Me 3 shkurt 1974, ne faltoret shqiptaro-amerikane u bane lutje fetare per
Presidentin idealist. Po ate dite, ne Washington National Cathedral, Dr.
Repishti vendosi nji kunore me lule mbi vorrin e Presidentit Wilson ne emen te
bashkesise shqiptaro-amerikane.
Kunorezimi i perkrahjes se Presidentit W. Wilson, premtue delegatit shqiptar
Rev. Fan S.Noli, me 4 korrik 1917, ka qene forcimi i miqesise ne mes te dy
popujve, shqiptar dhe amerikan, qe rezultoi ne shpetimin e Shqiperise nga
coptimi, dhe ma vone ne çlirimin e pavaresine e Kosoves Fatkeqsisht, gjate
festimeve te 100 vjetorit te Pavaresise ne Shqiperi, emni i Presidentit
Wilson...u harrue nga "politika"mjerane e dites! (SR)
* * *
"Kjo Permbledhje e nji studimi mbi Rolin e Presidentit te 28-te te Shteteve te
Bashkueme te Amerikes, Woodrow Wilson, ne Mbrojtjen e te Drejtave te
Shqiperise, ka tre kufizime:
perfshine vetem periudhen e viteve 1918,1919,1920;
trajton problemin kryesisht ne lidhje me qendrimin e diplomacise amerikane,
dhe,
Mbeshtetet kryesisht ne dokumente diplomatike amerikane.
Permbledhja ndahet ne tri pjese:
Filozofia politike e Presidentit W.Wilson.
Gjendja e Shqiperise gjate viteve 1918-1920.
Konflikti i interesave te shteteve fqinje te Shqiperise, dhe qendrimi i
delegacionit amerikan ne Paris, ne lidhje me konfliktin.
Filozofia politike e Presidentit W.Wilson ne lidhje me problemin e
L1B dhe rregullimin paqesor te mbasluftes, mund te percaktohet me dy shprehje:
mbeshtetje ne drejtesi, dhe vetevendosje per te gjithe kombet, te medhej e te
vegjel. Keto dy parime mbi te cilat bota e re duhej te themelohej kerkojshin
liri politike, tue mos lejue as pushtimet e hueja, as sundimin nga te huejte ne
ç'faredo forme qofte.
Lufta kunder Fuqive Qendrore (Gjermani, Austro-Hungari) megjithse nji
kasaphane, u pranue sepse keto dy Fuqi kercenojshin boten me shtypje,
padrejtesi e robeni.
"Prandej, u konsiderue si nji detyre e Shteteve te Bashkueme te asgjasoje
pretendimet e ketyne Fuqive dhe forcen ushtarake qe i mbeshtete. E Drejta u
proklamue si nji vlere morale ma e çmueshme se Paqa. Kjo e drejte u njoh dhe u
zbatue si nji parim universal, si mjeti kryesor i çlirimit te popujve, tue
perfshi vete popullin gjerman. E mbeshtetun ne Drejtesi, bota do te jete nji
vend i sigurt per demokraci"(1)
Me 8 janar 1918, ne nji fjalim para Kongresit amerikan, Presidenti W.Wilson
predikonte diplomacine e hapun. ("Open conventions, openly arrived at"), ne nji
Konference te hapun per paqen, larg nga marreveshjet e mshehta nderkombetare,
dhe bante te njohun publikisht programin e njohun si"14 pikat e Wilsonit". Pika
XI e programit thote shprehimisht:
"...Marredhanjet e Shteteve te ndryshem te Ballkanit me njeni tjetrin duhet te
bahen me nji keshillim te perbashket, ne perputhje me kufinjt historike te
caktuem nga vete deshira e popujve dhe nga parimi i kombesise; per ma teper,
garanci nderkombetare duhet te hyjne ne fuqi me qellim qe te sigurojne
pavaresine politike dhe ekonomike, si dhe tanesine tokesore te tyne".(2)
Nji muej ma vone, me 11 shkurt 1918, Presidenti Wilson deklaronte perseri para
Kongresit se:
"....nuk do te kete asnji aneksim, pagese haraçi ose ndeshkim damprues. Popujt
nuk duhet te hidhen si plaçka pa vlere ne krahet e njenit ose tjetrit shtet
sundues, nga nji konference nderkombetare ose nga nji marreveshje ne mes
rivalesh dhe anmiqesh. Aspiratat kombetare duhen respektue...Sepse kjo lufte e ka
rranjen ne mosperfilljen e se drejtes se kombeve te vegjel dhe te kombesive qe
nuk kane pase as bashkimin as fuqine me realizue qellimet e tyne dhe format e
deshirueme ne jeten e tyne politike...."(3) Prandej, ne Konferencen e Paqes,
"...çdo rregullim tokesor i rrjedhun nga kjo lufte duhet te jete ne interes, dhe
duhet te bahet ne perfitim, te popullsive te interesueme,
dhe jo si pjese e rregullimeve ose kompromiseve ne mes te fuqive rivale...Une
flas keshtu me te vetmin qellim qe e tane bota te njohe shpirtin e vertete te
Amerikes". (4)
Ndertesa e botes se re do te mbahej nga Lidhja e Kombeve, parimi themelor i se
ciles do te ishte:
" vendet e botes i takojne popujve qe e banojne, dhe se keta popuj gezojne te
drejten e vetevendosjes ne jeten e tyne politike". ..."dhe se asnji kuvend
burrash shteti, kudo qe te jete i mbledhun dhe cilado qofte forca fizike
dermuese qe ky kuvend ka ne boten e sotme nuk do te kete te drejte te caktoje
nji "Fuqi te Madhe" sovrane mbi nji popull qe kundershton nji sovranitet te
ketill te padeshiruem.(5)
Me 4 dhetor 1918, Presidenti Wilson u nis per Europe qe te luftoje per
zbatimin e parimeve te deklarueme.
Gjendja e Shqiperise.- Pak popuj ne bote kane qene te interesuem per parimet
wilsoniane ma shume se populli shqiptar.
Me 1878, Kongresi i Berlinit coptoi pjese te medha tokesh nga Shqiperia.(6) Me
1913, ne Londer, afer gjysma e vendit u keput dhe ju dha fqinjeve. Me 26 prill
1915, nji Traktat i mshehet ne mes te Fuqive te Medha coptonte krejtesisht
Shqiperine qe kishte mbete,(7) Vete toka shqiptare u pushtue nga serbet,
malazezet, italianet, greket, francezet dhe austriaket. (8) Shqiperia nuk
kishte as qeveri, as ushtri, as administrate. (9) Pa arme, pa te holla,(10) pa
miq dhe pa perkrahje, Shqiperia kalonte vjetet e luftes dhe te mbasluftes ne
nji gjendje te veshtire. Shqiptaret nuk bashkoheshin.(11) Intrigat e hueja
perkrahshin elementet anti-shqiptare . Perfaqesimi i Shqiperise ne Konferencen
e Paqes ishte nji veshtirsi pothuejse e pakalueshme. Turhan Pasha,(12) i qeverise se Durresit, konsideronte
mandatin Italian mbi Shqiperine. Pjesa tjeter perjashtonte nji zgjidhje te
ketille. (13)Nderkaq, ne mes te Italise dhe Greqise ishte nenshkrue edhe nji
tjeter traktat i mshehet per coptimin e Shqiperise, i njohun si Traktati
Tittoni-Venizelos (1919).
Me ndamjen e re, delegacioni shqiptar u kryesue nga Imzot Bumçi, Ipeshkev i
Lezhes, dhe u perba nga Mehmet Konitza, Dr. Mihal Turtulli, Luigj Gurakuqi, Lef
Nosi, e Mehdi Frasheri. Per te paren here, Shqiperia kishte nji za me
autoritet. Delegacioni shqiptar u perkrah nga nji grup ekspertesh dhe
keshilltaresh te pergatitun mire. Ne kete situate, vetem me nderhymjen e
delegacionit amerikan, Dr. Turtulli dhe Midhat Frasheri morren vizat me hye ne
France si delegate shqiptare ne Konferencen e Paqes ne Paris (14)
Ne Paris, delegacioni shqiptar u perkrah nga delegacioni i VATRES, qe dha nji
kontribut shume te madh per çeshtjen shqiptare, dhe ai i Stambollit, Rumanise,
Egjiptit, Korçes dhe Svicres (15), nga nji misionar amerikan C.Telford
Erickson, dhe nga shoqata shqiptaro-britanike e kryesueme nga Koloneli Audrey
Herbert, Miss Edith Durham dhe Gjenerali Phillips, miq te Shqiperise..
Veprimtaria e delegacionit shqiptar ne Paris ka qene e pergatitun mire dhe
efektive (16) Per fat te keq, pesha e delegacionit ka qene shume e kufizueme,
per arsye te kundershtimit te Fuqive te Medha europiane, miq te fqinjeve tone
ballkanike.
C) Konflikti i interesave dhe qendrimi i delegacionit amerikan ne Paris.
Pengesat kryesore te zgjidhjes se drejte te çeshtjes shqiptare kane qene
1) Traktati i mshehet i Londres per coptimin e Shqiperise megjithese u demaskue
publikisht (17) dhe ma vone Marreveshja Tittoni-Venizelos i vitit 1919, ne
esence kane qene gjithmone parasyshe dhe si baze diskutimi te çeshtjes kufitare
shqiptare.. Amerika ka qene e vetmja Fuqi e Madhe qe i refuzoi pa kompromis
(18)
2) Çeshtja e Adriatikut: caktimi i kufinjve perendimore te Jugosllavise si
shtet i ri i mbasluftes, dhe percaktimi i interesave italiane ne te gjithe
bregun lindor te Adriatikut, deri ne kepin Stilos. Per fatin e keq te
Shqiperise, çeshtja e Adriatikut shkoi aq larg sa rrezikoi te prishte
Konferencen e Paqes. Ne kete perleshje perpjestimesh te medha Shqiperia u
mosperfill dhe u sakrifikue. Bisedimet per kompromis ne mes te Italise,
Jugosllavise e Fuqive te Medha , merreshin detyrimisht me shperblime tokesore
ne dam te Shqiperise (19)
Ne planet amerikane, Shqiperia ishte nji problem qe kerkonte studime, kryesisht
ne kuadrin e politikes ballkanike. Njikohesisht, Shqiperia studjohej edhe
per efektet qe sjellshin kerkesat italiane ne Adriatik (20)
Zgjidhjet e mundshme te problemit perfshijshin nji numer te madh propozimesh: qe
nga coptimi i plote i Shqiperise deri ne nji Federate Ballkanike (21) Prof.
W.S.Ferguson i Universitetit Harvard dhe Prof. W.S.Monroe i New Jersey State
Normal School (N.J.) u caktuen te merreshin me studimet (22) qe interesojshin
direkt edhe Shqiperine.
Fatkeqsisht, Shqiperia nuk u njoh si "shtet asnjanes" (Konf. e Londres,
1913)(23) por u njoh si nji entitet politik ekzistues, dhe u propozue te marre
pjese si nenshkruese e Traktatit te Paqes. Ma vone u vendos qe pozita e
Shqiperise te percaktohej nga Konferenca e Paqes, dhe shqiptaret te lejoheshin
me paraqite pikepamjet e tyne. (24) Ne nandor 1918, delegacioni amerikan kerkoi
qe interesat shqiptare te mbroheshin nga nji Komision i Fuqive te Medha, ku te
perfaqesohej edhe Amerika.(25) Prezenca e Amerikes ne çeshtjet shqiptare u
forcue me 27 nandor 1918, kur Qeveria britanike njoftoi indirekt Qeverine
amerikane se favorizonte nji Shqiperi te madhe, dhe se preferonte nji mandat
amerikan mbi Shqiperine.(26)
Me 3 shkurt 1919, Greqia paraqiti formalisht kerkesat e saja mbi Shqiperine e
Jugut (Vorio-Epirin). Kerkesa perfshinte prefekturat e Korçes dhe Gjirokastres
(27) Me 12 shkurt, delegacioni shqiptar jo vetem qe nuk pranoi te diskutonte
kufinjt e Shqiperise se 1913, por kerkoi toket e humbuna para luftes (28) Me 24
shkurt,. Shqiptaret paraqiten perseri kerkesat e tyne tue çfaqe besimin ne
parimet wilsoniane.(29). Para veshtiresive te pakalueshme, shqiptaret ishin
pothuejse te pashprese.
Me 6 mars 1919, Komisioni per çeshtjet shqiptaro-greke paraqiti raportin e tij,
i cili perkrahte, ne vija te pergjithshme, kerkesat greke, por pa unanimitet.
Megjithate, delegacioni amerikan ishte i mendimit se "...ne jug-perendim te lumit
Vjosa "duket se" (it appears) sentimenti dhe prirja politike e shumices ashte
greke", dhe shprehu "bindjen" (the conviction) se ne veri-lindje te Vjoses,
ndergjegja e bashkimit kombetar dhe e devocionit per kauzen shqiptare jane
veçanerisht te forta.(3) Kundershtimi amerikan (dhe ai i Italise) per Korçen
pengoi marrjen e nji vendimi deri me 14 maj 1919, date ne te cilen çeshtja e
Shqiperise se Jugut (Vorio-Epirit) u shtye definitivisht. Me 7 prill 1919, Dr.
Adhamidhi, ne emen te shqiptareve te Svicrres falenderonte Presidentin W.Wilson
per mbrojtjen fisnike te se drejtes shqiptare mbi Korçen. Bashkesia
shqiptaro-amerikane dhe VATRA e inonduen Konferencen me protesta.
Me 7 mars 1919, te frikesuem nga zhvillimet e padeshirueshme te ngjarjeve,
shqiptaret i u drejtuen Amerikes me kerkese per nji "mandat amerikan" te
perkoheshem dhe nji okupim administrativ te tokave ne diskutim, per nji afat
prej nji ose dy vitesh, me qellim qe te bahej i mundun nji plebishit i lire i
popullsise se tokave ne diskutim, (31) Njikohesisht, Mr. Erickson, me ane te
shtypit, i u drejtue popullit amerikan qe te
mbronte shqiptaret dhe te favorizonte nji mandat te perkoheshem amerikan mbi
Shqiperine.(32) Amerika nuk pergjegji!
Me 14 prill 1919, shqiptaret deklaruen se pranojshin ndihmen e nji Fuqie te
Madhe me kondite qe te zgjedhin ata vete Fuqine per mandat, te respektohet
sovraniteti dhe pavaresia e Shqiperise, te mbahet administrata e mbrendshme
shqiptare dhe perfaqesimi diplomatik, dhe te mos lejohej kolonizimi i
organizuem dhe sistematik i vendit nga fuqite e hueja.(33)Per Shqiperine,
gjendja po keqesohej.
Fatmiresisht, diplomacia amerikane u ba aktive. Me 18 prill 1919, Sekretari i
Shtetit, Lansing, urdhenoi hetimet ne lidhje me masakrat serbo-malazeze kunder
shqiptareve, (34) Me 19 prill, Presidenti Wilson deklaroi se Traktati i Londres
per coptimin e Shqipersie, ishte "...inkonsistent me parimet e pergjithshme te
rregullimit paqesor, dhe se Amerika konsideron nji zgjidhje te ketille
krejtesisht te pamundun.(35) Me denoncimin e ketij Traktati ne kete
menyre, Presidenti Wilson po eliminonte veshtiresine e pare te shqiptareve.
Ekspertet amerikane e keshilluen Presidentin Wilson qe te mos cedoje para
kerkesave italiane, dhe te terheq perkrahjen amerikane per kerkesat italiane
mbi Vloren. (36) Por, Amerika nuk ishte e dispozueme per nji ndermarrje te
ketille. Delegatet shqiptare çfaqen bindjen se Greqia dhe Serbia do te hiqnin
dore nga kerkesat e tyne, po te hiqte dore Italia nga Vlora.(37) Shqiptaret nuk
u dekurajuen dhe i u drejtuen Presidentit Wilson drejt per se drejti per
ndihme, tue perserite kerkesen e tyne per nji mandat te perkoheshem amerikan
mbi Shqiperine.
Protestat e shqiptareve nuk kishin ra ne vesh te shurdher. Me 6 maj 1919,
Presidenti Wilson, ne menyre te papritun, denoncoi shpalljen e protektoratit
italian dhe kerkoi qe Shqiperia te jete shtet independent (38) Me 18 maj,
koloneli amerikan ne Mal te Zi, Sherman Miles, raportoi ne Paris se "...caktimi i
kufinjve kombetare ne mes te Malit te Zi e Shqiperise, si dhe ne mes te
Shqiperise dhe vendeve tjera kufitare, ashte nji nevoje e rendit te pare per
paqen e ardhme te Ballkanit" (39) Raporti shoqenohej me nji tregim te gjate
masakrash kunder popullsise shqiptare te Malit te Zi e Kosoves. Delegacioni
amerikan u interesue edhe ma shume per kete problem, dhe kerkoi nga Britaniket
qe te vejshin ne dispozicion te amerikaneve te gjitha materialet e reja ne
lidhje me Shqiperine. (40) Me 30 maj Presidenti Wilson u njoftue
formalisht per masakrat kunder shqiptareve,(41) dhe per propozimin e Kolonelit
Sh.Miles se "...Shqiperia duhet te jete nji shtet i pavarun, por nen mbikeqyrjen
e Anglise ose Amerikes".(42)
Me 20 maj 1919, Presidenti Wilson u perpoq me eliminue veshtiresine e
dyte te shqiptareve; ai kerkoi qe çeshtja shqiptare te mos diskutohej se bashku
me çeshtjen e Adriatikut, megjithese nuk perjashtoi mundesine e nji
mandati italian mbi Shqiperine, problem te cilit do t'i kushtonte
vemendjen e tij ma vone. (43) Propozimi per kompromis i dates 29 maj 1919 (44)
nuk u pranue, dhe per kete arsye çeshtja e Adriatikut u pezullue deri ne dhetor
1919. Keshtu shpetoi Shqiperia nga nji invadim "i legalizuem", dhe njikohesisht
sigurohej pak kohe per shqiptaret te bajne perpjekje te reja per nji zgjidhje
te pranueshme. (45)
Ramja e qeverise italiane Orlando, dhe ardhja e qeverise Nitti, 22 qershor
1919, hapi nji faze te re ne marredhanjet italo-greke, kryesisht per
arsye te bindjeve politike te ministrit te jashtem italian Tittoni. Vetem 11
dite ma vone, me 3 korrik 1919, Tittoni kerkoi njohjen e Traktatit te Londres
(1915). Ministri anglez, Lord Balfour, vuni ne dukje se Presidenti Wilson
deshironte te caktonte me ane plebishiti sovranitetin e çdo pike te
Adriatikut.(46) Italianet ndrruen taktike. Nji muej ma vone, me 29 korrik 1919,
u firmue marreveshja Tittoni-Venizelos per coptimin e Shqiperise.(47) U vendos
qe Traktati te mbetej i mshehet (neni 7), siç duket te mos pengohej nga
Presidenti Wilson,(48) i cili ishte largue nga Europa nji muej ma pare.
Gjendja ne Shqiperi u ba perseri e deshprueme, siç kuptohet nga apeli i
delegacionit shqiptar ne Paris drejtue Senatit amerikan me 20 gusht 1919.
Me 21 gusht 1919, fletorja The New York Times raportonte kete Apel kur
shkruente:"...Thirrjet e deshprueme te popullit shqiptar po mbyten nga
imperializmi i forte i fqinjve te tyne. Shpresa ku shqiptaret kane drejtue syte
e tyne ashte Amerika, dhe nga ajo presin shpetim".
Si rezultat i Marreveshjes se re u krijue mundesia e largimit te trupave
franceze nga "Republika e Korçes". Shqiptaret filluen te largohen nga Korça te
tmerruem.. Por, me 22 shtator 1919, mbas nji intervenimi nga Imzot Luigj Bumçi,
delegati amerikan Polk, nguli kambe qe Korça te mos i dorezohej grekeve nga
trupat franceze, tue shpetue keshtu ndamjen e Shqiperise dhe invadimin ushtarak
grek .(49)
Me 15 shtator 1919, Ministri Italian Tittoni paraqiti per diskutim nji tjeter
plan per sundimin e Shqiperise (50) Shqiptaret deklaruen se nuk do te
pranojshin kurr okupacionin Italian te Vlores dhe mandatin italian mbi
Shqiperine (51)_ Ne te njejten kohe, ata paraqiten kerkesen per nji
mandat amerikan. Gjate ketyne diteve, raporton G.C.Buckler , delegat amerikan,
"shqiptaret vizitojne delegacionin amerikan tri here ne jave, gjithmone me
shprese se Amerika do t'a pranoje". (52)
Me 25 tetor, delegati amerikan, Polk, u perpoq perseri te ndaje çeshtjen
shqiptare nga çeshtja e Adriatikut, por pa sukses, per arsye te kundershtimit
kambengules italian (53) Gjate muejit nandor 1919, Keshilli Suprem i
Konferences se Paqes rishqyrtoi "Çeshtjen e Adriatikut" dhe çeshtjen shqiptare.
(54)Me 9 dhetor nji kompromis franko-anglo-amerikan "...i u paraqit
Italise, me te cilin njihej sovraniteti mbi Vloren dhe mandati italian mbi
pjesen tjeter te Shqiperise. Kufinjt e veriut nuk ndryshojshin. Kufinjt e jugut
do te diskutoheshin ma vone.(55) Jugosllavia e kundershtoi "kompromisin" nga
frika e prezences italiane ne kufinjt e saj te jugut, por deklaroi se do te
pranonte vetem po te jepeshin toke ne veri te lumit Drin (56)
Me 10 janar 1920, kryeministri anglez, Lloyd George, la te kuptohej se perseri
favorizonte aneksimin jugosllav te Shkodres (57) Njikohesisht, Italia paraqiti
hollesina ma te medha ne lidhje me rregullimin e problemit shqiptar.
Prefekturat e jugut, te kerkueme nga Greqia (Korça e Gjirokastra) do te
diskutoheshin nga perfaqesueset e Fuqive te Medha (qofte dhanje e tokave, qofte
plebishiti i popullsise) mbasi te jene ndigjue perfaqesueset e Shqiperise dhe
Greqise; te drejta komunikacioni t'i jepeshin Jugosllavise; te mbrohen pakicat
raciale, gjuhesore e fetare; Italia te kontrolloje policine e vendit; trupat
italiane te mbeten ne Shqiperi per pese vjet (58)
Me 13 janar 1920,, ne mengjez, kerkesa e Lloyd George u rrit, tue pershi edhe
luginen e lumit Drin e portin e Shengjinit, ndersa kryeministri françez,
G.Clemenceau, kerkoi coptimin e Shqiperise simbas Traktatit te mshehet te
Londres (1915). Ne mbasdeken e te njejtes dite, Jugosllavia dhe Greqia pranuen
propozimin e G.Clemenceau. (59)
Nji vendim i ketill ishin vdekja e sigurte e Shqiperise!
Te nesermen, me 14 janar 1920, anglo-francezet, me nji Memorandum te veçante
(pa pjesemarrjen e delegacionit amerikan) pranuen sovranitetin e Italise mbi
Vloren dhe mandatin italian mbi Shqiperine, por njikohesisht, propozuen nji
rregullim te ri, te ngjashem me ate te Traktatit te Londres (1915)(60) Tri
protesta shqiptare, me 12, 15, dhe 22 janar 1920 nuk u moren
parasyshe. (60/1)
Me 20 janar 1920, pa dyshim ne momentin ma kritik per Shqiperine,
Sekretari i Shtetit amerikan, protestoi dhe kundershtoi validitetin e nji
marreveshje te ketille te arritun pa konsultimin e Amerikes.(61). Nen presionin
amerikan, Lloyd George dhe Clemenceau, u pergjigjen dy dite ma vone se
"...interesat e shqiptareve do te mirreshin parasyshe plotesisht"(62)
Nderkaq, marreveshja Tittoni-Venizelos u ba publike. Shqiptaret u tronditen
shume. Me 28 janar 1920, perfaqesueset e krahinave shqiptare u mblodhen ne
Lushnje, formuen nji Keshille Regjence. nji qeveri qendrore, caktuen Tiranen si
kryeqytet, dhe moren vendimin e preme se do te luftojne çdo nderhymje te huej.
Me nji organizim te qete por sistematik, Shqiperia po pergatitej te luftoje
invaduesin: se pari, Italine, dhe ma vone Jugosllavine dhe Greqine.(64)
Por duhej kohe, dhe kohen e siguroi diplomacia amerikane e Presidentit Wilson.
Me 10 shkurt 1920, Presidenti Wilson i revoltuem nga padrejtesia e Fuqive te
Medha europiane dergoi noten e mirenjohun e cila denonconte coptimin e
Shqiperise ne mes te vendeve fqinj, kunder protestave te fuqishme shqiptare. Ai
shtoi se "çeshtja e Adriatikut, ashtu si paraqitet tashti, ngren nji pyetje
themelore, ne se Qeveria amerikane do te mundet ne çdo baze qofte, te
bashkepunoje me aleatet europiane...." Dhe se "...Amerika konsideron konçesioniet e
9 dhetorit 1919 si "maksimumi qe Qeveria amerikane mund te ofroje".(65)
Pergjigjja franko-angleze spjegonte se "...veprimet e ndermarruna ne lidhje me
problemin shqiptar...merrshin para syshe faktin se e gjithe Shqiperia do te vihej
nen sistemin e mandatit; ne kete menyre, ata besojshin se "... aspiratat e
popullit shqitar per bashkim e veteqeverisje do te mund te plotesoheshin ne te
ardhmen".(66)
Kesaj rradhe, Presidenti Wilson mbajti nji qendrim te patundun ne lidhje me
coptimin e Shqiperise. "Megjithese nji coptim i ketill do te kenaqte fqinjt e
Shqiperise," spjegonte Presidenti ne Memorandumin e dyte te 25 shkurtit 1920,
"...Qeveria amerikane kundershton me fuqi çdo dam ne kurriz te Shqiperise e ne
perfitim te Jugosllavise, sa edhe çdo dam ne kurriz te Jugosllavise e ne
perfitim te Italise".(67) Presidenti Wilson shkoi aq larg sa te kercenoje
franko-anglezet me "...marrjen seriozisht te shqyrtimit per terheqjen nga
Traktati me Gjermanine, dhe nga marreveshja e 28 qershorit 1919 ne mes te
Shteteve te Bashkueme dhe Frances e Anglise, qe te dyja tashti para Senatit..."
(po aty)
Nji dite ma vone, 26 shkurt 1919, Londra dhe Parisi te perballuem me
kambenguljen e Presidentit Wilson, u terhoqen dhe pranuen pikepamjen amerikane,
tue sigurue Washingtonin se do te bajshin presion prane (tri) qeverive te
interesueme. (68)
Me 6 mars 1920, Presidenti Wilson dergoi nji note te trete tue kerkue qe
"çeshtja shqiptare te mos perfshihet ne diskutimet e planifikueme ne mes te
Italise dhe Jugosllavise, dhe se Presidenti deshironte me afirmue perseri se
nuk do te pranonte asnji plan qe parashikonte dhanjen Jugosllavise te
prefekturave veriore te Shqiperise, si shperblim tokesor per çka Jugosllavia
humbe ne kufinjt me shtete tjera".(69)
Si rezultat i nderhymjes se Presidentit, Italia e Jugosllavia u detyruen te
zgjidhin problemin e tyne ne bisedime direkte, tue perjashtue çeshtjen
shqiptare.(70) Me ndamjen nga çeshtja e Adriatikut eliminohej nji rrezik e
forcohej pozita e Shqiperise, dhe problemi i kufinjve te Jugut humbte
pjeserisht randesine dhe urgjencen.(71)
Efekti i orientimit te ri ne Paris u ndie menjihere. Shqiptaret shpejtuen
organizimin e mbrojtjes. Me 15 maj 1920, u nenshkrue Marreveshja e Kapeshtices
e cila ndalonte hymjen e grekeve ne Korçe. (72) Me 21 qershor 1920, françezet u
larguen nga Korça.(73) Ne veri shqiptaret morren inisiativen dhe luftuen me
sukses jugosllavet ne Koplik, ne Lume, ne Peshkopi e Diber .(74) Ne juge, u
eliminuen çetat greke ne prefekturen e Gjirokastres, (75)
Mbetej vetem okupacioni italian i Vlores, dhe kerkesat e mandatit Italian mbi
Shqiperine. Keto dy probleme u zgjidhen nga vete shqiptaret me luften e Vlores
(5 qershor-2 gusht 1920) (76) Me 24 qershor kryeministri i ri italian
Giolitti deklaroi se Italia nuk ishte ne favor te protektoratit por te
pavaresise se Shqiperise. (77), por me 17 qershor 1920, kjo deklarate u
korrektue me frazen:" Italia do te rrinte ne Vlore derisa Shqiperia te forcohej
ashtu si duhej". (78) Megjithate, per arsye te presionit politik te mbrendshem,
me 22 korrik 1920 Italia denoncoi marreveshjen Tittoni-Venizelos (79) dhe me 28
korrik pranoi ne parim pavaresine e Shqiperise mbrenda kufinjve te 1913-s
(80)Me 2 gusht 1920, u firmue Traktati i Tiranes, me te cilin njihej de facto
pavaresia dhe integriteti tokesor i Shqiperise.(81)
Mbetej problem i prezences jugosllave ne veri te Shkodres. Me 10 shtator 1920,
ministri i jashtem shqiptar, i drejtoi nji apel Qeverise se Shteteve te
Bashkueme te Amerikes dhe aleateve europiane me kerkesen qe te ushtrojne
presion mbi Qeverine serbo-kroate-sllovene qe te terheq trupat e saj nga
Shqiperia. (82)
Me 10 nandor 1920, shtypi amerikan njoftoi se Qeveria shqiptare ka ne plan te kerkoje
ndihmen e bankave amerikane per financimin e zhvillimit ekonomik te
vendit.(83) Me 17 dhetor 1920, Shqiperia u pranue ne Lidhjen e Kombeve, nji
krijese e Presidentit Wilson (84).
Fati i Shqiperise ishte tashti ne duert shqiptare.
*
Si perfundim , mund te themi:
1) Nuk ka dyshim qe diplomacia europiane sakrifikoi Shqiperine per hir te
interesave politike strategjike te Fuqive te Medha.
2) Ka çdo arsye me besue se kundershtimi kambengules i Presidentit Wilson dhe
qendrimi i delegacionit amerikan ne Paris:
a) kane pengue coptimin e Shqiperise;
b) kane dekurajue aktet agresive te fqinjve; dhe
c) kane inkurajue shqiptaret ne mbrojtjen e vendit te tyne.(85)
Ashte e veshtire me percaktue se si do te kishin veprue shqiptaret sikur
Shqiperia te kishte qene e okupueme ushtarakisht nga forcat e tre vendeve
fqinje.
3) Pervoja shqiptaro-amerikane e viteve 1918-1920 ne veçanti ka krijue nji
tradite te thelle miqesie dhe mirebesimi ne mes te dy vendeve fryma e se ciles
vrehet gjate gjithe kohes se punimeve te Konferences.
Perkrahja e Shqiperise nga shqiptaro-amerikanet dhe nga Qeveria amerikane para
dhe mbas L1B kane krijue nji tradite miqesie dhe mirebesimi ne mes te dy
popujve dhe te dy vendeve(86) fryma e se ciles vazhdon te kultivohet edhe sot.
Falemnderit!
Sami Repishti, Ph.D.
2 shkurt
1974
City University of New York
(Shenim: Per mungese vendi ,nuk ashte dhane bibliografia e plote .SR)
========================================================
Quotes:
"I shall have but one voice at the Paris Peace Conference, and that voice I
shall use for the rights of Albania". (President Wilson to The Rev.Fan S.Noli.
July 4,1917)
"The Apostle of political morality, the defender of small oppressed peoples,
the respected chief of the most powerful democracy, the man who placed the
sentiments of justice far above all interests". (The Albanian Delegation at
Paris Peace Conference to President Wilson, April 1919)
"For us, Albanians, his name means support, relief, friendship. For us,
Albanians, his name symbolizes refuge and the chance to work and progress in
the dignity that the United States, this "Ëœsweet land of liberty' has offered in
the past and continues to offer, today!" (Albanians Honoring the Memory of
Woodrow Wilson, February 2,1974)
--
(Shenim.- Me 2 shkurt 1974, ne Roosevelt Hotel, New York City, u ba
Perkujtimi i 50 Vjetorit te vdekjes se Presidentit Woodrow Wilson.
Ceremonia u organizue nga Dr. Sami Repishti,(C.U.N.Y.) folesi i dites, dhe u
kryesue nga Prof. Stavro Skendi (Columbia Univ.). Ceremonia u raportue nga gazeta Long Island
Press, e dates 3 shkurt 1974. Gjate ceremonise u lexue pershendetja e His
Grace Archbishop Francis Sayre, Dekan i Washington National Cathedral, dhe nipi
i Presidentit W. Wilson, i ftuem por ne pamundesi me marre pjese.
(Marrë nga 'DIELLI')