VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - USHTRINË TIME DO TA BËJNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 12:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
USHTRINË TIME DO TA BËJ
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 01.04.2013, 09:05am (GMT+1)




Ishte një kohë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pothuaj pesë vjet më parë, që fjala ''ushtri'' as të mos përmendej si pjesë e shtetformimit dhe sigurimit të shtetit më të ri në Evropë. Thuhej se Kosova nuk ka nevojë për ushtri, sepse ishte organizata e Atlantikut Verior (NATO) ajo që do të kishte përgjegjësinë për ruajtjen e paqës dhe të sigurisë në Kosovë. Por punët po piqen dalngadalë. Kosova së shpejti do të festojë 5-vjetorin e pavarësisë së saj. Në arenën diplomatike është njohur nga pothuaj 100-vende të botës, përfshirë edhe shtetet më të rëndësishme të Përendimit, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, megjithëse kundërshtohet pavarësia e saj nga Serbia fqinje dhe miqët e saj shekullorë, Rusia, Greqia, Kina e tjerë. Kosova si shtet i ri e i pavarur, synon që të bëhet pjesë jo vetëm e Bashkimit Evropian por edhe anëtare e organizatës ushtarake përendimore, NATO. Por, për tu bërë anëtare e NATO-s, Kosova ka nevojë për ngritjen e një ushtrie profesionale, pasi nuk ka ndonjë vend anëtar të NATO-s pa ushtri.

Kohët e fundit po flitet dhe po shkruhet se viti 2013 do të jetë viti i bërjes së një ushtrie profesionale të Kosovës. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), Agim Çeku tha të Mërkurën për Zërin e Amerikës se krijimi i ushtrisë së rregullt të Kosovës, ''është një proces i cili tashmë ka filluar me studimin e kapaciteteve që i duhen Kosovës për tu përballur me kërcënimet dhe rreziqet, duke shtuar se një ndër institucionet që mundëson një jetë normale dhe funksionale të shtetit të Kosovës, është ushtria.
Edhe gazeta e ushtrisë amerikane Stars and Strajps (''Stars and Stripes'', në një artikull nga Prishtina, të botuar javën e fundit të Dhjetorit që kaloi, i bashkohet zërave të këtij debati duke thënë se Kosova synon krijimin e një force ushtarake, si dhe të bëhet anëtare e NATO-s. Siç dihet në Kosovë, NATO ka rreth 5600 ushtarë të NATO-s, ndërkohë që nja 800 prej tyre janë amerikanë. NATO, përveç rolit të saj për ruajtjen e paqës dhe sigurisë në Kosovë, ka ndihmuar gjithashtu në krijimin dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila konsiderohet si thelbi i një ushtrie të ardhëshme për atë vend. Gazeta Stars and Strajps thotë se megjithëse ambasada amerikane në Prishtinë nuk komentoi në lidhje me përpjekjet e Kosovës për krijimin e një ushtrie të rregullt, ajo citon shefin e Zyrës së ambasadës amerikane për Bashkpunimin në Fushën e Mbrojtjes, Kolonelin Ray Wojçik të ketë thënë se ''Ne mendojmë se është një rast shumë i mirë për ta, që të shqyrtojnë seriozisht se në ç'drejtim duhet të shkojnë''. Megjithëse udhëheqsit e Kosovës shpresojnë për antarësimin e tyre në NATO, gazeta e ushtrisë amerikane thotë se nuk është e qartë se si do të reagonin vendet e ndryshme anëtare të NATOs ndaj ngritjes së ushtrisë së Kosovës, pasi ka kundërshtime madje edhe për statusin që gëzon tani FSK-ja. Por artikulli citon këshilltarin politiko-ushtarak të ambasdës amerikane Majkël Kreidler se këjo është një situatë "ku ne përpiqemi të zgjërojmë konsensusin dhe ta çojmë atë në një drejtim pozitiv.'' Por, shton zyrtari amerikan, "arritja e një konsensusi në Bruksel është shumë e vështirë''.

Dihet se Amerika mbetet përkrahsja kryesore e Kosovës në shumë fushë, përfshirë edhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si edhe forma të tjera ndihmash për nevojat e sajë, sipas ambasadës amerikane në Prishtinë. Gazeta Stars & Strajps citon Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneralin Kadri Kastrati, i cili i thotë gazetës së ushtrisë amerikane se ''Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik dhe i tillë do të mbeten përgjithmonë''. Ai vazhdoi duke thënë se, ''Çdo gjë që jemi duke bërë, e bëjmë në bashkrendim me atasheun ushtarak amerikan në Prishtinë si dhe me kolegët tanë që punojnë në Grupin Këshillues të Natos ose në Zyrën e Bashkpunimit në fushën e Mbrojtjes.'' Sipas gazetës amerikane, roli i ushtrisë amerikane do të jetë kyç në fazën e ardhëshme të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pasi parashikohet që në Qershor të këtij viti të ri-shqyrtohet ligji që mbulon veprimtarinë e kësaj force. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ish-Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha se në këtë proces të ri-shqyrtimit të rolit të FSK-së dhe të ngritjes së ushtrisë së Kosovës, ai është në konsultime dhe beson se do të ketë mbështetjen dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe, duke shtuar për gazetën Stars & Strajps se, ''Unë nuk do të formulojë asnjë rekomandim i cili nuk bashkrendohet dhe që të mos pranohet nga Shtetet e Bashkuara''.

Sikur donte të qetësonte jo vetëm partnerët strategjikë të Kosovës, por edhe rajonin, se ngritja e ushtrisë së Kosovës nuk do të përbëjë asnjë rrezik as kërcënim për asnjë vend të rajonit, Ministri Çeku tha për Zërin e Amerikës të Mërkurën, se ushtria e ardhshme e Kosovës do të jetë, ''Një forcë për të mirën e vendit, për të mirën e rajonit dhe jo një forcë që dikush duhet ta ketë frikë ose që paraqet kërcënim për dike -- por do të jetë një forcë që reflekton siguri për të gjithë.''

Ka ardhur koha që Kosova të ketë ushtrinë e vet. Ngritja e ushtrisë së Kosovës do të përmirësojë qendrueshmërinë e paqës në vend si edhe në rajon dhe si anëtare, eventualisht e NATO-s, Kosova dhe ushtria e saj do të kontribojnë jo vetëm për paqën në Evropë, por edhe në botë duke marrë pjesë në misjone paqëruajtëse të NATO-s në zona me konflikte, anë e mbanë botës.
Një këngë e këngëtares së njohur dhe shumë popullore nga Kosova, Adelina Ismaili, e ka titullin ''Ushtrinë time do ta bëj'', kushtuar luftës në Kosovë dhe ish-Presdentit Ibrahim Rugova. Le të jetë ky vit, viti kur profecia e titullit të këngës së Adelinës të bëhet realitet, që Kosova t'a bëjë, më në fund, ushtrinë e vet, ashtuqë të bëhet anëtare aty ku e ka vendin e saj -- tek organizmat përëndimore ushtarake dhe ekonomike, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, me të gjitha të drejtat, privilegjet dhe përgjegjësitë si çdo vend tjetër anëtar i këtyre aleancave.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROBERTO BENIGNI I THURI HYMN 'MË TË BUKURËS SË BOTËS' – DHE SHQIPËRINË AKTUALE E KRAHASOI ME MESJETËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.02.2013)
GËZUAR VITIN E RI 2013Nga FRANK SHKRELI (12.30.2012)
XHORXH H. W. BUSH DHE PARALAJMERIMI I KRISHTLINDJES 20 VJET MË PARËNga FRANK SHKRELI (12.28.2012)
SHPËRNGULJA E POPULLSISË SHQIPTARE NGA ÇAMËRIA SI MYSLIMANË TË TURQISË (ANDALLAIJA)Nga ISUF B. BAJRAMI (12.28.2012)
PËRBALLË GLOBALIZMIT SA DIMË, SA BËJMË?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (12.28.2012)
LETËR E HAPUR PËR NJË ISH PRESIDENTNga RESHAT KRIPA (12.28.2012)
GLOBALIZMI HAPËS PËR NJË MENDJE TË MBYLLUR Nga Dr. PËRPARIM KABO (12.27.2012)
Nga ditari i gazetares në FacebookKJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA E ËNDËRRAVE TONANga ELIDA BUÇPAPAJ (12.24.2012)
SHQIPËRIA, JASHTË NJË PRAKTIKE TË RE DIPLOMATIKE BALLKANIKENga SHABAN MURATI (12.24.2012)
AVENTURAT ANTISHTETËRORE TË POLITIKËS FOLKLORIKE MAQEDONASENga SHKËLZEN LUSHAJ (12.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]