E Hënë, 02.26.2024, 02:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NË SHQIPËRI, EKONOMIA SHQETËSIMI KRYESOR
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 01.08.2013, 07:44am (GMT+1)



Sipas një njoftimi për media të botuar dhe shpërndarë me 27 Dhjetor, Instituti Demokratik Kombëtar i Amerikës botoi një raport mbi një studim të ri që vlerëson gjëndjen politike në Shqipëri, të ndërmarrë nga këjo organizatë tetorin që kaloi, bazuar në mendimet e pjesëmarrësve të dhjetë grupeve në katër qytete: në Tiranë, Shkodër, Fier dhe Korçë.

Siç dihet, Instituti Demokratik Kombëtar Amerikan është një organizatë jo-qeveritare që ç'prej themelimit të tij më 1983 përkrahë institucionet si edhe zbatimin e praktikave dhe zhvillimin e proceseve demokratike anë e mbanë botës, duke krijuar dhe duke mbështetur organizatat e shoqërisë civile. Instituti Demokratik Kombëtar Amerikan vepron në një numër vendesh anë e mbanë botës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Sipas Institutit amerikan, qëllimi i këtij raporti mbi Shqipërinë, siç ndodhë edhe në vende të tjera, është për të identifikuar dhe për të komunikuar shqetësimet e qytetarëve, udhëheqësve politikë, para zgjedhjeve të përgjithëshme që do të mbahen më 23 Qershor të këtij viti.

Në njoftimin për media, Instituti Demokratik Amerikan thotë se pjesmarrësit shqiptarë në studimin e bërë nga ky institut, kryesisht mendojnë se vendi i tyre është në rrugë të gabuar. Në mbështetje të këtij pretendimi ata përmendin papunësinë, rritjen e çmimeve, pagat e ulëta dhe korrupsionin, si faktorët kryesorë që kanë një ndikim të konsiderueshëm në cilësinë dhe standardin e jetës së tyre. Por, nga ana tjetër, në njoftimin për media, Instituti Amerikan thotë se rekomandimi me kusht i Komisionit Evropian për t'i ofruar Shqipërisë statusin e kandidatit për antarësim në Bashkimin Evropian, shikohet nga disa prej pjesëmarrësve si një shënjë optimizmi dhe përmirësimi dhe si një tregues, për disa prej tyre, se vendi është në rrugë të mbarë.

Vihet në dukje se pjesmarrësit në këtë studim, nga katër qytete të Shqipërisë, e kanë të qartë se çfarë dëshirojnë për veten dhe për shoqërinë shqiptare. Ata duan një të ardhme për vendin e tyre ku ligjet respektohen, ku rregullat zbatohen dhe ku sundimi i ligjit të funksionojë për të gjithë, pa dallim. Ata u shprehën se dëshirojnë një shoqëri ku standardi i jetesës të jetë më i lartë dhe preferojnë një sistem në të cilin vlerat, megjithëse nuk thuhet se cilat vlera -- merret me mend se e kanë fjalën për vlerat kombëtare dhe shpirtërore -- të nderohen dhe të kultivohen. Në lidhje me shërbimet që presin nga sistemi politik, pjesëmarrësit shprehen të zhgënjyer me politikën, duke thënë se sistemi politik nuk është i interesuar dhe nuk merret me nevojat e tyre bazë.
Pjesëmarrësit e grupeve të këtij raporti janë kritik sidomos ndaj asaj që ata thonë se është distanca që ekziston midis tyre si qytetarë dhe politikanëve të vendit dhe shprehen se do të dëshironin që politikanët të tregojnë një mirëkuptim më të madh ndaj problemeve me të cilat përballen qytetarët. Pjesëmarrësit në këtë studim shprehen se politikanët shqiptarë nuk kanë treguar asnjë interesim për problemet e përditëshme të qytetarëve. Ata u bëjnë thirrje politikanëve që të tregohen më mirënjohës ndaj shqetësimeve të tyre dhe kërkojnë prej tyre më shumë llogari për premtimet e dhëna dhe për vendimet e marra.

Në raport ngrihet gjithashtu çështja e korrupsionit, që sipas pjesëmarrësve të grupeve, është pjesë përbërëse e jetës së përditshme të qytetarëve. Sipas Institutit Demokratik Amerikan, pothuaj çdo anëtar i katër grupeve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kishte një përvojë personale me korrupsionin, pasi ata deklaruan se për të kryer një punë, ose për të siguruar një shërbim, ishin detyruar t'i jepnin ryshfet policit, infermjeres, mësuesit ose nëpunësve të tjerë të administratës publike. Disa prej pjesëmarrësve thanë gjithashtu për raportin e Institutit Amerikan se edhe sjelljet e tyre -- duke pranuar se kanë dhënë ryshfet për shërbimet që kishin nevojë -- kanë kontribuar në përjetësimin e korrupsionit në vend.

Ndër përfundimet e tjera të raportit, thuhet se megjithse pjesëmarrësit e konsiderojnë gjëndjen ekonomike si të vështirë, shumë prej tyre, përfshirë edhe ata që ishin shprehur se vendi është duke shkuar në drejtim të gabuar, pranuan se gjatë disa viteve të fundit ka patur zhvillime pozitive në vend, duke përmendur përmirësimet në infrastrukturën rrugore, në shkolla dhe në furnizimin e rrymës elektrike. Shumë prej pjesëmarrësve në këtë studim, thuhet në raport, fajësojnë ''ata në fuqi'' për gjëndjen e keqe ekonomike, një çështje këjo që sipas tyre, ''është shqetësimi më i madh në jetën e tyre të përditshme''.

Muajin që kaloi, Drejtori i Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan për Evropën Jug-lindore, Robert Benjamin vizitoi Shqipërinë, ku ndër të tjerë, u takua edhe me Presidentin Nishani, me ç'rast i përcolli udhëheqsit shqiptar përshëndetjet nga Kryetarja e bordit të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan dhe ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan, Madlajnë Ollbrajt. Përveç zonjës Ollbrajt, ndër drejtuesit e Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan dallohen shumë ish-zyrtarë të lartë të administratave demokrate të SHBA-së, të cilët kanë gjithnjë lidhje dhe influencë në administratën e tanishme demokrate të Presidentit Obama.

Robert Benjamin i Institutit Demokratik Amerikan në takim me Presidentin Nishani në Presidencë


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË SHENJË ATROFIZIMI E DIPLOMACISË DHE E QEVERISË SHQIPTARENga SHABAN MURATI (01.08.2013)
HOSSANA, BARJABA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.07.2013)
PUSHTETI DHE PERVERSITETINga XHEMAL AHMETI (01.06.2013)
DIASPORA SHQIPTARE SI PJESË E VENDIMMARRJES NË SHQIPËRI DHE KOSOVËNga ARTUR VREKAJ - WORCESTER, MA, SHBA (01.06.2013)
EPIRI DHE PËRKATËSIA ETNIKE E EPIROTËVE’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’. "Correspondence de Lord Byron",Paris,1825Nga ISUF B. BAJRAMI (01.05.2013)
'SHEKSPIRIANIZMI' SI ARSYE UNIVERSALEStudim nga Dr. PËRPARIM KABO (01.04.2013)
Reagim ndaj shkrimeve të R. Xhungës dhe N.SpahiutNEXHMEDIN SPAHIU BËN SHQYTARIN PROFAN TË RUDINA XHUNGËS!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.04.2013)
USHTRINË TIME DO TA BËJNga FRANK SHKRELI (01.04.2013)
ROBERTO BENIGNI I THURI HYMN 'MË TË BUKURËS SË BOTËS' – DHE SHQIPËRINË AKTUALE E KRAHASOI ME MESJETËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.02.2013)
GËZUAR VITIN E RI 2013Nga FRANK SHKRELI (12.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2024  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]