Sigurisht që ky syndrom nuk është ,,produkt" vendor, por rrënjët që ka
zgjatur në çdo pore të jetës sonë (falë ,,prijësve" të paskrupull që
përmes kësaj monedhe mbrojnë privilegjet personale), janë treguesi më i mirë se
kjo murtajë e ,,importuar" po fiton imunitet, sidomos në kohë fushatash,
dhe, poqe se s`i priten rrugët, do vazhdojë të bartë virusin edhe tek brezat e
mëvonshëm.
Ideologjitë nuk janë Atdhe, nuk janë komb as nuk janë fè.
Përcaktimet ideologjike, të majta ose të djathta qofshin, të qendrës apo
ekstreme qofshin, në radhë të parë janë interesa ( grupesh ose individësh), që
kanë për synim pushtetin, sundimin,( njëherë mbi vendin e tyre, pastaj sipas
mundësisë). Sa i përket platformave politike, asnjëra nuk përjashtohet, të
gjitha kanë mjeshtërit prapa, të gjitha kanë filozofët, me mjekra edhe pa
mjekra. Duhet të dalim në këndin tjetër për të parë këndin që qëndrojmë. Pra
asgjë s`është si në letër, dhe kjo është e kuptueshme, secili që merr pushtetin
do veprojë sipas diktatesh që vijnë nga jashtë kufijve. Por mbetet varri i
përçarjes, në emër të ndonjë kohe që tashmë ka perënduar...Se s`ka konflikte
ideologjike, por ka konflikte interesash, shembull kemi L.D.B-(antifashiste)
kur u bashkuan në një front SH.B.A, Anglia dhe Bashkimi Sovjetik...
Shpresoj që, njohës të mirë të rrethanave historike, mbi të cilat morën formë
këto përçarje, duhet të japin dhe do të japin më shumë shembuj dhe më rrëqethës
nga ç`munt të jetë një opinion ,sidoqoftë...Të lirojmë brezat e rinjë nga këto
lëngata kohësh që e pengojnë dhe rrezikojnë të ardhmen e Shqipërisë...
L: Murtishi
14.06.13