Qe edhe zgjedhjet parlamentare shumë të pritura të 23 qershorit, 2013 në
Shqipëri erdhën e shkuan. Fitoi aleanca e majtë e kryesuar nga Partia
Socialiste. Koalicioni i majtë ka marrë 84 mandate deputetësh, ndërsa
koalicioni i djathtë ka siguruar 56 mandate në Kuvendin e ri të Shqipërisë, që
fillon nga puna në Shtator.
Kryeministri i deritanishëm, Dr. Sali Berisha dhe njëherazi edhe personi që
dominoi politikën shqiptare gjatë 20-vjetëve të kaluara, pranoi burrërisht
humbjen, mori vet përgjegjësinë për "˜të dhe njoftoi se do të tërhiqet nga
funksionet e Partisë Demokratike. Duke folur dje nga selia e partisë së tij, në
një fjalim emocional, kryeministri Berisha tha se, "Qytetarët tanë votuan me
shumicë projektin e kundërshtarit tonë", dhe uroi kundërshtarin e tij politik,
Zotin Edi Rama për fitoren e tij me fjalët: "Duke njohur rezultatin, i uroj
atij punë të mbarë."
Edhe fituesi i zgjedhjeve dhe kryeministri i ardhëshëm Edi Rama, në fjalimin e
tij të fitores, njohu kontributet e kundërshtarit të tij politik, Kryeministrit
Berisha, për të cilin tha se, "Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të
papëlqyeshme për paraardhësin tim, siç edhe ai ka thënë jo pak për mua. Kjo
ndodh në betejën politike, por ndodh edhe më shumë në demokracitë e
pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e
pushtetit të një njeriu. Por, sonte unë dua ta falenderoj atë për çdo gjë të
mirë që historia, mbase mund ta vlerësojë nesër me një objektivitet më të madh
se timin sot, dhe i uroj gjithë të mirat në jetën e tij private në vazhdim".
Duke qenë dëshimtarë të këtyre deklaratave qytetëruese midis dy politikanëve
kryesorë shqiptarë pas një fushate tepër të ashpër midis tyre, përfituan nga
rasti dhe reaguan shpejt edhe ndërkombëtarët, të cilët përgëzuan koalicionin e
majtë për fitoren dhe vlerësuan punën e Kryeministrit Sali Berisha për tetë
vitët e qeverisjes së tij. Komisioneri i Baskimit Europian për Zgjërimin, Z.
Stefan Fyle përgëzoi koalicionin a majtë që fitoi në zgjedhjet e së dielës duke
thënë se pret që qeveria e ardhëshme do të vazhdojë të zbatojë reformat e
nevojshme për të çuar përpara procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Duke folur për arritjet e qeverisë Berisha, përfaqsuesi europian tha se, "Tetë
vitet e kaluara kanë qenë një periudhë reformash të rëndësishme dhe të rritjes
ekonomike. Shqipëria ka arritur përparim të dukshëm në rrugën e integrimit
evropian. Liberalizimi i vizave, si dhe rekomandimi i Komisionit Evropian për
statusin e kandidatit janë dëshmi për këtë, tha ai. Stefan Fyle tha gjithashtu
se megjith sfidat e shumëta me të cilat përballet sot Shqipëria, "Kjo është
koha që shqiptarët të shikojnë përpara me besim, të bashkuar, drejt të ardhmes
së tyre evropiane", ka thënë Fyle.
Edhe Shtetet e Bashkuara reaguan nepërmjet ambasadës së tyre në Tiranë, me të
njëjtin ton, duke përgëzuar shqiptarët për pjesëmarrjen e madhe në zgjedhjet e
të djelës që kaloi, dhe njëkohsisht u bëhet thirrje udhëheqësve shqiptarë, që
pas formimit të qeverisë së re të riangazhohen për thellimin e reformave që
nevojiten për integrimin europian të vendit. Ambasada amerikane në Tiranë, në
emër të Uashingtonit zyrtar falënderon Kryeministrin në largim, Z. Sali
Berisha, duke vlerësuar mbështjetjen e tij qëndrueshme për marrëdhënjet e
ngushta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Humbja në politikë nuk është kurrë e këndshme, për askënd. Por maturia dhe
profesionalizmi politik, e pse jo edhe burrëria shqiptare, e treguar kësaj
radhe nga dy forcat kryesore të vendit, kanë tërhequr vëmendjen e shumë
vërejtësve, si diçka shumë pozitive për politikën shqiptare, diçka që nuk është
venë re në zgjedhjet e më parëshme, të cilat gjithmonë kanë qenë të kontestuara
nga humbësi, ose humbësit.
Deklaratat pasqyruan një atdhedashuri që, të pakën, tani për tani, duket se
tejkalon interesat vetjake e partiake. Një atdhedashuri e thjeshtë, e pa bujë,
por një atdhedashuri që i sjellë Shqipërisë dhe kombit shqiptar dobi, tani dhe
në të ardhmen. Në këtë moment të historisë së kombit shqiptar, këjo është edhe
një dëshirë edhe e të gjithë shqiptarëve të përhapur anë e mbanë botës,
përfshirë edhe diasporën e fortë dhe urë-lidhëse me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, aleatin strategjik të kombit shqiptar. Megjithëse larg Atdheut, dhe
për arsye historike, pa të drejtë vote, shqiptarët kudo ia duan të mirën
Shqipërisë. Duam ta shohim atë të lavdëruar, të përparuar dhe të nderuar jo
vetëm në sytë e vetë shqiptarëve, por edhe para botës së qytetëruar. Gjatë
shekullit të kaluar, kombi shqiptar u gjënd"”kundër vullnetit të tij në
shtigje të papritura dhe shkatërruese. Por jeta dhe rrethanat e historisë
ndryshojnë çdo ditë, për shqiptarët dhe për njerëzimin, e të cilat sot kërkojnë
një kulturë të re politike. Një kulturë, mbi të gjitha, të atdhedashurisë për
fatin e Atdheut. E këjo dashuri pikëspari qëndron dhe lulëzon, në mos në
dashurinë për njëri tjetrin, atëherë në respektin për njëri tjetrin për
ndryshe mohohet mundësia e një bashkjetese mbrenda shtëpisë së përbashkët.
Kundërshtarët dhe armiqtë e kombit shqiptar, historikisht, kanë pretenduar se
Shqiptarët nuk mund të qeverisin vetveten. Ata gjithmonë do të thonë këtë, por
të pakën, klasa politike shqiptare të mos u japë municion në mbështetje të
këtij pretendimi.
Deklaratat e protagonistëve kryesorë të politikës shqiptare, pas zgjedhjeve të
të djelës së kaluar, të japin shpresë për një tranzicion të qetë dhe për një të
ardhme demokratike të Shqipërisë. Le të shpresojmë se deklaratat e
Kryeministrit në largim, Z. Sali Berisha dhe ato të Kryeministrit të ardhëshëm
Z. Edi Rama, pas numërimit të votave, të pasqyrojnë edhe mendimet dhe pikpamjet
e tyre dhe të partive që ata përfaqësojnë. Për ndryshe këto deklarata politike,
nga të dyja palët, do të konsiderohen si një mashtrim dhe lojë e radhës, që
mund të kënaqin vetem ata që angazhohen në to, por njëkohsisht vështirëson
jashtë mase shkuarjen përpara të kombit shqiptar në rrugën fatale të tij që i
ka caktuar historia.
Unë flas kështu jo për të mbrojtur njërën ose tjetrën parti, ose njërin ose
tjetrin udhëheqës politik, por flas kështu, nga Amerika e largët, nga një
urgjencë që ndjejë si shqiptar, se kombi shqiptar ka nevojë për një bashkim të
të gjitha forcave të tij për të kapërcyer sfidat dhe krizat, të cilat duket se
ende e trazojnë dhe rëndojnë mbi kombin shqiptar, madje edhe pas 20-vjetë të
rënjes së komunizmit. Të shpresojmë se të gjithë Shqiptarët, e sidomos klasa
politike shqiptare, me një marrëveshje vëllazërore, gjithmonë do të "sjellin
ujin në mulli të Atdheut", për triumfe të reja të racës arbërore. Këjo është
porosia e heroit kombëtar dhe prijsit të të gjithë Shqiptarëve, Gjergj
Kastriotit Skënderbe, por edhe dëshira e të gjithë Shqiptarëve kudo. Me
bashkpunim, vëllazërim dhe tolerancë politike dhe njerëzore ndaj njëri tjetrin
për të mirën e vendit dhe të kombit të tyre, Shqiptarët do të kenë mbështetjen
jo vetëm të aleatëve të tyre perëndimorë, por edhe bekimet e të Madhit Zot për
agime të reja të kombit tonë shumë të vuajtur.
Tani gjithçka varet nga mënyra se si koalicioni i majtë to të menaxhoj fitoren
dhe si koalicioni i djathtë do të menaxhoj humbjen. Deklaratat e Zotërinjve
Berisha dhe Rama japin shpresë se diçka mund të ketë ndryshuar në Shqipëri, në
krahasim me të kaluarën. Mirëpo, kjo mbetet për tu parë në ditët, javët, muajtë
dhe vitet e ardhëshme.
