E Hënë, 02.26.2024, 02:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ORA PËR MAQEDONINË PO BIE ME SHPEJTËSI
Nga SHKËLZEN LUSHAJ

E Martë, 02.05.2013, 09:49am (GMT+1)




Kriza politike po hyn në muajin e dytë të vitit 2013. Sikur ky pështjellim gjërash që po ndodh të mos kishte fillin e tij në të hënën e 24 Dhjetorit, sot do t'i besonim mbase besëtytnisë së numrit 13 që thuhet se nuk sjell shumë fat. Ai "pak fat" që ka mbetur, lidhet padyshim me mbështetjen që po na e japin partnerët tanë ndërkombëtarë, që duken të vendosur të na shoqërojnë në çdo sfidë të brendshme dhe të jashtme që na ngrihet. Por, kjo vendosmëri e ky zell i mungon më së shumti politikës sonë prej fëmije të llastuar, e cila duket se s'çan kokën për gjësend tjetër, pos për mënyrën si të shndërrojë në poenë politikë, madje edhe ajrin që thithim.

Rikthimi i dy liderëve maqedonas në istikamet e tyre, dhe mungesa e një nisme të sërishme për rivendosjen e dialogut, rrezikon të shkurajojë politikën ndërkombëtare, e cila po përballet prej vitesh me këtë adoleshencë politike të partive maqedonase. Këto të fundit nuk po arrijnë dot edhe pas pesë javësh, ta tejkalojnë veten dhe të denjojnë në emër të interesit të qytetarit, të gjejnë një zgjidhje të arsyeshme politike dhe me sa më pak dhimbje. Ndërsa pritshmëria për një gjë të tillë sa vjen e rritet, vijon të trashet papërgjegjësia e këtyre dy forcave kryesore të kampit maqedonas.

Nëse nga njëra anë, moskokëçarja e partisë në pushtet rrjedh nga nënvlerësimi që i bën opozitës, duke gjykuar mbi numrin e protestuesve që bllokojnë rrugët, nga ana tjetër, harbimi i opozitës që ngul çizmen në asfaltin e ftohtë, rrjedh nga shpërfillja e rëndë që u bëhet kërkesave të saj. Si rezultat, ky ekskomunikim në mes dy faktorëve kryesorë maqedonas ka të ngjarë të shkatërrojë si kullë kartash procesin e integrimeve evropiane, që do të rezultonte me pasoja që nuk kemi dëshmuar se dimë t'i menaxhojmë.

Rreziku, ndërkaq, që i shtohet këtij ndërlikimi të situatës politike, është zhvendosja e "valës" së ekskomunikimit në kampin politik shqiptar. Së këndejmi, duhet thënë se mungesa e komunikimit normal nuk duhet të shqipërohet, ashtu siç ka ndodhur këto ditë. Është e palejueshme që të riciklohet diskursi i ulët, banal dhe apolitik në mes përfaqësuesve të politikës shqiptare, në kohë kur është ngritur më këmbë e tërë bota politike evropiane që të paqëtojë partitë maqedonase dhe të krijojë ambient normal politik, si parakusht për vlerësime pozitive nga KE.

Gjithsesi, është simptomatike që ky degjenerim i komunikimit, sado rastësor, ndërmjet dy partive më të mëdha shqiptare, pason një takim, në parim, normal mes kreut të opozitës shqiptare me kryeministrin e vendit. Megjithatë, takimet e tilla dhe komunikimi me politikën maqedonase, nuk duhet assesi të zhvillohen në dëm të komunikimit ndërshqiptar, sepse në të kundërt kemi bërë punën e Sizifit në krijimin e mirëbesimit etnik dhe politik në dekadën e fundit.

Sidoqoftë, është mendim përgjithësisht i pranuar se mungesa e një kualiteti të ri të politikës shqiptare, është shkaku që fyerjet dhe sulmet verbale deri në kërcënime, të shpërfaqen hera-herës, si një reprizë e bezdisshme që zor t'i pëlqejë ndokujt. Koha ka provuar se partitë shqiptare po dështojnë së treguari kreative në administrimin e çështjeve politike, përpos në formulimet e reja të akuzave të vjetra, duke ngecur tutje kësisoj në formën "primordiale" të konfrontimeve të ulëta. Në të vërtetë, do të duhej të ishin pikërisht subjektet shqiptare modeli, me të cilin do të shërbehej politika maqedonase në zgjidhjen evropiane të problemeve. Por në vend të kësaj, ato zgjedhin të bëjnë versionin më të keq të veprimit politik, duke përjashtuar normat etike nga ligjërimi publik i tyre dhe duke sjellë rrugaçërinë në politikë.

E ndërsa vendi ynë kridhet në probleme të panevojshme, herë të politikës maqedonase dhe herë të asaj shqiptare, ora e rezultateve që duhet dëshmuar në Bruksel po bie me shpejtësi. Vizita e papandehur e komesionerit Fyle rikujton se BE po na vëzhgon syhapur dhe se jo shumë tolerancë prindërore duhet të presim nga ajo.


SHKËLZEN LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FACEBOOKPOLITIKA“E ardhmja e njerëzimit nuk është evoluimi i teknologjisë, por mënyra e përdorimit të saj.” (Dominique Wolton)Nga ELVIN LUKU (02.05.2013)
NJË PROJEKT I STËRMADH LUNDRIMI GJEOPOLITIK NË BALLKANNga SHABAN MURATI (02.04.2013)
REFLEKSIONE NGA ZHVILLIMI I VEPRIMTARISË ATDHETARE PËR SKËNDERBEUNNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA) (02.04.2013)
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.03.2013)
ROLI I PRESIDENTIT WOODROW WILSON NË MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË SHQIPËRISËKUJTESA E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS - ME RASTIN E PËRVJETORIT TË VDEKJESNga Prof. SAMI REPISHTI (02.03.2013)
QUO VADIS SHQIPËRI?Nga RESHAT KRIPA (02.02.2013)
ANGELA MERKEL - 'NE PO PËRBALLOHEMI ME HISTORINË'Nga FRANK SHKRELI (02.01.2013)
REPUBLIKA ISLAMIKE E IRANIT ARRESTON KORRESPONDENTËT E VOA-s DHE TË BBC-sëNga FRANK SHKRELI (01.30.2013)
PD DHE PS NUK JANË DY PARTI POR DY USHTRI - DHE JANË TË FRIKSHMENga ELIDA BUÇPAPAJ (01.29.2013)
FRYMA E DAVOS-itNga FRANK SHKRELI (01.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2024  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]