VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HISTORIA E DIPLOMACISË NË NJË VËSHTRIM SHKENCOR SHQIPTARNga SHABAN MURATI

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 02:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
HISTORIA E DIPLOMACISË NË NJË VËSHTRIM SHKENCOR SHQIPTAR
Nga SHABAN MURATI

E Shtunë, 04.06.2013, 03:18pm (GMT+1)




Pjekuria e shkencës kombëtare dëshmohet me botimin e veprave, të cilat përpiqen ta paraqesin këndvështrimin shqiptar në të gjitha disiplinat shkencore, sado të përparuara dhe me tradita shekullore qofshin ato në shtetet e tjera të zhvilluara. Ndaj dhe nisma e profesor Eqrem Zenelajt për të sjellë një libër mbi historinë e diplomacisë, jo vetëm është e mirëpritur, por edhe një kontribut shkencor i lavdërueshëm, për të pasuruar fondin e literaturës shkencore shqiptare me një vepër të duhur mbi rrugëtimin e gjatë mijëravjeçar të diplomacisë.

Duhet thënë që në fillim, se vepra të tilla si "Historia e Diplomacisë" e prof. Eqrem Zenelajt, apo libri i mëparshëm interesant i tij, "Bazat e Diplomacisë", të cilat kanë për objekt tema dhe lëndë të rrahura gjerësisht në shkencat ndërkombëtare, janë sa të lehta, aq dhe të vështira për t'u shkruar. Në një kuptim, të lehta, sepse literatura në dispozicion të studiuesit është tepër e pasur, por të vështira për të thënë dhe dhënë diçka të re, sepse kërkon një kulturë të madhe profesionale shumëplanëshe, si dhe një përgatitje të gjatë kërkimore dhe hulumtuese, që të paraqesësh një mënyrë të re apo një këndvështrim të ri të trajtimit dhe të interpretimit të historisë së diplomacisë, e cila është një temë ku si në çdo shkencë, porta e kërkimit dhe e shkallëzimit shkencor qëndron gjithmonë e hapur.

Libri është frut i një pune kërkimore të gjatë, të palodhur, shumëvjeçare, në arkivin e Monarkisë dhe të shtetit të Austrisë, si dhe në 17 arkiva të vjetra europiane, ku autori ka grumbulluar mbi tre mijë dokumente të vjetra me rëndësi kombëtare dhe historike. Libri i tij "Historia e Diplomacisë", i botuar në Prishtinë në vitin 2013, është një përpjekje shkencore për të sjellë diçka të re në trajtimin me kritere shkencore të historisë së diplomacisë. Ka dy mënyra për t'i shpëtuar kurthit të përsëritjes së modelit deskriptiv dhe kronologjik të historisë së diplomacisë. Kjo është në radhë të parë, përfshirja dhe trajtimi në libër i elementeve të historisë së diplomacisë kombëtare dhe të historisë diplomatike të çështjes shqiptare, si dhe i kontributit historik shqiptar në ecurinë e diplomacisë botërore dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Dhe në radhë të dytë është kërkimi, studimi dhe paraqitja e burimeve të reja arkivore dhe bibliotekare, të cilat kanë munguar ose janë lënë jashtë bibliografisë nga autorë paraardhës.

Vepra e profesor Eqrem Zenelajt i përfshin të dyja këto komponente të rëndësishme shkencore, të cilat i japin librit përmasat e një kontributi të rëndësishëm për literaturën diplomatike dhe për shkencat shqiptare. Sikurse shkruan prof. dr. Leopold Auser i Universitetit të Vjenës në parathënien e librit: "Përkrah veprave të vjetra standarde të njohura, si ajo e Mattinglys- it 'Renaissance Diplomacy', ose vepra e Kizinxherit 'Mbi sistemin e Diplomacisë me Hillard von Thiesen', gjithashtu tek autori i këtij libri, prof. Eqrem Zenelaj, gjejmë një përfaqësues të Historisë së Re të Diplomacisë, prandaj edhe lexuesit-studentë në gjuhën shqipe, në hulumtimet e tilla gjejnë kërkime shkencore të nivelit ndërkombëtar." Konceptimi i pjesëmarrjes dhe i kontributit të kombit shqiptar dhe të personaliteteve të tij nëpër botë dhe nëpër shekuj, në zhvillimin e diplomacisë, pra paraqitja e një dimensioni apo përbërëseje shqiptare të historisë së diplomacisë botërore, është një meritë shkencore e autorit, e cila përforcon një ndjenjë krenarie kombëtare, por dhe një plotësim të ri të së vërtetës së pandriçuar të kontributit të kombit tonë në kulturën dhe në dinamikën diplomatike ndërkombëtare.

Me interes është evidentimi, që libri i bën kontributit të diplomacisë së shtetit të Skënderbeut, e cila radhitet krahas asaj të Venedikut, Milanos, Firences, Gjenovës etj. në vendosjen për herë të parë në histori të përfaqësive diplomatike të përhershme. Siç thekson autori, në aspektin ndërkombëtar duhet përmendur një akt shumë i rëndësishëm për historinë e diplomacisë, i cili deri më sot nuk është evidentuar as në literaturën e huaj, që ka të bëjë me historinë e diplomacisë, se edhe shteti i Skënderbeut kishte instaluar përfaqësi të përhershme diplomatike në Urbino të Italisë në vitin 1464. Autori sjell faktin tjetër tepër interesant, se Papa Klemensi XI - Albani themeloi Akademinë Diplomatike të Romës në vitin 1701 dhe autori i librit ka zbuluar për herë të parë dokumentin sekret të Papës, ku dëshmohet origjina e tij shqiptare.

Është meritë e autorit, i cili, gjatë hulumtimit nëpër dokumentet dhe bibliotekat e historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, është ndalur posaçërisht në zbulimin e momenteve, zhvillimeve, qëndrimeve dhe intrigave diplomatike ndërkombëtare që kanë të bëjnë me fatin e Shqipërisë, duke hedhur më shumë dritë në të vërtetat e rrugës së vështirë të çështjes shqiptare. Autori sjell dokumentin e 26 marsit 1897, ku del se diplomacia e Perandorisë austro- hungareze kishte pjekur mendimin dhe qëndrimin për një shtet të pavarur shqiptar: "Ne, Austro- Hungaria, jemi për ekzistencën e Shqipërisë së pavarur dhe kundër çdo përpjekjeje për ndonjë dhunim të saj, që mund të vinte nga ana e ndonjë shteti sllav të Ballkanit."

Autori ka një meritë të madhe, dhe mund të thuhet se përbën një kontribut të veçantë shkencor, kërkimi i palodhur dhe studimi i arkivave të Vjenës dhe i kryeqyteteve të tjera europiane, sidomos të atyre në gjuhën gjermane, të cilat shënojnë një pasurim dhe kuptim të ri të veprimtarive diplomatike ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me krijimin e shtetit të Shqipërisë dhe me kombin shqiptar. Profesor Zenelaj paraqitet me këtë vepër si një njohës dhe kërkues i pashoq i arkivave në gjuhën gjermane dhe sidomos atyre austriake, kaq të domosdoshme dhe të pazëvendësueshme, sepse Austro-Hungaria ishte një nga fuqitë e mëdha të kohës, që luajti një rol vendimtar në krijimin e shtetit të ri të pavarur shqiptar. Kjo e bën më të plotë historinë diplomatike të çështjes shqiptare. Ai plotëson një boshllëk të historiografisë sonë kombëtare, e cila, për kufizime të kohës apo të historianëve të shkollave sektare, nuk ka arritur të plotësojë mozaikun e nevojshëm shumëngjyrësh arkivor, që është kriter i një shkence serioze historiografike.

Zbulimi për herë të parë në arkivat e Vjenës nga profesor Eqrem Zenelaj i dokumentit të firmosjes së Pavarësisë së Shqipërisë në Durrës në datën 26 nëntor 1912, dokument i dërguar autoriteteve të Austro- Hungarisë në mesnatën e asaj date, pasuron historinë dhe historiografinë shqiptare, dhe madhëron më shumë veprën gjithëkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Zbulimi shkencor është meritë e historianit, i cili, me pasion dhe seriozitet shkencor e çon shkencën aty ku e drejton arkiva dhe pasuron historiografinë me vizione të reja dokumentare, arritje që përfaqëson një objektivitet shkencor dhe një model intelektual, për të evituar meskinitetet sektare e krahinore që karakterizojnë edhe sot e kësaj dite segmente të historiografisë sonë. Profesor Eqrem Zenelaj sjell një kontribut të shquar në shkencat e marrëdhënieve ndërkombëtare, gjë që e bën librin "Historia e Diplomacisë" një manual të nevojshëm studimi dhe konsultimi. Jo vetëm për ata që studiojnë diplomaci dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe për diplomatët, politikanët dhe cilindo intelektual që ka interes për botën e bukur dhe plot mistere të diplomacisë.


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOREJA E VERIUT PO LUAN ME ZJARRNga FRANK SHKRELI (04.05.2013)
KINA DUHET TË VEPROJË NË KORENË E VERIUT NËSE AJO DËSHIRON RESPEKTNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (04.04.2013)
NJË GUR DREJT ZBARDHJES SË MASAKRËS SË TIVARITNga FRANK SHKRELI (04.03.2013)
LSI, NJË PARTI SOLOMONIANENga REDAN BUSHATI (04.03.2013)
ASNJËRI KANDIDAT N​UK E MERITON VOTËN E SHQIPTARËV​E(Vështrim lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi)Nga XHELADIN ZENELI (04.03.2013)
NESËR DO TË JETË SHUMË VONËNga RESHAT KRIPA (04.02.2013)
LUFTA IMAGJINARE E Z. MAJKONga REXHEP SHAHU (03.30.2013)
BASHKIMI I DYTË I DIASPORËS SHQIPTARE TË AMERIKËS - NË REND TË DITËSNga ARTUR VREKAJ - WORCESTER, MA (SHBA) (03.29.2013)
KOMPLOTI TURK NË DËM TË HISTORISË SË KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (03.29.2013)
NJË THIRRJE KRYETARES SË KUVENDITNga RESHAT KRIPA (03.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]