinizmi grek, si gjithmonë i
"urtë" dhe "dashamirës"ndaj popullit shqiptar. Në bazë të
po atij skenari, pa shumë pretendime, bëri hapin e saj dhe tradhtinë ndaj
kombit shqiptar . Në këtë radhë pasojat e politikës "fine" greke
ishin katastrofale. Gati gjysma e Epirit, treva e Çamërisë iu shkëput në mënyrë
më absurde Shqipërisë.
Askush nuk e vë në dyshim rolin famëkeq të Konferencës së Londrës më 1913-të
ndaj pasojave tragjike që i solli Shqipërisë. Por a do të copëtohej në tri
pjesë Shqipëria në qoftë se Greqia, qarqet politike të saj nuk do të ngrinin
pretendimin e tyre territorial ndaj trevës së Çamërisë(107. Dr.Muhamet
Pirraku,"Ripushtimi jugosllav i kosovës",fq.7).
Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri
përfqinjët . Më vonë ndodhi ajo që thoshte Noli i madh:''Ata që u çliruan me
gjakun e mundimet tona ,...janë më të këqijtë armiqtë tanë''.(108. Agim
Shehu,"Kombi",Tiranë,nr.8,fq.4.).
Vendi i Lekës:Janar 2013