VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LUFTA IMAGJINARE E Z. MAJKONga REXHEP SHAHU

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 12:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LUFTA IMAGJINARE E Z. MAJKO
Nga REXHEP SHAHU

E Shtunë, 03.30.2013, 07:39am (GMT+1)




Ndoqa ishkryeministrin Majko në emisionin e Fevziut të 26 marsit 2013, tek fliste për kryeministrimin e tij në kohën e krizës apo të luftës për Kosovën të 15 viteve më parë.

Zoti Majko u shkep duke bërë luftë imagjinare, duke bërë çlirim imagjinar ndërsa unë u shkepa e shkoklova tue qeshë.

Pandeli Majko nderohet në Kosovë, jo për shkak të trimërisë së treguar për ta çliruar Kosovën se ajo trimëri dhe fuqi i ka munguar atij, qeverisë së tij dhe shtetit shqiptar të kohës së tij, por nderohet për shkak të dashurisë që tregoi për të dëbuarit prej Kosove.

I ndjej emocionet e tij, e nderoj zotin Majko për çiltërsinë, për pasionin. Nga ato që fliste, kuptova se shpesh e kanë keqinformuar dhe pa dashje vihet në mbrotje të të pambrojtshmes. I kam thënë vetës se ishte fat për të dëbuarit që qëlloi kryeministër i socialistëve Pandeli Majko në atë kohë. Artikuloi si fisnik mirënjohje për meritorët, për banorët e Kukësit, Tropojës e Hasit për atë që ata bënë në vitet 1998-1999.

Por z. Majko i duket gjigand mulliri i erës. Ai i beson sot rrenat e veta, ato rrena që ia kanë thënë atëhere vartësit, të rremë edhe prej meje ato, dhe ai i thotë sot si të vetat.

Ai diti e mundi të ngrihet mbi politikën përjashtuese, përçarëse, ndarëse, mbi urrejtjen që gatuhej e piqej në Tiranë nga drejtuesit shtetit të kohës kundër Ibrahim Rugovës dhe shkoi në Prishtinë tek presidenti Rugova. I tha president Rugovës kur shtetarët e Tiranës dhe ata që luftuan t'ia merrnin pushtetin Rugovës e donin atë të vdekur, e shanin, mallkonin dhe anatemonin pa pushim. Politikanët e Tiranës e urryen Majkon për këtë shkak. Ikanakët, frikacakët, dezertorët e Kosovës, ata që rruan mjekrat e u fshehën në dimia të grave, e urryen Majkon. Por ai bëri trimëri në atë kohë. Jo pse i tha president Rugovës, se ai ishte president, që qëndroi në Prishtinë, u përball edhe kur lajmet e TVSH dhe të Dojçveles thonin se në Prishtinë kanë mbetë vetëm serbë dhe qenë dhe Rifat Kukaj përshendetej qenqe në kafe me ham ham me shokët e tij. Ishte president se e donte të tillë populli i tij, por ishte trimëri nga Majko se dezërtorët, ikanakët që e kishin braktisë Kosovën, e kishin lëshuar, nuk duronin që Majko t'u rrëshqiste nga duart e të lidhej me Rugovën.

Atëhere pata botuar një shkrim në Bota Sot me titull Faleminderit Majko. E ndjeva. Por kam qenë atëherë edhe unë në hava e ma ka marrë me xixa. Se ftohtë ftohtë Majko i tha Rugovës president, njëlloj si të më thuhej mua, Rexhep, ti je Rexhep, ose zotit Majko ti thuhej kryeministër.

Një informacion i vonë për ishkryeministrin Majko:

Numri total i të vdekurve nga minat serbe përgjatë kufirit Kosovë - Shqipëri dhe Maqedoni - Shqipëri, që nga pranvera 1998, arriti në 58. Njerëz të mbetur sakatë të përjetshëm, pa duar, këmbë apo pa sy janë 273. Shifra këto vetem për shqiptarët e Shqipërisë, pa llogaritur të vdekurit dhe sakatët që janë nga Kosova.

Toka jonë, me "lejen" e dijeninë e qeverisë sonë "të ndritur" u bë varri ynë prej minave serbe. U bë republika jonë e minave prej 1400 hektarë mbjellë me mina serbe, mina që i vunë ushtarët serbë me duart e tyre në teritorin tonë në Kukës, Has dhe Tropojë.
Sakatët prej minave serbe, u bënë sakatë në oborret e shtëpive të tyre, në arat e tyre, duke mbushur ujë në çesmat e tyre, duke kullotë bagëtitë e tyre në tokat e tyre, duke punuar arat e tyre, që nuk kanë shkuar tek minat serbe, por kanë ardhë minat serbe tek ata, në trojet e tokën e tyre, mina që i kanë sjellë ushtarët serbë dhe i kanë "mbjellë me duart e tyre" këta ushtarë, të pa shqetësuar nga ushtria e policia e Shqipërisë që së paku e ka patur për detyrë të mbronte territorin administrativ të republikës sonë, detyrë që s'e ka kryer kurrë, ani pse u shkëlqejnë dekoratat ushtarakëve tanë për mbrojtjen e atdheut, për trimërinë e munguar që nuk e treguan kurrë (!!!).

Është fajtor edhe shteti e ushtria e policia kufitare e Shqipërisë se as territorin nuk e mbrojtën, as banorët e zonave të minuara nuk i ndaluan që të mos shkonin nëpër banesat e tyre të rrethuara e të mbushura me mina serbe.

U përpoqa ta ndiqja zotin Majko. Kur tha se nisëm tanket drejt Kosovës aty qesha por dhe vendosa të jem më i vemendshëm. I çova sms Fevziut t'i thoshte z. Majko, nga ku deri ku ecën tanket, por nuk e kaloi murin sms...

Disa tanke më në fund u ndezën, lëvizën nga vendi, por jo drejt Kosovës të lutëm shumë zoti Majko. Gallatë. Po kanë ardhë deri te galeria nr. 5 te miniera e bakrit në Gjegjan. Njëherë për një axhensi të famshme lajmesh mezi ndezëm një tank në një repart që ta filmonim... Z. Majko fliste, unë qeshja dhe më kujtohej ajo kohë dha ata tre gazetarë shumë shqiptarë të asaj axhensie të huaj, që druaj t'ua përmend emrat sot se mos i dëmtoj pse janë treguar shumë shqiptarë dhe patriotë.

Nëse e quan luftë strëvitjen Drini "98 është punë tjetër ajo, kur u shkepëm duke gjuajtë shpatin e malit në Has në drejtim të Pukës e jo as në drejtim të Kosovës edhe me tanke dhe ndoshta për këtë lëvizje tankesh e ka patur fjalën z. Majko. Kam qenë aty, aty, kam shkruar e raportuar e zbukuruar e jam shkepë duke ia fut dridhmat Serbisë me fjalët e mia, e kemi shkllah inatin duke derdh pa fund predha në shpat të malit në atë stërvitje Drini '98, por ajo nuk ka qenë luftë me serbët zoti Majko por me mullinjtë e erës.
Sa fliste për trimëritë e ushtarakëve shqiptarë, mu duk se bëri trimofili, oficerofili, gjeneralofili..., (përshtatje nga kryeredaktorofilia e ditëve të fundit të pedofilisë që hutoi shqiptarët).

Ushtria e lavdishme shqiptare, me tanke zingjirëkëputur që nga dhjetë, shtatë nuk ndizeshin, se ishin shkatërruar nga revolucioni i vonuar demokratik i 1997 dhe jo për shkak tjetër, me makina gomëshpuara e gomëdjegura, mbërriti deri te galeria numër 5 te miniera e dikurshme e bakrit në Gjegjan, dhe për këtë ishpresidenti i kohës z. Mejdani, ia zbukuroi gjoksin me llamarina të shndritshme për trimërinë e patreguar e të munguar.

Ushtria shqiptare në ato kohë ishte si ai gomari që gabeli e kishte ushqyer natën dhe e nxori në treg dukë thënë "sakllam sakat e ke aga, kafen nuk ta derdh aga" dhe fshatari e bleu gomarin. Por rrugës për në shtëpi gomorai u përputh keq dhe u bë kockë e lekurë siç ishte në të vërtetë. Kur ia ktheu gabelit në pazar, gabeli i tha, të paralajmërova aga, të thashë, "sakllam sakat e ke aga". Kështu ishte dhe ushtaria jonë atë botë zoti Majko.

Njëherë në sy të ambasadores amerikane Lino, z. Majko u shpreh, pse me makina pa goma e gomëshpuara do të bëjmë luftë ne... Isha aty kur z. Majko bëri një xhest fantastik duke vënë në kokë një kapele UÇK sapo zbriti nga helikopteri dhe ndërhyra që ta drejtonte strehën e kapeles...

Sa i përket asaj që oficerët e Shqipërisë paskan stërvitë ushtarët e Kosovës, zoti Majko shprehu deshirën se si duhej të kishte ndodhë në fakt. Por nuk ka ndodhë ashtu. Disa oficerë të liruar, ca edhe part - time, disa kaptërrë të papunë, (shumica kapterrë) janë përpjekë me stërvitë ushtarë të UÇK, kundrejt një pagese të majme në dojçmarka dhe jo me zero lekë. Por në krahasim me oficerët e Kosovës, të cilët kishin, përveç shkollimit, edhe përvojë konkrete luftarake nga lufta në Bosnje e në Kroaci, stërvitësit e Shqipërisë ishin aq kopetentë për luftë që s'e kishin parë kurrë, sa jam unë kopetent për ta bërë operacion një pacient në tru.
Sa i përket asaj se ushtarët serbë trima paskan lënë kockat në teritorin shqiptar, dhe që janë shumë të tillë, kjo është deshirë e kthyer në rrenë dhe që tashmë na e ka qejfi ta besojmë të gjithë. Ka ndodhur që është vrarë ndonjë ushtar serb, por jo as kur na i hoqën flamujt kombëtarë në postat tona të kufirit, as kur na pushtuan duke mbjellë mina në 1400 ha teritor të republikës tonë sovrane, duke i mbjellë me duar, me terezi, nëpër oborret e shtëpive tona, deri ne dy a më tepër kilometër në thellësi të teritorit tonë sovran, as kur gjuajtën bomba deri në Kolsh rreth 10 km në thellësi të teritorit tonë. Por ka ndodhur të vritet ndonjë ushtar serb mu në kufi, në përpjekje me ushtarët e UÇK ose në përpjekje me tregtuesit apo transportuesit e armëve nga këndej për andej. Dhe natyrisht është vrarë ndonjë serb atje në Kosovë në luftë në përpjëkje të ndryshme me UÇK.

Sa i përket asaj se nga Shqipëria kanë marrë pjesë në luftën për Kosovën shumë shqiptarë, lus kush të mundet, që nga ishkryeministri Majko e deri te më i thjeshti kapter, a ushtar, ta bëje listën e shqiptarëve të Shqipërisë të rrjeshtuar në radhët e UÇK. Kjo listë e munguar, na turpëron. Nga skuqja prej turpit nuk e kemi bërë. Sepse nuk kalon numrin 30 veta kjo listë. 30 veta realë në luftë se në listat e pasluftës fusim edhe 3000.

Por nëse do të vazhdojmë të fallsifikojmë edhe historinë e re, vajmedet për ne që shajmë turkun sot. Fallsifikim që e kemi kaq shumë qejf kudo si shqiptarë. Ku edhe sot atje e fyejnë Adem Jasharin duke e shpallë komandant të UÇK pa qenë ai asnjëherë komandant i saj, duke e shpallë legjendar për ta larguar e harruar, kur ai është real, historik, jo legjendë, kur ai dha shembullin më të lartë të trimërisë e atdhedashurisë sa askush tjetër ndër ne, në sytë tonë, kur ai na mësoi se si duhet atdheu e se si vdiset për atdhe. Atje e fyejnë duke e nxjerrë nëpër foto me një ton armë në krah, duke i bërë përmendore shëmtie kur ai ishte shumë i bukur ashtu siç ishte dhe çdo zmadhim apo zbukurim atë veç e shëmton. Siç rendet sot ta bëjnë në letër UÇK 50 mijë anëtarëshe që të tallet bota me shqiptarët mashtrues, megallomanë e fodullë, frikacakë. Unë kam shkruar për zbukurimin e heronjve në kompjutër ndërsa z. Majko zbukuron luftën në televizion, bën luftë imagjinare, çlirim imagjinar, qëndresë imagjinare.

Tha z. Majko në atë bisedë se ishte shteti ai që i priti të dëbuarit nga Kosova. Jo! Në ato ditë e ato mote shteti ishte në bisht, shteti ishtë në shpërngënj. Ishte familja kuksiane, tropojane e hasjane ajo që i priti, ajo që diti, ishte familja shqiptare kudo në Shqipëri që e ka virtyt mikpritjen dhe e demostroi në shkallën më sipërore, që e ka mënyrë të menduari e të jetuari. Dhe bash për këtë Kukësi është i vetmi qytet në botë kandidat për çmim Nobël për mikpritjen. Pra për këtë rast, shtetin ta rrjeshtojë të dytin, ose të tretin pas organizatave ndërkombëtare zoti Majko.

Sa tha se Shqipëria ndikoi në firmosjen e marrëveshjes në Rambuje, e mora si gallatë. Shqipëria as ndikoi, as urdhëroi, as miqësisht as armiqësisht në atë tavolinë në atë kështjellë. Emisarët e kohës të z. Majko, nuk ndikonin dot nga jashtë mureve të kështjellës, edhe pse në ditarët e tyre më vonë pohohen se kanë qenë kërthiza e çeshtjes shqiptare...

Merakun që kishte të mos linte turp tek i biri, z. Majko ia heq çdo shqiptar për atë kohë. Edhe pse i pëlqen me qenë gjerman se ata janë trima dhe e duan Kosovën mbase, unë do të thoja shumë sinqerisht se ai e ka sfiduar mbiemrin e tij me dashurinë për shqiptarët e Kosovës por jo me trimërinë e munguar të ushtrisë së Shqipërisë.

Teksa fliste për shefen e lartë të UNHCR tha se nuk i kujtohej emri, por tha se ishte nje japoneze shumë e kulturuar. Këtu ia futi pak si kot. Emri i Sadako Ogatës është jo aq i parëndësishëm në emrat e përveçëm të botës. Është njëlloj si të them unë, hë mo ai çuni i ri i thinjur, ai kryeministri i Shqipërisë që s'po më kujtohet emri i tij.

Ja, kështu më dolën këto radhë pas bisedës së z. Majko për atë kohë heroike që i pohoi shqiptarët më shumë se çdo gjë tjetër në historinë moderne të botës.


REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BASHKIMI I DYTË I DIASPORËS SHQIPTARE TË AMERIKËS - NË REND TË DITËSNga ARTUR VREKAJ - WORCESTER, MA (SHBA) (03.29.2013)
KOMPLOTI TURK NË DËM TË HISTORISË SË KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (03.29.2013)
NJË THIRRJE KRYETARES SË KUVENDITNga RESHAT KRIPA (03.27.2013)
KUR NË KOSOVË NDËRROI EPOKANga FRANK SHKRELI (03.26.2013)
QIPRO - NJË SHTET TE SEMAFORINga SHABAN MURATI (03.25.2013)
NJË OFERTË E MUNGUAR!Nga REDAN BUSHATI (03.25.2013)
DITA NDËRKOMBËTARE E LUMTURISËNga FRANK SHKRELI (03.25.2013)
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.23.2013)
NË SHQIPËRI MONSTRAT KANË GLLABËRUAR MEDIAT E LIRINË E SHPREHJES – GAZETARËT MJERISHT JANË BËRË ZËDHËNËS TË TYRENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.22.2013)
GREQIA VEND I KEQ PËR REFUGJATËTNga FRANK SHKRELI (03.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]