Ta duam atdheun aq sa ai është, ta duam as më të madh se është, as më të vogël
se është. Më parë se të jenë fjalët e mia, këto janë fjalët e François-Marie
Arouet (Voltair), nga vepra e tij "Fjalori filozofik". Filozofi i
madh optimist francez i shekullit XVIII është shembull i intelektualit krijues
të papajtuar me politikën, i cili mbahet mend si kryqëzues i tiranisë e
dogmatizmit dhe për aftësitë e tij të mprehta satirizuese dhe kritike ndaj
shoqërisë së kohës.
Pra, thjesht atdhedashuri. Për ne shqiptarët kjo do të thotë ta duam atdheun
tonë në të gjithë shtrirjen e tij hapësinore, ta duam atdheun tonë në pesë
gjashtë shtetet ku ai ndodhet në vijimësi të pandërprerë gjeografike, në
vijimësi të pandërprerë historike prej disa mijëvjeçarësh. Ta duam Republikën e
Shqipërisë dhe të mos e duam Republikën e Kosovës, kjo nuk është atdhedashuri.
Dhe anasjelltas: Ta duam Republikën e Kosovës dhe të mos e duam Republikën e
Shqipërisë, kjo nuk është atdhedashuri. Ta duam Myzeqenë dhe të mos e duam
Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore), kjo nuk është atdhedashuri. Dhe
anasjelltas: ta duam Luginën e Preshevës dhe të mos e duam Myzeqenë, kjo nuk
është atdhedashuri. Ta duam Tropojën dhe të mos e duam Bujanocin, kjo nuk është
atdhedashuri. Dhe anasjelltas: ta duam Bujanocin dhe të mos e duam Tropojën,
kjo nuk është atdhedashuri. Me pak fjalë: Ta duam atdheun tonë në të gjithë
hapësirën e tij, në të gjitha nënhapësirat e tij, në të gjitha qytetet dhe
fshatrat e tij, pavarësisht se në cilën njësi shtetërore ndodhen sot. Ta duam
njëri-tjetrin pavarësisht nëse është shqiptar i Shqipërisë, shqiptar i Kosovës,
i Maqedonisë shqiptare (hapësirës shqiptare të Maqedonisë), i Malit të Zi
shqiptar (hapësirës shqiptare të Malit të Zi), pavarësisht nëse ai është
myzeqar, lab, malësor, dibran, tetovar, kumanovas, ulqinak, preshevar, çam
pavarësisht ku ka lindur, pavarësisht ku jeton apo ku ndodhet. Kjo është
atdhedashuri. Është atdhedashuri e kulluar, e dlirë, e kthjellët. Është në të
mirën tonë dhe në dëmin e askujt.
Atdhedashuri është një term i brumit të mirëfilltë shqip. Duket se është i
vetmi term që i shkon fjalorit tonë. I kam dëgjuar në media dhe i kam lexuar
shumë nga teorizimet që këto kohët e fundit i bëjnë, kryesisht në Tiranë, të
ashtuquajturat mendje të kombit. Këto teorizime janë absolutisht pakaluese,
janë frut i mungesës së ndjeshme të dijes në fushën përkatëse. Në vend që ta
ndriçojnë një objekt të shenjtë, siç është atdhedashuria, siç është çështja aq
e përbërë shqiptare, këta, qoftë nëpër studio, qoftë nëpër tribuna, vetëm sa e
errësojnë, e komprometojnë dhe e ndotin këtë objekt. Kjo e bën të domosdoshme
që të heqim dorë nga përdorimet fjalëve të huaja (termave ndërkombëtarë), por
edhe nga përdorimet e fjalëve tona me parashtesa apo me prapashtesa të huaja. I
njëjti term ndërkombëtar, nëse përdoret nga një i huaj çfarëdo, tingëllon shumë
më butë dhe shumë më pranueshëm se kur ai është i shqiptuar nga një shqiptar,
qoftë në një jubile, qoftë në një përvjetor të thjeshtë, në një festë zyrtare
apo private, në një bisedë në një studio, në një kollonë anash faqes së një
gazete.
Ta duam atdheun do të thotë të ndërtojmë një raport të drejtë me atdheun. Të
jemi bij të tij dhe jo sundues të tij. Të jemi përkushtues ndaj tij, të jemi
shërbyes ndaj tij dhe jo ta vëmë atdheun tek këmbët tona. Të mos e shikojmë
atdheun si çifligun tonë, që mund t'ia zhveshim malet nga pyjet, mund t'ia
gërryejmë shtretërit e lumenjve, që mund t'ia nxjerrim në shitje për gati kurrgjë
pasuritë dhe thesaret e tij të dhuruara nga Zoti apo të krijuara nga njeriu në
mijëvjeçarë. Ta mendojmë atdheun jo vetëm si atdhe të brezave bashkëkohës, por
edhe si atdhe të brezave pasardhës, ta mendojmë atdheun jo vetëm si atdhe të
atyre që e banojnë përkohësisht, por edhe si atdhe të atyre që janë detyruar të
largohen prej tij dhe ndodhen nëpër botë, duke e mbajtur me bukë shumicën e
popullit shqiptar që ndodhet ende në atdhe. Ta duam atdheun do të thotë të
rritim mirëqenien e të gjithëve dhe jo vetëm të një grushti të vogël njerëzish.
Të jemi bij të atdheut. Të mos jemi vampirë të atdheut. Hypja në karrike,
jetesa me lugë floriri, nuk të jep të drejtë që ta katandisësh atdheun në
zhele. Nuk do të thotë ta ndjesh veten gjel dhe atdheun ta ndjesh plehun mbi të
cili ti vikat. Të jesh vampir i atdheut do të thotë t'i grumbullosh për vete
miliardat dhe të tjerëve, anekënd, t'ua lësh vetëm morrat. Pse sot, pas njëzet
vitesh të hapjes ndërmjet shqiptarëve, të hapjes së tyre ndaj botës, nuk ka
pasanik që të guxojë ta bëjë transparente pasurinë e tij të vënë në këto njëzet
vite? Sepse këta janë vampirë të atdheut dhe nuk janë bij të atdheut.
Paradoksi tjetër është se pikërisht këta, pikërisht vampirët e atdheut, janë
ata që bëjnë retorika të mbrapshta se shkrihen krejt për atdheun, për kombin,
për shqiptarët. Dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse e komprometojnë çështjen më të
shenjtë në botë, çështjen shqiptare.
Duke qenë te kjo pikë e temës sonë, le të kthehemi tek Voltairi (Volteri). Tek
fjala Atdheu, ai shkruan: "Një atdhe është i përbërë nga më shumë se një
familje; e si rëndom përkrahet familja jote thjesht për dashuri, kur nuk ke një
interes të kundërt, kështu thjesht për dashuri përkrahet qyteti yt ose fshati
yt që quhet atdhe. Sa më shumë që ky atdhe rritet aq më pak duhet, sepse
dashuria e pjesëtuar dobësohet. Është e pamundur që të duhet një familje tepër
numerike që sapo e ke njohur.
Kush ka ambicjen të jetë prijës, tribun, udhëheqës, diktator bërtet se e do
atdheun, ndërkohë që e do vetëm veten e vet. Secili ka dëshirë të mund të flejë
në shtëpinë e tij pa pasur dikush tjetër pushtetin që ta marrë dhe ta çojë të
flejë diku tjetër, secili dëshiron të jetë i sigurt për pasurinë e tij dhe për
jetën e tij. E kështu, meqë të gjithë kanë të njëjtat interesa, dhe nga
interesat e veçanta përbëhet interesi i përgjithshëm: i përkushtohemi republikës,
kur në fakt jemi duke iu përkushtuar thjesht vetes sonë."
Në epokën e integrimeve perëndimore, në epokën e integrimeve globale, në epokën
që kërkon më shumë se kurrë integrim, dashuri midis njerëzve, për ne shqiptarët
është e pamundur ta gjejmë veten në rajon, në kontinent, në botë, pa e gjetur
më parë tek njëri-tjetri. Është e pamundur që interesat tona të jenë të
përputhshme me të tjerët, pa qenë të përputhshme mes njëri-tjetrit. Është e
pamundur të jemi bindës për të tjerët, kur nuk kemi mirëkuptim dhe mirëpajtim,
kur nuk kemi dashuri të mjaftueshme për njëri-tjetrin. Është e pamundur që
retorikat tona të mos tingëllojnë të zbrazëta, të pabazuara, prandaj të dëmshme
për veten tonë dhe të tjerët. Ata që janë kundër çështjes shqiptare, vërtet
bëjnë edhe ata retorikë, por retorika e tyre është pjesë gati e papërfillshme e veprimit
të tyre. Kështu çëshjen shqiptare e dobësojnë kundërshtarët e çështjes sonë
dhe, njëkohësisht, e dobësojmë ne vetë. Prandaj miqtë dhe aleatët na
këshillojnë ne të heqim dorë nga retorikat, të shohim punën tonë, ta përparojmë
punën tonë, ta realizojmë çështjen tonë në të gjithë përbërësit e saj dhe në tërësinë e saj. Kështu do ta
ndihmonim veten tonë, kështu do të na ndihmonin miqtë dhe aleatët, kështu do të na ndihmonte
vetë Zoti. Atdhedashuria jonë, atdhetaria shqiptare, në shenjtërinë e saj,
është absolutisht e paparagjykueshme, është absolutisht qytetare, është
absolutisht e pandalshme drejt triumfit të saj. Siç do të thoshte vetë Voltaire
- ajo është qytetare e botës.
©
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©