Është vërtet lehtësi stilistike ta shoqërosh mbiemrin Barjaba me atë të
personazhit të njohur biblik, aq popullor tek ne nga poezia e famshme e Nolit,
"Marshi i Barabajt", ku thirrja "Hossana, Barabba"
përsëritet disa herë në çdo strofë.
Opozita vetë, në përpjekje për të kaluar në kundërakuzë, tha se Kosta që u kap
në dyqanet e Kalifornisë duke vjedhur është Barjaba, ndërsa Barabbajt e vërtetë
janë pushtetarët aktualë të Shqipërisë.
Në Testamentin e Ri, në të katër ungjijt, Barabba përmendet si një i burgosur
ose kriminel i liruar për ta kënaqur kërkesën e turmës para kryqëzimit të
Jezusit. Barabba, në të gjitha shkrimet e shenjta, është përshkruar si një
vjedhës apo si një i pabindur ndaj ligjit. Sipas zakonit të asaj kohe që në
Pashkët të lirohej një i burgosur, Pont Pilati sugjeroi lirimin e Jezusit, por
turma protestoi dhe kërkoi lirimin e Barabas. Pilati e liroi atë dhe e dërgoi
Jezusin për ekzekutim me vdekje.
Do pranuar që, përveç ngjashmërisë tingullore, pra, personazhi Barjaba, ka edhe
përbashkësi të tjera me personazhin biblik Barabba. Ai është kapur duke
vjedhur, madje sende të shtrenjta, në një dyqan luksi, në një shtet luksi të
Amerikës, në Kaliforni. Nëse Amerika është ëndërr për të gjithë, Kalifornia
është ëndërr brenda vetë ëndërrës. Atje Barjaba ka provuar edhe prangat dhe
arrestimin nga policia amerikane.
Në kontekstin e tillë, ngjarja nuk do të kalonte pa bujë as në rastin e një
emri të padëgjuar. Buja do të ishte e veçantë kur Barjaba është anëtar
korespondent i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Doktor i
Shkencave Psikologjike dhe Sociale dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike
e të Administrimit Publik në një universitet të Tiranës, (Universiteti Mesdhetar) emrin e të cilit nuk e lakon asnjë nga mediat e atjeshme, asnjë nga institucionet e atjeshme. Në një
shoqëri dhe vend të komprometuar nga krimi në çdo qelizë është diçka normale që
të mos ketë kurrë informacione të plota.
Falë ndjeshmërisë së qytetarisë së standardit të lartë që ka vendosur shoqëria
amerikane, posaçërisht ajo kaliforniane, vjedhja e kryer nga Kosta Barjaba me
të shoqen dhe të bijën, u publikua nga mediat e atjeshme. Dhe, falë mediave
online, zllapat e lajmit erdhën edhe tek ne.
Kompleksin e fajtorit të kapur në faj e manifestuan menjëherë të gjitha palët
në Tiranë, si ata që heshtën, si ata që bënë akuza e kundërakuza. Tirana ia
ofroi televizionet e saj Barjabës për ta përgënjeshtruar lajmin e dhënë
nga mediat amerikane dhe për të mashtruar opinionin publik, siç i thuhet
ndryshe asaj pjese të popullit që është më e ndjeshme ndaj zhvillimeve.
Barjaba është anëtar korespondent i Akademisë, pra është emërtesë e vetë
Kryetarit aktual të Këshillit të Ministrave. Akademia, pothuaj gjatë gjithë
tranzicionit, është dalluar si institucion politik i çdo qeverie në fuqi.
Akademia, normalisht, do të ishte adresa e parë ku mediat të trokisnin dhe të
pyesnin: Ku e keni Kostan, dini gjë për të? Adresa e dytë do të ishte
universiteti ku ai është dekan. Adresa e tretë Qeveria. Adresa e fundit -
Partia Socialiste. Kjo e fundit do të ishte e pritshme të gjendeshin edhe
njoftimet më të plota e më të sakta.
E vërteta, në kushtet e Shqipërisë, do të vazhdojë të mbetet e përciptë. Të
dhëna nuk jep asnjë nga burimet e mësipërme. Në përpjekjet për distancime, për
heshtje, apo për fajësime të ndërsjellëta, në fakt shihet përpjekja e të gjitha
palëve për t'u treguar dorëjashtë jo aq ndaj individit Barjaba apo familjes
Barjaba, por ndaj kategorisë sociale që përfaqësojnë ata dhe dukurisë që
përfaqësojnë ata.
I përkufizuar nga disa analistë si një prej pehlivanëve më të shkathët të
tranzicionit, që ka pirë në shumë nëna, Kosta Barjaba, në fakt, aktualisht,
ndodhej shumë më pranë opozitës. Në shkrimet, qëndrimet, hulumtimet, studimet e
tij, Barjaba ishte megafon i opozitës kundër shumicës, duke ia
ngarkuar asaj kriminalitetin e lartë, varfërinë e lartë, papunësinë e lartë,
sfera këto të fushinteresimit të tij si dijetar i sociologjisë.
Nga të dhënat e përdorura në shkrimet e këtyre ditëve, del se Barjaba është nga
ata minoritarë (grek) që është pjesë e mirëfilltë e realitetit shqiptar. Nëse
minoritarët tanë do të ndaheshin në tri kategori - ata që gjatë tranzicionit
janë vendosur me të dyja këmbët në shtetin amë (Greqi etj.), ata që një këmbë e
kanë atje dhe një këmbë në Shqipëri, dhe ata që janë me të dyja këmbët në
Shqipëri - Kosta Barjaba duket se mund të klasifikohet në kategorinë e tretë.
Edhe nga analistë më pranë opozitës pranohet që Kosta iu përket atyre që kanë
përfituar pa e merituar gjatë tranzicionit dhe është ndër të pasurit. Edhe
fakti që festat e fundvitit i kalon në Kaliforni, që shopingjet i bën në
dyqanet më të shtrenjta, që është me makinë private, kushedi - ka edhe vilë
private në Kaliforni, e tregon se Kosta nuk është për t'ia qarë hallin.
Kosta nuk duket se është një 'vjedhës që e bëri rasti', siç e kanë një shprehje
italianët. Jo se i doli përpara një çantë e bukur, i pëlqeu gruas apo vajzës
dhe ia luajtën mendjen sa ta zgrapcte, por, siç thonë burimet hetimore
kaliforniane, ishte vjedhje e planifikuar.
Meqë sendet e vjedhura, sado të shtrenjta, ishin të vogla, kjo edhe në mediat e
Shqipërisë u quajt 'vjedhje e vogël', ndërsa autori 'vjedhës xhepash'. Të tillë
ka, në fakt, edhe tek njerëzit e pasur. Vite më parë Winona Rider, një nga
hollivudianet më të talentuara, u kap duke vjedhur sende të zakonshme në një
supermarket në Los Anxhelos. Kjo është tamam sëmundje e 'kleptomanisë', e
'vjedhjes së vogël' e 'xhepistit'. Rëndom, sidomos në sferat e tilla të larta
të shoqërisë, ata me vese të tilla iu nënshtrohen rehabilitimeve.
Si 'vjedhës të vegjël pushteti' janë cilësuar prej shumë vitesh vetë
politikanët shqiptarë, madje nga një figurë e tillë e lartë amerikane si Robert
Doll, i cili akuzonte për 'kleptokraci' dhe i quante 'kleptokratë' të
padurueshëm. Pra, në një shoqëri ku 'pushteti' politik, ai 'ekonomik' ai
'mediatik', çfarëdo pushteti tjetër janë gjëra që vidhen dhe futen në xhep,
edhe kleptomania e atyre që përbëjnë të ashtuquajturën 'elitë' të Shqipërisë
është një gjë e rëndomtë dhe e legalizuar.
Këto ditë në Tiranë doli një listë për zyrtarët e lartë që nuk i kanë paguar
taksat e makinave. Një nga më të 'ndershmit' prej tyre tha 'kam harruar,
thjesht është një shkujdesje njerëzore'. Nëse vjedhja e Kostës do të kishte
ndodhur në një supermarket të Tiranës, pra, është e sigurt se ai mund ta hidhte
me një 'epo ishte një shkujdesje njerëzore' apo 'ishte një dobësi njerëzore'.
E vërteta është se të ashtuquajturat 'shkujdesje' apo 'dobësi' të të
ashtuquajturës 'elitë' të Tiranës, janë 'shkujdesje' çnjerëzore, janë 'dobësi'
çnjerëzore. Rasti Barjaba, tregoi se Barabajtë janë atje në çdo hap, në çdo
zyrë, në çdo shkallë të pushtetit, në çdo rang të administratës. Kjo tregon se
Kostat, edhe nëse bankat amerikane do të ishin sende që mund të futeshin në xhep, nuk
do t'ua falnin sekondën. Kjo tregon se Barabbajtë e Tiranës, çdo gjë që ua
përfshin rrezja e pushtetit, e shanseve që ua jep karrikja, e konsiderojnë të
tyren dhe nuk ia falin sekondën. Dhe, një shoqëri që vetëm iu këndon
hossananë Barabbajve të saj, ajo është e dënuar me vetëshkatërrim të pashmangshëm, sa dhe të
pandalshëm.
©
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©