Katërmbëdhjetë vjet më parë, me 24 Mars të vitit 1999, Presidenti i atëhershëm
i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton në një fjalim drejtuar kombit dhe botës,
njoftoi se forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të tyre
në NATO kishin filluar sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për
krimet njerëzore dhe për brutalitetin e një fushate ushtrake të ushtruar kundër
popullsisë civile shqiptare, e cila përbënte më shumë se 90- për qind të
popullësisë së Kosovës.
"Ne e ndërmorën këtë vendim", tha presidenti Klinton, "për të mbrojtur mijëra
njerëz të pafajshmëm në Kosovë nga një ofensivë ushtarake serbe në rritje e
sipër.....Ne po veprojmë tani, në mbrojtje të vlerave dhe të interesave tona dhe
në mbështetje të kauzës së paqës", shtoi ish-Presidenti Klinton, duke i
njoftuar botës fillimin e sulmeve ajërore kundër Serbisë për gjenocidin e
ushtruar ndaj popullësisë shqiptare në Kosovë.
Operacioni ajror ushtarak i NATO-s me pjesëmarrjen e 400- aeroplanëve
luftarakë dhe disa anijeve ushtarake -- kundër Serbisë, ishte i pari i këtij
lloji që aleanca atlantike kishte ndërmarrë ndonjëherë kësaj rradhe në
përgjigje të keqësimit të tragjedisë humanitare në Kosovë, e shkaktuar nga
sulmet e forcave ushtarake dhe policore serbe kundër popullësisë shqiptare të
pa mbrojtur. Zyzrtarë të lartë perëndimorë e kanë cilësua situatën e atëhershme
në Kosovë si sfidën më të madhe ndaj paqës dhe sigurisë në Evropën e pas Luftës
së Dytë Botërore.
Një ditë më vonë në Bruksel, më 25 Mars, Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s,
Gjenerali amerikan Uesli Klark e përcaktoi misjonin dhe objektivat e sulmit të
njoftuar një natë më parë nga Presdienti Klinton, duke thënë se qëllimi, "I
operacionit ushtarak të NATO-s është për të sulmuar forcat ushtarake dhe ato të
policisë jugosllave si dhe objekteve të tyre, me një forcë të mjaftueshme për
të degraduar kapacitetin e tyre....Qëllimi ynë është të rrezikojmë forcat
ushtarake dhe policore serbe t'i shpartallojmë ato dhe më në fund t'i
asgjësojmë, për derisa presidenti Millosheviç nuk zbaton kërkesat e komunitetit
ndërkombëtar. Nga këjo pikëpmaje, operacioni ushtrarak i NATO-s do të jetë aqë
i gjatë dhe aq i vështirë për Serbinë, për derisa ta ketë për qejf vetë
Millosheviçi", ka thënë 14 vjetë më parë ish-komandanti i NATO-s, Uesli Klark.
Më 3 Qershor, 1999, Millosheviçi u detyrua të pranonte kushtet e një plani
ndërkombëtar për paqë duke u dhënë fund luftimeve, dhe aleanca e NATO-s
ratifikoi marrveshjen me 10 Qershor të njëjtit vit duke pezulluar, si rrejdhim,
operacionet sulmuese ajërore kundër Serbisë. "The rest is history", siç thotë
fraza anglisht, ose pjesa tjetër është histori.
Më 17 Shkurt, 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj. Shtetet e Bashkuara dhe
një numër i madh vendesh perëndimore njohën menjëherë Kosovën si shtet të
pavarur dhe sovran. Duke shpallur pavarësinë e saj, Kosova u angazhua për
zbatimin e parimeve demokratike, përfshirë lirinë, demokracinë, tolerancën dhe
drejtësinë për të gjithë. Në atë kohë, ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush, tha
se "Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor, janë vlera që Amerika
pret nga një mik i saj".
Gjatë këtyre 14 vjetëve të kaluar, zyrtarët më të lartë amerikanë, duke filluar
nga presidentët dhe sekretarët amerikanë të shtetit, kanë deklaruar vazhdimisht
se Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të jenë afër Kosovës dhe popullit të
saj, ndërkohë që ajo ndërton institucionet e saj qeveritare dhe shtetërore dhe
ndërsa përpiqet të zhvillojë ekonominë e saj nga e cila të përfitojnë të gjithë
qytetarët e saj, dhe ndërkohë që ajo ndërton një shoqëri dhe qeveri të vendosur
për zbatimin e ligjeve, pa të cilin një shoqëri si ajo e Kosovës, nuk mund të
përparojë.
Është kritike që në këtë përvjetor, Kosova dhe autoritetet e saj qeveritare dhe
shtetërore të reflektojnë ashtuqë të shënohen përparime të dukshme drejtë
forcimit të shtetit ligjor, duke i shpallur luftë krimit dhe korrupsionit në
vend, me qëllim që të bindet pikëspari populli i Kosovës, por edhe miqët e saj
të rëndësishëm se Prishtina zyrtare është serioze -- që me ndihmën e miqëve të
Kosovës -- është e vendosur të thellojë demokracinë në vend dhe se është e
bindur të shkojë përpara, drejtë integrimit të vendit në organizmat
euro-atlantike, në Bashkimin Evropian dhe NATON.
Me të drejtë është thënë se pavarësia e Kosovës -- pas ndërhyrjes së NATO-s 14
vjet më parë si dhe e luftërave dhe sakrificave të shqiptarëve gjatë dekadave
e shekujve, përfshirë edhe luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës
-- ishte ngjarja më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Pavarësia e
Kosovës ishte, pa dyshim, një triumf i përmasave historike për kombin shqiptar.
Por, Kosova, si çdo vend tjetër pëballet me sfida e probleme të mbrendshme dhe
të jashtme. Në arenën ndërkombëtare, aleatët e Serbisë, Rusia dhe Kina do të
vazhdojnë të kundërshtojnë njohjen e shtetit të Kosovës dhe antarësimin e saj
në organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja, ku ato ushtrojnë veton në
Këshillin e Sigurimit. Por, mbrenda vendit, shteti dhe qeveria e Kosovës, por
edhe e gjithë shoqëria e kanë, kryesisht, në dorë të vet fatin e tyre. Sfidat
janë të mëdha por edhe mundësitë janë po ashtu të mëdha. Historia e shqiptarëve
është e mbushur me sfida, por në kohë të vështira, shqiptarët gjithmonë janë
nda me nder.
Ndërhyrja ushtarake e aleancës perëndimore të NATO-s 14 vjetë më parë në
mbrojtje të popullësisë shqiptare në Kosovë, ndërroi epokën për Shqiptarët.
Tashti është në dorë të Shqiptarëve që të sigurojnë bashkpunimin dhe të fitojnë
paqën me njëri tjetrin, me qëllim që të bëjnë historinë e kombit.
Gjenerali amerikan Wesley Clark, Ish komandanti suprem i NATO-s, i cili drejtoi
sulmet kundër Serbisë., 14 vjet më parë.
Ministria serbe mbrojtjes e dëmtuar nga sulmet e NATOs, më 1999, një përmendore
kushtuar komandantëve të rënë të UÇK-së dhe një aeroplan i forcave ajrore
amerikane duke u nisur nga baza ajrore Aviano e Italisë.