VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - XHORXH BUSH BASHKON PRESIDENTËTNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Martë, 11.05.2024, 02:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
XHORXH BUSH BASHKON PRESIDENTËT
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 04.26.2013, 06:36am (GMT+1)



"Ne besojmë në shoqëri të lira që vlerësojnë bindjet morale. Ne besojmë në tregje të lira private, të njerizuara nga një qeveri e mëshirshme. Ne besojmë në një ekonomi që shpërblen punën e rëndë, në komunitete që mbrojnë të brishtët, si dhe në detyrën dhe përgjegjësinë e kombeve për të respektuar dinjitetin dhe të drejtat e të gjithëve." Thënie e skalitur në murin e Qendrës së Presidentit Xhorxh W. Bush në Universitetin Metodist të Jugut në qytetin Dallas të shtetit Teksas.

Të ënjten më 25 Prill u inaugurua "Qendra e Presidentit Xhorxh W. Bush", hapësirë e cila përfshinë Bibliotekën e Presidentit Bush si edhe Institutin Bush, themeluar nga Presidenti dhe Zonja Bush, sipas njoftimit të Qendrës me qëllim për të "vazhduar punën e tyre për përhapjen dhe forcimin e lirisë në këtë vend dhe anë e mbanë botës."

Në inaugurimin e kësaj qendre -- e cila është biblioteka e 14 presidenciale dhe e dyta më e madhja pas bibliotekës të Presidentit Reagan -- morën pjesë Presidenti në detyrë Barak Obama dhe ish-presidentët Xhorxh Bush plaku, Bill Klinton, Xhimi Karter, si dhe një numër personalitetesh ndërkombëtare, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Rasmusen dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe 15.000 personalitete të ftuar.

Qëllimi i bibliotekave presidenciale është në përgjithësi që brezi i tanishëm dhe brezat e ardhëshëm të mësojnë mbi presidentët, historinë amerikane dhe botërore gjatë periudhës që ata kanë shërbyer si preisdentë të Amerikës. Qëllimi i Qendrës dhe Bibliotekës së Presidentit Bush, sipas portalit të saj, është që të "shërbejë si burim për studimin e jetës dhe të karjerës së Xhorxh W. Bush, ndërkohë që promovon gjithashtu njohjen më të mirë të zyrës së presidentit, të historisë amerikane dhe të çështjeve të rëndësishme të politikave publike", gjatë mandatit të tij si president.

Në këtë bibliotekë, sipas drejtorit të saj Mark Langdale, do të ruhen të gjitha arkivat e dy mandateve të administratës Xhorxh W. Bush, informacione digjitale dhe më shumë se 200-milion komunikime elektronike (emails), që përbën kolekcionin më të madh elektronik të bibliotekave presidenciale, ekspozita që pasqyrojnë vendimet kyçe të administratës Bush si dhe ekspozita digjitale dhe vizuale për t'ia bërë më të lehtë vizitorëve të ndjekin masat dhe vendimet e marra nga presidenti Bush si dhe arsyet dhe parimet që e drejtuan atë në marrjen e vendimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Natyrisht në këtë dokumentacion përfshihen edhe tekste të ndryshme historike, gjithsejt nja 70-milion faqe nga zyrtarë të ndryshëm të Shtëpisë së bardhë gjatë presidencës Bush. Si e tillë, këjo qendër u ofron materiale dhe dokumentacion historik të dorës së parë, historianëve, akademikëve, studentëve dhe publikut, të cilët do të përpiqen që vet të rivlersojnë politikën dhe vendimet, shpesh kontraversiale, që ka marrë presidenti Xhorxh Bush dhe të cilat mbeten objekt intrepretimesh të ndryshme.

Megjithëse shpenzimet për ndërtimin dhe inuagurimin e kësaj Qëndre janë mbledhur nga fonde private, gjithsejt 500-milionë dollarë, tani e tutje Biblioteka do të administrohet nga Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, që kujdesen edhe për bibliotekat e tjera presidenciale, me fjalë tjera nga taksapaguesit amerikanë.

Inaugurimi i kësaj Qendre dhe biblioteke është i rëndësishëm për historinë e Shtetev të Bashkuara dhe për politikat kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë tetë vjetëve të administrates së Xhorxh W. Bush. Njëkohsisht ishte në rast i rrallë që pesë presidentë të Amerikës, anëtarë të një klubi ekskuziv, ishin së bashku dhe të cilët gjatë 25 vjetëve të kaluara kanë përcaktuar politikën e mbrendshme dhe të jashtme të Amerikës. Gjatë pothuaj tre dekadave të kaluara, ata kanë argumentuar dhe debatuar ashpër me njëri tjetrin. Megjithë ndryshimet politike midis tyre, gjithmonë duke nënvijuar qendrimet dhe parimet qeverisëse për të mirën e Amerikës dhe të botës gjithmonë duke venë dashurinë për Amerikën mbi të gjitha interesat, personale, politike ose partiake. Takimi i pesë presidentëve amerikanë në Dallas në inaugurimin e Qendrës Xhorxh W Bush, ishte një pasqyrim i demokracisë së vërtetë se se megjith ndryshimet e mëdha në pikpamjet politike midis tyre, presidentët amerikanë, mbi të gjitha, tregojnë admirimin dhe respektin për zyrën e presidentit dhe dashurinë për atdheun e tyre, Amerikën. Ky takim, sipas Presidentit Obama i cili shpeshë ka kritikuar politikat e parardhësit të tij -- ishte gjithashtu një moment që ai e cilësoi si një "ditë e veçantë për demokracinë" dhe një rast që ishpresidenti Bill Klinton e karakterizoi si një ditë, "celebrimi për atdheun tonë, të cilin të gjithë ne e duam". Në fjalimin e tij, Presidenti Obama lavdëroi, ish-presidentin Xhorxh Bush për udhëheqjen e tij pas sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork, për përpjekjet e tij për të luftuar sëmundjen e SIDës në Afrikë si edhe për politikat e tija të arsimit dhe të imigracionit.
Presidenti Xhorxh Bush,në fjalimin e tij përshëndetës, tha me sy të përlotur dhe plotë emocion se, "E dedikoj këtë bibliotekë me një besim të palëkundshëm në të ardhmen e vendit tonë", duke shtuar se "ishte një nder të udhëhiqja një vend aq trim dhe aq fisnik siç janë Shtetet e Bashkuara...dhe se pa marrë parasyshë sfidat me të cilat përballet vendi, Amerikën e pret një e ardhme më e mirë". Duke nënvijuar sukseset e administratës së tij, Z. Bush tha se, "Ne kemi zgjeruar liritë mbrenda këtij vendi duke rritur standardet në shkolla dhe duke ulur taksat për të gjithë. Ne kemi çliruar kombe nga diktatura dhe kemi shëruar njerëz nga sëmundja e SID-së". Dhe duke folur për sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, ai tha se, "kur atdheu ynë u sulmua ne morën vendime të vështira për të mbrojtur popullin amerikan", dhe shtoi se parimi kryesor i administratës së tij ishte zgjërimi i caqeve të lirisë", përfundoi presidenti Xhorxh Bush.

Ndonëse ky inaugurim u cilësua nga një gazetë amerikane si "një darsëm pa alkool", ceremonia kryesisht u përqendrua mbi aspektet pozitive të administrates së Xhorxh W Bush prej dy mandatesh dhe jo mbi çështjet kontraversiale siç ishte lufta në Irak.

Presidenti Obama, ishpresidentët Xhorxh W Bush, Bill Klinton, Xhorxh H Bush dhe Xhimi Karter në inaugurimin e Bibliotekës në Dallas




FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAPORTI I DASH – TEMË TABU E CENSURË NË TIRANË â€“ SIDOMOS KUR PËRMENDET ILIR METANga ELIDA BUÇPAPAJ (04.25.2013)
SHTATË FJALË PËR POLITIKANIN REXHEP QOSENga REXHEP SHAHU (04.25.2013)
GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË BOTË - KORRUPSIONI PROBLEM KRYESOR NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI (04.24.2013)
POETI REBEL PANO TAÇINga RESHAT KRIPA (04.22.2013)
DEPRESIONI EXCELNga PAUL KRUGMAN, New York Times (04.21.2013)
PRIORITETET: NEUTRALIZIM DUETIT RAMA-META, FORMULA 3 ME 3, I SHTATI ME KONSENSUS DHE PERSPEKTIVA E KQZ LARG KTHETRAVE TË PARTIVE - Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.19.2013)
POROSI PËR EDI RAMËN -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.18.2013)
TERRORIZMI KTHEHET NË AMERIKËNga FRANK SHKRELI (04.18.2013)
SHPRESË PËR REFORMIMIN E EMIGRACIONIT NË AMERIKËNga FRANK SHKRELI (04.16.2013)
VIZION PËRBASHKUES PËR DIASPORËN SHQIPTARE SI VLERË KOMBËTARENga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA) (04.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]