Të Enjten u njoftua se ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh H.W. Bush
vazhdon të qendrojë në pavionin e kujdesit intensiv në spitalin Metodist të
Hjustonit në Teksas. Fillimisht ai u shtrua ne spital me 23 Nëntor sepse vuante
nga bronkiti por, siç duket gjendja e tij ka ardhur duke u përkeqsuar dhe tani
është nën mbikqyrjen intensive të mjekëve pas një seri ndërlikimesh mjekësore,
përfshirë edhe ethet. Megjithë gjëndjen e rëndë shëndëtsore, media amerikane
citon zëdhënsin e ish-presidentit Bush se ai është në gjendje të komunikojë me
mjekët e tij dhe mjekët në përgjithësi janë optimistë se ish-presidenti do të
mund ta kalojë edhe këte sfidë.
Ish presidenti 88 vjeçar u shtrua në spital muajin e kaluar nga bronkiti.
Zëdhënësi i tij tha se zoti Bush u transferua në pavionin e kujdesit intensiv
të djelën pas një seri komplikacionesh, përfshirë edhe ethet e vazhdueshme.
Pritet që ai të vazhdojë të qendrojë në spital, ndoshta për një kohë të
pacaktuar megjithëse sipas shefes së stafit të ish-presidentit Bush, atij është
duke iu berë "perkujdesja më e mirë mjekësore në botë. "
Ish-presidenti republikan Xhorxh Bush, i cili eshte në moshen 88 vjeçare, ka
shërbyer si presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një afat
presidencial, prej vitit 1989 e deri ne vitin 1993. Në historinë amerikane dhe
botërore ai do të njihet për udhëheqjen e koalicionit të gjerë të kombeve,
koalicion ky që detyroi tërheqjen e forcave irakiane të diktatorit Sadam
Hussein nga Kuvajti në vitin 1991. Zoti Bush, si rradhë ndonjë udheheqës tjetër
amerikan, ka pasur një karjerë të gjatë prej katër dekadash me detyra të
ndryshme me rëndësi në qeverine federale dhe në Kongresin amerikan. Ai ka
shërbyer si anëtar i Kongresit, si ambasador i Amerikës pranë Kombeve të
Bashkuara, si ambasador në Republikën Popullore të Kinës pas rivendosjes së
marrëdhënjeve diplomatike midis Pekinit dhe Uashingtonit, si drejtor i CIA-s
dhe pas një fushate të ashpër për president mekundërshtarin e tij republikan
Ronald Reagan. Kur ky i fundit zgjidhet president, Zoti Bush shërben si
zëvendës-president i Presidentit Ronald Reagan për dy afate, nga viti 1981 e
deri ne 1989.
Por për ne shqiptarët, ish-presidenti Xhorxh H. W. Bush do të mbahet mendë për
të ashtuquajturin "paralajmërim i Krishtlindjes", një letër secrete
këjo që ai i pat dërguar presidentit të atëhershëm serb, dhe kasapit të
Ballkanit, Sllobodan Milloseviç. Ishte ekkzaktërisht 20-vjetë më pare këtë
javë, më 25 Dhjetor Ditën e Krishtlindjes të vitit 1992. Mesazhi i
ish-presidentit Bush ishte i qartë dhe i përpikët dhe nuk lente hapësirë për
dyshim: "Në rast se në Kosovë ndodhë një konflikt i cili shkaktohet nga
provokimet serbe, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatëshme të përdorin forcën
ushtarake kundër serbëve në Kosovë si edhe mbrenda vetë territorit të
Serbisë."
Kjo deklaratë e Presidentit Bush u bë më vonë baza e politikës amerikane ndaj
Kosovës për dekadën shumë të vështirë për shqiptarët e Kosovës gjatë 1990-ave.
Këjo politikë e Uashingtonit, e përcaktuar nga Presidenti Xhorxh Bush, u
përsërit here pas here gjatë 90-ave nga Presidenti demokrat Bill Klinton dhe
zyrtarët e lartë të administratës së tij. "Jemi të gatëshëm të përgjigjemi
ndaj serbëve, në rast të një konflikti në Kosovë, i shkaktuar ose i provokuar
nga Serbet", pat thënë Sekretari i Shtetit në administraten e
ish-Presidentit Klinton, Uorren Kristofer me 13 Shkurt 1993. Dhe,
"Politika amerikane nuk ka ndryshuar" pat deklaruar më 4 Mars të
vitit 1998, Robert Gelbard, përfaqsues i posaçëm amerikan për Ballkanin kur u
pyet nëse ishte gjithnjë në fuqi paralajmërimi i Presidentit Bush. Dhe më në
fund, vet ish-Presidenti Bill Klinton, në Mars të vitit 1999 tha në Uashington
se, "Vija e kuqe ishte shkelur....dhe nuk besoj se duhet të rrimë duarkryq
ndërsa mijëra veta vriten e masakrohen dhe varrosen në fusha topi, para se ne
të bejme diçka", pë t'I ndaluar ato. Me 24 Mars, 1999, Presidenti Klinton
urdhëroi fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s kundër objektivave serbe në Kosovë
dhe anembanë Serbisë.
Ishte pra kjo politikë amerikane, e përcaktuar dhe e deklaruar nga
ish-presidenti republikan Xhorxh H. W. Bush -- dhe e zbatuar nga ish-presidenti
demokrat Bill Klinton, e cila më në fund bëri të mundur përdorimin e të vetmit
opcion që kishte Amerika dhe aleatët e saj evropianë kundër forcave serbe, e që
ishte përdorimi i forcës ushtarake kundër Serbisë për masakrat në Kosovë dhe
për shpërnguljen e detyrueshme të qindra mijëra shqiptarëve nga trojet e veta.
Ishte këjo një politikë që më në fund vendosi fatin e Millosheviqit dhe të Serbisë
-- por më me rëndësi për historinë e kombit shqiptar është se këjo politikë e
durueshme dhe serioze e prononcuar nga presidenti Xhorxh Bush dhe e përkrahur
nga republikanët dhe demokratët, dy partitë kryesore të Shteteve të Bashkuara
-- ajo që më në fund çoi në çlirimin e Kosovës nga forcat ushtarake dhe
policore terroriste serbe dhe përfundimisht, në pavarësinë e shtetit të
Kosoves, 5-vjetori i së cilës festohet brenda disa javëve.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe shëndet në ditët që i kanë mbetur në këtë
botë -- në këtë 20-vjetor të paralajmërimit të Krishtlindjes që ai bëri më 25
Dhjetor, 1992 kundër shkeljes së vijes së kuqe në Kosovë nga forcat ushtarake
dhe policore të Millosheviçit -- me mirënjohje dhe falenderim përkujtojmë dhe
lutemi për shëndetin e ish-presidentit Xhorxh H. W. Bush.